Antuela është nëna e dy femijeve të vegjël, te cilët prej shumë kohësh kanë jetuar në një dhomë të konviktit qe dikur ka pasur shkolla e mesme në Permet. Me perjashtim të krevateve, një furnelë te vjetër, dhe rrobave të trupit, ata nuk kanë asgjë tjetër. Antuela i lanë femijët nê tualetet e konviktit për këtë asaj i duhet ta ngrohi ujin ne furnelën elekrtike. Aty nuk ka dushe dhe lagështira dhe myku kanë mbuluar muret e dhomës ku ata flenë dhe ku era e fortë e mykut te mbyt. Për shkak të lageshtirës vajza e Antueles është e sëmurë dhe është shtruar disa herë ne spital për tu kuruar për mushkrite dhe humbjen në peshë.
Antuela i ka mbijetuar dhunës fizike në familje dhe sot punon në një rrobaqepsi dhe lufton me jetën si një heroinë e vërtetë!
Le ta ndihmojmë Antuelën të bleje një apartament për vete dhe femijët ku ata te rriten si të gjithë fëmijët e tjerë.
Ruaj Lidhjet