Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,667

    Sllavizimi dhe serbizimi i shqiptareve nder shekuj

    Voyage - Sllavizimi dhe serbizimi i shqiptareve nder shekuj 21.08.2022
    Aug 21, 2022

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Akuamarini pėr postimin:

    Albo (28-08-2022)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sllavizimi dhe serbizimi i shqiptareve nder shekuj

    Emision interesant. Lavdi Zotit qe na ka bekuar edhe ne si popull me kohe paqeje, qe te mund te diskutojme ceshtje te tilla qe jane baza e identitetit shqiptar. Nuk e kishim kete lluks qe te benim nje gje te tille, kur e gjenim veten te ndare e ne kercenimin e flakeve te luftes. Kemi brezin e pare te 20 vjecareve shqiptare qe kane lindur nje epoke paqeje e lirije. Dhe ia kemi detyrim ketij brezi, qe te bejme kete veteanalize te identitetit tone si popull.

    Per ata qe kane studiuar historine e popullit shqiptar, si historianet profesioniste si edhe ata amatore, dhe ne kete grup fut edhe veten, eshte shume kollaj te kuptosh qe fakti qe edhe sot e kesaj dite kemi nje popull shqiptar ne Ballkan eshte jo me pak se mbrekulli hyjnore! Historia nuk ka qene e lehte per paraardhesit e shqiptareve te sotem. Dhe perpjekjet per asimilim te ketij populli kane filluar heret, qe nga koha e romakeve. Duke qene nje popull liridashes, shqiptaret gjithmone kane qene nje problem per gjithe perandorite e kohes qe kerkonin ti vinin nen kontrollin e tyre. Dua te ndalem vetem nga mesjeta e deri ne ditet tona.

    Per nje histori te plote te "epokes se asimilimeve" te shqiptareve, si pikefillimi duhet te maresh shekullin e XIII, Kryqezaten e IV, qe solli rrethimin, plackitjen, perdhosjen, dhe pushtimin e Konstandinopojes jo nga turqit, por nga latinet: franket dhe venedikasit. Ishte viti 1203 mos gaboj. Kjo u perjetua si tragjedi e madhe mes popujve ballkanike, qe kishin per me shume se 1000 vjet qe jetonin nen perandorine me jetegjate ne historine e njerezimit, Perandorine Romake Bizantine. Gjate kesaj perandorie, sic na meson Joan Muzaka me amanetin e tij lene djemve te tij ne Itali ne fillimet e shekullit te XVI, territoret ku banonin shqiptaret kontrolloheshin nga Dhespotet e Epirit, qe ishin familjet fisnike te Ballkanit qe gezonin nje autonomi dhe privilegj nga vete perandori bizantin. Familja me e shquar dhe me me emer mes shqiptareve ishte familja Komneni (Arianiti) me qender qytetin e Durresit. Flamuri yne kombetar qe shqiptaret valevisin sot eshte flamuri i kesaj familje. Ky flamur u be edhe flamuri i rezistences kunder pushtimit osman, lufte qe i pari e nisi Gjergj Arianiti ose sic njihej ne kohen e tij "Gjergji i Madh" dhe stafeten e flamurin ia kaloi dhendrit te tij, Gjergj Kastriotit i cili u martua me te bijen e tij Androniqi Arianiti. Nje tjeter fakt interesant per te ilustruar ndikimin e jashtezakonshem te kesaj familje ne Ballkan, motra e Gjergj Arianiti, Angjelina Arianiti, u martua me princin e Serbise, dhe edhe sot e kesaj dite nderohet si shenjtore orthodhokse nga gjithe bota orthodhokse, por populli serb e konsideron "nena e Serbise".

    Asimilimi latin dhe katolik

    Renia e Konstandinopojes ne duart e latineve, qe zgjati per afro nje shekull, u perjetua nga popullata orthodhokse e Ballkanit si nje ndeshkim i madh i Zotit dhe nje turp per ta. Kjo solli edhe valen e pare te asimilimeve mes trojeve ku jetonin te paret e shqiptareve. Te gjitha qytetet porte te vijes bregdetare u pushtuan nga latinet, (venedikasit dhe francezet), se bashku me qytetin e dyte me te madh ne gjithe perandorine bizantine, qytetin e Selanikut. Kjo solli jo vetem trysni politike nga ana e latineve per familjet fisnike epirote qe kerkonin nga keto familje nenshtrim ndaj planeve te tyre. Por solli edhe valen e dyte te madhe te asimilimit qe ishte vala e asimilimit fetar. Kisha e Romes, Papati, beri perpjekje te vazhdueshme per ti konvertuar shqiptaret orthodhokse te ritit bizantin ne ritin e tyre latin perendimor. Politika e latineve dhe Vatikanit ishte ne unison ne perpjekjet e tyre per te gllaberuar te gjithe dioqezat e medha orthodhokse te zones se Ballkanit. Qendra shpirterore orthodhokse e kohes qe beri nje rezistence ndaj ketyre planeve per asimilim ka qene Peshkopata e Ohrit. Familja Komneni ishte e para qe filloi luften per clirimin e Konstandinopojes nga latinet. Nje nga pinjollet e kesaj familje, Theodor Komneni arriti te cliroje Epirin dhe qytetin e Selanikut, dhe e veteshpalli veten perandor bizantin. Arriti ta shpinte luften deri ne muret e Konstandinopojes, por deshtoi ta clironte qendren e perandorise bizantine dhe u verbua. Me pas u thye nga mbreti i bullgareve, i cili donte ti dilte per zot Konstandinopojes. Familja tjeter e madhe bizantine me qender ne Azine e Vogel ishte familja Paleologu qe beri luften kunder latineve. Ne fund Paleologet ishin ata qe do te clironin Konstandinopojen nga latinet. Ju kujtoj qe djali i Gjergj Kastriotit, Joani, martoi princeshen e fundit bizantine, Irena Paleologun. Duhet te theksoj ketu se deri ne kete periudhe, identiteti i te pareve tane ishte identiteti epirot. Termat epirot dhe arberor jane sinonime. Ky identitet kishte brenda tij tre perberes: 1) fene orthodhokse 2) zonen territoriale te Epirit qe kontrollonin 3) kultura ndryshe nga gjuha qe flisnin. Dhe aq e madhe ishte fama e Epirit mes viseve shqiptare, sa historia flet per Epir i Poshtem dhe Epir i Eperm qe shkonte me ne veri te Shqiperise. Fakt tjeter interesant, Ahmet Zogu kur u kurorezua Mbret i Shqiptareve, e beri kete me kuroren e Skenderbeut dhe si pasardhes epirot. Ai e konsideronte Matin, vendlindjen e tij si pjese te Epirit te Eperm.

    Asimilimi osman

    Nje fakt interesant, familja Komneni ishte e para qe solli mercenaret osmane ne Ballkan qe te luftonin per ta kunder latineve. Dy shekull me vone, osmanet do te shtinin ne dore Konstandinopojen dhe kjo krijoi nje realitet te frikshem per fisnikerine e kohes. Ndryshe nga bizantinet, ndryshe edhe nga latinet, osmanllinjte kerkonin nje nenshtrim total te fisnikerise se zones ndaj Sulltanit. Sulltani kerkonte prej tyre ndryshimin e fese nga te krishtere ne muslimane, humbjen e autonomise e lirise qe gezonin nen Bizantin, dhe detyrimet taksore dhe ushtarake ndaj Sulltanit. Duke qene se osmanet e njihnin historine e Dhespoteve te Epirit me luften e tyre ndaj latineve, ata nuk u mjaftuan vetem me dhenien e fjales nga fisnikeria ballkanike, por u kerkoi qe te dergonin ne oborrin e Sulltanit djemte e tyre. Kjo ishte menyra se si Sulltani mbante peng keto familje dhe garantonte qe ato nuk ngrinin koken ne lufte kunder tij. Ashtu si dy shekuj me pare kur latinet kercenonin orthodhoksine e besimit te tyre te Krishtere, kesaj here ishte rradha e osmaneve qe kercenonin jo vetem besimin e tyre, por gjithe identitetin e tyre si njerez. Feja orthodhokse per keta popuj ishte burimi i jetes, kultures dhe berthama e identitetit te tyre si popull. Te ndryshonin fene per ta ishte nje shkelje ne bese karshi Zotit! Sot shqiptaret perdorin fjalen "fe" qe eshte nje fjale me origjine latine (italiane). Fjala qe shqiptaret kane perdorur ne shekuj per besimin e tyre ne Zot ka qene fjala BESA. Shqiptaret sot e kuptojne fjalen bese vetem ne kontekstin e fjales qe i japin njeri-tjetrit apo mikut. Por kuptimi fillestar i kesaj fjale eshte Besa ndaj Zotit! Fale kesaj Bese ndaj Zotit shqiptaret i japin besen njeri-tjetrit dhe mikut.

    I pari qe nisi luften kunder osmaneve ishte Gjergj Arianiti, Gjergji i Madh. Me pas stafeten e mori Gjergj Kastrioti i cili mori mbeshtetjen e duhur politike nga Gjergj Arianiti si ne Beselidhjen e Lezhes, edhe ne dasmen e madhe te Gjergj Kastriotit me Androniqi (Donika) Arianitin ne te cilen moren pjese gjithe fisnikeria ballkanike e kohes. Per 25 vjet Gjergj Kastrioti nuk u mposht nga osmanllinjte dhe i beri me turp Sulltanin dhe gjithe perandorine osmane. Vete ushtaret osmane besonin se Gjergj Kastrioti ishte njeri i shenjte i Zotit pasi ishte e paimagjinueshme per kohen qe nje grusht luftetaresh ne nje vend te vogel ne Ballkan ti benin rezistence perandorise me te madhe dhe me te frikshme te kohes. Lufta e Gjergj Kastriotit ndaj turqve kishte edhe nje aspekt personal. Gjergji qe femije ishte rritur ne oborrin e Sulltanit dhe ishte rritur me te birin e Sulltanit qe kish patur shok, ashtu sic kish luftuar ne krye te ushtrise osmane. Emrin Iskander (Skender) ia dhane pikerisht nga origjina e tij, Epiri. Iskander ishte version turk i Aleksandrit. Ne syte e osmanllinjve ne oborrin e Sulltanit Gjergji ishte nje Aleksander i Madh, nje reference kjo per Aleksandrin e Madh te Maqedonise, nena e te cilit ishte nga Epiri.

    Osmanllinjte kur benin numerimin e popullsise, zonat e te krishtereve i quanin Rumeli, dhe te krishteret i numeronin ne regjistrat e tyre si "grek" per gjithe te krishteret orthodhokse, dhe "latin" per te gjithe romano-katoliket. Kurse te gjithe muslimanet numeroheshin si "osmane". Pra ne 500 vjetet e pushtimit osman, Epiri dhe gjithe banoret e ketyre zonave u shuan nga harta dhe historia. Sulltani ndaloi me ferman (dekret) perdorimin dhe mesimin e gjuhes shqipe, nje ligj qe e nxorri vetem per shqiptaret dhe per asnje popull tjeter ballkanik. Dhe krahas kesaj ndoqi edhe politiken e "tokes se djegur" duke djegur, vrare e shkaterruar te gjitha zonat e rezistences Skenderbegase. Gjithe zona e sotme e asaj qe njihet si Shqiperi e Mesme ishte nje zone e shkaterruar. Popullsia autoktone e zones ose u vra ose emigroi drejt Peloponezit ne Greqi apo drej brigjeve italiane. Me pas keto territor u ripopulluan me kolone te ardhur nga te gjitha cepat e perandorise osmane apo nga zona te tjera te banuara nga shqiptare.

    Asimilimi osman ishte aq i suksesshem me keto politika asimiluese, sa pas 5 shekujsh pushtimi osman, edhe shqiptaret e mbetur orthodhokse, e jo me muslimanet, e kishin humbur kujtesen e tyre historike te te pareve te tyre. Me ka ngelur ne mendje nje nga rrefimet e rilindasit Jani Vreto, i cili ishte miku me i mire i Naim Frasherit ne Stamboll, lindur ne fshatin Postenan ne zonen e Permetit ne nje familje orthodhokse. Ne nje nga rrefimet e tij ai tregon se per here te pare ne jeten e tij, ai mesoi per historine e Skenderbeut jo nga goja e prinderve te tij, por e lexoi ne librat e gjimnazit grek Zosimea Skoli ne Janine. Gati te gjithe rilindasit tane dolen nga bankat e kesaj shkolle. Dhe jo deshmon shkallen e thelle te asimilimit osman mes shqiptareve, nuk u luajti vetem fene nga vendi, por arriti deri atje sa u fshiu kujtesen historike nga mendja e nje populli!

    Asimilimi austro-hungarez dhe italian

    Gjate 5 shekujve te pushtimit osman, teksa te krishteret orthodhokse humben qendren e tyre shpirterore, Konstandinopojen qe ra ne duart e kontrollin e osmaneve, romano-katoliket shqiptare gezuan nje autonomi qe nuk e gezonin orthodhokset, fale nderhyrjes se perandorise Austro-Hungareze tek Sulltani. Per disa shekuj me rradhe, zonat ne te cilat jetonin shqiptaret e besimit romano-katolik u shpallen zona te "protektoratit austro-hungarez" ku austriaket ndihmonin financiarisht, politikisht dhe kulturalisht popullaten romano-katolike shqiptare. Ne shekullin e fundit te perandorise otomane, ne skene dolen edhe italianet qe u munduan te rivalizonin ndikimin austro-hungarez. Kjo u duk hapur ne krijimin e shkollave dhe shoqatave ne qytetin e Shkodres ku si austriaket edhe italianet hapen shkollat e shoqatat e tyre mes shqiptareve.

    Perpjekjet e tyre beheshin jo thjeshte per te sjelle pavaresine e shqiptareve, por per permbysjen e sundimit osman dhe vendosjen e hegjemonise se tyre ne keto troje, fale afersise gjeografike. Per fatin e tyre te keq, popullata romano-katolike e trevave shqiptare me qender Shkodren e Mirditen, nuk tregoi nje interes te madh ne levizjen per pavaresi mes shqiptareve. Nga te tre vilajete osmane ku banonin shqiptare, vilajeti i Shkodres ishte vilajeti me i osmanizuar. Levizja per pavaresi lindi tek shqiptaret e vilajetit te Janines dhe Manastirit. Perpjekjet e shqiptareve te ketyre dy vilajeteve per ti thirrur ndergjegjes kombetare te shqiptareve ne vilajetin e Shkodres dhe Kosoves, rane ne vesh te shurdhet. Kjo doli ne pah ne Lidhjen e Prizrenit, ku 60,000 shqiptare te armatosur ne vend qe te shpallnin pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte, ne dokumentin qe leshuan deshmuan besnikerine ndaj Sulltanit dhe Portes se Larte! Sulltani dhe Porta e Larte i kish shitur shqiptaret e ketyre zonave si koka turku ne traktatin e Shen Stefanit qe nenshkroi me ruset pasi humbi luften me ta.

    Asimilimi fashist italian

    Asimilimi i rradhes ishte asimilimi italian i Benito Mussolinit qe zgjati per dy dekada gjate kohes se Mbretit Zog. Shqiptaret harrojne qe Lufta e Dyte Boterore filloi me pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ne 7 prill 1939. Dhe planet e Mussolinit nuk perfundonin ne Shqiperi. Ai perdori "ceshtjen came" si justifikim per te pushtuar Greqine duke futur keshtu ne konflikt dy popujt fqinje. Dy popujt e vetem autoktone te mbetur ne Ballkan sot. Dhe teksa Mussolini kish planet e tija, po keshtu Hitleri dhe gjermanet gjeten mbeshtetje tek nje grup i inteligjences shqiptare te kohes qe u rendit ne krahun nazi-fashist pasi besonin se mund te arrinin "bashkimin e trojeve shqiptare ne kembim te mbeshtetjes ne lufte ndaj gjermaneve". Mbeshtetjen me te madhe gjermanet e gjeten mes shqiptareve ne Kosove.

    Indoktrinimi komunist

    Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, shqiptaret e gjeten veten ne kampin ideologjik komunist rus. Ideologjia komuniste hodhi rrenje ne te gjitha trojet shqiptare si ne Shqiperi edhe ne trojet qe u bene pjese e Jugosllavise. Komunizmi i eger komunist, sidomos ne Shqiperi, solli nje indoktrinim te papare ndonjehere ne historine e njerezimit. Shqiptareve iu mohua cdo liri njerezore dhe njerezit u zhveshen nga cdo trashegimi fetare apo kulturore te trasheguar nga tradita e te pareve te tyre. Kaq e eger ishte kjo vale indoktrinimi komunist sa ne vitet 1967 Shqiperia hyri ne Librin e Rekordeve Botereve si shteti i vetem i veteshpallur ateist i botes. Duke perdorur si justifikim per kete terror psikologjik "unitetin kombetar" qe nenkuptonte besnikerine e verber ndaj rregjimit dhe pushtetareve, dy breza shqiptaresh u rriten pa besim, pa tradite te trasheguar fetare, me nje histori te tjetersuar sipas qejfit te diktatorit, dhe me nje ideologji komuniste qe nuk lejonte asnje fije mendimi te lire. Indoktrinimi komunist i shqiptar ishte po aq i eger se sa asimilimi osman, me dallimin e vetem qe zgjati vetem 50 vjet e jo 500 vjet!

    Asimilimi serb e grek

    Shume zhurme behet mes shqiptareve ne lidhje me asimilimin serb dhe grek. Dhe per kete tregojne me gisht ne viset e Camerise, zona te Dibres qe sot jane pjese e Maqedonise se Veriut, dhe zona ne Mal te Zi, Kosove e Serbi ku gjejme familje me origjine shqiptare. Sic e tregoi edhe dokumentari ne fjale, keto familje nuk e kane humbur identitetin dhe ndergjegjen e tyre shqiptare. As arvanitasit ne Greqi, as arbereshet ne Itali, as shqiptaret e Malit te Zi qe nxorren nje Dritan Abazovic si kryeminister, nuk e kane fshehur origjinen e tyre shqiptare. Por kjo perben problem per shqiptaret e sotem, pasi sipas shqiptareve te sotem, te qenit shqiptar eshte i lidhur vetem me njohjen dhe ruajtjen e gjuhes shqipe. Ky per mendimin tim eshte gabim i shqiptareve te sotem qe i shohim keta vellezer me te cilet ndajme nje gjak e nje origjine si te huaj. Nuk eshte gjuha ajo qe na ben shqiptare, eshte gjaku. Dhe sic thote fjala e vjeter shqiptare: "Gjaku asnjehere nuk behet uje!" Dhe detyrimisht, gjakun tend asnjeher nuk mund ta hedhesh poshte sic hedh nje gote uji. Pas gjakut, faktori tjeter me i rendesishem, sic na meson historia, eshte feja. Feja formon vetedijen, moralin, kulturen e cdo populli.

    U ndala pak gjate ne kete postim per te bere nje ekspoze te te gjitha formave te asimilimit qe shqiptaret kane perjetur ne shekuj. Gjyshi im, ndjese paste, lindi ne 1910. Nje nga historite qe me tregonte kur isha femije ishte se edhe pse kish bere vetem 2 klase shkolle, "mesova nje vit italisht dhe nje vit greqisht ne shkolle" dhe shtonte edhe ate tjetren: "te gjithe femijet shkonin ne shkolle se ishte varferi e madhe ne ate kohe, dhe kush shkonte ne shkolle merrte edhe nje cope buke misri." Pse ua tregova keto histori? Qe te kuptoni vuajtjet e sakrificat qe kane kaluar brezat para nesh, prej te cileve ne kemi trasheguar kete identitet e kulture shqiptare sot. Prandaj kur vjen fjala tek identiteti kombetar mos nxitoni qe te tregoni me gisht asnje njeri si te asimiluar apo ta paragjykoni se nuk di shqip. Po ju bej nje tjeter fakt me dije: qe nga mesjeta, ka patur me shume njerez me origjine shqiptare qe kane jetur jashte trojeve etnike ne bote se sa ne vendlindjen e tyre! Cfare do te thote kjo? Qe diaspora shqiptare eshte shume me e madhe se sa realiteti i shqiptareve ne Ballkan sot!

    Paqja dhe liria sjellin vetendergjegjesim

    E hapa kete postim me nje falenderim ndaj Zotit qe e ka bekuar popullin tim me paqe dhe liri keto 30 vitet e fundit. Bejini nje pyetje te thjeshte vetes: cili prej brezave ne 600 vitet e fundit ka jetuar ne paqen dhe lirine qe gezojme ne sot si shqiptare? Asnje! Pra ky eshte brezi i bekuar nga Zoti i ketij populli. Paqja dhe liria na lejojne qe ne te fillojme e bejme keto pyetje mbi origjinen tone, te rremojme neper arkiva e bibloteka, te njihemi me deshmite e njerezve te lire nga goja e tyre qe na tregojne per origjinen e tyre. Nuk duhet te paragjykojme njeri por duhet t'iu afrohemi ketyre gjerave me nje mendje te hapur dhe me nje deshire te zjarrte per te mesuar te verteten e popullit tone, cilado qofte ajo. Nuk duhet te bejme gabimin e epokes ideologjike te komunizmit, ku shpikem te vertetat e paqena historike me te cilat indoktrinuam dy breza shqiptaresh. Kjo eshte arsyeja perse une e hapa forumin shqiptar 20 vjet me pare, qe shqiptaret te kene mundesi te germojne e zbulojne keto te verteta pasi rifituan lirine e humbur si njerez.

    Zoti na bekofte si popull!

  4. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Sllavizimi dhe serbizimi i shqiptareve nder shekuj

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Thjesht per kuriozitet, per ta ditur, kush eshte idioti qe e ka shkruar kete artikull? Ndonje burim ku mund ta lexojme artikullin ne origjinal? Sepse po lexojme xhevahire qe nuk i kemi ditur me pare. Asimilim austro-hungarez dhe italian!!!!! Dhe te tjera si keto. Nga stili duket si nje nga idiotizmat e zakonshme te Piro Priftit megjithate nuk dua te nxitohem.

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e shqiptarėve ndėr shekuj
    Nga ALBA nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 14-12-2017, 03:20
  2. Fisnikėria shqiptare ndėr shekuj
    Nga fegi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-08-2011, 08:56
  3. Prishtina nder shekuj
    Nga Longarus nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 21:47
  4. ATLLASI HISTORIKĖ, Iliria nder shekuj...
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-08-2008, 09:12
  5. Emėrtimi i shqiptarėve ndėr shekuj
    Nga Estella nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 19:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •