Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Atletja Elina Xhengo fiton medaljen e artë në hedhjen e shtizës, përfaqësonte Greqinë

    Kampione Europe për Greqinë, shqiptarja Elina Xhengo: Mora mesazhe negative nga grekët

    Emri:  313dad13e8-1-1536x1025.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  33.9 KB

    20-vjeçarja Elina Xhengo, e lindur nga prindër shqiptarë, tregon se nuk e ka shijuar tërësisht sukesesin e europianit të Mynihut, ku u shpall Kampione e Europës në hedhje shtize.

    Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar.

    “Kam marrë mesazhe negative sepse jam me origjinë nga Shqipëria. Telefonatën e parë ua bëra prindërve të mi sepse ata kanë besuar shumë dhe e prisnin këtë sukses. Ata e ndiejnë stresin e garimeve të mija dhe kërkojnë që ta largojnë nga unë”.

    Në vijim ajo nënvizon se vetëm gjatë muajve të fundit është pajisur me pasaportë greke dhe nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në europian, por pavarësisht këtij fakti nuk e ka ndalur stërvitjen.

    “Në fshatin ku jetojmë nuk e kam ndier sepse njerëzit na trajtojnë shumë mirë. Jam socializuar mjaft mirë me të gjithë banorët atje. Pas garës kam marrë shumë mesazhe negative për shkak të origjinës. Prindërit kanë qenë shumë të zemëruar me faktin që nuk kisha mundësi të konkurroja në nivele ndërkombëtare për shkak të mungesës së pasaportës”.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Elina Xhengo fiton medaljen e artë në hedhjen e shtizës, përfaqësonte Greqinë

    VIDEO/ Pritje madhështore, grekët pushtojnë aeroportin për shqiptaren që fitoi medaljen e artë në Europianin e Atletikës


    Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Xhengo, u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.

    Me qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjar, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”.

    Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm.



    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-08-2022 më 11:53
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Elina Xhengo fiton medaljen e artë në hedhjen e shtizës, përfaqësonte Greqinë

    U shpall kampione Europe, shqiptaren e presin si heroinë në Greqi (VIDEO)

    Skedarët e Bashkëngjitur 178432

    Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Xhengo, u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.

    19-vjeçares shqiptare i rezervuan një pritje shumë të ngrohtë në shtetin fqinj, pasi në aeroportin “Macedonia”, kishin dalë jo vetëm familjarë dhe të afërm, por edhe tifozë të shumtë.

    Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas triumfit të madh që arriti.



    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Elina Xhengo fiton medaljen e artë në hedhjen e shtizës, përfaqësonte Greqinë

    Shqiptarja që nderon Greqinë, Elina Xhengo shpallet kampione e Europës: Nëna ime nuk do punojë më pastruese

    Atletja shqiptare që ka lindur dhe jeton në Greqi, Elina Xhengo ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahen në Mynih, ku fitoi medalje të artë në hedhje shtize dhe shpallet kampione e Europës.

    “Unë kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më këtë punë (për nënën e saj që është pastruese). Se do të arrij në atë pikë me performancën time që të kem mjaftueshëm para për të mos punuar më”.

    Ajo ka lindur në Greqi më 2 shtator 2002 dhe prindërit e saj janë emigrantë shqiptarë. Ata luftuan shumë dhe janë krenarë, siç është e gjithë Greqia, për arritjen e madhe të Elinës.

    2018 ishte një vit përcaktues. Ajo arriti kufijtë e saj, pasi edhe pse dy vite më parë kishte shënuar një rekord panhelen, nuk mundi të merrte pjesë në asnjë event jashtë Greqisë, pasi nuk kishte shtetësi.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Evropë
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-09-2022, 22:13
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-08-2022, 04:39
  3. Katar: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në xhudo
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2021, 22:41
  4. Alvin Karaqi fiton medaljen e Artë në Portugali
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2017, 16:52
  5. Krimi ne Shqiperi fiton medaljen e Bronxit .
    Nga Tirana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 16:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •