Mė 11 shkurt 1920 Tirana u shpall kryeqytet i Shqipėrisė nga njė vendim i marrė nė Kongresin e Lushnjės. Vendimi pėr pėrcaktimin e Tiranės, asokohe njė vendbanim modest, si kryeqendėr e Shqipėrisė u mor si kompromis pėr shkak tė rrėzimit tė kandidaturave tė Vlorės dhe Shkodrės.

Pozicioni i favorshėm gjeografik larg rrezikut nga orekset ekspansioniste tė fqinjėve e shndėrroi shumė shpejt Tiranėn nė njė qendėr tė sigurt pėr strehimin e qeverive dhe mė pas, nė njė pol ekonomik dhe industrial tė vendit. Sot Tirana numėron mbi 500 mijė banorė dhe shtrihet nė mbi 1100 kilometra katrorė sipėrfaqe.

Qyteti i Tiranės u themelua nė vitin 1614 nga Sylejman Pashė Bargjini, me origjinė nga fshati Mullet dhe u pėrmend pėr herė tė parė emri i Tiranės nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

Gjatė gjithė historisė sė saj, kryeqyteti i Shqipėrisė ishte njė qendėr romake (Theranda) dhe bizantine (periudhėn e zgjerimit tė saj tė parė).

Ajo u pushtua nė shekullin e pesėmbėdhjetė nga Perandoria turko-osmane, pushtim ky qė ndikoi dhe ndryshoi politikėn, shoqėrinė, kulturėn, arkitekturėn dhe fenė nė shekujt e mėvonshėm. Tirana sot ėshtė kthyer si qendra e gravitetit tė zhvillimit ekonomik dhe shoqėror pėr qytetarėt e Shqipėrisė.

Euronews.al