Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Evropë

    Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Europianin e Atletikës që po mbahet në Munich.

    Emri:  Capture-111.png

Shikime: 103

Madhësia:  760.5 KB

    Atletja kuqezi triumfoi në garën e 3000 metrave me pengesa, duke kaluar e para vijën e finishit me kohën 9:11.31.

    Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.



    Emri:  m1.png

Shikime: 49

Madhësia:  593.2 KB

    Emri:  m2.png

Shikime: 52

Madhësia:  451.8 KB

    Emri:  m3.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  29.2 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Video e garës për 3 mijë metra me pengesa ku Luiza Gega shpallet kampione e Europës

    Emri:  m3.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  29.2 KB

    Luiza Gega është kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.
    Atletja shqiptare shkëlqeu në natën që duhet të tregonte veten. Nga metri i parë deri te i fundit, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majën e Europës. Një garë e jashtëzakonshme e Gegës, që tregon se është ylli i sportit shqiptar. Mynih, Gjermani.

    Emri:  luiza.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  40.4 KB

    Emri:  ui1.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  32.6 KB

    Emri:  ui2.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  28.9 KB

    Emri:  ui3.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  27.1 KB

    Emri:  gega-1.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  46.5 KB



    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Kampione e Europës, Luiza Gega: Studiova konkurrentët dhe bëra një garë taktike

    Emri:  gega-1.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  46.5 KB

    Kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, është padyshim Luiza Gega nga Shqipëria, e cila ende i ruan emocionet e finales së një nate më parë. Ajo shprehet se ndihet shumë e lumtur për këtë arritje dhe shumë krenare që përfaqëson Shqipërinë.

    “Ishte një emocion shumë i madh! Konkurrentët kryesorë ishin shumë të përgatitur dhe unë i kam studiuar dhe jam munduar që të bëj një garë taktike. Po ashtu gjatë gjithë kohës ndoqa këshillat e trajnerit. Më ndihmoi gjatë të gjitha xhirove për të arritur më shpejt se të tjerët atë vijën e finishit.

    Është i rëndësishëm medalja dhe pozicioni! Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar dhe jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që përfaqësoj këtë komb! Mund t’i kemi gjërat më të vështira sesa shtete e zhvilluara, por gjithsesi dhe pse në vështirësi nëse e do vërtetë atë që bën dhe je i durueshëm mund t’ja dalësh! Jam shumë krenare.

    Ka shtete që vijnë me 30 sportistë dhe nuk marrin medalje ari. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe nga komentet e shteteve të huaja. Akoma i kam emocionet. Jam më mirë se kurrë më parë”,-tha për “Report Tv”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    U shpall kampione europe, Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Krenare që përfaqësoj ngjyrat kuqezi!

    Emri:  luiza-1.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  38.6 KB

    Kampionia e Eruopës në 3000 metra me pengesa është pritur në një ceremoni nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

    Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.

    Ministrja Kushi ka përshëndetur atleten shqiptare, e cila ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme ndër vite.

    “Këtu jemi për modelin që përfaqëson Luiza, që frymëzon të gjithë të rinj. Një muaj më parë pata një takim me kampionët tanë dhe Luiza nuk erdhi dot më nisi një mesazh falenderimi duke më thënë se ishte në Dardhë duke u stërvitur. Më thanë se nuk ka asnjë ngjarje ftesa e një ministri jo e jo që ta bëjë të prishë stërvitjen e saj”, tha Kushi.

    “Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ndihem shumë e vlerësuar. Kam shumë vite që punoj dhe jam krenare që përfaqësoj ngjyrat e vendit tim. Sot jam më shumë krenar se kurrë. Derdha lot sepse mu kthye koha pas, sepse tregova se mund t’ia dalim nëse punojmë fortë edhe pse jemi një vend i vogël.

    Falënderoj të gjithë, pasi diçka ka ndryshuar edhe me ligjin e sportit. Shpërblimi që merret, ndihma nga bashkia e Tiranës, ka bërë që të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen për t’ia dalë në të ardhmen”, deklaroi Luiza Gega.



    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Luiza Gega Kampione Europe, Fidel Ylli: Qeveria të sensibilizohet

    Emri:  fidel-ylli-gega-smajlaj.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  36.3 KB

    Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, flet për arritjen e madhe të atletes Luiza Gega, e cila u shpall Kampione Europe. Ai thotë se duhet të sensibilizohet opinioni publik, por mbi të gjitha qeveria.

    ”Shpërblim për Luiza Gegën? Kur kemi një rezultat të tillë, duhet të sensibilizohet i gjithë opinioni, por mbi të gjithë qeveria, pasi ata kanë paratë. Duhet të tregojnë që të japin shpërblime elitare, për këtë sportiste elitare. Sportistët tanë janë heronj. Këta janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Ky është sporti që të rrit imazhin në mes të Gjermanisë. Këtyre sportistëve duhet t’iu ndërtojmë një piedestal”.

    Po ashtu Ylli tha se nuk ka çfarë t’i rekomandojë kryeministrit Edi Rama, por nënvizoi se kërkon që sporti të zërë vendin e vet në Shqipëri.

    Luzia Gega u shpall kampione e Europës në atletikë dhe fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih. Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Gjergj Meta: Luizë,moj Luizë!

    Emri:  dom.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  42.2 KB

    Nga dom Gjergj Meta-

    Luizë, moj Luizë!
    Ty t’lumtë moj cucë! Vazhdo vrapo e fito! Shqipërinë do ta bëje krenare nëse ajo do të të kishte dhënë një pistë vrapimi për t’u stërvitur, nëse do të kishte investuar për ty, sepse e dinim në fakt çfarë talenti ti kishe. Por kjo nuk ndodhi! Ti bëre krenare veten e jo Shqipërinë. Atë ndoshta e bëre me turp, sepse u zgjua papritur e të kushtoi statuse sapo ti fitove, por sinqerisht ne atë mbrëmje as garat nuk po ndiqnim. Na lajmëruan mediat, mundësisht ato të huajat që ti ishe kampione.
    E megjithatë ti nuk u zemërove, por u mbështolle me atë flamur kuq e zi. Ne pellazgët krenarë rramë me statuse, nga më i madhi te më i vogli, nga më i gjati te më i shkurtëri, nga më plaku te më i riu e me patetizëm montuam video ministrore me këngë patriotike për ty.
    Ty nuk të bëri Shqipëria kampione, por vetëm puna jote. Ti e bëre Shqipërinë kampione, kurse ajo bëri statuse në rrjetet sociale për ty.
    Tani ki durim edhe pak ditë Luizë. Sa të të presim zyrtarisht në aeroport, të të ftojmë në zyrat tona, të dalim në foto me ty, të të dhurojmë ndonjë çelës qyteti apo ndonjë qytetari nderi. Se helbete na duhen.
    Pastaj ti vazhdo, vrapo e fito! Ne këtu jemi me statuse gati e duart në formë shqiponje si pellazgë të paepur e krenarë.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Evropë

    Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare, përfiton 100 milionë lekë të vjetra

    Emri:  gega-3.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  25.9 KB

    Kampionia e Evropës Luiza Gega ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i fundit me renditjen në vend të parë në garat 3 mijë metra me pengesa.

    “Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra”, – u shpreh Luiza Gega.

    Pra 100 milionë lekë të vjetra.

    Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    U shpall kampione Europe në atletikë, zhvillohet ceremonia në Tiranë në nder të Luiza Gegës (VIDEO)

    Emri:  gega-2.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  45.9 KB

    Është zhvilluar në bulvardin “Dëshmorët e Kombit” ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. Luiza Gega është pritur nga qindra qytetarë me flamuj kombëtarë të cilët kanë përshëndetur kampionen.

    “Ceremonia e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega, së cilës i dorëzohet Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

    Emri:  l1-4.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  73.2 KB

    Emri:  l2.png

Shikime: 31

Madhësia:  475.5 KB

    Emri:  l3.png

Shikime: 28

Madhësia:  568.4 KB

    Emri:  l5.png

Shikime: 33

Madhësia:  451.7 KB

    Emri:  l6.png

Shikime: 30

Madhësia:  398.7 KB

    Emri:  l7-640x296.png

Shikime: 35

Madhësia:  252.5 KB

    Emri:  l8.png

Shikime: 35

Madhësia:  373.9 KB

    Emri:  l9.png

Shikime: 28

Madhësia:  456.3 KB

    Emri:  l10.png

Shikime: 30

Madhësia:  476.8 KB

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Me shume foto:

    Emri:  l11.png

Shikime: 29

Madhësia:  428.0 KB

    Emri:  l13-640x280.png

Shikime: 30

Madhësia:  277.8 KB

    Emri:  l14.png

Shikime: 33

Madhësia:  446.2 KB

    Emri:  l15-640x295.png

Shikime: 27

Madhësia:  334.0 KB

    Emri:  l16-640x318.png

Shikime: 33

Madhësia:  357.6 KB

    Emri:  l17-640x321.png

Shikime: 29

Madhësia:  332.0 KB

    Emri:  l20.png

Shikime: 28

Madhësia:  351.2 KB

    Emri:  l21.png

Shikime: 28

Madhësia:  394.7 KB

    Emri:  l22-640x308.png

Shikime: 31

Madhësia:  286.4 KB

    Emri:  l23.png

Shikime: 27

Madhësia:  355.1 KB

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europë

    Video nga festa:


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Atletja Luiza Gega fiton medaljen e artë në Evropë

    E arta e Europës, Gega mes atleteve më të mira në “Diamond League”, kap Botërorin

    Emri:  gega-1111x720-1.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  49.8 KB

    Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”.

    Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj vetëm afrikanet.

    Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.

    Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-08-2022, 04:39
  2. Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-03-2022, 10:15
  3. Katar: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në xhudo
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2021, 22:41
  4. Alvin Karaqi fiton medaljen e Artë në Portugali
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2017, 16:52
  5. Krimi ne Shqiperi fiton medaljen e Bronxit .
    Nga Tirana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 16:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •