Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,852
    Postimet në Bllog
    4

    Mijëra qytetarë mblidhen për kurban dhe pelegrinazh në malin e Tomorrit

    Mali i Tomorrit konsiderohet një vend i shenjtë për besimtarët bektashinj, por qytetarë nga të gjitha besimet dhe krahinat i janë bashkuar edhe pelegrinazhit të këtij viti.

    Mes diellit që nxeh rrugën e ngushtë dhe dredharake që të çon në malin e Tomorrit, me qindra autovetura ngjiten dhe zbresin me vështirësi. Datat 20-25 gusht shënojnë pelegrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorrit, vendin e shenjtë të bektashinjve, por që vizitohet prej mijëra shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare.

    Emri:  FOTO-01_Ne-sfond-makinat-e-parkuara-te-besimtareve-teksa-ne-fokus-jane-bagetite-e-shenjuara-per-.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  66.1 KB
    Një tufë delesh është shenjuar për kurban në malin e Tomorrit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

    Teksa afrohesh drejt majës, tingujt e muzikës popullore, kafshët e gjalla në pritje për t’u bërë kurban, aroma e mishit të pjekur dhe kaosi i makinave që përpiqen të gjejnë parkim, të japin ndjesinë se po shkon drejt një festivali veror në mal.

    Emri:  FOTO-02_Besimtare-dhe-tregtare-te-zones-duke-i-cuar-qengjat-drejt-thertores-ku-do-te-behen-kurba.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  43.2 KB
    Pelegrinët dhe tregtarët e zonës bashkëpunojnë për t’i çuar qengjat drejt thertores ku do të bëhen kurban. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    Emri:  FOTO-03_Nje-coban-duke-sjelle-qengjin-e-tij-besimtareve-per-kurban_foto_Nensi-Bogdani-1140x761.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  49.0 KB
    Një çoban duke sjellë një qengj në krahë drejt besimtarëve. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    Kjo festë bektashiane lidhet ngushtë me emrin e shenjtorit Abaz Ali, për të cilin legjenda thotë se erdhi përpara qindra viteve me kalin e tij në malin e Tomorrit. Gjurmët gjenden në teqen e parë përgjatë rrugës që të ngjit drejt majës.

    Emri:  FOTO-04_Ikona-te-Abaz-Aliut-ne-shitje-per-besimtaret-qe-vizitojne-malin-e-Tomorrit_foto_Nensi-Bo.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  51.6 KB
    Ikona e Abaz Aliut në shitje për besimtarët. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

    Emri:  FOTO-05_Teqeja-ku-thuher-se-Abaz-Aliu-shkeli-me-kalin-e-tij-kur-vizitoi-per-here-te-pare-malin-e.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  48.7 KB
    Sipas legjendës, gjurmët e Abaz Aliut gjenden në teqe. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    Rituali më i rëndësishëm i këtij pelegrinazhi është flijimi i një qengji, pra “kurbani”. Familje të tëra shkojnë atje për të blerë dele apo qengja, të cilat vetë tregtarët apo kasapët i flijojnë në thertoren që ndodhet në majë të malit.

    Emri:  FOTO-08_Thertorja-ne-majen-e-Kulmakut_Kasapet-therin-cdo-vit-rreth-10-mije-krere-bageti-per-kurb.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  54.4 KB
    Sipas tregtarëve, çdo vit në majën e Kulmakut theren rreth 10 mijë krerë bagëti. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

    Emri:  FOTO-09_Cdo-vit-ne-malin-e-Tomorrit-theren-rreth-10-mije-krere-bageti-per-kurban-ne-shenje-begat.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  43.0 KB
    Pelegrinë duke dërguar qengjat drejt thertores. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

    Pasi kafsha flijohet, familjarët lyejnë ballin e tyre me gjakun e saj. Në majë të malit, pranë varreve të dervishëve, bie në sy thertorja, e cila kutërbon erën e gjakut të derdhur kudo në dysheme. “Çdo vit theren pothuajse rreth 10 mijë krerë bagëti,” thotë njëri prej kasapëve. Një qengj tregtohet nga 10 mijë në 15 mijë lekë të reja, në varësi të peshës.

    Emri:  FOTO-10_Thertorja-ne-majen-e-Kulmakut_Kasapet-therin-cdo-vit-rreth-10-mije-krere-bageti-per-kurb.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  46.6 KB
    Mijëra qengja theren gjatë javës së pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    Emri:  FOTO-14_Lekura-e-bagetive-te-therura-ruhet-per-perdorime-te-tjera-ndersa-te-brendshmet-selektohe.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  57.3 KB
    Lëkura e bagëtive të therura ruhet për përdorime të tjera, ndërsa të brendshmet selektohen prej kasapëve. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    “Këtë vit jemi shumë herë më mirë se vjet,” tha një tjetër kasap në thertoren që ndodhet në majë të malit të Tomorrit, duke iu referuar fitimeve. Pasi i therin dhe i rrjepin lëkurën, familjarët e fusin mishin e freskët nëpër thasë të mëdhenj, për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre duke e shoqëruar me fjalët “na ndihmoftë”.

    Emri:  FOTO-15_Besimtaret-e-marrin-mishin-e-fresket-ne-thes-duke-e-transportuar-drejt-tendave-apo-makin.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  48.0 KB
    Familjarët e marrin mishin e therur në thes, për ta pjekur më pas. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,852
    Postimet në Bllog
    4

    Për: Mijëra qytetarë mblidhen për kurban dhe pelegrinazh në malin e Tomorrit

    Emri:  FOTO-17_Mish-i-pjekur-ne-hell-i-cili-shitet-i-gatshem-per-vizitoret-dhe-besimtaret_foto_Nensi-Bo.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  48.0 KB
    Mishi i pjekur në hell shitet i gatshëm për pelegrinët. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    Shumë prej besimtarëve bektashinj e çojnë deri në fund rrugëtimin, duke qëndruar për netë të tëra nën çadrat e ngritura në majën e Tomorrit, deri në përfundimin e pelegrinazhit.

    Emri:  FOTO-18_Qindra-besimtare-preferojne-te-kalojne-naten-ne-malin-e-shenjte-te-Tomorrit-duke-ngritur.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  56.7 KB
    Një pjesë e pelegrinëve flenë në çadra në majën e malit të Tomorrit. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-07-2022, 13:45
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2014, 12:21
  3. Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-11-2013, 00:22
  4. Per Malin e Tomorrit, si Olimpi shqiptar!
    Nga Astrit Kosturi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:17
  5. Makarona ne Malin e Tomorrit
    Nga Brari në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:16

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •