Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    10 teori konspirative që janë në fakt të vërteta

    Emri:  top-secret.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  43.4 KB

    Më poshtë është një listë me 10 ish-teori konspirative që janë provuar në fakt se janë të vërteta!

    1 – Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës

    Emri:  cornflakes_500px.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  91.1 KB
    Reklamë e vjetër e kompanisë së drithrave Kellogs

    Ju ndoshta jeni rritur duke dëgjuar se mëngjesi është “vakti më i rëndësishëm i ditës”, por shumë teoricienë menduan se kjo ishte një gënjeshtër, një komplot i drejtuar nga kompanitë e mëdha për të shitur më shumë produkte që hahen në mëngjes, dhe me sa duket… kishin të drejtë!

    Rezulton se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës” ishte në fakt një slogan komercial i krijuar nga Kellogg’s për të ndihmuar shitjet e drithërave apo cornflakes. Fraza nuk kishte asnjë grimcë të vërtete – ishte thjesht reklamë.

    Dhe në fakt kohët e fundit, shumë nutricionist sugjerojnë që një dietë po aq e shëndetshme, përfshinë vonimin e mëngjesit deri afër drekës, në mënyrë që trupi të përfitojë nga një proces i njohur si ‘agjërim me ndërprerje’, ku nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme deri në drekë ditën e ardhshme, trupi nuk ushqehet – gjë që ka provuar të ketë benefite të panumërta, sidomos kundër kancerit!

    2 – Qeveria amerikane ka përhapur qëllimisht sëmundje-seksualisht-të- transmetueshme (SST)

    Emri:  real-world-fatos-humor-teorias-conspirao-4-5ff9cfeecba29__700.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  38.0 KB

    Një tjetër teori që është fatkeqësisht e vërtetë është se qeveria amerikane, midis viteve 1932 dhe 1972, infektoi qëllimisht 400 burra afrikano-amerikanë me sifiliz. Këta burra nuk ishin të vetëdijshëm për këtë as nuk e dhanë kurrë pëlqimin e tyre.

    Studimi kishte për qëllim të verifikonte nëse sëmundjet seksualisht të transmetueshme preknin meshkujt me ngjyrë ashtu si të bardhët. Kur eksperimenti ogurzi mori fund, vetëm 74 nga pjesëmarrësit fillestarë ishin gjallë…

    3 – Qeveria britanike vodhi kufomat e fëmijëve për të bërë teste bërthamore

    Emri:  real-world-fatos-teorias-conspirao-1-5ff9cff74aae3__700.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  39.7 KB

    Dokumentet, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Energjisë, tregojnë se shkencëtarët nga Autoriteti i Energjisë Atomike në Mbretërinë e Bashkuar hoqën eshtrat dhe trupat e fëmijëve për t’i dërguar në Shtetet e Bashkuara për eksperimente të klasifikuara bërthamore pas Luftës së Parë Botërore.

    Në mesin e qindra faqeve të dokumenteve të publikuara janë letrat e shkëmbyera midis shkencëtarëve të qeverisë amerikane dhe britanike, në të cilat ata diskutojnë nivelet e rrezatimit në brinjët e foshnjave të sapolindura e të vdekura dhe listat e trupave të fëmijëve të vdekur të marra nga spitali Middlesex dhe të dërguara në laboratorët bërthamorë amerikanë.

    4 – CIA drogoi, torturoi dhe eksperimentoi mbi të pafajshmit pa e ditur ata

    Fatkeqësisht për këta njerëz të gjorë, kjo është gjithashtu e vërtetë.

    Që kur CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) u themelua në vitin 1947, nisën të qarkullonin disa teori për atë që ata bënin në të vërtetë – njëra prej të cilave ishte se ata kishin droguar dhe torturuar njerëz të pafajshëm në eksperimente të paligjshme, dhe siç thamë, për fat të keq, kjo ishte e vërtetë.

    Eksperimenti u quajt MK-ULTRA. Objektivi i tij ishte të mësonte të manipulonte njerëzit mendërisht. CIA më pas përdori disa metoda, duke përfshirë administrimin e fshehtë të dozave të larta të drogave psikoaktive (kryesisht acid lisergjik) dhe kimikate të tjera, elektroshok, hipnozë, privim ndjesor, izolim, abuzim verbal dhe seksual dhe…disa forma të tjera torture.

    U deshën disa vite që teoria të kalonte nga konspiracion në fakt të pranuar gjerësisht. Operacioni filloi në vitin 1953, por u zbulua për publikun vetëm në vitin 1975, gjë që bëri që CIA të shkatërronte dokumentet në mënyrë që të mohonte historinë

    5 – Kompanitë e cigareve e dinin për rreziqet e kancerit përpara mjekëve

    Emri:  cigarette-adscamelsstanford.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  63.6 KB

    Sot duket marrëzi të mos e dish se cigaret janë të dëmshme për shëndetin, por në vitet 1930 deri në vitin 1950 njerëzit shihnin vetëm reklama pro-duhanit.

    Për dekada të tëra, kushdo që guxonte të thoshte se cigaret nuk ishin të mira etiketoheshin si të çmendur, idiotë, apo edhe armiq të shtetit, pasi qeveria fitoi shumë para me taksat që mblidhte për këtë produkt.

    Dhe kur më në fund doli e vërteta, çfarë thanë kompanitë? E thjeshtë, se as ata nuk e dinin që cigaret ishin të dëmshme për shëndetin.

    Por sigurisht, kjo ishte një gënjeshtër.

    Vetë kompanitë shpenzuan shumë para duke u përpjekur të mbulonin këto gjetje mjekësore për vite të tëra, ndonjëherë edhe duke i dhënë ryshfet mjekëve për të thënë zyrtarisht se ato ishin false.

    6 – FBI po spiunonte këngëtarin John Lennon

    Emri:  real-world-fatos-teorias-conspirao-4-5ff9d0021f136__700.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  26.5 KB

    Pse do ta humbiste kohën FBI duke spiunuar një ish-Beatles? E thjeshtë, ai konsiderohej një “kërcënim për qeverinë amerikane” pasi këngët e tij për paqen dhe dashurinë nuk i pëlqenin qeverisë, e cila ishte në mes të një lufte me Vietnamin.

    Në vitin 1971, FBI e vuri Lennon-in nën vëzhgim dhe Shërbimi i Emigracionit dhe Natyralizimit u përpoq ta dëbonte atë një vit më vonë.

    7 – Kafka e Hitlerit ishte e rreme

    Emri:  real-world-fatos-humor-teorias-conspirao-2-5ff9cfd415090__700.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  34.7 KB
    ‘Kafka reale’ e pretenduar si kafka e Hitlerit, publikuar nga sherbimet ruse te kohes

    Disa teori konspirative mendojnë se Hitleri i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, kështu që kur kafka e tij u prezantua nga rusët si dëshmi e vdekjes së tij, shumë thanë se ishte false ose e dikujt tjetër, dhe këto thashetheme vazhduan deri në vitin 2009 kur më në fund u vërtetua se ishte në të vërtetë false!

    Ekzaminimet e ADN-së vërtetuan se kafka në të vërtetë i përkiste një gruaje që ishte midis 20 dhe 40 vjeç. Deri më sot, askush nuk e di se kush ishte kjo grua, por siç mund ta keni imagjinuar tashmë, nuk mungojnë teoritë për identitetin e saj.

    Shërbimi inteligjent rus FSB, pasardhësi i KGB-së, megjithatë, ka thënë se testi i ADN-së është i rremë dhe kafka është padyshim e Hitlerit!

    8 – Kimikatet në ujë po bëjnë bretkosat homoseksuale


    Emri:  frog-111179__340.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  28.1 KB

    Kjo është një tjetër nga ato gjëra që vetëm duke e dëgjuar të bën të mendosh se është një komplot tejet i çuditshëm, por ka pak të vërtetë në të…

    Prezantuesi i radios dhe teoricieni i konspiracioneve, Alex Jones, tha në programin e tij se “kimikatet në ujë po i bënin bretkosat homoseksuale”, diçka që u përsërit më vonë nga mijëra ndjekësit e tij.

    Megjithëse kimikatet nuk ndryshojnë orientimin seksual të bretkosës, një studim ka treguar se ekspozimi i tyre ndaj një pesticidi të veçantë mund të ndryshojë gjininë e bretkosave. Estrogjeni në liqenet periferike mund të ketë të njëjtin efekt.

    Pra, ndërsa kimikatet nuk e ndryshojnë orientimin seksual të bretkosës, ajo, mjerisht, ndryshon seksin e saj, gjë që mund të shkaktojë probleme të tjera biologjike në të ardhmen e afërt…

    9 – Dalai Lama ishte një agjent sekret i CIA-s

    Emri:  unnamed.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  33.4 KB

    Sado e çuditshme që tingëllon, kjo është… disi e vërtetë.

    Sipas dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane, Dalai Lama, emri i vërtetë i të cilit është Tenzin Gyatso, është paguar $180,000 dollarë në vit, në lidhje me financimin e Rezistencës Tibetiane nga CIA. Ideja ishte ndërprerja dhe pengimi i infrastrukturës së Kinës, diçka që nuk ndodhi kurrë në mënyrë efektive.

    Dalai Lama i 14-të u mbështet financiarisht nga CIA nga fundi i viteve 1950 dhe mesi i viteve 1970. Fondet iu paguan atij personalisht, megjithëse ai përdori shumicën e tyre për aktivitete të qeverisë tibetiane në mërgim, si financimi i zyrave të huaja për të lobuar për mbështetje ndërkombëtare.

    10 – Mafia në fakt punon për qeverinë amerikane

    Emri:  real-world-fatos-teorias-conspirao-5ff9d00b72682__700.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  34.5 KB
    Foto e origjinale e mafiozit amerikan Lucky Luciano

    Që kur u krijua mafia (“cosa nostra”), njerëzit thonin se këta mafiozë punojnë për qeverinë e vendit të tyre.

    Kjo teori në fakt ka një origjinë të thjeshtë: mafia dikur vendoste anëtarët e saj në pozita të pushtetit brenda qeverisë, por kjo nuk do të thotë se kriminelët punonin për qeverinë, apo jo? Epo, të paktën deri në ditën kur ata filluan ta bënin.

    Ky mit është i vërtetë: mafia ka punuar në të vërtetë për qeverinë amerikane në disa raste, një nga më të famshmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Madhe disi në befasi, kështu që sistemi i tyre i mbrojtjes nuk ishte ende i plotë. Duke ditur se ushtarët e armikut kishin filluar të depërtonin në Shtetet e Bashkuara përmes porteve të qytetit, ata e dinin se kishin nevojë për një lloj mbrojtjeje ndaj tyre. E kush ishte “pronari” i atyre porteve veç mafias? Më pas qeveria u kërkoi kriminelëve ndihmë me marrëveshjen që mafia të mbronte portet, të siguronte që të gjithë punëtorët t’i jepnin fund grevës që po zhvillohej si dhe t’u jepte informacion amerikanëve, të cilët nga ana e tyre do të ulnin dënimin për mafiozin Lucky Luciano.

    Pas luftës, Lucky donte lirinë e tij të premtuar, por qeveria e gënjeu dhe mohoi se kishin pasur ndihmë nga mafia për të fituar luftën, gjë që vetëm i rriti më tej teoritë e konspiracionit rreth këtij incidenti, por dokumentet zyrtare treguan të vërtetën: Luciano u lirua dhe deportua në Itali.

    Herë të tjera që mafia ka punuar për qeverinë përfshijnë tentativat për vrasjen e Fidel Castros dhe Operacionin Husky, i cili ishte emri i operacionit të pushtimit të Siçilisë.


    Euronews.al

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: 10 teori konspirative që janë në fakt të vërteta

    Mengjesi eshte i rendesishem por me kushtin e vetem qe ne mengjes te konsumohen vetem fruta ,kjo per faktin se ne mengjes nga ora 7 deri ne 11 organizmi njeriut vetpastrohet dhe ne kete vetpastrim duke konsumuar fruta thejhst e ndihmon trupin tend per tu pastruar nga toksinat

    Nese konsumon kafe kapucino apo gjera te tjera nuk e ndihmon organizmin perkundrazi e pengon qe te beje detyren e vet

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Një teori konspirative e vrasjes së John Lennon-it
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2014, 14:22
  3. Fakt qe Greket jane Homo
    Nga prizrenasi_30 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-01-2012, 07:17
  4. Qeshni Dhe Ju ... Kujdes Jane Te Verteta ..
    Nga dEvoLLiU në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 13:05
  5. Sa jane te verteta theniet qe...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 28-06-2008, 23:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •