Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Silvio Berlusconi: Do t'i rikthehem politikës për ta bërë Italinë prapë të lumtur

    Berluskoni njofton rikthimin, “për ta bërë Italinë të lumtur”

    Emri:  silvio_berlusconi.jpg

Shikime: 130

Madhësia:  21.4 KB

    Ish-kryeministri kontrovers i Italisë po planifikon të rikthehet në skenën politike pak para zgjedhjeve kombëtare të muajit të ardhshëm.

    Ai ka deklaruar ditën e sotme se do të kandidojë për senator si kandidati i Partisë ‘Forza Italia’ e cila është në aleancë me ‘Vëllezërit e Italisë’ së ekstremit të djathtë.

    Kjo ka thënë Berlusconi, “do t’i bënte të gjithë të lumtur”.

    Lideri 85-vjeçar i Forza Italias, tha se do të kandidonte si senator në votimin e 25 shtatorit.

    “Në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur,” i tha ai Radio Rai. “Më kanë bërë presion [për ta bërë këtë] shumë njerëz, madje edhe jashtë Forza Italias.”

    Berluskoni, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, u përjashtua nga senati në vitin 2013 dhe u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjithshme për gjashtë vjet pas një dënimi për mashtrim tatimor.

    Partia e tij po konkurron si pjesë e një aleance të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë – një parti me origjinë neofashiste e cila përfshin Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

    Koalicioni është parashikuar se mund t’i fitojë zgjedhjet, ndoshta duke i hapur rrugën Giorgia Meloni-t, lideres së Vëllezërit e Italisë, motoja e së cilës është “Zoti, vendi dhe familja”, për t’u bërë kryeministrja e parë grua e vendit.

    Euronews.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2

    Për: Silvio Berlusconi: Do t'i rikthehem politikës për ta bërë Italinë prapë të lumtur

    Në të vërtetë Berlyska është një nga ata që do të përfshihen në axhendën që ndërthuri Draghi me paktin atllantik.
    Është nismëtari i atyre që e sollën Italinë nga fuqia e katërt ekonomike në një nga vendet pa një të ardhme!
    Matarela ( presidenti ) që është një i klikës, e tha kur draghi ra, që kush do që do të vij në qeverinë e re, do të bejë vazhdimësinë e achendës së draghit fytyrë zvarranikut!
    Pra nëntrim i plotë ndaj natos, vazhdimi i axhendës së ttanxhenderve ( pra mësimi i tre llojeve të sekseve që në çerdhet dhe shkollat fillore ), martesat gej, klasifikimi i të gjithë individëve në dixhitale ( pra prajvazi shkon në pension ), kapitullimi pa kushte i parlamentit italian ndaj atij të Brukselit, të gjitha kushtet që shtron Davos dhe elitet superiore ekonomiko-politike ….
    Berlyska, është ai që shkatërroi të djathtët përfundimisht në Itali duke i kthyr si “vëllezërit” po ashtu “leghistët” në atllantikët më të përkushtuar në botë! Kur langojtë ka kalojnë për besnikëri padronit të tyre….
    Më vjen keq, si të majtët po ashtu të djathtët në Itali , mbështsin armatimin e Ukrainës, duke pretenduar që kontribuojnë për paqen!
    Është apsurde, por është kështu!
    Janë ata që izoluan popullatën në shtëpia, lanë pa punë njerëzit, krijuan urrejtjen midis miq, shokë, familjarëve.
    Imponuan vaksinimin e pleqve dhe foshnjave!!!
    Me një siero që ëahtë eksperiment i pa aprovuar nga organet përkatëse!
    Janë po këta, ( e majta dhe e djathta italiane ) sikur në gjithë Perëndimin, që çensurojnë radio-televizjonet dhe të gjitha organet e shtypit,
    duke bërë propagandë të fëlliqur pro-luftës në dëm të Evropës .
    Ky është fundi jo vetëm i Evropës por i gjithë Perëndimit!
    Ka të drejtë Albo;
    Perëndimi perëndoi!
    Sot pentagoni tha nëpërmjet gazetës zëdhënëse që në 2024 do të ketë luftë me Kinën, luftë të përgjithëshme!!!
    Ku bëheshin hesapet e humbjeve , 800 avionë, 4 areopëanbajtëse, etj ( pra gjysma e arsenalit të fllotës shba ), për Tajvanin. Pikërisht vetëm pak ditë nga “vizita” e pijaneces Nensi ( leshatares )!
    Sot kryeministrja finlandeze , bllokoi vizat ndaj turistëve rusë, e mbështur nga vendet balltike dhe polakët, tha një gazetë gjermane, por që kjo nuk është një veprim ligjor në BE!!!
    Gjithësesi, pas ndalimit të maceve dhe qenve, përjashtimit të dirigjentëve dhe sopranove, balerinëve, nga teatrot evropiane, bojkotimit të kulturës ruse në të gjitha format, duke filluar nga literatura me famë botërore , përjashtimi i studentëve, i atletëve ( deri tek ata me handikap ), sekuestrimi i pasurive të tundëshmebdhe të patundëshme ( kontet në bankat dhe johtët, shtëpitë dhe fabrikat),
    tani po veprohet në dëm të atyre që jetojnë me me të ardhurat që sjellin turistët rusë.
    Po veprohet pikërisht sikur me sanksionet, ku do ta vuajnë popujt në kurriz….
    Pra e gjithë kjo, për të treguar që Berlyska nuk ëahtë aspak më i mirë, nga e gjithë banda që mbajnë në robëri gjithë perëndimorët.
    Por jashtë teme, po shtoj që, ndërgjegja e popujve po zgjohet, janë duke u organizuat parti që nuk bëjne pjesë në parlamente, që donta ndërrojnë kursin drejt humnerës që po na çojnë guvernatorët tanë!!!!
    I quajnë, no-vax, vizionarë, kompllotistë, të paguar ( nga rusët ), populistë, e kush ka më le të shtoj, por që shpejt do të bëhem hesapet me politikën antievropiane, skandaloze, kriminelësh, që kush imponoi vaksinat vdekje prurëse do të përgjigjet penalisht, që kush shtyn drejt luftës në Ukrainë do të digjet vetë brënda!
    Pasi njerëzit kur të fillojnë me racjonimin e gazit, naftës, qymyrit, lëndëve të para industtiale, elektricitetit, ujit , ushqimeve , por si rezultat edhe vëndeve të punës që do të humbasin…., dhe ja që dimri po afrohet!!!!
    Mendoni, Franca një fuqi bërthamore, flas për centralet nukleare, po fillon të imvestojë në energjinë e “pisët” të qymyrit…, me “bekimin” e Greta Tumberg….
    Ndërkohë Italia ndeshet me Spanjën për të marr furnizimet e gazit nga Algjeria, pa harruar që për 50 % është pronë e Gazprom-it.
    Ndërkohë po ngrihen punonjësit e agrikulturës, peshlimit, turizmit, etj, në gjithë Evropën, Belgjikë, Hollandë, Itali, por jo vetëm, në Bangladesh, Argjentinë, Kanada, Egjipt, Sirilanka, etj….
    E gjithë kjo do të çojë në përforcimin e Briks dhe rënin e pashmangëshme të atyre që pretendonin të kishin hegjemoninë e përherëshme, ndaj botës!
    O do të ketë një kalim pa me mirëkuptim, o ndryshw gjaku do të kristalizohet si gurët e rubinit…………..
    Ku gjeneratat e mijëvjeçarëve të ardhëshëm do ti çmojnë, më shumë se ne!


    Përshëndetje.


    Ps: Shpresojmë që bota të ndryshojë këto 48 muajt e ardhëshëm.
    Amin!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Silvio Berlusconi: Do t'i rikthehem politikës për ta bërë Italinë prapë të lumtur

    Ka ik per shele , kerkon ta ktheje it nga rrepublike parlamentare ne presidenciale

    ansa

  4. #4

    Për: Silvio Berlusconi: Do t'i rikthehem politikës për ta bërë Italinë prapë të lumtur

    Atman, ke shumë të drejtë!

    -.-.-.-.-.

    Në rradhë të parë e ndjej të detyrueshme ti kërkoj falje Forumit për gabimet ortografike me thasë…, pasi helbete, pa syzet handikapi i moshës, të bën figurë të keqe! :-)

    Pët temën, Berlyska po bën sikur koha ka ndaluar në vitin 1994.
    Ai jo vetëm që konsideron italianët dele, por është fajtor sa çdo kryetar partie tjetër italiane… kutu pa përjashtim!
    Si PD dhe variantet e saja, ashtu edhe FI me legën dhe bostanen, janë të shitur këmbë e kokë.
    Po tallen me njerëzit duke i influencuar me ideologjitë e 900’
    Por që sot kanë humbur kuptimin e tyre, i vlejnë vetëm partive që të krijojnë idenë se gjoja, populli bagëti, vendos kush do të qeverisë vendin, por e shohim që në 30 vitet e fundit, asnjë aleancë si të majtë po edhe të djathtë nuk kanë përfunduar as edhe një legjislaturë.
    Gjithmonë me “qeveri teknike” pra me “komisarë” të imponuar nga financa e lartë globaliste që sundon botën!
    Pra eshe Silvio nuk bën përjashtim!
    Me dërgimin në azil të Kraksit, i fundit qeveritar i denjë për këtë titull, pas “mani pulite” Italia humbi sivranitetin e saj…….
    Është shumë dmth fakti që nga viti 79-80 në Itali, votuesit në pjesëmarrje, kanë bërë astenim ( nuk votojnë ) në mënyrë progesive….
    Për të arritur sot që më shumë se gjysma e atyre që kanë të drejtë votimi, nuk votojnë.
    Por nëse një parti o kualicion i ri, di të arrinte të bindë këtë 50% , foton automatikisht një mazhorancë parlamentare!
    Kjo jo vetëm që tmerron të shiturit buratinë italian, jo vetëm buratinët e tjerë të Brukselit, por edhe të përtej oqeanit!
    Pasi shumë gjëra do të ndryshonin atëhere!
    Ja pra Berlyska ka “zbritur në fushë” përsëri, por si gjithnjë me premtime madhështore utopike…
    Është një figurë e errët e pokitikës italiane, sikur kolegët e tij, por ka një marsh më shumë.
    Pasi posita politike dhe suksesi financiar, e bëri të qëndrojë sipas fazave historike, në krahë të krerëve të botës ( Bush + Putin etj ) por në momentet kritike, i braktis premtimet dhe miqësitë.
    Përfundimi, Berlyska është politikani më i mirë në Itali, për barcaleta!


    Përshëndetje.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Tema të Ngjashme

  1. Bujar Kapexhiu: Do të rikthehem në kinematografi
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2021, 21:05
  2. rikthehem te shkruaj
    Nga Vinjol në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2018, 07:48
  3. Bere Jeten Tende Me Te Lumtur
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 16:09
  4. Silvio Berlusconi së shpejti vizitë zyrtare ne Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 08:04
  5. I lindur per te bere dike te lumtur
    Nga josif në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 05:54

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •