Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në plazh

    Mbyllet protesta, qytetarët: Peticion në gjithë Shqipërinë për shkarkimin e ministrave

    Emri:  Capture-7.jpg

Shikime: 127

Madhësia:  39.8 KB

    Protesta për herë të dytë, ku kërkohet drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia filloi para Ministrisë së Brendshme në orën 19:30 dhe u mbyll para Kryeministrisë në orën 21:00.

    Qytetarët provuan edhe të telefonojnë live kryeministrin Edi Rama, për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrave si prindër, por megjithëse zilja ra, nuk pati përgjigje. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe paralajmëruan një peticion për shkarkimin e dy ministrave.

    “A duhet të mbahet përgjegjësi nga dikush në këtë vend. Ne do vazhdojmë duke kërkuar drejtësi për Jonadën. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera”, tha e afërmja e 7-vjeçares.

    Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Qytetarët kishin vendosur një afat prej 72 orësh, por një natë më parë afati skadoi. Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye.

    Emri:  Protesta-8-gusht-5.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  37.3 KB

    Emri:  Protesta-8-gusht-4.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  25.2 KB

    Emri:  Protesta-8-gusht-5.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  37.3 KB

    Emri:  Protesta-8-gusht-6.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  32.1 KB

    Emri:  protesta-3.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  74.2 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    Fëmijët ulen në shkallët e Kryeministrisë: Drejtësi për Jonadën

    Të ulur këmbëkryq te shkallët e Kryeministrisë në protestën për Jonadën, janë edhe fëmijët që janë edhe sa mosha e 7-vjeçares. Fëmijët e shoqëruar nga prindërit mbajnë pankarta në duar që shkruajnë: “Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë në paqe”.

    Emri:  femijet.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  38.0 KB

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    Bojë e kuqe në murin e Ministrisë, qytetarët: Është gjaku i Jonadës dhe i çdo jete të prerë në mes

    Emri:  640-0-1659982313xprotedta-5png-761.png

Shikime: 49

Madhësia:  187.6 KB

    Në mënyrë simbolike, qytetarët kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.

    “Ky është gjaku që ka shkaktuar Kumbaro, ky është gjaku që ka shkaktuar Çuçi, ky është gjaku që shkaktoi Nano, ky është gjaku i Jonadës dhe jo vetëm, gjaku i çdo jete të prerë në mes”.

    Emri:  gjakuministria.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  24.0 KB

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    Pas “gjakut” që lyen Ministrinë, qytetarët ulen këmbëkryq para Kryeministrisë

    Emri:  Capture-6.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  32.1 KB

    Zhvendoset protesta nga ana e qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, nga Ministria e Brendshme përballë Kryeministrisë.

    Qytetarët dhe aktivistët e Shoqërisë Civile qëndruan përreth 40 minutash para Ministrisë.

    Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    “Çdo i fortë në këtë vend na i shëmton jetën”, avokati Adriatik Lapaj i bashkohet protestës

    Emri:  Lapaj.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  24.8 KB

    Edhe avokati Adriatik Lapaj i është bashkuar protestës së sotme qytetare para ministrisë së Brendshme, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

    “Unë babai i një vajze, fatkeqësisht mund të ndodhej ime bie. Ne duhet të reagojmë edhe kur dëmi ndodh tek te tjerët. Ajo që ka ndodhur aty është dështimi i sistemit, dështimi i strukturave për të zbatuar menaxhimin e plazheve. Kjo bën që humbet një jetë. Jeta e asaj vajze është potencialisht jeta e cdo fëmije

    Duke neglizhuar, duke e trajtuar hallin si të tjetrit ne qëndrojmë një shoqëri e përçarë dhe cdo i fortë me 5 lekë në këtë vend na i shëmton jetën dhe cdo ministër na shpërfill.

    Qeveritë zgjidhen për të marrë masa që mos shkohet tek ngushëllimet. Kryeministri shprehet me vendime. Vendimet që duhet të marrë në këtë rast duhet të jenë shkarkime të personave përgjegjës, për të dhënë mesazhin që ne nuk i marrin në mbrojtje ata që shkelin ligjin. Kjo është një protestë shumë qytetare që ka në qendër jetën”, tha Lapaj per News24.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    “Do vijnë ditë më të zeza në shtator”, qytetari në protestë: Të ikë Rama i pari

    Emri:  Protesta-111-770x387-1.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  33.1 KB

    Këtë të hënë po mbahet protesta e dytë e organizuar nga shoqëria civile e mbështetur nga partitë politike për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase. Qytetarët janë mbledhur sërish te Ministria e Brendshme. Ata shprehen se ka shumë arsye për të protestuar dhe se shteti nuk ka derë të hapur për hallet e qytetarëve. Njëri prej tyre tha se është Edi Rama ai që duhet të iki i pari, si edhe foli për një skenar me ditë më të zeza në shtator.

    “Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha dorëheqjen.

    Ministrisë së Brendshme duhet t’i hiqet drejtuesi politik që është koka e gjarprit. Ministrisë së Turizmit duhet t’i hiqet Kumbaro që shiti Butrintin. Në Shqipëri po komandojnë globalistët.

    Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare, e dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë”.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqiptarët në protesta kërkojnë dorëheqjen e ministrave përgjegjës për vdekjen e vogëlushes në

    Qytetarja e telefonon për t’i kërkuar shkarkimin e ministrave, Rama nuk i përgjigjet

    Emri:  Rama-protesta-jonada-1024x637-1.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  38.5 KB

    Pak para se protesta qytetare për vrasjen e 7-vjeçares Jonada të përfundonte, një qytetare mori në telefon Edi Ramën. Pedagogia dhe e afërmja e vogëlueshes, Ilirjana Kuçana, kërkoi të fliste, por kryeministri nuk e hapi telefonin.

    “Po telefonojmë live kryeministrin për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Rama nuk e hap telefonin. Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në çdo institucion.

    Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, tha Kuçana.

    Koha Jone

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (09-08-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2022, 16:21
  2. Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 22:14
  3. PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-03-2015, 11:12
  4. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 11:41
  5. Studentët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Veliu
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 11:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •