Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA-ve

    FBI ‘bastis’ rezidencën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

    Emri:  Picture1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  53.0 KB

    Rezidenca e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Florida është kontrolluar nga FBI-ja, dhe disa dokumente nga brendësia e saj janë sekuestruar. Hetuesit federalë kanë ‘bastisur’ resortin Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas, rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, pas një hetimi mbi disa shkresa që ish-presidenti mund t’i ketë çuar në këtë banesë. Kjo lëvizje e Departamentit të Drejtësisë tregon për një përshkallëzim të hetimit mbi ‘zhdukjen’ e 15 kutive të të dhënave presidenciale nga Shtëpia e Bardhë. Në shqyrtim është duke u marrë edhe mundësia e shkatërrimit në mënyrë të paligjshme të këtyre dokumenteve nga ana e Trump.

    “Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, është bastisur dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë për mediet të hënën në mbrëmje, duke shtuar: “Ata madje hapën edhe kasafortën time!”

    Edhe më herët ish-kreu i SHBA-ve ka qenë nën vëzhgim për shkak të disa shkeljeve të Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, që detyrojnë ruajtjen e dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë. Për aktin e heqjes ose shkatërrimin e qëllimshëm dhe të paligjshëm të të dhënave presidenciale, statuti parashikon dënime që fillojnë nga gjoba, burgimi apo përjashtimi nga mbajtja e postit aktual ose të ardhshëm. Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi bastisjen e shtëpisë së Trump, por ky veprim duket se paralajmëron një rrezik të mundshëm ligjor për Trump. Gjatë kohës së kontrollit të ushtruar, ish-presidenti nuk ishte në Mar-a-Lago pasi gjendej në klubin e tij të golfit në Bedminster, Nju Jersey.

    Gjatë presidencës së Trump Mar-a-Lago njihej si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit”. Ish-presidenti dhe gruaja e tij, Melania, u rikthyen në resortin e Floridës pasi u larguan nga Uashingtoni dhe që atëherë, presidenti e ka bërë atë qendër të veprimtarisë së tij politike.

    Bastisja e shtëpisë vjen pak pasi Trump ka thënë se po përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial në 2024. Po ashtu, ketë ngjarje e ka paraprirë edhe një seri dëgjesash të mbajtura lidhur me sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

    Në një deklaratë të furishme, Trump e krahasoi sulmin e FBI-së me “Watergate” dhe akuzoi radikalët e majtë që sipas tij janë të frikësuar dhe do të bënin gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.

    Departamenti i Drejtësisë kanë vlerësuar mundësinë e hapjes së një hetimi penal, që nga prilli i këtij viti, mbi çështjen e heqjes së dokumenteve nga Trump. Zbulimi mbi zhdukjen e 15 kutive me materiale u bë nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (Nara) teksa përgatitej për të transferuar të dhënat nga Shtëpia e Bardhë në komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte mbi ngjarjet e 6 janarit. Këto kuti, që ishin zhvendosur në Mar-a-Lago, iu kthye Nara-s pas negociatave me avokatët e Trump. Megjithatë zyrtarët zbuluan se ish-presidenti kishte marrë me vete disa dokumente të klasifikuara, me rëndësi për sigurinë kombëtare.

    “Për shkak se Nara identifikoi informacione të klasifikuara që mungonin në kuti u detyruam të komunikonim me Departamentin e Drejtësisë,” tha kryearkivisti David Ferriero në një letër drejtuar Kongresit.

    E gjithë kjo sagë nxiti komitetin e mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmenia Carolyn Maloney, që të hapte një hetim të veçantë mbi heqjen ose fshehjen e të dhënave të qeverisëm që është një vepër penale.

    Lajmi mbi këtë ngjarje nuk u prit mirë nga mbështetësit e Trump, të cilët të bindur se ish-presidenti sërish po akuzohet padrejtësisht janë mbledhur jashtë Mar-a-Lago të hënën në mbrëmje.

    Burimi: The Guardian

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA

    ‘Më e mira do të vijë’/ Trump poston videon e fushatës së ardhshme

    Emri:  trump-5-4.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  17.9 KB

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, postoi një video me stil fushate në rrjetin e tij social, Truth Social.

    Reagimi i tij me këtë video, që duket se paralajmëron kandidimin në zgjedhjet e vitit 2024, erdhi pasi FBI bastisi shtëpinë e ish-presidentit në Florida.

    Videoja nis me ngjyrat bardhezi, ndërsa Trump flet për një komb në rënie.



    Ai përmend tërheqjen katastrofike nga Afganistani dhe çmimet në qiell të energjisë.

    “Ne jemi një komb që kemi lejuar Rusinë të shkatërrojë një vend, Ukrainën, duke vrarë qindra-mijëra njerëz. Ne jemi një komb që kemi përdorur forcat e rendit si armë kundër një partie politike si kurrë më parë”, thuhet në video.

    “Ne jemi një komb që kemi lejuar Iranin të prodhojë një armë gjigante bërthamore dhe Kinën që të përdorë trilionat e marra nga SHBA për të ngritur një ushtri që rivalizon tonën”.

    Më pas videoja nis të bëhet me ngjyra.

    “Nuk ka mal që nuk e ngjisim, nuk ka majë që nuk e arrijmë, nuk ka sfidë që nuk e përballojmë. Ne nuk do përkulemi, nuk do thyhemi, nuk do dorëzohemi,” thotë ish-presidenti.

    “Tiranët me të cilët po luftojmë, nuk kanë asnjë mundësi para nesh, sepse ne jemi amerikanë dhe amerikanët i përulen vetëm Zotit dhe para Zotit. Është koha që të fillojmë të flasim përsëri për madhështinë e vendit tonë”.

    Videoja mbyllet me fjalët: Më e mira nuk ka ardhur akoma.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA

    “Zëri i Amerikës”: Rrethanat rreth kontrollit të shtëpisë së ish Presidentit Trump ende të paqarta

    Rrethanat rreth kontrollit të shtëpisë së ish Presidentit Trump, nuk janë plotësisht të qarta, por FBI-ja dihej që po hetonte rreth disa kutive me dokumente të klasifikuara, të gjetura në shtëpinë e zotit Trump në Florida, pasi ai ishte larguar nga detyra.

    Sipas ligjeve, gjithshka, lista e telefonatave, projekt-fjalimet, fjalimet, shënimet me dorë dhe gjithshka tjetër nga aktiviteti i një presidenti, duhet t’i dërgohet Arkivave Kombëtare për ruajtje pas përfundimit të mandatit.

    Çdo dokument presidencial është pronë e qeverisë amerikane dhe ruhet në Arkivat Kombëtare, sipas drejtuesve të arkivit. Ligji për këtë është miratuar në vitin 1978.

    Për dokumentet e paklasifikuara, publiku mund të bëjë kërkesa në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, për t’u njohur me to, 5 vjet pasi ato kanë shkuar në arkiva, ndonëse ish presidentët kanë të drejtë të kërkojnë që një pjesë e dokumenteve mos të hapen deri në 12 vjet pas largimit të tyre nga detyra.

    Sipas historianëve që studiojnë këto dokumente, pa patur qasje në këto materiale, publiku nuk mund të shikojë të vërtetën, por vetëm të vërtetën që u serviret nga zyrtarët./VOA/

    FBI kontroll në pronën e ish presidentit Donald Trump
    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump zbuloi dje se agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve kishin kontrolluar shtëpinë e tij në Mar-A-Lago të Floridas, që ai e cilësoi si “bastisje”. Rrethanat e operacionit janë ende të paqarta dhe FBI-ja nuk ka bërë komente. Megjithatë, sipas burimeve, operacioni duket se është në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara nga zoti Trump, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. Ish-presidenti Trump akuzon demokratët se po shfrytëzojnë FBI-në për ta penguar atë të fitojë një mandat tjetër presidencial më 2024.

    Byroja Federale e Hetimeve kontrolloi pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në kuadër të një hetimi nëse ai ka marrë dukumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida, thanë të hënën burime të afërta me këtë çështje.

    Ishte vetë zoti Trump që e zbuloi veprimin e FBI-së përmes një deklaratë të gjatë, ku pohoi se agjentët kishin hapur edhe kasafortën e tij, në një operacion që ai e cilësoi si dëshmi të “kohëve të errëta” për Shtetet e Bashkuara.

    FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk kanë bërë komente për operacionin e kontrollit, që shënon një përshkallëzim dramatik në hetimet kundër zotit Trump, ndërsa paralelisht po kryhen edhe hetime të tjera rreth përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

    Ish-presidenti Trump dhe aleatët e tij u përpoqën menjëherë ta cilësojnë kontrollin si pjesë të një përpjekjeje të drejtuar nga demokratët për ta penguar atë të fitojë një mandat tjetër më 2024, edhe pse Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte njohuri paraprake për operacionin, ndërsa drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, është emëruar nga zoti Trump pesë vjet më parë dhe kishte shërbyer më parë si zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë të drejtuar nga republikanët.

    “Pas bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastitje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij. “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë e ngjashme nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”, shtoi zoti Trump.

    Të paktën një nga mbështetëset e tij jashtë shtëpisë së ish-presidentit në Florida, përsëriti pretendimin e zotit Trump.

    “Administrata e Bidenit dhe demokratët po përdorin FBI-në si armë. Kjo duhet të ndalet. FBI-ja nuk duhet të shfrytëzohet kundër një presidenti tjetër. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha ajo.

    Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson nuk komentoi rreth kontrollit dhe as nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar atë personalisht.

    Departamenti i Drejtësisë po hetonte rreth dokumenteve të klasifikuara që ndodheshin brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago dhe u dërguan tek Arkivat Kombëtare në fillim të këtij viti.

    “Ka shumë ligje që rregullojnë informacionet e klasifikuara, duke përfshirë një ligj, që e bën keqpërdorimin e tyre një vepër të dënueshme me pesë vite burg. Është krim t’i mbash dokumentet ë një vend të paautorizuar”, thotë gazetarja Michelle Price.

    Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje, ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.

    “Është e mundur që ish-presidenti të përpiqet të argumentojë se si president, ai ishte autoriteti përfundimtar për deklasifikimin e materialeve”, shton gazetarja Price.

    Ky nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballet tani ish presidenti.

    Departamenti i Drejtësisë është duke hetuar edhe përpjekjet e aleatëve të zotit Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol.

    Departamenti nuk ka njoftuar nëse do të kërkojë ngritjen e akuzave penale kundër ish presidentit në atë hetim.

    Ndërkohë, një prokuror qarku në Fulton të Xhorxhias ka hapur një tjetër rast ndaj ish presidentit, nëse ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ndërhynë tek zyrtarët zgjedhorë të këtij shteti për të përmbysur rezultatin. Zgjedhjet në Xhorxhia u fituan nga demokrati Joe Biden.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA

    Trump thyen rekordin e donacioneve politike pas bastistjes se shtepise se tij nga FBI. Djali i tij Eric e ka publikuar lajmin sot.

    Emri:  Screen Shot 2022-08-10 at 10.33.22 AM.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  31.0 KB

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA

    Pse agjentët e FBI-së bastisën rezidencën e Donald Trump-it?

    Ish-presidenti amerikan aktualisht po përballet me disa hetime dhe padi, duke përfshirë mungesën e regjistrave të Shtëpisë së Bardhë dhe sulmin e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së


    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se rezidenca e tij në klubin Mar-a-Lago në Florida u bastis nga FBI-ja të hënën, duke e bërë atë të reagojë ashpër ndaj këtij veprimi që ai e quajti “sulm” të paprecedentë, duke akuzuar kundërshtarët e tij politikë për përdorim të sistemit të drejtësisë si armë.

    Por pse FBI kontrolloi shtëpinë e Trump-it në Florida, madje duke shkuar aq larg sa thuhet se hapi një nga kasafortat e tij? Cilat janë akuzat me të cilat përballet ish-presidenti amerikan?

    FBI dhe Departamenti i Drejtësisë deri më tani kanë refuzuar të komentojnë mbi bastisjen, por disa raste kundër Trump-it tashmë janë raportuar gjerësisht, duke përfshirë keqpërdorimin e tij të dyshuar dhe marrjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara dhe zyrtare.

    Shumë media amerikane raportuan se bastisja dukej se ishte e fokusuar në materiale si kuti me dokumente të klasifikuara që Trump i ka sjellë me vete në Mar-a-Lago kur u largua nga Shtëpia e Bardhë janarin e kaluar, apo edhe para përfundimit të mandatit të tij.

    CNN citoi tre persona të njohur me situatën të kenë thënë se urdhri i kërkimit i FBI-së ishte pjesë e një hetimi për “trajtimin e dokumenteve presidenciale, përfshirë dokumentet e klasifikuara”.

    New York Times citoi gjithashtu “shumë njerëz të njohur me hetimin” të kenë thënë se kërkimi u fokusua në materialin që Trump solli në klubin privat Mar-a-Lago kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

    Eric Trump, një nga djemtë e e ish-presidentit, tha për Fox News se kërkimi i FBI-së lidhej me dokumentet e marra nga Shtëpia e Bardhë.

    “Qëllimi i bastisjes ishte, nga sa thanë ata, sepse Arkivi Kombëtar donte të vërtetonte nëse Donald Trump kishte apo jo ndonjë dokument në posedim të tij”, tha Eric Trump.

    Ish-presidenti amerikan aktualisht po përballet me disa hetime dhe padi, duke përfshirë mungesën e regjistrave të Shtëpisë së Bardhë dhe sulmin e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së.

    Arkivi Kombëtar i SHBA-së

    Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave e SHBA-së këtë janar mori 15 kuti me dokumente të Shtëpisë së Bardhë nga rezidenca e Trump-it në Mar-a-Lago, të cilat duhej t’i ishin dorëzuar agjencisë kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

    Më vonë ajo njoftoi Kongresin Amerikan se kutitë përmbanin “artikuj të shënuar si informacion i klasifikuar i sigurisë kombëtare”.

    “Përfaqësuesit e ish-presidentit Trump kanë informuar NARA-n se po vazhdojnë të kërkojnë për regjistra shtesë presidenciale që u përkasin Arkivave Kombëtare”, tha Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave (NARA) në një deklaratë në shkurt.

    Në shkurt, ish-ndihmësit e Trump-it thanë për disa media amerikane, si The Washington Post, se kutitë përmbanin “kujtime, dhurata, letra nga liderët botërorë dhe korrespondenca të tjera”, duke mohuar çdo “qëllim të mbrapshtë”.

    Sipas Akteve të Regjistrave Presidencialë, të cilat Kongresi i miratoi në vitin 1978 pas skandalit Watergate të presidentit Richard Nixon, të gjitha të regjistrat presidencialë janë pronë publike dhe do t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar pas përfundimit të mandatit të presidentit.

    Kërkimi nuk do të thotë se Trump po akuzohet për kryerjen e një krimi.

    Për të kryer bastisjen e së hënës, FBI-së i është dashur të bindë një gjyqtar se ata kishin arsye të mundshme që Trump kishte marrë në mënyrë të paligjshme dokumente zyrtare dhe për më tepër se nuk kishte gjasa që ish-presidenti t’i kishte dorëzuar vetë dokumentet, me dëshirë. Më pas gjykatësi do të lëshonte një urdhër.

    Është gjithashtu pothuajse e sigurt se udhëheqësit e lartë në Departamentin e Drejtësisë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, duhet të kenë miratuar kontrollin e rezidencës së një ish-presidenti, të paprecedentë në historinë e SHBA-së.

    Për më tepër, edhe nëse kontrolli ishte autorizuar bazuar në keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve zyrtare, nëse kanë dalë prova gjatë kontrollit në lidhje me rastet e tjera që lidhen me Trump-in – si sulmi i 6 janarit ose skema e “zgjedhësve të rremë” për të dhënë në mënyrë të paligjshme vota për Trump-in nga shtetet që ai nuk i fitoi –ato prova mund të mblidhen dhe të përdoren nga prokurorët që ndjekin rastet e tjera.

    burimi : aa.com.tr

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Të tmerruar nga një rikthim i Trump në pushtet, FBI bastis rezidencën e ish-presidentit të SHBA

    FBI konfiskoi telefonin e kongresmenit republikan Scott Perry pas bastisjes së shtëpisë së Trump-it

    Një ditë pas bastisjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida, FBI-ja konfiskoi të martën telefonin celular të ligjvënësit republikan Scott Perry nga Pensilvania, një aleat i Trump-it, tha Perry në një deklaratë për CBS News

    "Këtë mëngjes, derisa udhëtoja me familjen time, tre agjentë të FBI-së më vizituan dhe më morën celularin", tha Perry.

    Perry pohoi se ata "nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte bërë marrëveshje që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre".

    "Jam i indinjuar, megjithëse jo i befasuar, që FBI-ja nën drejtimin e DOJ (Departamenti i Drejtësisë) i Merrick Garland do të konfiskonte telefonin e një anëtari të Kongresit", tha ai në deklaratën e tij.

    Ai theksoi se "këto lloj taktikash të një republike bananesh duhet të shqetësojnë çdo qytetar".

    Trump të hënën tha se prona e tij në Mar-a-Lago në Florida po bastisej nga FBI, duke denoncuar "sulmin" e paprecedentë.

    "Shtëpia ime e bukur, Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së", tha ai në një deklaratë në platformën e tij Save America.

    Trump kritikoi vizitën e paparalajmëruar, duke thënë se "një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e thyera të Botës së Tretë".

    Ai tha se SHBA-ja tani është bërë një nga ato vende, "të korruptuara në një nivel të paparë më parë".

    "Ata hynë edhe në kasafortën time!" pohoi ish-presidenti amerikan, duke u ankuar se "asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara".

    Më vonë, raportet e mediave pretenduan se kërkimi dukej se ishte i fokusuar në materialin që Trump "kishte sjellë me vete në Mar-a-Lago", duke cituar njerëz të njohur me hetimin.

    burimi: Anadolu Agency

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2022, 01:16
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2021, 23:06
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2021, 13:46
  4. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-01-2021, 11:07
  5. Basha e Mediu të ftuar në inagurimin e presidentit Trump
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-01-2017, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •