Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

    Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

    Historia e kësaj maskarade ka filluar që kur ushëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, duke parë rënien e murit të Berlinit me 9 nëntor 1989 dhe pushkatimin e Çausheskut në22 dhjetor 1989, seriozisht dhe me frikë në zemër kuptoj se diktatura komuniste ën Shqipëri praktikisht kishte marë fund. insistimi i OSBE për të demokratizuar Shqipërinë dhe për të ndërruar sistemin në Shqipëri nga një diktaturë në një vënd me sistem të demokracisë perëndimore.
    Masat që ai mori për të përballuar një revoltë popullore dhe një hakmarrje me gjakderdhje të madhe ishin në përputhje me deklaratën e Katovicës. Këto u zbuluan nga Prof. Servet Pëllumbi ish Kryetar i PS disa vite më vonë për strategjinë që ndoqi Ramiz Alia për të bërë kalimin e butë nga Diktatura në Demokracinë perëndimore. ``Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së ‘87. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike.
    Deklaratat e profesor Pëllumbit për një skenar të Katovicës të aplikuar në Shqipëri nga Ramiz Alia, u kundërshtuan nga Fatos Nano i cili tha se:`` janë vetëm një përpjekje për të zënë një vend në histori. Në emisionin “Debat”, profesor Pëllumbi, përmes dokumentit që zbuloi, tregoi se ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano që u vendosën në krye të dy partive kryesore politike e që drejtuan historinë politike të pas viteve ‘90 në Shqipëri. “Kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet dhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano”, u shpreh Servet Pëllumbi (Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit (forumishqiptar.com).
    E ashtuquajtura Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për shkak të dështmit të komunizmit, krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake.
    Pavarësisht se këtë Platformë Nano dhe Bersha e mohuan kjo tregon se Platforma e Katovicës për ndryshimin ebutë të sistemit ishte reale dhe ngjashme më glasnost dhe perestroika të Gorbaçovit
    Këtë Platformë Ramiza Alia e zbatoi duke inkuadruar ish sigurimsat dhe ish spiunët të cilët ishin rreth 120.000 individë, të gjithë me dosje të cilët i shërbenin PPSH me vetmohim për 44 vite rresht. Për fat të keq këto dosjë një pjesë kanë humbur ose asgjësuar për persona të veçantë dhe nga këto kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma. Në dosjet sekrete të ìsh-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri. Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; i Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi; Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni; Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër…(I mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për spiunët e sigurimit...lojëra të fëlliqura për emra të përveçëm! - NeësIn).
    Kjo armatë ish-spiunësh u shpërnda në katër partitë e para si fillim i pluralizmit në Shqipëri: PS, PD,PR, PPDNJ. Të gjith kryetarët e Partive ishin drejtues komunistë dhe spiunë ose ish sigurimsa. Dikush mund të thotë se ka patur një ligj që komunisti me kartë nuk mundtë bëhej spiun. Po ashtu është, por kur ai kumnist martohej ose kishte ndonjë `kleçkë` në bigrafi ai mund të bëhej spiun Me këtë Kontigjent Ramiz Alia shpëtoi veten dhe PPSH duke e copëtuar në katër parti dhe më vonë pas 30 vitesh janë 114 parti në Shqipëri. Çfarë ndodhi që nga 199i deri më sot/ Këta ish spiunë e ish sigurimsa drejtuan Shqipërinë në të tre pushtetet e shtetit shqiptar: në Drejtësi (që duhet të ishte e pavarur), në Parlament (Shqipëria ështe Republikë Parlamentare) dhe Pushteti egzekutiv (Këshilli i Ministrave). Gjithashtu këta ish spiunë dhe shërbëtorët e tyre të shumtë të ashtuquajturit `Intelektualët katundarë` . sidomos ata nga rrethet e vogla. kapën Pushtetin e Katërt- Mediat: tv, Media e shkruara, portalet e internetit që dolën pas viteve 2000.
    Këta individë dhe pasuesit e tyre siç spjegova më lart e mbajtën Shqipërinë dhe po përpiqen ta mbajnë edhe sot kur SHBA po përkrah fuqimisht nëj Shqipëri pa korrupsion dhe pa `non gratta` -një vënd anarkik, plot shpifje, duke nxirë faqen Shqipërisë, duke përdorur çdo mjet të mundshëm madje duke politizuar çdo vdekje për të kriuar një destabilizim të saj me qëllim që të shpëtojnë veten e tyre. Këto aspekte, kushdo që ka pak inteleigjencë mund të shohë sesi një mori tv, portalesh të drejtuar nga ish spiunët dhe miqtw e tyre, përpiqen të nxijnë jetën shoqërinë shqiptare, nxisin mllefe urrejtje, e plot djallëzi për të destabilizuar vëndin.
    Rasti i fundit i ish Presidentit Meta, është flagrant. Fshehja e tij nga të qënit spiun më në fund u zbulua dhe u zbuluan edhe marëdhëniet e tij të fshehta me non-gratta Berisha. Vonesa për të nxjerrë ligjin e dekomunistizmit dhe lustracionit e kanë shkaktuar këtë problem në Shqipëri, populli dhe jeta sociale si dhe ekonomike e politike është ngërthyer në konflikte të vazhduehsme nga këta njerëz të cilët vazhdimisht përpiqen të shkaktojnë ato 5 anarkitë të cilat i përmëndi Fan Noli dikur.
    Nëse deri në 1997 me rrëzimin e Berishës nga pushteti ky kontigjent ish spiunësh dhe ish sigurimsash u përpoqën të tregonin se kapitalizmi nuk është më i mirë se komunizmi (sipas Platformës Katovica), pas `97 me ardhjen e socialistëve në pushtet të cilët edhe ata kishin në parti drejtues ish spiunë dhe ish sigurimsa, strategjia e tyre se bashku me ish spiunët dhe ish sigurimsat e partive opozitare u përpoqën që të vononin ligjin e lustracionit dhe të dekomunistizimit (të cilin Berisha nuk e miratoi as në `93 dhe as më vonë), por edhe për tu pasuruar vetë dhe për të mbrojtur vten nga forcimi i ligjit.
    Largimi i Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqpëri por duke e mbajtur peng Shqipërinë për 22 vite me rradhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja negative:
    - Largim masiv të popullatës jashtë shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,
    - Korrupsion masiv dhe përvehtësim të pronës kombëtare nga ish drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)
    - Tranzicion i zgjatur dhe papunësi massive,
    - Vonim dhe tjetërsim i pronave të individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të tyre,
    - Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje frike nga ligji duke krijuar një paradox të cuditshëm anti-ligjor kryesisht nga drejtuesit por edhe nga vetë popullata,
    - Cvendosje massive dhe të çregullt popullatave të veriut dhe të jugut për në qytetet kryesor Tiranë, Durrës, due zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,
    - Krijimi i piramidave monetare të cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,
    - Konflikte të rënda politike ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e ish-komunizmit,
    - Vonesën në integrimin e Shqipërisë në BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist (art 2022).
    Marrja e pushtetit nga Rama, ashpërsoi përplasjen sepse Rama ishte me kulturë qytetare, dhe nuk kishte dosje . Kjo shkaktoi frikeë dhe pështjellim, dhe të gjithë mbeturinat e ish spiunëve dhe ish sigurimsave me miqtë e tyre, u vunë kundër tij -të majtë e të djathë.
    Sidoqoftë përkrahja e SHBA dhe BE pengoj krijimin e një `97 të dytë, por gjëndja mbetet e rrezikshme sepse akoma opozita drejtohet nga dy ish spiunë. Dhe ka njerëz që u shkojnë pas (borxhlinjtë dhe injorantët), por edhe se shumë nga mediat tv dhe e shkruar. drejtohen apo paguhen nga këta njerëz të pasuar padrejtësisht.
    Këtë gjëndje e rëndon fakti se edhe në Maxhorancën e sotme ka plot të korruptuar, hileqarë dhe ish- sigurimsa apo ish spiunë me miqtë e tyre që po përpiqen të ruajnë statuquo-në e tyre si njerëz të `ndershëm` dhe se pasurinë e fituar padrejtësisht e kanë marrë me `djersën e ballit`. Këta janë bërë bashkë ish piunë dh eish sigurimsa me miqtë e tyre janë bërë bashkë kundër Shqipërisë për të shpëtuar vehten e tyre nga ndëshkimi.
    Sot ka shumë punë për tu bërë dhe pa ndihmën e SHBA dhe BE, Shqipëria mund të bjerë në kaos, anarki, dhe destabilitet, pikërisht nga presioni i medias dhe i pseudo shoqërive civile të cilat janë kryekëput të financuara po nga këta njerëz. Shpresojmë që Shqipëria do ti bëjë ballë edhe këtij sulmi diabolik ish-spiunësh.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

    Le të qërrohen fillimisht këlyshët e byroistëve, fara e ndyrë e Bllokut. Pataj të vazhdojë vertikalisht poshtë. Dakort je ti? S`ma do mendja të jesh dakort sepse janë dora që ushqejnë një qen si ti që leh lart e poshtë.

    P.S.
    Ca thuhet? Do ta shpallni Skënderbeun grek ortodoks? Do ta vaftisni dhe ta quani Jorgaq?

    E di si thuhet në keto raste kur lexon ty që shan dhe flet per spiunë? Shan i dhjeri të përmjerin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga King Bardhyl : 08-08-2022 më 06:17

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Kur ish-Spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

    Ore si tja bejme hallit me nipat e ish bllokmeneve qe kane kapur te gjitha pushtetet ne shqiperi

Tema të Ngjashme

  1. Besnikërie dhe pas vdekjes, qeni viziton 10 vite rresht varrin e të zotit
    Nga Sharri-Liburna në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2012, 19:42
  2. Vuvuzelat ne stadium ju pengojne apo jo
    Nga Kasumi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 20:32
  3. 20 vite më parë Kavaja zgjoi Shqipërinë nga letargjia!
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 04:46
  4. Disa bindje që pengojnë hixhabin
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 08:48
  5. Kush janë më të mirët, spiunët apo ata që mbajtën spiunët?
    Nga Begby në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-09-2008, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •