FOTO+VIDEO/ Anija ‘Vlora’ me 20 mijë shqiptarë drejt Italisë, 27 vite nga eksodi i vitit 1991

Emri:  gusht-770x470.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  54.2 KB

8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt tokës së ëndërruar, Italisë. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë, të etur për liri.

Teksa sot shënon edhe 27 vjetori nga data e eksodit të madh, më poshtë po ju sjellim një histori mbi atë çka ndodhi atë ditë vere. Ndonëse emigrantët shqiptarë udhëtuan për një të ardhme më të mirë, ata u mbyllën fillimisht në stadiumin e vjetër ‘Della Vittoria’, ndërsa më pas u riatdhesuan për në Shqipëri. Por, pavarësisht këtij fakti jo të gjithë shqiptarët u kthyen në Shqipëri. Emigrantëve ushqimi u dërgohej me helikopter, ndërsa nuk mungonin rastet kur shqiptarët përlesheshin me policinë, pasi tentonin të dilnin prej aty.



Brenda dy javësh, shqiptarët u dërguan përsëri në Shqipëri me anije dhe aeroplanë. Sipas shifrave të asaj kohe, në vendin tonë u riatdhesuan 17 mijë e 400, ndërsa në Itali mbetën 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për strehim politik. Anija e tejmbushur, ku njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit, kjo ishte tabloja që kujtohet edhe sot. Imazhet përmes fotove dhe videove nga anija e stërmbushur me shqiptarë në drejtim të Barit, sillet shpesh herë në vëmendje, ndërsa më poshtë ju sjellim disa prej tyre.

Emri:  anija_vlora_1991_31272-640x428.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  57.1 KB

Emri:  anija-vlora-11-620x413.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  73.5 KB

Emri:  download-1-3.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  11.5 KB

Emri:  auto_Eksodi_vlora_21533715215.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  27.4 KB

Emri:  auto_Eksodi_vlora_51533715218.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  58.9 KB

Balkanweb