Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,500
    Postimet nė Bllog
    4

    Sportisti Jani Kaēi

    Jani Kaēi, kolosi i portės korēare, qė u ndėshkua pėr foton e Enver Hoxhės/ Historia e legjendės sė pėrfaqėsueses qė u huazua edhe nga ‘Partizani” e “Vllaznia”, nė kupat e Europės

    Emri:  Jani-Kaci.jpg

Shikime: 55

Madhėsia:  40.4 KB

    Nga Uvil Zajmi

    Historia e numrave 1 shqiptarė ėshtė e gjatė, e shtrirė nė vite, dekada, ndeshje, klube dhe kombėtare. Nga Pozeli te Vogli, Bonati, Maliqati, Topi, Janku, Metani, Ndoja, Dinella, Muhedini, Rama, Ahmedani, Luarasi, Musta…! Janė shumė. Tė gjithė kanė karrierėn e tyre, jo tė ngjashme me tjetrėn. I bashkon fakti qė kanė qenė kolosė nė portė. Por, ajo e Jani Kaēit, e njė sarandjoti lindur nė Korēė, njė histori 20-vjeēare e pa treguar ėshtė krejt e veēantė. Nga babai qė i shpėtoi pushkatimit, te pasioni pėr boksin, student pėr Agronomi, mėsuesja e historisė, ushtar nė Xhenio dhe ndeshja qė habiti Petrit Dumen. Bluza me nr. 20 e Llazi Sėrbos, dėshira e Bamir Topit, ndeshja me Austrinė dhe takimi me Shumakerin. Ēfarė bėn sot njė ndėr portierėt mė modernė, titullar i “Partizani”-t, “Skėnderbeut” dhe Kombėtares qė, pėrcaktoi se Etrit Berisha, do tė ishte e ardhmja e portės shqiptare?

    Sarandjot me origjinė, por Korēa vendlindja

    Shumė pak e dinė qė Jani Kaēi ėshtė sarandjot, ndonėse gjithė jetėn, karrierėn, familjen e ka tė lidhur me Korēėn. Babai nga Shėn Vasili i Sarandės, lindur e jetuar nė Athinė, shkon pėr tė parė nėnėn dhe motrat nė Sarandė, nė vitet e Luftės dhe gjermanėt e dėrgojnė nė kampet e pėr qėndrimit nė Gjermani, ku qėndron 18 muaj. Pasi vranė 45 burra dhe e panė djalė jetim, i cili fliste gjermanisht dhe me gradė kolonel nė qeverinė e Venizellos, e kthejnė nė vendlindje. Lufta sapo kishte mbaruar. Atij i kishin shitur gjithēka nė Athinė dhe, nė kushte tė atilla, vendos tė qėndrojė nė Shqipėri ku fillon punė nė Ndėrmarrjen Riparim Frigoriferit nė Durrės. E shoqja, njė vajzė tregtari, shkonte me pushime nė plazh. Aty njihen, dashurohen dhe ajo e tėrheq nė Korēė, ku martohen e lindin 5 fėmijė, tė gjithė djem.

    Emri:  1-Jani-Kaci.jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  28.0 KB

    Emri:  download.png

Shikime: 25

Madhėsia:  262.9 KB

    Emri:  Jani-Shumaker-ok.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  50.3 KB

    Emri:  2-Jani-Kaci.jpg

Shikime: 34

Madhėsia:  41.9 KB

    Emri:  jani-1.jpg

Shikime: 32

Madhėsia:  50.1 KB

    Emri:  jani-22.jpg

Shikime: 32

Madhėsia:  42.0 KB

    Emri:  Jani-din-Zagreb.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  58.1 KB

    Emri:  Jani-Kaci-me-ekipin-Shpresa.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  47.4 KB

    Emri:  Jani-Kaci-me-Vllazninw-nw-Shkodwr-2-0-kundwr-Asutrisw-sw-Vjenws..jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  49.1 KB

    Rastėsisht portier, ndonėse i pėlqente boksi!

    Ėshtė bėrė portier nga rastėsia, sepse nė tė vėrtetė, i pėlqente boksi. Ka qenė vetėm nuhatja dhe njė vėshtrim i trajnerit Trajan Verika, kur luante me moshatarėt, i cili i ka thėnė: “Ti do tė bėhesh portier”. Aktivizohet me tė rinjtė dhe nė njė ndeshje nė Konvaleshencė nė Durrės, Skėnderbeu-Besa. Pandi Peleshi, kėngėtar i Ansamblit nė Tiranė, por edhe daja i tij, po e ndiqte takimin bashkė me Boriēin, me tė cilin kishin pas qenė studentė nė Bullgari. Aty, Loro i madh e pyet: “Pse kėtu?”. – “Kam njė nip qė po luan”, ishte pėrgjigja…! Loro e sheh, e pėlqen dhe e regjistron nė memorie. E thėrrasin te “Partizani” i madh, ku qėndron pesė muaj bashkė me Muhedinin, Lelėn, Ismailin dhe me nė krye, Panon legjendar. Ishte pranvera e vitit 1967, kur ai ishte vetėm 15 vjeē, gjimnazist nė vitin e dytė tė “Raqi Qirinxhi”.

    Kėshilla e mėsueses: “Jani, ik nė Tiranė…”
    Sapo kishte filluar stėrvitjen, me dėshirėn pėr t’u sistemuar nė Tiranė, por nuk ka mundur tė regjistrohet nė Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike “Vojo Kushi”, por as edhe nė Shkollėn e Bashkuar “Skėnderbej”. Ēėshtje biografie…! “Je djalė i grekut”, i thoshin dhe Komiteti i Partisė i Korēės, i’a pėrcillte negativisht dokumentet. Kthehet nė Korēė, mbaron gjimnazin duke bėrė dy klasė bashkė dhe fillon Institutin Bujqėsor pėr Agronomi, por nuk i pėlqente. Mėsuese nė “Historinė e Partisė”, Liri Lubonja, njė tip modern, duke parė pasionin e tij, si dhe luftėn e klasave qė e pengonte sistematikisht, i thotė: “Jani Kaēi, mundohu tė ikėsh nė Tiranė….”. E la Institutin dhe mė 12 dhjetor 1971, shkon tė kryejė shėrbimin ushtarak trevjeēar. Duhet tė shkonte direkt te “Partizani”, por Korēa e dėrgoi nė Rinas, nė Repartin e Xhenios, pėr tė humbur adresė. “Partizani” ndodhej nė Kinė, nė njė turne miqėsor 6-mujor. Sidoqoftė, qėndron pak javė nė Rinas, e transferojnė nė repartin pranė Kodrave tė Rrashbullit, repart artilerie nė periferi tė Durrėsit. Qėndron tre muaj pėr tė marrė transferimin e tretė qė do tė ishte deciziv pėr karrierėn e tij.

    Spartakiada, humbja e “Partizani”-t, urdhri i Petrit Dumes
    Kur mendonte se ishte i pafat dhe gjithēka pėr tė ishte e mbyllur, zhvillohet Spartakiada e Ushtrisė. Reparti ‘Shqiponja’, ku Jani luan portier, pėrballet me Shkollėn e Bashkuar. Luan mirė dhe dikush kujtohet se ai ėshtė marrė pėr te “Partizan”-i. Sapo aktiviteti pėrfundon, e transferojnė ushtar nė Elbasan, nė repartin kundėrajror, me kushtin qė tė aktivizohej portier, duke luajtur pėr 15 muaj me Labinotin nė Kategorinė e Parė, ku janė Jorgaqi, Ibėrshimi, Rudini etj. Vjen takimi Labinoti-Partizani, pėr kampionat dhe fitore 3-0 e elbasanasve. Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dume, i ndodhur nė shkallė pas ndeshjes, ka pyetur: “Cili ėshtė ky kokėqethuri?”. – “Ėshtė ushtar i yni, – i thonė. – E kemi marrė nga Korēa”.

    Kaq ka mjaftuar qė ai tė jepte urdhėr pėr ta rikthyer nė klub. I grumbulluar me ekipin kombėtar Shpresa, ku trajner ishte rumuni Bolonesku, ndėrsa nė portė luante Ahmedani, sapo avioni mbėrriti nė Rinas pas kthimit nga Bukureshti, ku ishte zhvilluar Ballkaniada me 21-vjeēarėt dhe Shqipėria u renditet nė vendin e dytė, me njė makinė ushtarake, e dėrgojnė nė Durrės, ku qėndronte skuadra e “Partizani”-t. Jemi nė qershor-korrik tė vitit 1973 dhe, ndonėse shėrbimi ushtarak ka filluar nė vitin 1971, deri nė janar tė 1976-ės ai do tė jetė ushtar dhe futbollist i “Partizani”-t. Trajner nė atė sezon ka korēarin Ilia Shuke. me ndihmės Boloneskun. E fillon si rezervė e Muhedinit dhe, kur duhej njė javė para pėrfundimit tė fazės sė parė, ndaj ‘17 Nėntorit’, Muhedini nuk ėshtė gati dhe Shuke aktivizon Kaēin. Fiton “Partizani”, 2-0 me gola tė Muratit dhe Berishės, ndėrsa Jani fiksohet stabėl nė formacion.

    Bluza me nr. 20, ide e aktorit Llazi Sėrbo
    Fanellėn e zezė nuk e ka mbajtur asnjėherė, pasi e konsideronte si jo me fat. Ka preferuar tė gjitha ngjyrat e ndezura dhe, nė veēanti, numrin 20 pas shpine. Me tė parėn uniformė qė ka veshur ka njė kujtim: “Ditėn qė do tė luash nė formacion do tė tė jap njė bluzė tė kaltėr kineze, njė gjysmė golfi, – i ka thėnė njė aviator, Sabri quhej, me tė cilat pajiseshin aviatorėt. – Ndėrsa nr. 20, e bėri me disenjatorin e klubit dhe e vendosėn nė diell qė tė thahej boja. Idenė pėr atė numėr, i’a dha Llazi Sėrbo, aktor-piktor, tė cilin e ka pasur shumė mik, nė sport dhe jetė”. Sapo shkoi te “Partizani”, Llazi Sėrbo i bėri njė propozim: “Jani, do tė pėrdorėsh fanellė tė gjerė, pasi je trupmadh. Ti do tė luash me numrin 20”. “Mė pėlqente ky numėr, ndonėse as sot nuk e di si ma kanė lejuar, pasi rregullorja ishte nga 1 deri te 11-ta. Gjithmonė kam luajtur me uniforma, fanella qė mė vinin nga Greqia”, rrėfen Kaēi.

    I gjithanshėm nė ēdo sport
    Mund tė ishte bėrė njė boksier, njė basketbollist, volejbollist apo njė mundės i mirė. Kur skuadra kombėtare e mundėsve do tė udhėtonte nė Rumani, takim ndėrkombėtar, vetėm dy ditė para nisjes, nuk kishte konkurrent pėr peshėn e Stefan Gjeneralit dhe Ali Kastrati, lajmėroi Jani Kaēin qė tė shkonte pėr t’u ndeshur. Ndonėse ishte vetėm njė ditė para sfidės ‘Partizani’-‘17 Nėntori’, nė tapetin e Pallatit tė Sportit “Partizani” ishin pėrballė Jani Kaēi, njė portier, ndaj njė kampioni legjendar si Stefan Gjenerali. Askush nuk e kishte menduar se njė kapje e Kaēit, do ta hidhte pėr njė ēast nė tapet kampionin e madh. Pastaj, ndeshje e dytė dhe njė supleks i Gjeneralit, e ka lėnė pa frymė kundėrshtarin, duke i dėmtuar edhe shpatullėn. Shqetėsim i madh pėr klubin dhe tė nesėrmen ndaj tiranasve nė derbi, ka luajtur me shpatull tė dėmtuar, duke qenė lojtari mė i mirė nė fushė. Nė karrierėn e tij ka pritur, por edhe ka gjuajtur penallti. Nė Kupė Republike, i ka shėnuar Perlat Mustės, nė takimin ‘Skėnderbeu’-‘Partizani’, ndėrsa dy penalltitė e gjuajtura nga Tomorri e Skuro tė Partizanit, janė pritur prej tij.

    Kthimi i padėshiruar nė Korēė
    I kishte ardhur koha pėr t’u liruar, ndonėse kishte bėrė disa vite mė shumė tė shėrbimit ushtarak. Grupi i gjeneralėve sapo ishte goditur, “Partizani”, nuk kishte mė forcėn e mėparshme, ndonėse Jani dėshironte tė qėndronte dhe “po tė ishin ende gjeneralėt, – thotė ai, – karriera do tė kishte vazhduar te ‘Partizani”. Vetė Mihallaq Ziēishti, njė admirues i tij, ndonėse me dėshirėn qė tė qėndronte nė Tiranė, e njoftoi se duhej tė nisej. Nuk kishte ēfarė tė bėnte, pasi kishte presion nė Korēė dhe tifozėt e donin tė kthehej. Ishte fillimi i vitit 1976, janar, “Skėnderbeu” luante nė Kategorinė e Dytė, por pasi kishte eliminuar Lushnjėn dhe “Dinamo”-n, del nė finalen e Kupės sė Republikės. Ishte skuadra e Xhambazit dhe pėrballė kishin ‘17 Nėntorin’, duke zhvilluar njė ndėr ndeshjet e famshme nė historinė e kėtij trofeu, ku protagonist ėshtė edhe Jani Kaēi, tashmė i kthyer nė vendlindje.

    Dinella, Kaēi shkolla e njohur korēare
    Tre janė lojtarėt korēarė, protagonistė, tė famshėm tė Kombėtares shqiptare: I pari Teodor Vaso, mė pas Koēo Dinella e Jani Kaēi, pa harruar shumė vite mė parė edhe Klani Marianin. Tė tre nė mbrojtje, tė tre edhe titullarė te skuadrat e njohura “Partizani” e “Dinamo”, madje asnjėri prej tyre nuk qėndroi nė kryeqytet. Gjithēka nė harkun e njė dekade, thuajse nga mes vitet ’65 deri nė ato ’75. Ndėrsa Dinella, pas “Dinamo”-s, vjen nė Korēė, te Skėnderbeu, Kaēi sapo ka ardhur nė Tiranė, pėr tė luajtur me “Partizani”-n. E gjen aty Dinellėn kur kthehet nė vitin 1976, qėndrojnė pėr pak kohė bashkė. Tė dy i kanė kulmet me Gjermaninė: Dinella nė barazimin 0-0 dhe humbjen 0-1, ndėrsa Kaēi mė 1 mars tė vitit 1981, Shqipėri-RF Gjermane 0-2 (Shuster dy gola). Kur iku nga “Partizani”, bashkė me tė ishte edhe Muhedini. Drejtuesit e klubit e kanė pyetur kush mendon ta zėvendėsojė: “Shoh Mustėn e Lekbellon me perspektivė. Musta ėshtė shumė elastik”, pat thėnė, duke i hapur rrugėn njė tjetėr legjende tė kuadratit partizanas, e atij shqiptar.

    Vitet e stili modern i portierėve!
    Janku, Dinella, Ndoja, Rama, Muhedini, Ahmedani, tė njė stili, portierė ajri. Por, Jani Kaēi, i gjatė 1.86 cm., me njė fizik e konstrukt tė rrallė, potent, elegant mbetet njė ndėr talentet e mėdha tė futbollit kombėtar. Njė kolos i vėrtetė, pasi ishte vetėm 20 vjeē kur shkėlqeu. Elastik nė lėvizje, njė interpretues modern i kėtij roli. Njė portier tipik “Majeri” me njė sens pozicioni natyral dhe kapje tė mirė tė topit. Fluturonte nė zonė duke pushtuar dhe zotėruar ajrin nė tėrėsinė e zonės. Nuk linte asnjė hapėsirė bosh brenda saj, aq sa tė shtinte frikėn nė dalje. Njė ndėr pikat mė tė forta, njė lider pėr skuadrėn. Mjafton qė nė portė tė shihje Jani Kaēin dhe kishe njė garanci mė shumė. I vetėm kundėr tė gjithėve. Njė tip i rezervuar, i thjeshtė, shumė i edukuar, me karakter tė fortė, modest pėr ēfarė realisht demonstronte nė fushė e jashtė saj. Mik i tė gjithėve te “Partizani” dhe nė Kombėtare, flinte me Ali Kastratin nė njė dhomė.

    Ka respekt tė madh pėr Gjergji Thakėn, pastaj Muhedinin, Mit’hat Shehun, Astrit Ziun, Safet Berishėn, Agim Muratin, por edhe me Ilir Pėrnaskėn, Mujo Targajn, Agustin Kolėn e Kreshnik Ēipin, mjekėt, futbollistėt e drejtues korēarė, masazhatorė, shoferė etj. Pėr njė ēast, ndalet dhe kujton Arjan Hoxhėn, ish-portierin e “Shkėndijės”, “Partizanit”, qė nuk jeton. E ka pasur si vėlla…! Gjatė karrierės nuk e ka njohur pasigurinė, ndonėse emocionet i ka vuajtur. Nė fillimet e tij, “frikė” kishte nga Ramazan Rragami, pasi gjuante nga larg dhe saktė. Kur fitoi eksperiencė, kėrkonte sfida dhe pėrballje me titanėt e golit: Tit Dibrėn, Pėrnaskėn, Muratin, por edhe Mir Himėn, sulmuesin e “Lokomotivės”. Kur luante me “Skėnderbeun”, si njė skuadėr modeste, ka qenė i vetėm kundėr tė gjithėve, nė veēanti nė sfidat ndaj “Partizanit”, “Dinamos”, “17 Nėntorit” e “Vllaznisė”, pasi luhej thuajse nė njė portė. As cigare, as pije, regjim gjerman nė karrierė…! Asnjėherė te mjeku, duke e fshehur ēdo dhimbje e dėmtim, njė regjim profesionist tipik gjerman. Gjysmė orė pėrpara shkonte nė fushė, lagte me ujė vendin ku stėrviten portierėt. I pėlqente koha e vranėt, diellin e ka pasur kundėrshtarin e 12-tė. Asnjėherė debat, polemika dhe ndėshkime nga arbitrat.

    Karriera, Kombėtarja dhe… Austria e Vjenės

    I konsideruar njė ndėr numrat 1 mė tė famshėm shqiptarė, skuadra e parė dhe e fundit ėshtė “Skėnderbeu”, ndonėse ka mbrojtur edhe portėn e “Labinotit”, “Partizani”-t, Kombėtares nė kulmin e momentin e tyre magjik. Ka luajtur me shumė futbollistė tė mėdhenj tė kohės, duke punuar edhe me trajnerė si: Ilia Shuke, Loro Boriēi, Refik Resmja etj. Mbi 300 ndeshje kampionat e Kupė, por pa dalė asnjėherė kampion dhe kur “Skėnderbeu” ka qenė njė hap pranė tij. Sezoni 1978-1979, ka pėrfunduar faza e dytė dhe janė me pikė tė barabarta me “Dinamon”, kur FSHF-ja hedh nė lojė fazėn e tretė, pra nuk ka titull, por ideon kėtė formulė. Ndeshja e fundit, nė Durrės “Dinamos” i hapet porta, fiton pa vėshtirėsi dhe merr trofeun.

    Me Shpresėn vetėm pak takime, nė vitin 1970, grumbullohet si rezerva e Gud Tafajit nė ndeshjen me Turqinė, zhvilluar nė Vlorė, me trajner Refik Resmen. Pastaj nė Rumani, rezervė e Met Ahmedanit dhe mė pas disa sfida ballkanike me Shpresėn dhe klube. Mungesė ndeshjesh dhe vite tė gjata pezullimi e godasin edhe karrierėn e Jani Kaēit, pikėrisht nė majėn e formės. Nė portėn e pėrfaqėsueses, e rifillon me fitoren 3-0, takim miqėsor i luajtur nė Tiranė mė 10 tetor 1976, ndaj Algjerisė, kur trajner ėshtė Loro Boriēi, me tė cilin edhe do ta mbyllė. Pastaj njė tjetėr pauzė dyvjeēare dhe sėrish nė portė nė tė parėn zyrtare, Shqipėri-Finlandė pėr EKB, me 3 shtator 1980, nė “Qemal Stafa” 2-0 (Braho, Baēi), pėr tė vijuar edhe nė pesė sfida tė tjera, me trajner Zyber Konēin: Ndaj Bullgarisė, Austrisė, pėr ta mbyllur me Gjermaninė, nė Tiranė, prill i vitit 1981, kur nė stol ėshtė rikthyer Boriēi. Vetėm 6 ndeshje me pėrfaqėsuesen.

    Kujtimin e fundit e ka me portierin Shumaker, pikėrisht nė takimin nė “Qemal Stafa”, pas tė cilės nuk luajti mė me ngjyrat kuqezi pėr t’ia lėnė vendin Mustės, ashtu si kur iku nga “Partizani”. Tri herė e kanė marrė klubet si pėrforcim: Vllaznia-Austria e Vjenės, e luajtur nė Shkodėr 2-0 dhe nė Vjenė 1-4. “Dinamo”-“Dinamo” e Zagrebit dhe me “Labinoti”-n nė Kupėn Ballkanike, kundėr “AS Tergu Muresh” nė Rumani. Njė herė kampion i Ballkanit, me ekipin kombėtar Shpresa, ndonėse 27 vjeē, moshė e madhe, pasi lejoheshin dy lojtar nė ekip.

    Golat qė e bėnė Gėzdarin tė famshėm!
    Ėshtė e lidhur me takimin final tė Kupės sė Republikės, viti 1977, nė momentin kur “Skėnderbeu” ėshtė duke kaluar njė ndėr sezonet mė tė mirė tė historisė sė klubit, gjithēka nė pak muaj, menjėherė pas kthimit tė Kaēit nė Korēė, ku si trajner ėshtė sėrish Ilia Shuke. 3-0 ndeshja e parė nė Tiranė, humbet thellė “Skėnderbeu” me tre gola realizuar nga Gėzdari. Nė Korēė, pas njė jave, interesim i jashtėzakonshėm, “17 Nėntori” fiton 1-0 po me gol tė Gėzdarit. “I kam thėnė: ‘Tė bėra tė famshėm me golat qė mė ke shėnuar mua’”, tregon Kaēi sot. Tirana luante me topat gjysmė tė lartė duke harkuar nė zonė nga krahėt me Tit Dibrėn e Llambin, pėr Mond Gėzdarin qė me guxim godiste me kokė.

    Fundi i padėshiruar!
    Karriera e tij ėshtė ndėrprerė papritur dhe pabesisht! Ka mjaftuar vetėm njė episod qė shkaktoi ndarjen e tij me “Skėnderbeun”, futbollin, shkėputjen pėrfundimtare me portėn, klubin, stadiumin. Vitet kalojnė, por nuk e harron. “Nuk ma bėnė gjatė luftės sė klasave, por pritėn vitet e fundit tė karrierės. Sajuan se kisha grisur foton e Enver Hoxhės, ndėrkohė qė te “Partizani”, kam qenė i respektuar shumė, pikėrisht nga fėmijėt e Enverit dhe nuk kishte arsye pėr njė veprim tė tillė”, thotė Kaēi. E la nė vitin 1985, kur ishte 32 vjeē, me dėshirėn dhe pasionin tė luante deri nė moshėn 40-vjeēare, pasi regjimi dhe forca fizike i’a garantonin njė gjė tė tillė.

    Miqėsitė, tė gjithė e kanė vlerėsuar
    Nga trajnerėt e moshave, mėsuese Liri Lubonja, gjeneral Petrit Dume, drejtuesit, futbollistė e trajnerė tė klubit “Partizani” e kombėtares, oficerė madhorė, deri te Bamir Topi, qė edhe sot e kujton kur i thoshte: “Jani, sa do tė doja tė ishte te Tirana”. Por edhe Jashar Menzelxhiu, kur e sistemoi nė Elbasan me “Labinotin”, apo Mihallaq Ziēishti, deri tek Enver Halili, qė kur ishte nė Vlorė, kėrkoi me insistim ta merrte portier te “Flamurtari”. Pa harruar edhe Foto Ēamin, qė i bėn njė ftesė pėr t’u aktivizuar me “Vllazninė”. Por, pėr Janin, i martuar dhe me fėmijė e ka tė vėshtirė tė lėvizė. Ka refuzuar edhe pse ende mbi kurriz ka hijen e biografisė.

    Ēfarė bėn sot gjiganti i portės?
    Askush nga familja nuk do ta kishte menduar sportist, madje portier e tė famshėm. I martuar dhe me dy djem qė luajtėn pak futboll, nė nivele amatoreske nė Gjermani, pa trashėguar askush prej tyre Jani Kaēin. Nuk ka tentuar asnjėherė tė shkojė pėr tė punuar e jetuar jashtė vendit pas ’90-ės, ndonėse nė Greqi vjen e shkon sistematikisht, pa preferuar asnjėherė tė qėndrojė nė vendin fqinj. “Ata qė mė lexonin biografinė, kanė ikur dhe jetojnė atje, me emrat tė ndryshuar”, thotė. Ka drejtuar klubin pėr disa vite, ndėrsa aktualisht jep lėndėn e Edukimit Fizik nė shkollėn e mesme “Ymer Dishnica”. E njohin kudo: “Kam luajtur futboll pa interesa dhe jam krenar qė kam qenė titullar me “Partizani”-n, “Skėnderbeun”, kombėtaret qė nė moshėn 15-vjeēare”.

    Nuk e ka mbyllur pėrfundimisht me futbollin, duke i’u rikthyer vite mė vonė si trajner me skuadrat e tė rinjve tė “Skėnderbeut”. Madje, ka qenė ai qė ka marrė rrugėn pėr nė Prishtinė, kur i kėrkuan tė jepte njė mendim pėr Etrit Berishėn: “Sa e pashė, mė pėlqeu, kishte plastikė, nuk ishte portier i ngurtė dhe rekomandova ta grumbullonin menjėherė te skuadra Shpresa e tė ndjerit Artan Bushati”.

    Edhe pse vitet kalojnė, ėshtė po ai, si dikur simpatik e shumė madhėshtor. Pėr tė mund tė flitet gjatė dhe kjo qė treguam ėshtė njė pjesė e vogėl e dossierit tė madh tė njė prej kolosėve tė portės shqiptare tė shekullit tė kaluar, Jani Kaēi, me origjinė nga Shėn Vasili i Sarandės, lindur nė Korēė, ku jeton e punon edhe sot.

    Memorie.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,500
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Sportisti Jani Kaēi

    Disa foto me shume:

    Emri:  Jani-me-Shpresen.jpg

Shikime: 23

Madhėsia:  52.5 KB

    Emri:  Jani-skenderbeu.jpg

Shikime: 17

Madhėsia:  38.9 KB

    Emri:  Jani-nr-20.jpg

Shikime: 21

Madhėsia:  59.2 KB

Tema tė Ngjashme

  1. Eklent Kaēi, kampion bote nė bilardo
    Nga Albo nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-03-2021, 22:52
  2. “L’Equipe”: Bolt, sportisti mė i mirė i vitit
    Nga Deni_Boy nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2012, 10:17
  3. Flet aktori dhe sportisti Adriano Prodani
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2012, 13:36
  4. Tiger Woods, sportisti qė lindi pėr golfin
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2007, 17:41
  5. kaĒi kulaĒi
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 14:22

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •