Fjalėt e fundit tė Rrok Gera pas dhėnies sė dėnimit nė gjyq/ Historia e panjohur e ish-ministrit tė Zogut
Pjesa e nėntėmbėdhjetė
-Rrok Gera, njė burrė shteti ashtu si duhet
PARATHĖNIE
Ky shkrim synon tė pėrcjellė te publiku imazhin e njė njeriu perfekt, i cili jetoi nė kohėra tė tjera, por qė ishte shembulli mė i mirė, jo vetėm i asaj qė mund tė pėrfaqėsojė njė njeri i zakonshėm, por, nė radhė tė parė, si shembulli i njė shtetari fisnik, tė shquar, tė gjithėdijshėm e, mbi tė gjitha, tė ndershėm. Duke pasur nė gjene virtytet fisnike tė prejardhjes sė tij, duke u formuar si personalitet nė njė ambient tė mrekullueshėm, siē ishte Shkodra e fillimit tė shekullit XX-tė, dhe duke u diplomuar nė njė nga universitetet mė prestigjioze tė Europės, siē ishte ai i Vjenės, Rrok Gera kishte gjithė potencialin pėr tė qenė njė ndėr figurat e rėndėsishme, qė i dhanė hov njė zhvillimi tė vrullshėm nėpėrmjet reformave tė gjithanshme nė Shqipėri, nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar.
Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinė e Mehdi Frashėrit, e cilėsuar ndoshta si qeveria shqiptare mė e mirė e tė gjitha kohėrave, e formuar nė pjesėn mė tė madhe nga persona jopolitikė, mes tė cilėve ishte edhe Rrok Gera. Pėr 10 vjet, apo mė shumė, si ministėr apo nė funksione tė tjera tė larta shtetėrore, ai punoi me bindje se po ecej nė rrugė tė drejtė pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, proces pėr tė cilin thoshte se nuk kishte kohė pėr tė humbur. Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte njė specialist qė ēau pėrpara drejt majave me profesionalizmin e tij nė njė ambient ku tarafet e vjetra, qė ishin pothuaj mbizotėruese nė politikė e nė qeverisje, erdhėn duke humbur terren pėrballė njerėzve tė rinj e tė arsimuar mirė.
RROK GERA, MINISTĖR I FINANCAVE NĖ QEVERINĖ E KRYESUAR NGA FIQIRI DINE, NĖ 1944
I gjendur nė kėtė situatė qė, sikurse thamė mė sipėr, ai as nuk e kishte imagjinuar, Rrok Gera mendoi fillimisht tė tėrhiqej, pasi, siē shprehej nė letrėn e tij pėr Kryeministrin Dine, si dhe mė vonė nė letrėn pėr Regjentin Frashėri, pėr ti bėrė ballė gjendjes financiare nė vend, duhej njė person; me prerogativa diktatori, por ai nuk ishte i tillė dhe as mund tė bėhej. Gjithsesi, Gera, sikurse do ta shohim nė vijim, vijoi aktivitetin e tij si ministėr financash nė qeverinė Dine, duke u pėrqendruar nė projektin pėr kombėtarizimin e BKSh-sė.
Problem tjetėr pėrbėnte dhe presioni i fortė i gjermanėve, tė cilėt disa herė kishin bėrė ultimatume, duke kėrkuar financime tė drejtpėrdrejta pėr trupat e tyre nė Shqipėri, ose emetime tė bankėnotave tė reja nga ana e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė. Pėrndryshe, ata kėrcėnonin se do tė fusnin nė qarkullim markėn e tyre tė pushtimit. Tė vetėdijshme pėr pasojat e rėnda qė do tė kishte pėr ekonominė e financat shqiptare, pranimi i ultimatumeve gjermane, qeveritė shqiptare tė 1944-ės, veēanėrisht ministrat e financave (ndėrmjet tyre dhe Rrok Gera), u munduan tė eliminonin mė tė keqen, duke zvarritur ēėshtjen me sa mundeshin. Sikurse dihet, pėr financimin e saj nė atė kohė, ushtria gjermane, u detyrua tė shiste sasi tė mėdha monedhash ari nė Shqipėri.
Sipas Lorenzo Jasellit, pėr tė plotėsuar nevojat e tyre pėr financime, trupat e Wermachtit sollėn nė Shqipėri rreth 500.000 napolonė ari, tė cilat ua shitėn mė pas privatėve shqiptarė. Lidhur me kėtė fakt, Jaselli citon Amadeo Gambinon, i cili kishte nėnvizuar nė njė artikull tė tij, se ky fluks pasurie monetare qė gjermanėt sollėn nė Shqipėri, ishte ndoshta njė rrethanė unikale pėr tė gjitha vendet e pushtuara nga Gjermania gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrkohė, nga fundi i muajit gusht, Rrok Gera gjykoi se kishte ardhur momenti qė Kėshilli i Ministrave tė shqyrtonte nė mbledhjen e tij pikėrisht projektligjin Mbi deklarimin e ramjes nga fuqia tė Konventės sė datės 15 mars 1925 dhe mbi shpronėsimin pėr dobi publike taksjoneve tė Bankės Kombėtare tė Shqypėnisė, i quajtur ndryshe Projekt-ligji pėr kombėtarizimin e Bankės Kombėtare.
Nė letrėn rezervate nr. 140, tė datės 23 gusht 1944, drejtuar Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave, ministri Gera kėrkonte miratimin sa mė parė tė kėtij projektligji: Simbas bisedimeve zhvillue me kohė, kemi hartue projektin e bashkalidhun mbi kombėtarizimin e Bankės Kombėtare tė Shqipnis. Lutemi qė mbasi projekti nė fjalė tė merret nė studim nga P.T Kėshilli Ministruer e taprovohet, tė marri me urgjencė udhėn e duhun pėr kėmbim nė ligjė. Me nderime: Ministri Financave Rrok Gera
Projekti parashikonte anulimin e marrėveshjes sė 1925-ės me grupin financiar italian, duke bėrė shpronėsimin nė dobi publike tė BKSh-sė dhe duke krijuar nė vend tė saj Bankėn Shqiptare. Gjithashtu, parashikohej qė kapitali i kėsaj banke tė ishte 12.5 milionė franga shqiptare, i ndarė nė 595 mijė aksione, prej tė cilėve 100 mijė me 1.25 franga shqiptare dhe 495 mijė aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Pra, Banka do tė kishte aksione shqiptare dhe tė huaja dhe nė varėsi tė palės shqiptare do tė ishin 341.550 aksione, prej tė cilave 49 mijė aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 292.550 aksione me nga 25 franga shqiptare secili.
Njė pjesė e vogėl e kėtyre aksioneve do tė ishin nė pronėsi tė shtetit dhe pjesa dėrmuese do tė ishte nė pronėsi tė njė shoqėrie shqiptare, e cila nuk do tė kishte aksionerė tė huaj nė gjirin e saj. Nė pronėsi tė grupit financiar italian do tė ishin 178.450 aksione, prej tė cilave 51.000 aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 127.450 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Nė pronėsi tė grupit financiar zviceran do tė ishin 50.000 aksione me nga 25 franga secili dhe, sė fundi, grupi financiar belg me 25.000 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Kėshilli Administrativ i Bankės do tė pėrbėhej nga 12 vetė, nga tė cilėt 7 do tė ishin shqiptarė, 3 italianė, 1 zviceran dhe 1 belg.
Presidenti i Bankės do tė ishte gjithmonė shqiptar.277 Pėr fat tė keq, gjėrat nuk shkuan ashtu siē pritej, pasi drejtuesit italianė tė Bankės kishin marrė masat pėr ta minuar projektin nė fjalė, njė projekt tė cilin Gera kishte kohė qė pėrpiqej ta vinte nė jetė. Mė 28 gusht 1944, Rrok Gera, ministėr i Financave, mbrojti me kėmbėngulje nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave propozimin e tij pėr kombėtarizimin e Bankės, qė parashikonte kalimin e njė pjese tė aksioneve nė favor tė Shqipėrisė, por, duke parė kundėrshtimin e vendosur tė shumicės sė anėtarėve tė qeverisė, kėrkoi qė tė paktėn dokumenti tė mbetej nė akte, si provė e pėrpjekjeve tė qeverisė sė atėhershme nė dobi tė ekonomisė sė vendit.
Pėrfundimisht, projektligji u rrėzua, duke ēuar dėm muaj tė tėrė pune intensive dhe negociatash, mbi tė gjitha, duke hedhur poshtė njė projekt me shumė interes pėr zhvillimin e vendit. Ditarėt e Drejtorisė Qendrore tė BKSh-sė pasqyrojnė me detaje prapaskenat pėr rrėzimin e projektligjit pėr kombėtarizimin e kėsaj Banke, rrėzim qė pati si protagonistė emra shumė tė njohur tė historisė shqiptare, cituar nė kėto ditare, me iniciale:
E Shtunė, 5 gusht 1944 nė mėngjes patėm vizitėn e F.b.A. i cili na informoi pėr rezultatin e ndėrhyrjes sė tij nė ēėshtjen e nacionalizimit tė Bankės, si pranė kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, ashtu dhe pranė ministrit tė jashtėm. I pari e kishte siguruar se asnjė zgjidhje pėrfundimtare nuk do tė merrej pėr sa i pėrket Bankės, pa e studiuar mė parė mirė problemin me persona kompetentė.
(F.b.A e ka fjalėn pėr mosnjohjen komplete tė problemit nga ana e F.D, i cili mes tjerash mendonte se ishte nė fuqi marrėveshja bankare e nėnshkruar pas 7 prillit 1939). Ndėrsa i dyti, E.b.V., kishte pėrjashtuar pjesėmarrjen nė projektin e kombėtarizimit tė Bankės ashtu siē ishte paraqitur, duke siguruar nė mėnyrėn mė formale, se njė projekt i tillė nuk do tė kishte kurrė firmėn e tij. Nė mbrėmje T.T. na jep njė kopje tė promemories me tė cilėn mendonte tė hidhte poshtė projektligjin e njohur pėr kombėtarizimin e Bankės.
Njė kopje tė kėsaj promemorie i ėshtė paraqitur F.D. dhe njė kopje tjetėr i ėshtė paraqitur nga T.T, regjentit P.A.278 E Hėnė, 7 gusht 1944 F.b.A. vjen pėr vizitė te doktor Melis pėr ti komunikuar se ka pasė njė diskutim tė mėtejshėm me F.D., mbi kombėtarizimin e Bankės. F.D. do ta falėnderonte qė i ka tėrheqė vėmendjen atij pėr ta paralajmėruar kėshtu pėr mundėsinė e miratimit tė ēėshtjeve nė kundėrshtim me interesat e vendit.
F.D. shton se edhe E.b.V. i kishte deklaruar se kurrė nuk do tė vinte firmėn e tij mbi njė dekret pėr kombėtarizimin e Bankės, gjė qė do tė ishte nė kundėrshtim me marrėveshjen e 1925-sės, e kėshtu do tė njolloste emrin e mirė tė shtetit shqiptar. E Hėnė, 28 gusht 1944 ..E.b.V. i bėn njė vizitė doktor Melis pėr ti komunikuar qė nė njė nga kėto ditė ministri G. (Rrok Gera Shėn. im, A.P.), kishte paraqitur pėr shqyrtim dhe miratim nė Kėshillin e Ministrave, projektligjin pėr kombėtarizimin e Bankės.
e mbronte me vendosmėri propozimin e tij, duke theksuar se edhe nėse projekti nuk do tė zbatohej, do tė ishte e pėrshtatshme gjithsesi, qė ēėshtja tė mbetej nė akte si provė e hapave tė bėrė nga kjo qeveri, pėr arritjen e njė qėllimi shumė tė dobishėm pėr ekonominė e vendit. Duke u nisur nga i njėjti argument, E.b.V. do tė demonstronte nga ana e tij papėrshtatshmėrinė pėr tė ndėrmarrė nė kėto momente, veprime, qė duke mbetur ndėrkohė platonike, nuk do ti sillnin asnjė avantazh vendit, por pėrkundrazi, do tė ishin njė paragjykim pėr marrėdhėniet e ardhshme me Italinė.
E.b.V. na komunikoi, se me gjithė aprovimin e ndonjė anėtari tjetėr tė qeverisė, propozimi i G., u rrėzua. Gjithnjė sipas shėnimeve tė ditarėve tė Drejtorisė Qendrore tė BKSh-sė, gjatė njė takimi zhvilluar me Ettore Meliss, mė 2 shtator 1944, ministri E.b.V, e informonte konfidencialisht zyrtarin e lartė tė Bankės, se nė njė nga mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave, ministri Gera i kishte pohuar atij, se vijonte ta kishte inatin me BKSh-nė, por ndėrkohė kishte nėnvizuar se nuk mund tė mos vlerėsonte nivelin e lartė tė drejtuesve tė kėsaj Banke.
E shprehur kjo me ironi ose jo, Gera duket se e kishte tė qartė se ēfarė kishte ndodhur, por ndoshta nuk ia merrte mendja se njė numėr aq i madh zyrtarėsh tė lartė, kishte komplotuar kundėr iniciativės sė tij. Nė njė nga takimet e fundit si ministėr financash, zhvilluar mė 4 shtator 1944, me drejtues tė BKSh-sė, Meliss dhe Bressan, Rrok Gera e kishte parė tė arsyeshme tė bėnte njė deklaratė tė vendosur dhe nė njė formė mjaft energjike u kishte theksuar italianėve lidhur me pėrpjekjet e tij pėr kombėtarizimin e Bankės se, nė radhė tė parė, ai ishte munduar tė kryente detyrėn ndaj vendit tė tij:
si burrė shteti, kishte pasur detyrėn tė shqetėsohej para sė gjithash pėr interesin e Shqipėrisė, nė tė gjitha drejtimet, dhe ishte detyruar shumė herė, qė, pėr tė arritur qėllimet nė tė mirė tė vendit, tė vepronte nė njė mėnyrė qė ndoshta drejtuesve italianė tė Bankės, u ishte dukur si jo simpatike . Pėrballė njė situate mjaft tė turbullt nė vend, nė vijim tė njė mbledhjeje zhvilluar nė pasditen e 28 gushtit 1944, qeveria e Fiqiri Dines dha dorėheqjen, kur kishin kaluar rreth 40 ditė nga krijimi i saj.
Siē thuhej nė njoftimin pėrkatės tė pėrcjellė pėr median nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, kryeministri dhe ministrat pranuan se e kishin tė pamundur tė realizonin zotimet e programit tė shpallur nė korrik, qė kishin tė bėnin kryesisht me mbrojtjen e tėrėsisė sė kufijve dhe sigurimin e rendit publik. Me kėtė rast, Kryeministri Dine i drejtohej me njė letėr Kryesisė sė Kėshillit tė Naltė, ku parashtronte arsyet e dorėheqjes sė qeverisė: Mjerisht, rrethanat e jashtme dhe ngjarjet e trishtueshme tė brendshme gjatė kėtij mueji tė veprimtarisė qeveritare, i kanė dhanė Qeverisė provėn e hidhėt se nuk mundet ma tė shpresoj me i dal pėr zot kėtyre pikave kryesore tė programit tė sajė.
Fuqitė e Armatosuna pėr mbrojtjen e Atdheut, tė shkatėrruem nga trashigimet e sundimit tė huej, nuk janė e nuk mund tė vehen nė gjendje pėr me e plotsue kėte detyrė. Sigurimi i rendit botnuer, i rrėnuem nga propogandat e jashtme antikombėtare, nga kryengritjet e nga shkatrrimet e shkaktueme nga vllavrasja, nuk mundet ma tė vendoset me mjetet qė ka nė dispozitė Qeveria.
Vullneti i mirė i nji pjese tė popullit pėr qetėsimin e shpirtnave dhe pėr bashkimin e gjithė Shqiptarėve nė kėto ēaste fatkeqe pėr Atdhen, ka mungue krejtėsisht. Para kėtyne fakteve, Qeverija qė kam nderin tė kryesoj dhe unė vetė, nuk mundemi mjerisht tė vazhdojmė me mbajtė barrėn e pėrgjegjėsisė tė nji gjendje qė asht shkaktue jashtė vullnetit tonė e qi asht trashigimi i fatkeqsive, mosmarėveshjeve, i vullnetit tė keq dhe i fuqive tė huaja qė janė mbi mundsitė tona rregulluese.
Pas dorėzimit tė detyrės, diku rreth datės 6 shtator, Rrok Gera u kthye nė shtėpinė e tij nė Shkodėr, duke i dhėnė fund kėshtu karrierės sė tij si burrė shteti. Ishte vetėm 43 vjeē.
GJYQI SPECIAL 1945, DĖNIMI DHE LIRIMI NGA BURGU ME PAFAJSI, VITET E FUNDIT TĖ JETĖS.
I bindur nė pastėrtinė e figurės sė tij, Rrok Gera nuk tentoi tė largohej nga vendi nė vjeshtėn e 1944-ės, ndonėse nė atė kohė shumė personalitete u larguan jashtė Shqipėrisė, pėr tė mos rėnė nė duart e regjimit qė po instalohej nė vend. Nė janar 1945, ai u arrestua dhe nė shkurt-prill tė atij viti u gjykua bashkė me rreth 60 personalitete tė tjera nė Gjyqin Special tė zhvilluar nė Tiranė.
Rrok Gera, qė mbrohej nė kėtė gjyq nga avokat Karapici, nuk pati dėshmitarė kundėr, ndėrsa dėshmitarė nė favor tė tij ishin: Gjergj Kokoshi, Dhimitėr Pasko, Petro Popa, Perikli Spiro, inxhinier Xega, inxhinier Truja e Andon Nesturi. Ndėrkohė, Prokurori i Popullit, Bedri Spahiu, dha pretencėn, sipas sė cilės tė gjithė tė pandehurit kishin kryer veprimtari antikombėtare e antipopullore, si para datės 7 prill, nė pėrgatitjen e terrenit pėr okupacionin e Shqipėrisė prej forcave tė Italisė fashiste, ashtu edhe gjatė okupacionit italian e atij gjerman.
Nė fjalėn e tij tė fundit, pas dhėnies sė pretencės, Rrok Gera theksoi edhe njėherė qėndrimin e tij ndaj akuzave qė i bėheshin: Shtoj se qysh prej 7 prillit 1939 e, deri mė 20 korrik 1944, nuk jam marrė me politikė. Kur u bėra ministėr pėr pak kohė, ska qenė dėshira e vullneti im, por i imponuar prej rrethanave. Pranoj tė kem qenė gabim. Nuk kam pasur kurrė pėr qėllim tė punoj nė dėm tė interesave tė popullit .
Mė 13 prill 1945, Gjykata Speciale, me kryetar Gjeneral-lejtnant Koēi Xoxe, dha vendimet pėr tė gjithė tė akuzuarit. Dėnimet shkonin nga ato me vdekje, deri nė ato me kusht. Nė vendimin e saj pėr njė grup tė pandehurish, mes tė cilėve dhe Rrok Gera, Gjykata deklaronte ndėr tė tjera se mbas datės 7 prill 1939, ata kanė bashkėpunuar aktivisht me okupatorin fashist italjan; pranuan aneksimin e Shqipėrisė nėn forcėn e unionit personal, krijuan qeveri kukull, fashistizuan vendin nė mėnyra tė ndryshme: agitacion, propagandė etj.
Rrok Gera vunė nė dispozicion tė armikut tė gjitha forcat e armatosura Shqipėtare, mobilizuan popullin shqiptar nė luftė kundėr shteteve fqinjė dhe demokracive tė mėdha . Gjyqi Special dha pėr Gerėn dėnimin me 10 vjet burg e punė tė detyruar. Edhe pėr tė, ashtu si pėr tė gjithė tė dėnuarit me mė shumė se 5 vjet burg, gjykata urdhėroi konfiskimin e pasurisė sė luajtshme e tė paluajtshme, nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi dhe humbjen e tė drejtave civile e politike. Por pa kaluar njė vit, pėr Rrok Gerėn pati njė amnisti, me anė tė sė cilės atij iu zbritėn 5 vite burg nga dėnimi dhe u lirua nė nėntor 1949.
Memorie.al
Krijoni Kontakt