Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Ministri Rrok Gera

    “Fjalėt e fundit tė Rrok Gera pas dhėnies sė dėnimit nė gjyq”/ Historia e panjohur e ish-ministrit tė Zogut

    Emri:  Rrok-Gera-ne-ceremonine-e-20-vjetorit-te-Pavaresise-1932-e1658813603760.jpg

Shikime: 100

Madhėsia:  38.6 KB

    Pjesa e nėntėmbėdhjetė

    -Rrok Gera, njė burrė shteti ashtu si duhet –

    PARATHĖNIE

    Ky shkrim synon tė pėrcjellė te publiku imazhin e njė njeriu perfekt, i cili jetoi nė kohėra tė tjera, por qė ishte shembulli mė i mirė, jo vetėm i asaj qė mund tė pėrfaqėsojė njė njeri i zakonshėm, por, nė radhė tė parė, si shembulli i njė shtetari fisnik, tė shquar, tė gjithėdijshėm e, mbi tė gjitha, tė ndershėm. Duke pasur nė gjene virtytet fisnike tė prejardhjes sė tij, duke u formuar si personalitet nė njė ambient tė mrekullueshėm, siē ishte Shkodra e fillimit tė shekullit XX-tė, dhe duke u diplomuar nė njė nga universitetet mė prestigjioze tė Europės, siē ishte ai i Vjenės, Rrok Gera kishte gjithė potencialin pėr tė qenė njė ndėr figurat e rėndėsishme, qė i dhanė hov njė zhvillimi tė vrullshėm nėpėrmjet reformave tė gjithanshme nė Shqipėri, nė vitet ’30-tė tė shekullit tė kaluar.

    Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinė e Mehdi Frashėrit, e cilėsuar ndoshta si qeveria shqiptare mė e mirė e tė gjitha kohėrave, e formuar nė pjesėn mė tė madhe nga persona jopolitikė, mes tė cilėve ishte edhe Rrok Gera. Pėr 10 vjet, apo mė shumė, si ministėr apo nė funksione tė tjera tė larta shtetėrore, ai punoi me bindje se po ecej nė rrugė tė drejtė pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, proces pėr tė cilin thoshte se nuk kishte kohė pėr tė humbur. Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte njė specialist qė ēau pėrpara drejt majave me profesionalizmin e tij nė njė ambient ku tarafet e vjetra, qė ishin pothuaj mbizotėruese nė politikė e nė qeverisje, erdhėn duke humbur terren pėrballė njerėzve tė rinj e tė arsimuar mirė.

    Emri:  okolle-sqarim.jpg

Shikime: 48

Madhėsia:  63.4 KB

    Emri:  9a87d05e-afeb-426a-94ed-19f91689736b.jpg

Shikime: 50

Madhėsia:  40.1 KB

    Emri:  Rrok-Gera-ne-ceremonine-e-20-vjetorit-te-Pavaresise-1932-e1658813603760.jpg

Shikime: 100

Madhėsia:  38.6 KB

    Emri:  5720339a-4e67-4783-a68a-7344336ea027.jpg

Shikime: 51

Madhėsia:  34.5 KB

    Emri:  Qeveria-1938-ne-mbledhje.-Rr.-Gera-i-dyti-nga-e-djathta-ne-te-.jpg

Shikime: 48

Madhėsia:  40.0 KB

    Emri:  d7d04c25-49a5-458a-bae0-2985c3bb1e42.jpg

Shikime: 50

Madhėsia:  52.4 KB

    Emri:  AP2-1-1.jpg

Shikime: 50

Madhėsia:  22.8 KB

    Emri:  Rrok-Gera-1.jpg

Shikime: 46

Madhėsia:  35.7 KB

    Emri:  Fisi-Gera-ne-nje-feste-karnavalesh.-1.jpg

Shikime: 46

Madhėsia:  69.0 KB


    RROK GERA, MINISTĖR I FINANCAVE NĖ QEVERINĖ E KRYESUAR NGA FIQIRI DINE, NĖ 1944

    I gjendur nė kėtė situatė qė, sikurse thamė mė sipėr, ai as nuk e kishte imagjinuar, Rrok Gera mendoi fillimisht tė tėrhiqej, pasi, siē shprehej nė letrėn e tij pėr Kryeministrin Dine, si dhe mė vonė nė letrėn pėr Regjentin Frashėri, pėr t’i bėrė ballė gjendjes financiare nė vend, duhej njė person; me prerogativa diktatori, por ai nuk ishte i tillė dhe as mund tė bėhej. Gjithsesi, Gera, sikurse do ta shohim nė vijim, vijoi aktivitetin e tij si ministėr financash nė qeverinė Dine, duke u pėrqendruar nė projektin pėr kombėtarizimin e BKSh-sė.

    Problem tjetėr pėrbėnte dhe presioni i fortė i gjermanėve, tė cilėt disa herė kishin bėrė ultimatume, duke kėrkuar financime tė drejtpėrdrejta pėr trupat e tyre nė Shqipėri, ose emetime tė bankėnotave tė reja nga ana e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė. Pėrndryshe, ata kėrcėnonin se do tė fusnin nė qarkullim markėn e tyre tė pushtimit. Tė vetėdijshme pėr pasojat e rėnda qė do tė kishte pėr ekonominė e financat shqiptare, pranimi i ultimatumeve gjermane, qeveritė shqiptare tė 1944-ės, veēanėrisht ministrat e financave (ndėrmjet tyre dhe Rrok Gera), u munduan tė eliminonin mė tė keqen, duke zvarritur ēėshtjen me sa mundeshin. Sikurse dihet, pėr financimin e saj nė atė kohė, ushtria gjermane, u detyrua tė shiste sasi tė mėdha monedhash ari nė Shqipėri.

    Sipas Lorenzo Jasellit, pėr tė plotėsuar nevojat e tyre pėr financime, trupat e Wermachtit sollėn nė Shqipėri rreth 500.000 napolonė ari, tė cilat ua shitėn mė pas privatėve shqiptarė. Lidhur me kėtė fakt, Jaselli citon Amadeo Gambinon, i cili kishte nėnvizuar nė njė artikull tė tij, se ky fluks pasurie monetare qė gjermanėt sollėn nė Shqipėri, ishte ndoshta njė rrethanė unikale pėr tė gjitha vendet e pushtuara nga Gjermania gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrkohė, nga fundi i muajit gusht, Rrok Gera gjykoi se kishte ardhur momenti qė Kėshilli i Ministrave tė shqyrtonte nė mbledhjen e tij pikėrisht projektligjin “Mbi deklarimin e ramjes nga fuqia tė Konventės sė datės 15 mars 1925 dhe mbi shpronėsimin pėr dobi publike t’aksjoneve tė Bankės Kombėtare tė Shqypėnisė”, i quajtur ndryshe “Projekt-ligji pėr kombėtarizimin e Bankės Kombėtare”.

    Nė letrėn rezervate nr. 140, tė datės 23 gusht 1944, drejtuar Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave, ministri Gera kėrkonte miratimin sa mė parė tė kėtij projektligji: “…Simbas bisedimeve zhvillue me kohė, kemi hartue projektin e bashkalidhun mbi kombėtarizimin e Bankės Kombėtare tė Shqipnis. Lutemi qė mbasi projekti nė fjalė tė merret nė studim nga P.T Kėshilli Ministruer e t’aprovohet, tė marri me urgjencė udhėn e duhun pėr kėmbim nė ligjė. Me nderime: Ministri Financave Rrok Gera”

    Projekti parashikonte anulimin e marrėveshjes sė 1925-ės me grupin financiar italian, duke bėrė shpronėsimin nė dobi publike tė BKSh-sė dhe duke krijuar nė vend tė saj Bankėn Shqiptare. Gjithashtu, parashikohej qė kapitali i kėsaj banke tė ishte 12.5 milionė franga shqiptare, i ndarė nė 595 mijė aksione, prej tė cilėve 100 mijė me 1.25 franga shqiptare dhe 495 mijė aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Pra, Banka do tė kishte aksione shqiptare dhe tė huaja dhe nė varėsi tė palės shqiptare do tė ishin 341.550 aksione, prej tė cilave 49 mijė aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 292.550 aksione me nga 25 franga shqiptare secili.

    Njė pjesė e vogėl e kėtyre aksioneve do tė ishin nė pronėsi tė shtetit dhe pjesa dėrmuese do tė ishte nė pronėsi tė njė shoqėrie shqiptare, e cila nuk do tė kishte aksionerė tė huaj nė gjirin e saj. Nė pronėsi tė grupit financiar italian do tė ishin 178.450 aksione, prej tė cilave 51.000 aksione me nga 1.25 franga shqiptare secili dhe 127.450 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Nė pronėsi tė grupit financiar zviceran do tė ishin 50.000 aksione me nga 25 franga secili dhe, sė fundi, grupi financiar belg me 25.000 aksione me nga 25 franga shqiptare secili. Kėshilli Administrativ i Bankės do tė pėrbėhej nga 12 vetė, nga tė cilėt 7 do tė ishin shqiptarė, 3 italianė, 1 zviceran dhe 1 belg.

    Presidenti i Bankės do tė ishte gjithmonė shqiptar.277 Pėr fat tė keq, gjėrat nuk shkuan ashtu siē pritej, pasi drejtuesit italianė tė Bankės kishin marrė masat pėr ta minuar projektin nė fjalė, njė projekt tė cilin Gera kishte kohė qė pėrpiqej ta vinte nė jetė. Mė 28 gusht 1944, Rrok Gera, ministėr i Financave, mbrojti me kėmbėngulje nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave propozimin e tij pėr kombėtarizimin e Bankės, qė parashikonte kalimin e njė pjese tė aksioneve nė favor tė Shqipėrisė, por, duke parė kundėrshtimin e vendosur tė shumicės sė anėtarėve tė qeverisė, kėrkoi qė tė paktėn dokumenti tė mbetej nė akte, si provė e pėrpjekjeve tė qeverisė sė atėhershme nė dobi tė ekonomisė sė vendit.

    Pėrfundimisht, projektligji u rrėzua, duke ēuar dėm muaj tė tėrė pune intensive dhe negociatash, mbi tė gjitha, duke hedhur poshtė njė projekt me shumė interes pėr zhvillimin e vendit. Ditarėt e Drejtorisė Qendrore tė BKSh-sė pasqyrojnė me detaje prapaskenat pėr rrėzimin e projektligjit pėr kombėtarizimin e kėsaj Banke, rrėzim qė pati si protagonistė emra shumė tė njohur tė historisė shqiptare, cituar nė kėto ditare, me iniciale:

    “…E Shtunė, 5 gusht 1944 …nė mėngjes patėm vizitėn e F.b.A. i cili na informoi pėr rezultatin e ndėrhyrjes sė tij nė ēėshtjen e nacionalizimit tė Bankės, si pranė kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, ashtu dhe pranė ministrit tė jashtėm. I pari e kishte siguruar se asnjė zgjidhje pėrfundimtare nuk do tė merrej pėr sa i pėrket Bankės, pa e studiuar mė parė mirė problemin me persona kompetentė.

    (F.b.A e ka fjalėn pėr mosnjohjen komplete tė problemit nga ana e F.D, i cili mes tjerash mendonte se ishte nė fuqi marrėveshja bankare e nėnshkruar pas 7 prillit 1939). Ndėrsa i dyti, E.b.V., kishte pėrjashtuar pjesėmarrjen nė projektin e kombėtarizimit tė Bankės ashtu siē ishte paraqitur, duke siguruar nė mėnyrėn mė formale, se njė projekt i tillė nuk do tė kishte kurrė firmėn e tij. Nė mbrėmje T.T. na jep njė kopje tė promemories me tė cilėn mendonte tė hidhte poshtė projektligjin e njohur pėr kombėtarizimin e Bankės.

    Njė kopje tė kėsaj promemorie i ėshtė paraqitur F.D. dhe njė kopje tjetėr i ėshtė paraqitur nga T.T, regjentit P.A.’278 “E Hėnė, 7 gusht 1944 …F.b.A. vjen pėr vizitė te doktor Melis pėr t’i komunikuar se ka pasė njė diskutim tė mėtejshėm me F.D., mbi kombėtarizimin e Bankės. F.D. do ta falėnderonte qė i ka tėrheqė vėmendjen atij pėr ta paralajmėruar kėshtu pėr mundėsinė e miratimit tė ēėshtjeve nė kundėrshtim me interesat e vendit.

    F.D. shton se edhe E.b.V. i kishte deklaruar se kurrė nuk do tė vinte firmėn e tij mbi njė dekret pėr kombėtarizimin e Bankės, gjė qė do tė ishte nė kundėrshtim me marrėveshjen e 1925-sės, e kėshtu do tė njolloste emrin e mirė tė shtetit shqiptar”. “E Hėnė, 28 gusht 1944 ..E.b.V. i bėn njė vizitė doktor Melis pėr t’i komunikuar qė nė njė nga kėto ditė ministri G. (Rrok Gera – Shėn. im, A.P.), kishte paraqitur pėr shqyrtim dhe miratim nė Kėshillin e Ministrave, projektligjin pėr kombėtarizimin e Bankės.

    e mbronte me vendosmėri propozimin e tij, duke theksuar se edhe nėse projekti nuk do tė zbatohej, do tė ishte e pėrshtatshme gjithsesi, qė ēėshtja tė mbetej nė akte si provė e hapave tė bėrė nga kjo qeveri, pėr arritjen e njė qėllimi shumė tė dobishėm pėr ekonominė e vendit. Duke u nisur nga i njėjti argument, E.b.V. do tė demonstronte nga ana e tij papėrshtatshmėrinė pėr tė ndėrmarrė nė kėto momente, veprime, qė duke mbetur ndėrkohė platonike, nuk do t’i sillnin asnjė avantazh vendit, por pėrkundrazi, do tė ishin njė paragjykim pėr marrėdhėniet e ardhshme me Italinė.
    E.b.V. na komunikoi, se me gjithė aprovimin e ndonjė anėtari tjetėr tė qeverisė, propozimi i G., u rrėzua. Gjithnjė sipas shėnimeve tė ditarėve tė Drejtorisė Qendrore tė BKSh-sė, gjatė njė takimi zhvilluar me Ettore Meliss, mė 2 shtator 1944, ministri E.b.V, e informonte konfidencialisht zyrtarin e lartė tė Bankės, se nė njė nga mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave, ministri Gera i kishte pohuar atij, se vijonte ta kishte inatin me BKSh-nė, por ndėrkohė kishte nėnvizuar se nuk mund tė mos vlerėsonte nivelin e lartė tė drejtuesve tė kėsaj Banke.

    E shprehur kjo me ironi ose jo, Gera duket se e kishte tė qartė se ēfarė kishte ndodhur, por ndoshta nuk ia merrte mendja se njė numėr aq i madh zyrtarėsh tė lartė, kishte komplotuar kundėr iniciativės sė tij. Nė njė nga takimet e fundit si ministėr financash, zhvilluar mė 4 shtator 1944, me drejtues tė BKSh-sė, Meliss dhe Bressan, Rrok Gera e kishte parė tė arsyeshme tė bėnte njė deklaratė tė vendosur dhe nė njė formė mjaft energjike u kishte theksuar italianėve lidhur me pėrpjekjet e tij pėr kombėtarizimin e Bankės se, nė radhė tė parė, ai ishte munduar tė kryente detyrėn ndaj vendit tė tij:

    “…si burrė shteti, kishte pasur detyrėn tė shqetėsohej para sė gjithash pėr interesin e Shqipėrisė, nė tė gjitha drejtimet, dhe ishte detyruar shumė herė, qė, pėr tė arritur qėllimet nė tė mirė tė vendit, tė vepronte nė njė mėnyrė qė ndoshta drejtuesve italianė tė Bankės, u ishte dukur si jo simpatike…”. Pėrballė njė situate mjaft tė turbullt nė vend, nė vijim tė njė mbledhjeje zhvilluar nė pasditen e 28 gushtit 1944, qeveria e Fiqiri Dines dha dorėheqjen, kur kishin kaluar rreth 40 ditė nga krijimi i saj.

    Siē thuhej nė njoftimin pėrkatės tė pėrcjellė pėr median nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, kryeministri dhe ministrat pranuan se e kishin tė pamundur tė realizonin zotimet e programit tė shpallur nė korrik, qė kishin tė bėnin kryesisht me mbrojtjen e tėrėsisė sė kufijve dhe sigurimin e rendit publik. Me kėtė rast, Kryeministri Dine i drejtohej me njė letėr Kryesisė sė Kėshillit tė Naltė, ku parashtronte arsyet e dorėheqjes sė qeverisė: “…Mjerisht, rrethanat e jashtme dhe ngjarjet e trishtueshme tė brendshme gjatė kėtij mueji tė veprimtarisė qeveritare, i kanė dhanė Qeverisė provėn e hidhėt se nuk mundet ma tė shpresoj me i dal pėr zot kėtyre pikave kryesore tė programit tė sajė.

    Fuqitė e Armatosuna pėr mbrojtjen e Atdheut, tė shkatėrruem nga trashigimet e sundimit tė huej, nuk janė e nuk mund tė vehen nė gjendje pėr me e plotsue kėte detyrė. Sigurimi i rendit botnuer, i rrėnuem nga propogandat e jashtme antikombėtare, nga kryengritjet e nga shkatrrimet e shkaktueme nga vllavrasja, nuk mundet ma tė vendoset me mjetet qė ka nė dispozitė Qeveria.

    Vullneti i mirė i nji pjese tė popullit pėr qetėsimin e shpirtnave dhe pėr bashkimin e gjithė Shqiptarėve nė kėto ēaste fatkeqe pėr Atdhen, ka mungue krejtėsisht. Para kėtyne fakteve, Qeverija qė kam nderin tė kryesoj dhe unė vetė, nuk mundemi mjerisht tė vazhdojmė me mbajtė barrėn e pėrgjegjėsisė tė nji gjendje qė asht shkaktue jashtė vullnetit t’onė e qi asht trashigimi i fatkeqsive, mosmarėveshjeve, i vullnetit tė keq dhe i fuqive tė huaja qė janė mbi mundsitė t’ona rregulluese”.

    Pas dorėzimit tė detyrės, diku rreth datės 6 shtator, Rrok Gera u kthye nė shtėpinė e tij nė Shkodėr, duke i dhėnė fund kėshtu karrierės sė tij si burrė shteti. Ishte vetėm 43 vjeē.

    GJYQI SPECIAL 1945, DĖNIMI DHE LIRIMI NGA BURGU ME PAFAJSI, VITET E FUNDIT TĖ JETĖS.

    I bindur nė pastėrtinė e figurės sė tij, Rrok Gera nuk tentoi tė largohej nga vendi nė vjeshtėn e 1944-ės, ndonėse nė atė kohė shumė personalitete u larguan jashtė Shqipėrisė, pėr tė mos rėnė nė duart e regjimit qė po instalohej nė vend. Nė janar 1945, ai u arrestua dhe nė shkurt-prill tė atij viti u gjykua bashkė me rreth 60 personalitete tė tjera nė Gjyqin Special tė zhvilluar nė Tiranė.

    Rrok Gera, qė mbrohej nė kėtė gjyq nga avokat Karapici, nuk pati dėshmitarė kundėr, ndėrsa dėshmitarė nė favor tė tij ishin: Gjergj Kokoshi, Dhimitėr Pasko, Petro Popa, Perikli Spiro, inxhinier Xega, inxhinier Truja e Andon Nesturi. Ndėrkohė, Prokurori i Popullit, Bedri Spahiu, dha pretencėn, sipas sė cilės tė gjithė tė pandehurit kishin kryer veprimtari antikombėtare e antipopullore, si para datės 7 prill, nė pėrgatitjen e terrenit pėr okupacionin e Shqipėrisė prej forcave tė Italisė fashiste, ashtu edhe gjatė okupacionit italian e atij gjerman.

    Nė fjalėn e tij tė fundit, pas dhėnies sė pretencės, Rrok Gera theksoi edhe njėherė qėndrimin e tij ndaj akuzave qė i bėheshin: … “Shtoj se qysh prej 7 prillit 1939 e, deri mė 20 korrik 1944, nuk jam marrė me politikė. Kur u bėra ministėr pėr pak kohė, s’ka qenė dėshira e vullneti im, por i imponuar prej rrethanave. Pranoj tė kem qenė gabim. Nuk kam pasur kurrė pėr qėllim tė punoj nė dėm tė interesave tė popullit…”.

    Mė 13 prill 1945, Gjykata Speciale, me kryetar Gjeneral-lejtnant Koēi Xoxe, dha vendimet pėr tė gjithė tė akuzuarit. Dėnimet shkonin nga ato me vdekje, deri nė ato me kusht. Nė vendimin e saj pėr njė grup tė pandehurish, mes tė cilėve dhe Rrok Gera, Gjykata deklaronte ndėr tė tjera se “… mbas datės 7 prill 1939, ata kanė bashkėpunuar aktivisht me okupatorin fashist italjan; pranuan aneksimin e Shqipėrisė nėn forcėn e unionit personal, krijuan qeveri kukull, fashistizuan vendin nė mėnyra tė ndryshme: agitacion, propagandė etj.

    Rrok Gera vunė nė dispozicion tė armikut tė gjitha forcat e armatosura Shqipėtare, mobilizuan popullin shqiptar nė luftė kundėr shteteve fqinjė dhe demokracive tė mėdha…”. Gjyqi Special dha pėr Gerėn dėnimin me 10 vjet burg e punė tė detyruar. Edhe pėr tė, ashtu si pėr tė gjithė tė dėnuarit me mė shumė se 5 vjet burg, gjykata urdhėroi konfiskimin e pasurisė sė luajtshme e tė paluajtshme, nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi dhe humbjen e tė drejtave civile e politike. Por pa kaluar njė vit, pėr Rrok Gerėn pati njė amnisti, me anė tė sė cilės atij i’u zbritėn 5 vite burg nga dėnimi dhe u lirua nė nėntor 1949.

    Memorie.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ministri Rrok Gera

    Historia e panjohur e ministrit tė Zogut/ “Rrok Gera i kėrkoi parlamentit tė miratonte importin e njė sasie drithi, pėr tė mbajtur nėn kontroll ēmimet”

    Emri:  rrok-gera.jpg

Shikime: 32

Madhėsia:  31.9 KB

    Ky libėr synon tė pėrcjellė te publiku imazhin e njė njeriu perfekt, i cili jetoi nė kohėra tė tjera, por qė ishte shembulli mė i mirė, jo vetėm i asaj qė mund tė pėrfaqėsojė njė njeri i zakonshėm, por, nė radhė tė parė, si shembulli i njė shtetari fisnik, tė shquar, tė gjithėdijshėm e, mbi tė gjitha, tė ndershėm. Duke pasur nė gjene virtytet fisnike tė prejardhjes sė tij, duke u formuar si personalitet nė njė ambient tė mrekullueshėm, siē ishte Shkodra e fillimit tė shekullit XX-tė, dhe duke u diplomuar nė njė nga universitetet mė prestigjioze tė Europės, siē ishte ai i Vjenės, Rrok Gera kishte gjithė potencialin pėr tė qenė njė ndėr figurat e rėndėsishme, qė i dhanė hov njė zhvillimi tė vrullshėm nėpėrmjet reformave tė gjithanshme nė Shqipėri, nė vitet ’30-tė tė shekullit tė kaluar.

    Ky zhvillim arriti kulmin me qeverinė e Mehdi Frashėrit, e cilėsuar ndoshta si qeveria shqiptare mė e mirė e tė gjitha kohėrave, e formuar nė pjesėn mė tė madhe nga persona jopolitikė, mes tė cilėve ishte edhe Rrok Gera. Pėr 10 vjet, apo mė shumė, si ministėr apo nė funksione tė tjera tė larta shtetėrore, ai punoi me bindje se po ecej nė rrugė tė drejtė pėr konsolidimin e shtetit shqiptar, proces pėr tė cilin thoshte se nuk kishte kohė pėr tė humbur. Ekonomist, financier, diplomat, jurist, Gera ishte njė specialist qė ēau pėrpara drejt majave me profesionalizmin e tij nė njė ambient ku tarafet e vjetra, qė ishin pothuaj mbizotėruese nė politikė e nė qeverisje, erdhėn duke humbur terren pėrballė njerėzve tė rinj e tė arsimuar mirė.

    KTHIMI NĖ SHQIPĖRI DHE AKTIVIZIMI NĖ ADMINISTRATĖN SHTETĖRORE

    Kėta tregues dhe qėndrueshmėria e jashtėzakonshme e frangut shqiptar nė pėrgjithėsi, mė shumė se merita tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, ishin fryt i pėrkushtimit tė autoriteteve financiare shqiptare, pėrfshi dhe Rrok Gerėn. Kontaktet pėr ēėshtje pune ndėrmjet Gerės dhe pėrfaqėsuesve tė kapitalit italian nė BKSh, apo Bankėn e Italisė, si Amedeo Gambino, Gaudenzi, Ettore Meliss, Bressan, etj., ishin mjaft tė shpeshta dhe nė arkiva, apo studime me karakter ekonomik e financiar, gjenden letėrkėmbime tė shumta dhe referime pėr kėto takime, ku Gera cilėsohej si: “Ministro Gera”, “S.E. Gera”, “Eccellenza Gera”, “signor Gera”, “Dott. Gera”, apo thjesht “il Gera”. Nė njė letėr tė tij tė 15 nėntorit 1935, Ettore Meliss, i shkruante Gambinos, duke theksuar se, ashtu si dhe ky i fundit mund ta kishte konstatuar vetė, Dr. Gera ishte njė person me mentalitet krejt ndryshe nga personalitetet e tjera shqiptare.

    Si pėr ta ilustruar kėtė (tė paktėn sa i takon karakterit tė fortė dhe vendosmėrisė), kemi njė letėr tė datės 25.07.1936, ku Drejtoria Qendrore e BKSh-sė, me seli nė Durrės, i shkruante Gambinos nė Romė se, ndėrsa Kryeministri Mehdi Frashėri kishte pėrcjellė me urgjencė 16 projekte ekonomike e financiare nė Kėshillin e Shtetit (tė cilat i kishte shpėrndarė edhe pėr shtypin), burime tė sigurta pohonin se ministri i Financave, Rrok Gera, kishte nisur nga ana e tij njė letėr pėr Kryeministrin dhe njė kopje tė saj pėr Kėshillin e Shtetit, ku deklaronte se nuk ishte aspak dakord me Kryeministrin lidhur me projektet nė fjalė si dhe argumentonte se, nė njė situatė tė tillė, ato nuk mund tė merreshin nė shqyrtim.

    Nė fakt, kjo letėr ekzistonte vėrtet dhe nė thelb kishte kundėrshtimin e Gerės, sidomos ndaj projektit tė Kryeministrit Mehdi Frashėri, pėr modifikimin e taksės sė tė dhjetės. Me letrėn qė mbante datėn 22.07.1936, me nr. 251/I Res., Rrok Gera i sillte nė vėmendje Kryeministrit se, ishte kundėr nismės pėr suprimimin e ligjit mbi konvertimin e sė dhjetės me njė tatim nė tė holla, pasi ky ligj ishte bėrė me qėllim qė tė lehtėsonte barrėn e bujkut, tė shmangte veset e dhjetarit, tė shtonte prodhimin dhe, nė pėrgjithėsi, tė eliminonte dėmet morale e materiale qė kishte sjellė dikur sistemi i sė dhjetės. Pasi theksonte se fshatarėt ishin shumė tė kėnaqur me sistemin e tatimit nė tė holla dhe pėr kėtė kishte shumė prova, pėr tė cilat ishte informuar madje personalisht nėpėr fshatra, ministri Gera nėnvizonte, ndėr tė tjera, se: “… masa e parapame prej Shkėlqesisė s’Uej, me introdukte tė dhjetėn edhe pėr katundet qė kanė optue pėr pagesėn e tatimit nė tė holla, nuk mė duket tė jetė e ligjshme dhe e drejtė”.

    Po nė kėtė kontekst, Rrok Gera deklaronte se ai vetė kishte punuar plot 5 vjet pėr hartimin e miratimin e ligjit nė fjalė dhe tani nuk i’a lejonte as ndėrgjegjja tė pranonte tani diēka, kundėr sė cilės kishte luftuar aq fort dikur:…“Titullari i kėsaj Ministrie e ka luftue 5 vjet rresht nė cilėsinė e tij si Sekretar i Pėrgjithshėm, sistemin e sė dhetės, deri sa u gjet nji Ministėr Finance qė, e kuptoi rėndėsinė e ēėshtjes. E si do t’u justifikonte pėrpara ndėrgjegjes sė vet tani si Ministėr, me introdukte prapė sistemin e sė dhetės, qė aq shumė e ka dėnue dhe e dėnon”? Edhe mė tej, ministri Gera parashtronte nė letrėn e tij, njė numėr arsyesh e analizash tė faktorėve financiarė dhe ekonomikė, duke arritur nė pėrfundimin se, pikėrisht pėr gjithė kėto arsye, nuk mund ta pranonte projektin e Kryeministrit. Pėr sa i takonte reformės nė kėtė fushė, ministri i Financave premtonte se, shumė shpejt do tė parashtronte projektligjin mbi zbatimin e Kadastrės dhe atė mbi aplikimin e njė tatimi shumė tė ulėt mbi tokėn, nė ato zona ku suprimohej pagimi i sė dhjetės nė tė holla.

    Gjithashtu, Gera premtonte se, pėr tė shtuar tė ardhurat e financės, do tė kėrkonte rrugė e mjete tė tjera. Nė prag tė sezonit tė korrjeve, nė pranverėn e 1936-tės, Ministria Financave kishte menduar marrjen e masave pėr tė parandaluar spekulimet me ēmimet e drithėrave. Lidhur me kėtė ēėshtje, nė njė raport justifikues pėr Parlamentin, nė datėn 11 mars 1936, ministri Rrok Gera sugjeronte qė qeveria tė kishte nė dispozicion njė sasi drithėrash, duke ushtruar tė drejtėn e saj pėr blerje nga jashtė shtetit, por, duke qenė njėkohėsisht e kujdesshme qė sasitė e drithėrave, tė mos ishin aq tė mėdha sa tė shkaktonin njė zbritje tė ēmimit, pasi nė kėtė mėnyrė do tė dėmtoheshin interesat e prodhuesve. Pasi vėrente se veprimet e blerjes dhe tė shitjes sė drithėrave parashiheshin mjaft tė vėshtira po tė zbatoheshin prej organeve tė zakonshme tė administratės sė shtetit, Rrok Gera, propozonte qė me kėtė aktivitet tė merrej Instituti i Drithėrave, i cili nuk kishte shumė kohė qė ishte ngritur. Dhe kėshtu u bė.

    Nė mbledhjen e tij mbajtur po nė muajin mars 1936, Parlamenti miratoi nen pėr nen projekt-ligjin “Pėr influencimin e ēmimit tė grurit e tė misrit”, nėpėrmjet tė cilit autorizohej Instituti i Drithėrave, tė blinte grurė e misėr nga jashtė, me taksa doganore tė pėrjashtuara. Nė bazė tė projektligjit tė miratuar tashmė, ēmimet e shitjeve tė drithėrave tė blera nga Instituti caktoheshin nė fr. ari 15 e fr. ari 12 pėr kuintal, pėrkatėsisht pėr grurė e pėr misėr. Gjithashtu parashikohej qė shitjet do t’u bėheshin konsumatorėve me para nė dorė dhe nė sasi jo mė pak se 1 kuintal dhe jo mė tepėr se 25 kuintalė. Fitimi i thjeshtė, i realizuar nga ky aktivitet i Institutit tė Drithėrave, do tė derdhej nė favor tė kapitalit tė Bankės Bujqėsore Kombėtare. Po nė marsin e 1936-tės, Ministria e Financave mori nė konsideratė kėrkesėn e Fabrikės sė Alkoolit nė Vlorė, pėr pėrjashtimin nga taksa e konsumit tė njė sasie alkooli tė planifikuar pėr eksport nė Itali.

    Nė raportin justifikues tė datės 15 mars 1936, pėrcjellė parlamentit pėr ēėshtjen nė fjalė, ministri Gera sqaronte se Ministria e Financave kishte hetuar dhe kishte arritur nė pėrfundimin se Fabrika e Alkoolit nė Vlorė, kishte vėrtet qėllim tė eksportonte alkool, ndaj e kishte shqyrtuar kėrkesėn pėr heqjen e taksės sė konsumit dhe e kishte pranuar atė. Ndėrkohė, Ministria kishte parashikuar qė eksportimi i alkoolit, tė bėhej nėn mbikėqyrjen e Financės dhe me leje tė posaēme, duke lėnė njė garanci tė mjaftueshme, tė barabartė me vleftėn e tė gjitha taksave pėrkatėse, nė rast se nuk provohej eksporti i alkoolit brenda afatit tė caktuar e me dokumentet pėrkatėse tė pėrcaktuara sipas ligjit. Gjithashtu, nė marsin e vitit 1936, ministri Rrok Gera i raportonte Parlamentit se, ligji i 22 prillit 1933, pėr ngritjen e taksės sė letrės sė cigares nga fr. ari 0.0176 pėr ēdo defter, nė fr. ari 0.1216, nuk kishte funksionuar.

    Bazuar nė statistika, Gera vėrente nė raportin e tij se me rritjen e taksės pėr letrėn e cigareve nė masėn gati 75 %, tė ardhurat ishin rritur shumė pak, ndėrkohė qė konsumi i letrės sė cigareve kishte rėnė me 45 %. Sipas tij, ky pakėsim nuk dukej tė ishte efektiv, por kishte tė bėnte me konsumin kontrabandė dhe me pasojat e krizės qė ulnin fuqinė blerėse tė konsumatorit, i cili ishte i shtrėnguar tė pėrdorte mėnyra ilegale pėr blerjen e mallrave tė konsumit, nė kėtė rast tė letrės sė cigares. Pėr tė eliminuar kėto dukuri, ministri i Financave propozonte uljen e taksės sė letrės sė cigareve: …“Me qėllim qė t’i pėrshtatemi fuqisė blerėse tė konsumatorit dhe tė mėnjanojmė nė kėtė mėnyrė ēdo tentativė pėr kontrabandė (e cila jo vetėm asht e dėmshme pėr Arkėn e Shtetit, por asht edhe nji padrejtėsi pėr konsumatorin e ndershėm), pėrveē masave tė tjera qi kemi marrė, e pamė t’udhės me hartue projekt-ligjėn qė ju paraqitet pėr shqyrtim e aprovim, me tė cilėn taksa e letrės sė cingarit zbritet nga fr. ari 0.1216, nė fr. ari 0.0716…”.

    Mė 1 prill 1936, Rrok Gera parashtroi para parlamentit relacionin pėrkatės mbi “Projekt ligjin e budgetit preventiv pėr ushtrimin financiar 1936- 1937”. Sipas tij, buxheti parashikonte njė shpenzim prej fr. ari 19.104.183, ndėrsa tė ardhurat parashikohej tė arrinin nė shumėn prej fr. ari 18.584.042, me njė tepricė pasive prej fr. ari 520.141. Nė shtjellim tė raportit tė tij mbi buxhetin preventiv 1936-1937, Gera vėrente se ky buxhet nuk pritej tė kishte ndryshime nga ai i mėparshmi. Duke lidhur ngushtė shqyrtimin e buxhetit tė parashikuar me ecurinė e buxheteve tė viteve tė shkuara, ministri i Financave vėrente se zbritjet qė ishin bėrė herė pas here ndėr shpenzime tė administratave tė ndryshme, nė lidhje tė ngushtė me zbritjen e tė ardhurave, vitet e fundit kishin krijuar njė ekuilibėr, i cili pėrbėnte njė ndėr garancitė kryesore pėr stabilitetin e gjendjes financiare.

    Si provė tė kėsaj, Gera theksonte faktin pozitiv qė pasivitetet financiare nė dy vitet e fundit nuk ishin rritur, madje ishin pakėsuar, ndonėse nė njė masė tė vogėl. Gjithsesi, ministri i Financave deklaronte se, nė pėrgatitjen e kėtij buxheti, qeveria kishte preferuar tė tregohej e kujdesshme pėr tė mos tejkaluar shpenzimet, por kjo nuk do tė thoshte tė mos pranoheshin mė vonė, kėrkesa pėr shtim fondesh, aty ku gjykohej e domosdoshme: …“Qeveria, besnike e nji tė tillė drejtimi, pėr me mujtė kėshtu me mbrojtur interesat e Shtetit, dėshironte tė paraqiste nji budget pa deficit, por nga ana tjetėr, udhė tjetėr nuk mund tė merrte, por ose me propozue t’ardhuna pėrtej mundėsis sė realizimit, ose tė caktojė nji tepricė pasive fillestare, mbas mendimit tė sajė. Pra Qeveria e ka pa me udhė, me ndjekė udhėn e dytė dhe kėshtu t’i paraqesi Parlamentit dhe vendit, gjendjen reale.

    Mbas nji shqyrtimi t’imtė tė ardhurave tė realizueme ndėr ushtrimet e kalueme dhe tė zhvillimit tė nxjerrjeve qė kemi pas gjatė ushtrimit udhėtues, Qeveria ka nji bindje tė plotė, se po tė shkapėrcehet shuma e parapamė e tė ardhurve nė fr. ari 18.584.000, do tė ishte shumė e rrezikshme, prandaj nuk ka dashtė t’i shmangej asaj shume, e cila sot mund tė konsiderohet nji e ardhur reale…”. Qeveria e Mehdi Frashėrit mendonte se, ishte me rėndėsi pėr ekonominė nxitja e prodhimit vendas, madje edhe nė sektorė tė veēantė, sikurse do ta shohim mė poshtė. Nė kėtė kuadėr, Ministria e Financave kishte pėrgatitur njė projektligj qė parashikonte rritjen e taksės sė orizit tė zhveshur qė vinte nga jashtė, si dhe njė rritje takse pėr aparatet e radiove qė importoheshin tė montuara. Duke argumentuar nė parlament masat nė fjalė, ministri Gera theksonte, mė 6 prill 1936, se fushat nė Shqipėri kishin njė traditė tė mirė nė prodhimin e orizit dhe sipėrfaqja e mbjellė me kėtė kulturė mund tė shtohej, duke qenė se orizi ishte pjesė me rėndėsi nė ushqimin e popullatės.

    Sa pėr shqetėsimin e deputetėve se kjo mund tė ndikonte nė shtimin e rasteve tė malaries, ministri premtoi se do tė merreshin masat e nevojshme pėr ta parandaluar dėmin e mundshėm nga kjo sėmundje. Nė thelb, ideja e shtimit tė taksės sė orizit tė zhveshur, synonte pikėrisht shtimin e sipėrfaqeve tė mbjella nė vend me oriz dhe zhveshjen e tij me makineri tė vendit. Po kėshtu, edhe pėr aparatet e radiove tė montuara, taksa e importit dyfishohej, por pėr ato tė pa montuara taksa mbetej e palėvizur, e po ashtu, mbetej e ulėt taksa pėr ēdo llambė, si pėrbėrės kryesor i aparateve tė radiove tė asaj kohe. Duke argumentuar masėn nė fjalė, Rrok Gera theksonte se ishte me rėndėsi tė nxitej aktiviteti i teknikėve tė vendit, tė cilėt, pėrveēse do tė fitonin diēka me zanatin e tyre, do tė ofronin edhe mundėsinė qė aparatet e radiove tė riparoheshin nė vend, pasi deri nė atė kohė, njė radio e prishur duhej tė dėrgohej jashtė pėr riparim.

    Nė prillin e 1936-tės, Ministria e Financave kishte paraqitur nė Parlament edhe njė tjetėr projektligj, me tė cilin kėrkohej autorizimi pėr shitjen e disa pronave shtetėrore. Bėhej fjalė kryesisht pėr prona debitorėsh, tė cilat ishin transkriptuar nė favor tė shtetit, por edhe pėr prona tė tjera shtetėrore, tė cilat kėrkonin shuma tė konsiderueshme pėr mirėmbajtje, por qė sillnin shumė mė pak tė ardhura. Nė diskutimin e zhvilluar nė parlament lidhur me kėtė projektligj, ministri Rrok Gera kėrkonte mbėshtetjen e deputetėve pėr miratimin e tij, pasi nė tė kundėrt, do tė kishte pasoja pėr financat e vendit. Kėtu ai i referohej faljeve tė tė prapambeturave nga ana e shtetit pėr njė numėr debitorėsh, pasuritė e tė cilėve ishin transkriptuar nė favor tė shtetit, por qė ndėrkohė mund tė kėrkohej kthimi i tyre. Pėr shitjen e kėtyre pronave shtetėrore, Gera vėrente se do tė ngrihej njė komision, i cili do tė pėrcaktonte njė vlerė bazė dhe pronėn do t’ia shiste atij qė do tė ofronte mė tepėr mbi kėtė vlerė.

    Mė 28.10.1936, ministri i Financave kėrkonte nga ligjvėnėsit punėsimin e tre ekspertėve me qėllim tė funksionimit mė tė mirė tė sistemit tė ri tė kontabilitetit dhe sidomos pėr hartimin e buxheteve konsumptive, tė cilat kishin arritur tė pėrpiloheshin deri nė vitin 1931 e jo mė tej, pėr shkak tė mungesės sė personelit kompetent. Pėr kėtė, Gera sqaronte se kjo mungesė e personelit tė specializuar ndihej mė shumė nė Ministrinė e Ekonomisė Kombėtare dhe nė atė tė Arsimit. Deputetėve qė ngrinin shqetėsimin se po shtoheshin shpenzimet e shtetit, ministri Gera, i pranishėm nė diskutimet parlamentare, u pėrgjigjej: “…U them zotnis s’uej, se para se tė nxjerr nji akt tė tillė e peshoj mirė se mė dhembet shum tė baj shpenzime shteti, por kėte isha i detyruem t’a nxjerr, se mė duket se shėrbimi asht shum ma i math, vlen ma tepėr se shpenzimi qė do tė baje Shteti…”.

    Nė njė tjetėr debat nė parlament, nė verėn e vitit 1936, diskutohej pėr marrjen nė punė tė njė specialisti kimie, pėr tė cilin ishte bėrė zhurmė nė njė artikull gazete dhe po nė kėtė frymė, po debatohej edhe nė parlament. I pranishėm nė seancė plenare tė parlamentit, Gera hodhi poshtė ēdo mundėsi abuzimi pėr punėsim nė dikasterin qė ai drejtonte dhe ndėrkohė sqaroi deputetėt, se bėhej fjalė pėr njė nga tė paktėt kimistė tė specializuar nė Shqipėri, marrja nė punė e tė cilit ishte e domosdoshme, nė funksion tė hartimit tė njė project-ligji tė vlefshėm pėr taksim tė pėrshtatshėm pėr prodhuesit e pijeve alkoolike. I prekur nė sedėr nga mėnyra e debatit, Rrok Gera u tregua i prerė nė argumentet e tij: …“Po tė pretendohet se Shteti Shqiptar ka vendosė tė mos krijojė nėpunėsia, atėherė mund tė thuhet se ka vendosė qi tė mos pėrparojė kur. Mos tė krijojė nėpunėsina qi nuk janė tė nevojshme, po jo mos tė krijojė nėpunėsina qi janė tė nevojshme. Nė asht se rezulton se kjo nėpunėsi nuk asht e nevojshme, kam me qenė i pari un qi t’a la me ra kėt nėpunėsi, po jam plotėsisht i bindun, se asht e nevojshme dhe produktive dhe i lutem Dhomės ta pranojė…”.

    Mė tej, ministri Gera sqaroi edhe aspektin teknik tė projektligjit: “… Nė ēėshtjen e pijeve alkoolike kemi pak a shumė nji anomali, se kemi adaptue sistemin e vulosjes sė kazanėve. Nė bazė tė kėtij sistemi ata qė prodhojnė pije alkoolike kėrkojnė zhvulosjen e kazanit; kjo bahet rregullisht dhe regjistrohet lėnda nga e cila nxirret pija alkoolike, po organet kompetente nuk janė nė gjendje tė kontrollojnė, nėse u mbyllėn kėta kazanė nė kohė tė caktueme. Pėr tregim; nji person qi tregon nji sasi lėnde pėr pije alkoolike dhe kėrkon zhvulosjen e kazanit, mund tė ketė dhe nji sasi lėnde tjetėr tė fshehtė, dhe kur nuk jemi nė pozitė me kontrollue nėse u mbyll kazani nė kohė tė caktueme, ky mundet me prodhue sasinė qi ka fshehė dhe kėshtu qėllimi i taksimit nuk ruhet. Kur tė mos ketė njerėz qi tė kontrollojnė ri vulosjen e kazanėve, si dhe njerėz qi tė kontrollojnė densitetin e pijeve alkoolike tė prodhueme prej rrushi, ose sheqeri, si e thashė, atėherė qėllimi i taksimit nuk ruhet.”

    Memorie.al

Tema tė Ngjashme

  1. Ministri jep dorėheqje pėr njė shaka
    Nga ARIANI_TB nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 23:38
  2. BIOGRAFIA: Rrok Logu (ambasador)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2006, 05:06
  3. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18
  4. Imzot Rrok Mirdita - Nderi i Qytetit te Rreshenit !!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 17:43
  5. Rrok Zojzi, mes mitit dhe harresės
    Nga Brari nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 03:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •