Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Tragjike: Çifti shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati në Nju Jork

    Ngjarja tragjike në Nju Jork ku u vetëvra aktori shqiptar bashkë me gruan, flasin fqinjët: Sot kishte ditëlindjen, i’u ankua nënës në telefon për…

    Emri:  Screenshot-2022-08-07-1.14.16-AM.png

Shikime: 144

Madhësia:  354.7 KB

    Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin në Nju Jork, mëngjesin e djeshëm, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    SIpas mediave amerikane të cilat citojnë dëshmitarët në vendngjarje viktimat ishin një “çift i qetë” që shiheshin shpesh duke shëtitur.

    “Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre,” tha një dëshmitar.

    Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku … që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’ Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.

    Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.

    “Eshte e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji.

    Bashkëshortja e mirëmbajtësit të ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se dëgjoi “si bam!” dhe më pas të të shtunën në mëngjes.

    “Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë. Nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

    Pas reflektimit, Perkaj tha se burri ishte shpesh i zemëruar, ndërsa gruaja dukej “e qetë”.

    Ajo beson se çifti ishte i martuar për gjashtë vjet.

    “Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

    Punëtori i ndërtimit Harold Johnson tha se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjike: Çifti shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati në Nju Jork

    Ngjarje e rëndë në Nju Jork, aktori shqiptar hidhet bashkë me gruan nga kati i gjashtë i pallatit

    Emri:  florind-belliu.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  36.0 KB

    Një çift me dy fëmijë të vegjël u hodhën për vdekje në Bronx, thanë autoritetet. Lajmi raportohet nga New York Post.

    Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.

    Mësohet se ata janë shqiptarë, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

    Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në interet rezulton se në Nju Jork pa punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.

    Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

    “Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë,” tha një zëdhënëse e NYPD.

    Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

    Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët dhe gruaja e shefit të ndërtesës – dhe e shtuna ishte ditëlindja e tij.

    “Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

    Cifti kishte gjithashtu edhe dy fëmijë.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjike: Çifti shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati në Nju Jork

    “Më është bërë një kurth i madh”, ja çfarë shkruante aktori shqiptar që i dha fund jetës bashkë me gruan në New York

    Emri:  Florind-Belliu-9.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  31.4 KB

    Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.

    Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.

    “Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

    Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.

    Emri:  trjtr.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  33.0 KB

    Për dy çunat e mi Schwibe dhe Raya.

    Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

    Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjike: Çifti shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati në Nju Jork

    “Mjekët e kishin paralajmëruar”, motra e 28-vjeçares që u hodh nga kati i 6-të në New York: E vrau Florindi bashkë me fëmijën që do të lindte pas disa muajsh

    Një dëshmi e rëndë vjen pas ngjarjes tragjike dy ditë më parë në Bronx, New York ku humbën jetën 35-vjeçari shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe Ornela Belliu, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.

    Ngjarja ishte mister dhe për hetuesit, të cilët po hetonin si në pistën e vetëvrasjes, ashtu dhe në atë të vrasjes. Kjo pasi burrë e grua ranë nga kati i 6 i pallatit ku jetonin. Por sot motra e 28-vjeçares, gruas së aktorit Belliu akuzon këtë të fundit për vrasjen e saj dhe të fëmijës që do të vinte në jetë pas pak muajsh.

    Ajo tregon se Florindi vuante nga çrregullimet mendore dhe ishte shtruar dhe në klinikë psikiatrike në Nju Jork.

    “E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë për motrën time, për engjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork. Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan ndër të tjera motra e 28-vjeçares.

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-08-08-at-7.55.05-PM-1.jpg

Shikime: 48

Madhësia:  80.5 KB

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tragjike: Çifti shqiptar i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati në Nju Jork

    Detaje nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…


    Të tjera detaje janë bërë publike nga mediat amerikane, në lidhje me vdekjen e aktorit shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, të cilët u hodhën nga kati i 6 i banesës ku jetonin.

    Emri:  florind-Belliu.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  50.0 KB

    New York Post shkruan se po hetohet nëse para aktit çifti ishte konfliktuar me njëri-tjetrin gjatë një momenti tensioni.

    “Kishte shenja në apartament që tregonin se nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, tha një burim për The Post, duke mos dhënë më shumë detaje për “shenjta” e supozuara.

    Ndërkohë nuk ka një shënim vetëvrasje që mund të jetë lënë nga viktimat, tha burimi për The Post.

    Autoritetet gjithashtu janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Ornela Shehi ka pësuar ndonjë lëndim që nuk tregon për një rënie.

    Deri tani mjekësia ligjore e qytetit nuk ka marrë një vendim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ornela Shehit dhe as të Florind Belliut.

    Emri:  florind-belliu-ornela-shehi.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  48.1 KB

    Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 28-vjecarja bie e para nga kati i gjashtë i ndërtesës më pas edhe 35-vjeçari Belliu.

    Çifti u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë dhe autoritetet nuk morën kurrë raporte për dhunë në familje në lidhje me çiftin, sipas burimeve policore.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 15-09-2010, 10:31
  2. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 17:37
  3. I jep fund jetes pas darkes martesore
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-06-2007, 11:58
  4. Fotoksina, i jep fund jetes se nenes se 6 femijeve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 13:51
  5. Fund Jetes Me Nje Kokerr Fostoksine!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-08-2004, 11:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •