“Suhadja, e bija e firmėtarit tė pavarėsisė nė ‘12-ėn, u diplomua nė Firence pėr Artet e Bukura dhe vdiq nė ēmendinė nė 1955-ėn, pasi…”/ Refleksione tė shkrimtarit tė njohur

Pllaka tė kujtesės dhe thasė…!

Nga Visar Zhiti

Emri:  suhadije.jpg

Shikime: 255

Madhėsia:  36.0 KB

SPORTISTI KAMPION, NĖ BURG Qazim Dervishi (1908 – 1994)
Atleti i parė, ai qė do t:ė shėnonte golin e parė… por dhe pėrkthyes nga anglishtja…! Babai i tij kishte ardhur nga Tuzi nė Shkodėr, nėna ishte nga Mjeda, tregon Pjetėr Logoreci, miku i Qazimit, qė dhe ai ishte pėrndjekur, me tė arratisur…!

…ishte fėmijė i dhėnė pėr lojnave Qazimi, si i lindur pėr to, tip sportiv. Luante me shokėt me njė top lecke, qė ia kishte bėrė e ėma, megjithėse myslimanėt e kishin pėr “gjynah”, thoshin.

Mbeti jetim kur ishte 12 vjeē dhe donin ta ēonin tė shkollohej nė Turqi, por jo, gjimnazin e Shkodrės, kėmbėnguli Qazimi. Me gjithė ato dhunti pėr sportet, e dėrgojnė nė Tiranė, nė shkollėn e re amerikane tė Harry Fultz-it.

Punonte, merrej me sporte, nismėtar me tė gjitha dhe shkėlqente te tė gjitha, etj, etj, ndėrkaq ishte dhe anglishtfolės i shkėlqyer.

Kthehet nė Shkodėr si mėsues, nuk u ndahet punėve, hap fusha tė reja sportive, zhvillon veprimtari… dhe 1945, viti i parė i ēlirimit, do ta gjente bashkė me tė shoqen, mėsuese dhe ajo, nė Lezhė, nė Gjirokastėr, nė Shqipėrinė e Mesme, etj.

Po pėrkthente letėrsi pėr fėmijė dhe programet e shkollave amerikane, pa le, kėrkonte tė lidhej dhe me to, me imperialistėt. Donte tė zhvillonte mėsime dhe pėr shurdhė-memecėt, e tillė po dukej se po bėhej koha e gjithė…!

E arrestojnė pas dy vjetėsh. 22 muaj hetuesi, tortura tė tmerrshme, agjent, armik, e varin nga kėmbėt me tel bashkė me njė prift katolik dhe i ulnin me kokė poshtė nė gropat e ujėrave tė zeza.

Kishte zili priftin qė nuk i duroi dot torturat dhe mbaroi,, ai ishte i fortė prej sporteve. Ashtu i rrėzuar, mbi tė kullonte i vdekuri. E dėnojnė me 18 vjet burg…

…ėshtė nderuar me titullin “Mėsues i popullit” nga Presidenti i Republikės, njė vit para vdekjes, kurse pallati i ri i sportit ne Shkoder, mban emrin e tij.
FAMILJA E MADHE CAKRANI

“Kalorėsja e Arteve tė Bukura”, Suhade Cakrani (1920 -1955)

E bukura dhe tragjikja, Suhadja, bija e familjes sė madhe Cakrani…!

Porta aristokratike, e lavdishme e tyre sikur e ka tė shkruar gjithė historinė e Shqipėrisė tė shekullit XX, madhėshtinė dhe luftėn pėr pavarėsinė e atdheut dhe lirinė, humanizmin e lartė dhe humbjen, persekutimin mizor tė diktaturės komuniste, ikjet nėpėr botė, vrasjet, burgjet, internimet, pėrēmim harbutėror dhe ēmendinėn, harrimin e qėllimshėm… dhe….dhe ringjalljen. Aktet e dramės sė kėsaj familjeje janė akte tė dramės shqiptare.

Kur Shqipėria do tė shpallte pavarėsinė nė vitin 1912, nė sarajet e Cakranve do tė ndalte shpallėsi i saj, themeltari i shtetit modern Shqiptar, Ismail Qemali, teksa shkonte pėr nė Vlorė, pėr tė vendosur qeverinė e tij tė parė.

Hajredin bej Cakrani do tė ishte atje shpallės dhe firmėtar i pavarėsisė, kurse i vėllai, Bektash beu, do tė emėrohej Ministėr i Thesarit, jo pėr tė marrė nga qeveria, por pėr tė dhėnė, ai do ta financonte administratėn me tė ardhurat e tij, nga pasuria e vet.

Dy vellėzer qė jo vetėm ėndėrronin njė Shqipėri tė lire dhe perėndimore, por i pėrkushtoheshin kėtij ideali. Do t’i gjejmė tė bashkuar dhe me Kongresin e Lushnjės, nė 1920, pavarėsinė e dytė Shqipėrisė.

Dhe po kėtė vit themelojnė fondacionin e parė “Vėllezėrit Cakrani”, kishte rėnė “Gripi Spanjoll” nėpėr Europė dhe ata u gjenden shqiptarėve me ndihma dhe mbėshtetje, konak e ushqim e barna…!

Po kėshtu dhe bijtė e kėsaj familje tė madhe plot me histori do t’i pėrkushtoheshin dhe dijes, shkollave tė larta, studimeve nė universitete e njohura, nė Francė, Sorbona, Austri, Vjena, Itali, Bolonjė, Firence, Romė, Rumani, Hungari, etj., tė bėheshin pėr atdhen qė priste, mbrojtės tė tij, ekonomistė, agronomė, profesorė, jurist, diplomatė, politikanė, etj., dhe, nėse do tė duhej, luftėtarė me armė nė dorė sėrish.
Hajredin Beu vajzėn e vetme, Suhaden e bukur, e dėrgoi tė studiojė nė Itali dhe ku? Nė Firencen mahnitėse tė Dantes dhe tė Rilindjes Europiane, Mikelanxhelo e Makiavel, tė themeluesve tė shkollave tė ndryshme botėrore…!

Po ēfarė do tė studionte ajo? Pėr mjekėsi, financė, shkencė? Jo, pėr Artet e Bukura, ashtu siē ishte dhe vetė. Se atdheut do t’i duhej dhe art, kulturė, qė tė bėhej sa mė i bukur. Suhadja dhe atje do tė ishte e veēantė, me vrullin e atdheut tė saj dhe urtėsinė e familjes. “Rebelja e flokėve dhe kravatave” e quanin, se guxonte dhe nė pamje.

Janė imazhet e saj mes shoqeve, nga pas kupolat e kishave fiorentine, e shohim dhe me dy vėllezėrit e saj pranė Kullės Eifel ne Paris, por dhe me qen, qė duket se i donte, por dhe mbi kalė, ndanė dallgėve nė bregun e detit, mbase nė Durrės, si “artiste filmash”, kalorėse e arteve tė bukura.

Vėllai, Kadriu, do tė burgosej si kundėrshtar i Mbretit Zog, por dhe nė burg, do tė ishte aq i hijshėm, me shokėt, me borsalinė e kravatė e kėpucė qė i shkėlqenin.

Kur atdheu do tė pushtohej nga Italia fashiste, nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, Kadri Cakrani, si Komandant i ‘Ballit Kombėtar’, nė Berat, do tė shpėtonte nga pėrndjekja 450 familje hebrenjsh, akti mė i madh human nė Ballkan, po kėshtu do tė ndihmonte dhe ushtarėt italianė, tė mbetur rrugėve pas kapitullimit tė Italisė fashiste. E gjithė kjo mes dy zjarreve, atij tė ushtrisė gjermane dhe tė partizanėve.

Ndėrsa motra Suhade, donte tė ishte e bukur, e bukur nė shpirt si sfidė luftės. Jo modele tė reja armėsh, por ‘mode culture’. Lexonte nė italisht dhe frėngjisht libra, seē shkruante mbi njė fletore, ndoshta mbante ditar a kishte nisur njė novelė a bėnte skica, vizatime nga lufta, nuk ka mbetur gjė.

Fitimtarėt, me tė marrė pushtetin, qė nė vitin e parė, do tė pushkatonin Bektashin 75 vjeēar, kurse vėllai, Hajredin Beu, kishte pak qė kishte vdekur, atij do t’i prishnin varrin, do i’a hidhnin nė erė fitimtarėt. Ata tani do tė luftonin me tė vdekurit.
Kadriu dhe Kujtimi do tė iknin, i pari nė SHBA-ės, i dyti nė Itali. Atdheu i komunistėve i kėrkonte pėr t’i vrarė, bota e lirė demokratike i dekoronte pėr aktet e tyre heroike dhe humanizmin.

Regjimi po kėrkonte bijtė e tjerė tė familjes Cakrani. Hajdarin e varin nė mes tė qytet tė Fierit, ata qė ende s’i kishin hequr uniformat e partizanit, as entuziazmin e fitores si pluhurin e luftės, madje qeshnin tani me masakrat e tyre, tė lirė.

Nė sheshin e varjes, nė mes tė qytetit tė Fierit, mes gjindjes sė turbulluar u shfaq njė fantazmė gruaje, si njė Madalenė, u gjunjėzua para tė varurit, po i puthte kėmbėt, ishte e motra, Suhadja. Dhe do tė endej nga njeri burg nė tjetrin pėr tė ndihmuar tė vėllezėrit, besnike ndaj tyre si balada.

Nė vitin 1953 i vdes dhe nėna. E vetme, mbase vegime tė zymta tani po i dyndeshin mė me ēmenduri, lehnin qentė e saj, tė tėrbuar nėpėr ēizme policėsh, kali i saj ishte bėrė erė me jele tė pėrgjakura, dhe mbi kalė, lėkundej nė kėmbė njė i varur fytyrė-hėnė, vėllai i saj i zi

Mbas dy vjetėsh, nė vitin 1955, Suhade vdes nė ēmendinė. Ishte vetėm 35 vjeēe. Bashkė me tė sikur u shuan dhe mėsimet e Arteve tė Bukura. Fytyra i mori bukurinė e fundit, si njė pikturė ngjyrė qiriri, nga ato qė nuk i lanė t’i bėnte.

A ka piktura tė saj, shkrime? Jo, nuk dihet. As varri i saj nuk dihet se ku ėshtė. Kėshtu u shuan dhe tė tjerė nga familja e madhe e Cakrajve, nė internime, ndėrsa vėllai tjetėr, Vasfiu, qė kishte studiuar pėr diplomaci nė Sorbonė, mbas 3 burgjeve, dha shpirt nė mjerim nė njė azil…!

Po shpirti s’vdes. Mbas rėnies sė perandorisė komuniste, rrėnimit tė diktaturave sė saj, patjetėr dhe nė Shqipėri, do tė ringjallej dhe kujtesa. Do tė ndryshonte shumėēka. Edhe ndryshimet qė i kishin bėrė dhunshėm tė kaluarės, historisė …

Do tė vinin libra dhe nga familja Cakrani. Ka memoaristikė nga Kadri Cakrani, tė shkruara nė SHBA-ės, tė atij shpėtimtarit tė qindra familjeve hebreje, na rrėfen dhe pėr luftėn e tij, qė s’ishte vetėm e tij, por e shqiptarėve.

Dhe mė tutje, si kreu para atij, nga i ati, del tani libri shumė i ēmuar “Kujtimet e njė firmėtari” i Hajredin Cakranit. Si e shpallėn pavarėsinė? Ato firma qė hodhėn ashtu atė ditė, ishin vija tė kiromancisė nė pėllėmbėn e atdheut, u bėnė udhė e shtigje, tė tatėpjeta dhe tė pėrpjeta tė fatit. Ai libėr sikur ri zgjon dhe ndėrgjegjen kombėtare.

Ndėrkaq, nė vitin 2000 ėshtė themeluar dhe “Fondacioni Cakrani”. Nipi, Avokat Kujtimi, ėshtė vėrtet dhe njė avokat i kujtesės kolektive, rimėkėmbės i asaj kėshtjelle qė ngritėn tė parėt e tij, po kėshtu njė zelltar i dėnimeve tė krimeve tė komunizmit, me moralin e ligjit.

“Besoj atė qė bėj dhe bėj atė qė besoj”, thotė Kujtimi. Ai kėrkon qė kujtesa tė ēlirohet nga dhuna dhe t’i shėrbejė sė ardhmes…!

Dėgjohen ndėrkaq tringėllima prangash nė ndėrgjegjen e kohės.

Po edhe troku i njė kali prej nate. Mos po vjen ajo, Kalorėsja e Arteve tė Bukura, vajza me flokėt prej ere? Po thėrret. Ka njė kumt pėr tė sjellė…!

Memorie.al