Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, luajti role kryesore nė shumė vepra dramatike

Emri:  filika.jpg

Shikime: 87

Madhėsia:  23.6 KB

Ka ndėrruar jetė nė moshėn 82-vjeēare aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo. Lajmi i trishtė ėshtė bėrė i ditur nė faqen zyrtare nė rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės, prej ku thuhet se aktorja ėshtė ndarė nga jeta nė Belgjikė, ku jetonte prej disa vitesh.

Filika Dimo u lind nė Durrės me 1 gusht tė vitit 1939. U diplomua nė departamentin e aktrimit nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė. Pas studimit, ajo filloi tė punojė nė Teatrin Popullor nė Tiranė. Pjesėn mė tė madhe tė aktivitetit e ka pasur nė Teatrin “Aleksandėr Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore nė shumė vepra dramatike krahas aktorėve tė tjerė durrsakė si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazėr Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Debutimin e saj nė kinematografi e bėri nė vitin 1959 me rolin e vogėl tė Shpreses nė filmin Furtuna. Ajo luajti nė 4 filma tė tjerė artistikė. Filmi qe e bėri mė tė njohur dhe mė tė vlerėsuar atė si aktore, ėshtė filmi televiziv me 2 seri i RTSH-sė “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid.

Emri:  durres-1-1.jpg

Shikime: 33

Madhėsia:  52.9 KB

Balkanweb