Ndahet nga jeta pas njė sėmundjeje tė rėndė mjeku i njohur onkolog, vėllai i shkrimtarit Ismail Kadare

Emri:  Shahin-Kadare-1.jpg

Shikime: 95

Madhėsia:  27.1 KB

Mjeku i njohur onkolog Shahin Kadareja, vėllai i shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare ėshtė ndarė nga jeta orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, pas njė betejė gati njėvjeēare me njė sėmundje tė rėndė.

Ka qenė vajza e mjekut Kadare qė ka konfirmuar lajmin e hidhur pėrmes njė postimi nė “Facebook”, ku njofton miqtė dhe tė afėrmit se ceremonia e varrimit do tė zhvillohet ditėn e sotme nė orėn 15:00.

“Me hidhėrim njoftojmė ndarjen nga jeta tė tė dashurit tonė Shahin Kadare. Varrimi bėhet ditėn e enjte, dt 18. 11. 2021, ora 12.00 nė Tufinė.
Ceremonia mortore do tė zhvillohet nė ambientet e Funerale Home ALBA 2000, rruga e Dibrės, Nr. 302, pranė Medresesė, tė mėrkurėn ora 15.00- 20.00 dhe tė enjten ora 9.00- 12.00.
Vizitat do tė zhvillohen ditėn e premte deri tė dielėn, paradite nga ora 10.00 – 13.00 dhe mbasdite nga ora 16.00 – 20.00 nė ambjentet e Piazza”, shkruan vajza e tė ndjerit.

Emri:  Jorina-Kadare.png

Shikime: 36

Madhėsia:  221.1 KB

Doktor Shahin Kadare ėshtė njė nga tė parėt doktorė tė Shkencave nė fushėn e mjekėsisė, me njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė studimet onkologjike, si referues nė dhjetėra konferenca dhe kongrese ndėrkombėtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore nė revistat mė tė njohura tė mjekėsisė nė botė.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua nė vite ’60 nė Tiranė dhe mė pas kreu njė specializim nė Rumani. Ndershmėria, pėrkushtimi dhe profesionalizimi i tij, e kthyen atė nė njė autoritet tė padiskutueshėm shkencor nė fushėn e onkologjisė.

Ai ėshtė themelues i Laboratorit tė Morfologjisė Patologjike dhe ka luajtur njė rol kyē nė zhvillimin e kėsaj dege tė mjekėsisė nė Shqipėri, pėrmes diagnostifikimit mikroskopik tė tumoreve. Ai arriti tė krijoje nė bashkėpunim me kirurgėt shqiptarė tė kohės, skemėn e trajtimit operativ tė tumoreve, duke verifikuar rrezikshmėrinė e tyre qysh gjatė operacionit.

Ai ėshtė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike nė vitin 1990, dhe njė nga kritikėt e parė tė mėdhenj tė lidershipit tė saj si refuzues i autoritarizmit post-komunist.

Ai shėrbeu pėr disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipėrisė nė Suedi dhe vende tė tjera, por iu rikthye sėrish profesionit tė mjekut.

Balkanweb