Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombėtares dhe i Partizanit, Duka mesazh ngushėllimi: Njė personalitet me shumė vlera!

Emri:  jashari.jpg

Shikime: 26

Madhėsia:  28.6 KB

Robert Jashari, ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombėtares shqiptare nė vitet 1950-1960 ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 84 vjeēare. Personalitet nė fushėn e sportit, Jashari ka nisur karrierėn te moshat e Tiranės dhe Partizanit, pėr tė vijuar me Spartakun e asaj kohe nė Kategorinė e Dytė.

I afruar mė pas nga Partizanit, Jashari luajti vetėm pėr Demat derisa mbylli karrierėn. I spikatur pėr lojėn nė sulm, Jashari ishte zėvendėsuesi i tė madhit Loro Boriēi nė fushė, teksa ky i fundit ishte nė fundin e karrierės.

Pėr kėtė lajm tė trishtė ka reaguar dhe presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, i cili me anė tė njė postimi nė profilin e tij zyrtar nė rrjetin social “Facebook”, Duka ka shkruar se kjo e shtunė nisi me njė lajm tė hidhur pėr ndarjen nga jeta tė njė personaliteti me shumė vlera qė do t’i mungojė futbollit shqiptar.

Emri:  duka.png

Shikime: 24

Madhėsia:  249.6 KB

POSTIMI I PRESIDENTIT TĖ FSHF-sė, ARMAND DUKA –

“Kjo e shtunė nisi me njė lajm qė na hidhėroi shumė. Ėshtė ndarė nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombėtar tė Shqipėrisė dhe i Partizanit nė vitet 1950-60.

Njė personalitet me shumė vlera qė do tė na mungojė tė gjithėve, do t’i mungojė futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushėllimet me tė sinqerta familjes, tė afėrmve dhe miqve tė Robert Jasharit. Kujtimi i tij do tė mbetet i paharrueshėm. U prehtė nė paqe!”

Balkanweb