Shuhet Dalip Greca, ikona e Diellit, Vatrės e medias shqiptare nė Amerikė, “Vatra” mesazh ngushėllimi

Emri:  dalip.greca-dielli.jpg

Shikime: 81

Madhėsia:  32.2 KB

Ndahet nga jeta njė nga personalitetet mė tė njohura shqiptare nė Amerikė. Drejtuesi i gazetės shqiptare nė SHBA “Dielli” dhe pjesė e pandarė e Federatės Vatra Dali Greca u nda nga jeta nė moshėn 72-vjeēare duke lėnė pas dhimbje pėr familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe gjithė miqtė.

Federata Vatra ka shprehur me njė mesazh ngushėllimet pėr humbjen e njė prej ikonave tė saj dhe gjithė komunitetit shqiptar nė Amerikė.

Emri:  278019959_5541353202560242_6258040957099757385_n.jpg

Shikime: 24

Madhėsia:  42.0 KB

Emri:  281844232_1151609772295722_538630257779714615_n-1.jpg

Shikime: 24

Madhėsia:  40.2 KB

Emri:  106007199_705168660273171_3288083579663342733_n.jpg

Shikime: 23

Madhėsia:  40.5 KB

SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRĖS E MEDIAS SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ, VATRA MESAZH NGUSHĖLLIMI
E nderuar familja Greca
I shtrenjtė dhe i paharruar miku ynė i pėrjetėsisė Dalip
Sot pėr familjen Greca, Vatrėn, Vatranėt, Shqiptaro-Amerikanėt ėshtė njė ditė zie dhe trishtimi.
Sot, mė datė 16 Maj 2022, nė orėn 4.23 PM nė Neė York, zemra e mikut tonė tė ēmuar Dalip Greca ndaloi pėrgjithmonė.
Ikja e befasishme na ka shkatėrruar tė gjithėve nė shpirt. Ky largim i shpejtė dhe i padrejtė na ka vrarė fort e mėrzitur pafundėsisht.
Njė largim fizik qė lė pas shumė trishtim, keqardhje e dhimbje tė thellė te familja, miqtė e bashkėpunėtorėt.
Ne do ta kujtojmė e respektojmė pėrjetė kontributin tėnd tė shquar, dedikimin dhe pėrkushtimin nė punėt qė bėje, korrektėsinė e detyrave, besnikėrinė e premtimeve e miqėsive, pėrkushtimin e devotshmėrinė ndaj komunitetit, miqve, medias dhe kombit shqiptar.
Ikja e Dalip Grecės largon brenda nesh njė copė tė rėndėsishme jete tė kthyer nė pėrkujtim tė pėrjetshėm.
Sot, tė gjithė kemi humbur shumė. Miqtė njė mik special, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar tė pa zėvendėsueshėm nė kauzat ku Dalip Greca bėhej pjesė. Nė emėr tė Federatės Pan- Shqiptare tė Amerikės VATRA, nė emėr tė tė gjithė vatranėve, tė Shqiptaro-Amerikanėve e tė familjes sime ju pėrcjell ngushėllimet tona mė tė ndjera, mė tė sinqerta e mė tė dhimbshme familjes Greca pėr humbjen e pakthyeshme tė mikut tonė Dalip.
Lutjet dhe pėrshpirtjet tona si vatranė e komunitet janė mė tė afėrta e mė tė ndjera se kurrė pranė familjes Greca, familjarėve e miqve nė kėto momente trishtimi, lamtumire, humbje e zie.
Mirėnjohje pėr jetė tė jetėve o Dalip Greca pėr gjithēka qė po na lė pas ikjes sate nė pėrjetėsi.
Pushofsh nė paqen e amshuar, nė mbretėrinė e qiellit miku ynė i paharruar.
I pikėlluar thellė
Pranė familjes e miqve, me nderime tė veēanta

Kryetari i VATRĖS
Elmi BERISHA

Shėnim: Nė gazetėn Dielli, nė vazhdim do tė jepen detaje rreth organizimit tė ceremonisė sė lamtumirės dhe nderimeve.

Emri:  Dalip-Ndreca-1.jpg

Shikime: 24

Madhėsia:  85.8 KB

Kush ishte Dalip Greca

Dalip Rexhep Greca u lind nė Lushnje me 10 tetor 1950. Mėsimet bazė i bėri nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e Mesme e pėrfundoi Qershor 1969 nė Gjimnazin” Abas Shehu” Tepelenė.
Studioi pėr Gjuhė dhe Letėrsi shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik Shkodėr 1969-1971, tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. 1971-1974 kreu shėrbimin ushtarak tė detyruar nė Marinė.

Nė vitin e fundit tė shėrbimit nisi me korrespondencė studimet nė Universitetin e Tiranės pėr Letėrsi, tė cilat i pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė maj 1976. Punoi nė arsim deri nė vitin gusht 1983, kohė kur filloi punėn se redaktor pėr Kulturėn dhe Sportin nė Gazetėn lokale “Shkėndija”. E humbi kėtė vend pune pėr shkak tė pėrkrahjes sė proceseve demokratike nė dhjetor 1990.

Mbeti dy muaj pa punė derisa opozita i ofroi detyrėn e sekretarit tė Komitetit Ekzekutiv Pluralist tė rrethit tė Lushnjės. E dorėzoi detyrėn pėr shkak tė vendosjes sė kandidaturės pėr kandidat pėr deputet nė krah tė opozitės nė vendlindjen e tij nė zgjedhjet e para Pluraliste tė 31 Marsit 1991.Ai kandidoi pėr opozitėn edhe nė vitet 1992, 1996, 1997.

Nė Prill 1992 u emėrua Inspektor i Letėrsisė nė Drejtorinė Arsimore tė Rrethit Lushnje, ndėrkohė qė drejtonte dhe botonte gazetėn lokale tė pėrjavshme “Ora e Fjalės”, gazetė qė lindi gjatė Lėvizjes Demokratike (Shtator 1991) dhe vijoi ta drejtojė deri nė Gusht 1996, kohė kur u emėrua Kryeredaktor i gazetės sė pėrditshme “Republika”.
Mė 20 korrik 1999 emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe filloi detyrėn e redaktorit-pėrgjegjės pėr seksionin shqip tė gazetės shqiptaro-Amerikane ILLYRIA, paralelisht nisi dhe pėrfundoi studimet 2-vjeēare nė Institut Tecnnology of Business nė Neė York. Pėr 10 vite ai ishte njė ndėr gazetarėt qė hulumtoi, intervistoi, investigoi personalitete dhe njerėz tė thjeshtė tė komunitetit dhe fitoi respektin e shqiptarėve tė Amerikės. Ai arriti tė intervistojė shumė nga figurat e diasporės nacionaliste, tė cilėt e patėn lėnė Shqipėrinė nė fundin e Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė gusht tė vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetės Dielli, e cila nuk botohej prej mė shumė se 2 vite e gjysmė. Ai e ringjalli gazetėn mė tė vjetėr tė botės shqiptare dhe pėr 12 vite e ka kthyer atė nė lavdinė e dikurshme tė themeluesve. “Dielli” nėn drejtimin e Dalip Grecės ka pėsuar ndryshime thelbėsore. Dielli pėr 12 vite qė e drejton gazetari Greca botohet nė print ēdo muaj, madje nuk u ndal publikimi as nė kohėn e Pandemisė sė shkaktuar nga COVID-19.
Gazetari Dalip Greca prej 2 dekadash ka dhėnė kontribut edhe nė median televizive. Ai ishte gazetar i jashtėm pėr Televizionin Kultura Shqiptare nė Neė York (Albanian Culture TV), ndėrkohė qė vazhdoi tė bashkėpunonte me median nė Tiranė dhe Prishtinė. Greca ishte njė ndėr kontributorėt e spikatur nė ruajtjen e traditave dhe kulturės shqiptare nė SHBA; pjesė e pandarė e Federatės Panshqiptare tė Amerikės, anėtar i kryesisė dhe Kėshillit, organizator dhe drejtues i shumė veprimtarive tė Federatės si: Si pėrvjetorėt e Pavarėsisė dhe Ditės sė Flamurit Kombėtar, 100-Vjetorit tė Vatrės, 110-Vjetorit tė Gazetės DIELLI, Vitit tė FAIK KONICĖS, Simpoziumin pėr Arshi Pipėn, Mit’hat Frashėrin, Revoltėn e Spaēit, bashkorganizator dhe drejtues i konferencės “Demokracia nuk pret”, dhe tash pjesė e projektit-Historia e Vatrės sipas arkivave… etj etj…

Balkanweb