Arsimi nė zi, ndahet nga jeta zv.dekania e Shkencave Shoqėrore nė Universitetin e Shkodrės, vuante nga njė sėmundje e rėndė

Emri:  trhrt.jpg

Shikime: 91

Madhėsia:  28.1 KB

Rektorja e Universitetit tė Shkodrės, Prof. Dr. Suzana Golemi ka njoftuar ndarjen nga jeta tė koleges sė saj, njėherėsh zv.dekane e Shkencave Shoqėrore, nė kėtė institucion tė Arsimit tė Lartė, Prof. As. Dr. Nevila Dibra.

NJOFTIMI:

Tė nderuar kolegė, miq e bashkėpunėtorė,

Me hidhėrim tė thellė mėsuam lajmin tronditės tė ndarjes nga jeta tė koleges, mikes sonė tė dashur, prof.as.dr. Nevila Dibra, zv/Dekane e Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”.

Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenė pjesė e Departamentit tė Gjeografisė tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” qė nga viti 1993. Ajo ka dhėnė kontributin e saj si kėrkuese shkencore nė fushėn e gjeografisė, turizmit dhe mjedisit me njė sėrė artikujsh, librash shkencorė, organizime dhe pjesėmarrje nė konferenca kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ajo ka kryer me devotshmėri funksione tė ndryshme si pėrgjegjėse e departamentit tė Gjeografisė nė vitet 2012 – 2020, anėtare e Senatit Akademik tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” pėr shumė vite, dhe ėshtė dalluar pėr kontributin e lartė dhe energjinė e saj pozitive pėr zhvillimin e Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore Universitetin e Shkodrės. Studentėt do ta kujtojnė prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftė dhe dashamirėse; kolegėt si pedagogen e pėrkushtuar; miqtė si shoqen unike.

I shprehim ngushėllimet mė tė thella familjes dhe tė gjithė tė afėrmve pėr kėtė humbje tė madhe e tė parakohshme!

Qoftė i pėrjetshėm kujtimi i saj!

Rektori

Prof. Dr. Suzana Golemi

Ceremonia e lamtumirės dhe homazhet nė nderim tė prof. as. dr Nevila Dibra do tė zhvillohen me datė 28/06/ 2022 nė ora 10.30-11.30, pranė hollit tė auditorit A3 nė Godinėn e Rektoratit tė Universitetit tė Shkodrės.

Balkanweb