Njė humbje e madhe ėshtė shėnjuar pėr cirkun dhe publikun shqiptar.

Mėsohet se “Mjeshtrja e Madhe”, akrobatja Vitore Sallaku ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 80-vjeēare, bashkėshortja e Skėnder Sallakut. E cilėsuar si njė nga ikonat e akrobacisė dhe cirkut shqiptar, ajo ofroi kontributin e saj, jo vetėm si artiste, por edhe si pedagoge e shkrimtare.

Vitore Sallaku vinte nga njė familje e persekutuar prej sistemi komunist, ku tė atin Lorenc Rashėn e pushkatuan. Megjithatė, falė aftėsive dhe talentit, tė ndjerės nuk ia ndėrprenė tė drejtat e studimit nė Ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė Kinė.

Si njė nga akrobatet mė tė spikatura tė arenės sė cirkut me njė kontribut pėr mė shumė se 35 vjet, Vitore Sallaku u nderua nė tetor tė vitit 2021 nga Presidenti ende nė detyrė, Ilir Meta me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Puna e saj e fundit ka qenė njė libėr biografik pėr bashkėshortin e saj Skėnder Sallaku, ndėrkohė qė numėron edhe 5 libra tė tjerė tė botuar mes tė cilėve tre janė me poezi.

Pėr ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Ministrja e Kulturės Elva Margariti, e cila pėrmes njė statusi nė Facebook ka ndarė lajmin e hidhur me tė gjithė shqiptarėt.

“Njė grua e rrallė, energjike, njė artiste e talentuar, njė nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lėnė pas kaq shumė kujtime tė bukura dhe u ka falur kaq shumė gėzim njerėzve, saqė largimi do tė jetė vetėm fizik! Ajo ishte dhe do tė mbetet njė shkollė pėr brezat e rinj!”, shkruan Margariti.

Emri:  mjeshtra-1.jpg

Shikime: 17

Madhėsia:  39.8 KB

Emri:  36-1.jpg

Shikime: 14

Madhėsia:  101.2 KB

Balkanweb