Arti shqiptar nė zi, shuhet nė moshėn 76-vjeēare valltari dhe koreografi i njohur, Besim Jazexhiu

Emri:  htrhr.jpg

Shikime: 40

Madhėsia:  43.5 KB

Valltari i njohur shqiptar Besim Jazexhiu ka ndėrruar jetė mbrėmjen e sotme, nė moshėn 76-vjeēare. Lajmin e hidhur e bėn tė ditur TKOB, me anė tė njė postimi nė Facebook.

POSTIMI:

Teatri Kombėtar i Operės, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhėrim tė thellė mėsoi pėr ndarjen nga jeta, nė moshėn 76-vjeēare, tė njė nga figurave mė tė spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu.

Zanafillėn e parė nė art, Jazexhiu e ka pasur nė zhanrin e akrobacisė dhe ėshtė njė ndėr akrobatėt e parė shqiptar. Nė vitin 1959, u dėrgua pėr studime nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vitin 1961 filloi punė si balerin profesionist nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Ky ishte fillimi i karrierės sė tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatė kėsaj periudhe, krahas kėrcimit nė trupėn e baletit ka realizuar personazhe nė balete tė ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj. Nė vitet 1965-1968, kryen shėrbimin ushtarak nė Ansamblin e Ushtrisė si solist i parė i grupit tė valleve dhe mė pas, nga viti 1968 solist nė Ansamblin Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, ku krahas punės si solist, ka kryer edhe detyrėn e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte nė sy individualiteti dhe vėrtetėsia, Besimi ėshtė dalluar dhe pėr pėrdorimin e lodrės gjatė valleve tė ndryshme. Gjatė gjithė karrierės sė tij artistike nė Ansambėl ka interpretuar valle nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, ku ka shkuar ky ansambėl si brenda vendit , ashtu edhe gjatė turneve jashtė shtetit. Anėtar i Kėshillit Artistik, i komisioneve nė katėr festivale folklorike me detyrė koreograf edhe nė disa komisione tė Dekadave tė Majit.

Gjatė karrierės sė tij si koreograf, Besim Jazexhiu realizoi rreth 20 krijime, valle tė ndryshme me AKKVP ashtu edhe me shumė grupe amatore tė ndėrmarrjeve tė ndryshme, si valle me motive dibrane, “Valle me motive tė Tiranės”, “Valle e Lezhės” “Valle e Leskovikut”, “Nusja e Fajes”, “ Valle me motive tė Veriut”, “Kurrė se ulėm kokėn”, “Motive kosovare”, “Sarajet e Ali Pashait”, “Valle arbėreshe” e shumė tė tjera.

Ka njė jetė tė gjatė artistike 40 vjeēare qė nga 1954 e deri nė vitin 1997. Nuk ka qytet e fshat tė Shqipėrisė tė pashkelur e pa dhėnė koncerte tė ndryshme duke pėrjetuar kėnaqėsinė e artistit. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi si dhe zonat ku banojnė arbėreshėt nė Itali. Gjatė karrierės sė tij artistike ėshtė nderuar me fletė nderi, medalje, ēmime tė para dhe Urdhrin “Naim Frashėri” klasit II”.

Nė emėr tė drejtuesve dhe artistėve tė TKOBAP-sė, i shprehim ngushėllime familjes e miqve tė Artistit!

I paharruar kujtimi i mjeshtrit Besim Jazexhiu!

U prehtė nė paqe!

Emri:  291938880_2194436970709478_1108408927319192377_n.jpg

Shikime: 36

Madhėsia:  7.2 KB

Emri:  67369fbb-853f-4e3e-bda3-c0fc885d6257.jpg

Shikime: 35

Madhėsia:  25.8 KB

Emri:  a3206988-f52d-4370-adac-70e99126a066.jpg

Shikime: 34

Madhėsia:  20.7 KB

Emri:  292238862_2194437997376042_7693819099296027776_n.jpg

Shikime: 35

Madhėsia:  48.6 KB

Emri:  292044372_2194438020709373_7292768569072602642_n.jpg

Shikime: 35

Madhėsia:  34.2 KB

Balkanweb