Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Meri Lalaj

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Meri Lalaj

    Prej kohėsh nė gjendje tė rėndė, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur shqiptare

    Sot ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 79-vjeēare, shkrimtarja e njohur shqiptare Meri Lalaj. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga studiuesja Luljeta Dano, me anė tė njė postimi nė rrjetet sociale.

    “Kaq e trishtueshme ikja e vetė Meri Popins! Meri Lalaj, nuk e besoj dot, pėr energjinė tėnde dhe tė qeshurėn tėnde me gjithė zemėr…”, shkruan ajo.

    Shkrimtarja Lalaj prej kohėsh ishte nė njė gjendje tė vėshtirė shėndetėsore, pėr shkak tė pasojave qė i shkaktoi Covid-19.

    Pak ditė mė parė mikesha e saj shkrimtarja Miranda Haxhia bėri apel pėr tė ndihmė pėr njė letre pėr shpėtimin e jetės sė saj.

    Kush ishte Meri Lalaj

    Ajo u lind nė Pogradec nė vitin 1943. Qė nga vitet e ‘90-tė ka botuar dhe pėrkthyer shumė libra, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim kėtu, si: “Lasgushi nė Poradec” (ditar), “Qentė nuk magullijnė mė” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – njė jetė” (pėrkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frėng” (pėrkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa pėr Kosovėn), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj. Gjatė krijimtarisė sė saj letrare, ajo ėshtė nderuar me disa ēmime si: Ēmimi Kombėtar pėr vėllimin me tregime, Ēmimi pėr poezinė mė tė mirė si dhe vlerėsime tė tjera.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Meri Lalaj

    Arti nė zi/ Kėrkoi ndihmė pėr t'u kuruar jashtė shtetit, ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur

    Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 79-vjeēare shkrimtarja dhe pėrkthyesja e njohur Meri Lalaj.

    Lalaj u nda nga jeta pas disa problemeve tė shkaktuara nga koronavirusi nė ezofag, pėr tė cilat ajo mund tė kurohej vetėm jashtė shtetit.

    Skedarėt e Bashkėngjitur 178156

    Mikesha e saj, shkrimtarja autorja Miranda Haxhia bėri disa ditė mė parė dhe njė apel pėr ndihmė dhe sensibilizim pėrmes njė letre:

    “E dashur Meri Lalaj, kjo letėr duhet tė ishte pėr cilindo qė ka nė dore njė mundėsi; pėr njė kryetare Parlamenti, pėr njė ministre Shėndetėsie, apo Kulture, pėr njė kryetar shteti…. Pėr njė biznesmen… por pak gjasa ka tė lexohej nga dikush prej tyre, aq me pak gjasa ka tė ēajnė zemrėn e shpirtin e tė tė gjenden. Kur erdha nė spital, tė gjeta me tuba e serume. U zbeha e u trondita, por ti me dhe kuraje, me fole me entuziazėm… pėr librin e ri qe prisje tė dilte nga shtypi. ‘Shiko, Miranda, a tė pėlqen si ka dalė ballina?’ Dhe unė me vete:’ Meriii, mendjen tė librat ti?! Shiko shėndetin!’ Tė pata zili, pėr Zotin!

    Ti je shumė e sėmurė, kemi komunikuar bashkė, edhe unė e hallakatur pėr mamane time qe ka zėnė shtratin. Aty aty jeni me njė moshe, por njė ditė jete mė tepėr ėshtė njė thesar pėr ty, pėr mamanė time. Mgjt, mua mendja me rri tė ty. Sepse mamaja ime ėshtė e imja, ka njerėz rreth e rrotull, e pavarėsisht jetės sė saj, e qė pėr mua ėshtė Perėndi, mendoj se pėr ty, Meri Lalaj, duhet tė lėvizė dikush e tė bėjė ē’ka ka nė dore.

    Ti je personazh nė librin tim ‘Vaji i gurit’, pėr vuajtjet dhe mundimet e njė ėndrre tė shkatėrruar; ti je e njohur nė tė gjitha familjet e personazheve tė librit ‘Instituti femėror Nėna Mbretėreshė’. Sepse i ke intervistuar, je ulur e ke biseduar me dėshmitarė tė gjallė e ke mbledhur dėshmi pėr jo tė gjallėt. Ia ke dalė vetėm deri kėtu. Gjysma jote, vajza, ėshtė larg. Kėto janė fatet.

    Nėse mamaja ime ikėn njė ditė, do me digjet xhani, por flamurėt do t’i ul unė nė zemrėn time gjysmė shtize; por ti nuk dua tė ikėsh. Dhe as flamurėt nuk i mendoj dot. Sepse je njė mikeshe, je njė zonje, je njė thesar kujtimesh, kulture. Je njė grua zonje qė ashtu me mundim e rropatje ia ke dalė mbanė tė kesh emrin tėnd mbi ballina librash tė mirė. Dhe ke merituar vendin nė bibliografitė e sė ardhmes.

    Sa shumė njerėz mund tė ndihmonin tė zgjidhej ky halli i shėndetit tėnd- njė problem teknik qė ndoshta bota e pėrparuar nuk e mendon tė pazgjidhshėm, e aq me pak tė hezitojnė se je 80 vjeē e boll jetove; ndoshta tė ndihmojnė gazetarėt, tė cilėve u ke mbushur kronikat me lajmet e intervistat; ndoshta tė ndihmojnė ata dhjetėra miq e mikesha qe kane bujtur nė shtėpizėn tende tė vogėl, por sa tė madhe; ndoshta tė ndihmojnė edhe tė tjerė, qe nuk tė njohin e do tė duan tė jesh edhe ca vite qė tė kenė njė mundėsi me shume. Tė bisedojnė me ty, tė lexojnė prej teje.

    Ka edhe milionere qė kane zemėr tė madhe, besomė. Ēfarė i kushton njė vendi njė organizim e operacion nė njė vend tė fuqishėm? Ēfarė i kushton ministrisė se Shėndetėsisė njė firme mbi njė mundėsi jete pėr ty? Ministria e Kulturės mund tė ndihmojė, sikur do tė te botonte njė libėr. Sepse kam njė parandiejnė qe po ta dine si vėrtitesh nė fillin e holle mes jetės e vdekjes, do duan tė jenė njė ēast ‘Zeus’.

    E qė pėr ty ka shume vlerė, mikja ime. Pasi flas me ty, mė mbysin lotėt. Kthehem e pėrqafoj mamanė time qė ka zgjedhur tė sėmurėt njėlloj nė kohe me ty. Por unė nuk kam asgjė nė dore. Mund tė shkruaj e tė krijoj avion e salle operacioni e shifra faturash, sa tė dua, por zeja ime ėshtė shkrimtarja, aty ku edhe ėndrrat janė tė bukura. Veē kolla jote, oksigjeni yt, frymėmarrja jote, nuk janė as ėndėrr, as shkrimtari. Janė ankth e pafuqi. Dhe sot nė telefon nuk e kishe atė optimizmin e asaj dite nė spital. Flisje nga njė shtrat azili. Jam pa fjalė. Njė grua si ti nuk duhet tė ike nė kėtė mėnyrė, nė njė cep azili, si tė jesh nė njė stacion pa tabele, ku nuk mbėrrin kurrė asnjė autobus. Ah, sikur tė me lexonte ndonjė i shkarė e i pasur! Po unė edhe miqtė, o Meri e dashur, i kam si vetja. As tė shkarė e as tė pasur.”

    Kush ėshtė Meri Lalaj

    Lalaj lindi nė Pogradec nė vitin 1943. Shkollėn e mesme e kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet e larta i pėrfundoi nė Universitetin e Tiranės, Dega Gjuhė-Letėrsi Angleze. Pėr tre vite ka punuar nė gjimnazin e Korēės dhe mė pas ka qenė pėr shtatė vite ka qenė nė internim me ish-bashkėshortin e saj, pėr tė vazhduar punėn e saj nė njė shkollė 8-vjeēare nė Pogradec nga ku edhe doli nė pension.

    Gjatė viteve ajo ka punuar si mėsuese, ka botuar nė gazeta tė ndryshme artikuj qė trajtonin problemet jetėsore tė vendit. Qė nga vitet e 1990 ka botuar dhe pėrkthyer shumė libra, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendi; “Lasgushi nė Poradec” (ditar), “Qentė nuk magullijnė mė” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – njė jetė” (pėrkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frėng” (pėrkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa pėr Kosovėn), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj.

    Gjatė krijimtarisė sė saj letrare, ajo ėshtė nderuar me disa ēmime letrare, si: Ēmimin Kombėtar pėr vėllimin me tregime, Ēmimin pėr poezinė mė tė mirė si dhe ēmime tė tjera.

    Gazeta Shqip

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk Guxojme Tė I Mbajmė Mėri Kulturės Sonė
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 18:17
  2. Si tė mos mbajmė mėri?
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 13:44
  3. Mos me mbaj meri.
    Nga Mina nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 12:29

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •