Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    “Është folur për shkumë në gojë dhe…”, nipi i Ismail Qemalit rrëfen dyshimet për helmim të babait të Pavarësisë: Ka shenja se e kanë eliminuar, nuk po e lejonin të shkonte në Konferencën e Paqes

    Emri:  Nedim-Vlora-Ismail-Qemali.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  48.2 KB

    Stërnipi i babait të Pavarësisë Ismail Qemalit shprehet i bindur se stërgjyshi i tij u helmua. Nedim Vlora ka folur në një intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli në News24 pasi ka marrë pasaportën shqiptare.

    Ndonëse dyshimet për helmimin e Ismail Qemalit, kryeministrit të parë shqiptar janë shprehur vazhdimisht nga historianë dhe studiues, asnjëherë nuk është provuar një gjë e tillë. Por stërnipi i tij tregon rrethanat se si vdiq Ismail Qemali në një hotel në Perugia, Itali dhe se e bazon bindjen e tij për helmimin e stërgjyshit në dokumente dhe telegrame që ka marrë.

    “Gjyshja ime dhe babai më kanë treguar për ato kohë, për ato që po ndodhnin, rrethanat historike. Ismali Qemalit italianët i kishin bërë propozime, të cilat ai nuk i kishte pranuar sepse nuk donte t’u jepte asgjë. Madje, kishte bërë kundërpropozime. Italia nuk donte që ai të shkonte ne konferencën e paqes së Parisit, për ku ishte nisur, sidomos si përfaqësues i shqiptarëve. Nga dokumentet që kam marrë, telegramet mes prefektit të Perugias dhe ministrisë, kuptohet që u helmua. Dy fëmijëve të tij që ishin të pranishëm u thanë se ishte goditur nga paraliza, por ai kishte vdekur në fakt. I thanë se ishte iktus, por kur goditesh nga një iktus, të paktën një gisht lëviz, dhe ai nuk po lëvizte. E deklaruan vdekjen një ditë më pas për të shmangur lidhjen. Për mua ka qenë 99 përqind helmim që të mos arrinte në Paris. Sepse Italia kishte firmosur paktin e turpshëm të Londrës dhe do ta kishte si pengesë për qëllimet e veta Ismail Qemalin”, deklaron Nedim Vlora.

    I pyetur nëse ka gjetur dokumente që e pohojnë këtë, ai thotë se në mesazhet e shkëmbyera mes prefektit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë flitet për gjendjen shëndetësore të Ismail Qemalit, por ai e interpreton si një frazë “mision i kryer”.

    “Dokumente është e qartë se nuk ka. Jam përpjekur të interpretoj telegramet. Është një letër e prefektit që i shkruan Romës, Ministrisë së Jashtme, ku thuhet se janë të dëshpëruar për ta shpëtuar. Ka shijen e frazës, ‘mision i kryer’. Në fakt ai kishte kërkuar të bënte një konferencë për shtyp dhe mund të imagjinohet çfarë do thoshte. Do thoshte që do shkonte të mbronte Shqipërinë në konferencën e Paqes dhe se po e ndalonin të shkonte. Do të kishte qenë pra një akuzë ndaj qeverisë italiane të kohës. Është folur për shkumë në gojë, dhe simptoma të tjera të iktusit. Nuk është folur kurrë për dhembje të mëdha të barkut, që është simptomë e helmimit. Është detaj që është eliminuar. Provat janë në rastësitë historike e faktet e momentit”, deklaroi Nedim Vlora në News24.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    Meta pret në Presidencë nipin e Ismail Qemalit: Pres me padurim botimin e librit të familjes Vlora, ka dokumente të papublikuara për Atin e Pavarësisë

    Emri:  280109141_544903740338199_7533019308014166746_n-2.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  33.6 KB

    Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlorën.

    Meta thotë se ishte kënaqësi të dëgjonte lidhjen e ngushtë që Nedim Aleksandër Vlora kishte për Shqipërinë dhe që ia transmetonte nipërve e mbesave.

    Postimi i Ilir Metës:

    I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali.
    Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri të madhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora.
    Pres me padurim botimin e librit të z.Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    Historia e panjohur e familjes Vlora, rrëfimi i nipit të Ismail Qemalit: Një djalë i tij u vra në Paris dhe tjetri në Maqedoni

    Emri:  Nedim-Vlora-1.jpg

Shikime: 98

Madhësia:  35.5 KB

    Një nga djemtë e Ismail Qemalit u vra në Paris, një në Maqedoni. Kështu deklaron Nedim Vlora, stërnipi i kryeministrit të parë shqiptar në një intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli në News24.

    Nedim Vlora, djali i djalit të madh të babait të Pavarësisë tregon se ishte gjyshja e tij nuk kishte pranuar të ktheheshin në Shqipëri pas konsolidimit të pushtetit këtu, pasi trembej se do ta humbte.

    “Një nga djemtë e Ismail Qemalit u vra në Paris, një në Maqedoni. Im atë quhej Ismail Qemal Galip Aleksandër dhe i ati ka vdekur më 1920. Ai quhej Mahmut Nedim dhe ishte djali i parë i Ismail Qemalit. Gjyshja ime franceze, kur vdiq i ati, ishte këtu në Shqipëri kur sapo kishte nisur pushtimi italian në Vlorë. Për shkak të pushtimit, ajo mori dy vajzat dhe të birin, babain tim, dhe i çoi në Itali me mendimin se prej aty do iknin në Austri. Për shkak të gjuhës që nuk e dinin, por edhe që të ishin sa më afër Shqipërisë, që të mund të ktheheshin, vendosën të rrinin në Itali. Edhe pse babait tim në një pikë iu ndalua rikthimi në Shqipëri. Pas konsolidimit të pushtetit këtu, babait i thanë që të mund të vinte, por ia ndaloi e ëma sepse kishte humbur nga vdekja shumë njerëz. Ndaj mbetën atje. Kur im atë erdhi këtu në vitet 1970 gjeti shtëpinë dhe dhomën ku i vdiq babai”, tregoi ai për News24.



    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    “Më vunë para pistoletën”, stërnipi i Ismail Qemalit tregon tentativat për t’u kthyer në Shqipëri: Sigurimi më kërcënoi të tërhiqesha. Kam ndihmuar emigrantë dhe…

    Emri:  Nedim-Vlora-2-1.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  34.7 KB

    Ndonëse jashtë vendit për shumë dekada, familja e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit nuk i ka reshtur tentativat për t’u kthyer në atdhe. Nedim Vlora, stërnipi i tij ka treguar për News24 se sigurimi i ka shkuar në shtëpi në Bari dhe e ka kërcënuar që të tërhiqet. Ai thotë se ka ndihmuar shumë emigrantë dhe ka sjell sipërmarrës për të investuar në Shqipëri.

    – Kishte një moment që ju kishit idenë që të vinit në Shqipëri dhe të rrëzonit regjimin komunist. e kë do vinit, çfarë do bënit?
    E kisha kuptuar që situata nuk ishte ajo që po na tregonin, ajo që na pikturonin. Kisha kuptuar që gjërat në fakt nuk shkonin fare mirë. E dija që nuk mund të bëhej shumë. Por kisha vendosur të merrja një anije, të vija në mes të Adriatikut në ujëra kontinentale që asnjë shtet të mos mund të thoshte asgjë. Doja të vija këtu për të zgjuar pak popullin. Kishte nisur kriza e murit të Berlinit, kishte nisur situata në Rumani dhe ishte momenti. Unë kontaktova te refugjatët e parë që kishin mbërritur ne Brindisi. Arrita të vij në Kakavi në 1990. Aty më vunë para pistoletën. Nuk donin të më linin të hyja, munda të ikja nga Gjirokastra. I mbijetova edhe një atentati tjetër. Ishte një atentat që mu bë ndërsa po përpiqesha të hyja te Dajti.

    Në Bari kisha bërë një asamble për një qeveri të Shqipërisë së Lirë në Itali. Më erdhi Sigurimi dhe më thanë se nëse lëvizja do më hiqnin qafe. Gjërat më pas ndryshuan sepse këtu pati një lëvizje nga brenda.

    – Ju bënë atentat, si do ju hiqnin qafe?
    Isha nisur nga Italia kur këtu nuk kishte ende asgjë. Ndaj më erdhi Sigurimi në shtëpi dhe praktikisht më kërcënoi në Bari, dhe më kërkoi të tërhiqesha. Ishim ftuar në një panair. Ishin dy veta, njëri e mori babanë tim mënjanë, më pas kuptuan që isha unë problemi. E kujtoj ende pamjen e tij sepse më pas e kam parë atë njeri te Dajti, ai më pa, kuptoi që unë e njoha dhe u zhduk menjëherë.

    – Pas 1990-ës familja e mbretit u rikthye. Ju e menduat të riktheheshit në Shqipëri?
    Kam ardhur dhjetëra herë për të ndihmuar sadopak, kam sjellë sipërmarrës. Në Itali kam bërë disa konferenca për të ftuar njerëz që vinin në Shqipëri të investonin. Kam ndihmuar njerëz, refugjatë, ju kam gjetur punë, një vend që të jetonin. Më pas kuptova që aksioni im ishte i kotë, sepse kishte lidhje të tjera që duhej të funksiononin. Ndaj u tërhoqa, kisha nisur të jepja bezdi, sepse ata donin lidhje të drejtpërdrejta.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-11-2022 më 16:33

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit hap në “COD” thesarin e familjes



    Një ekspozitë tejet e veçantë është çelur të enjten në hapësirën e Qendrës për Hapje dhe Dialog në praninë e Nedim Vlorës, nipit të Ismail Qemal Vlorës.

    Dokumente të familjes Vlora, të pa publikuara më parë hapen për publikun si pjesë e një fondi të madh objektesh që ruhen sot në shtëpinë e Nedim Vlorës në Bari.

    “Është një lloj detyrimi moral. Dokumentet lidhjen me Shqipërinë, një familje shqiptare, ndaj besoj se është me vend të ekspozohen këtu, në Shqipëri. Unë nuk jam i pavdekshëm, ndaj në një moment të caktuar mendova t’i ofroja përpara se të shpërndahen. Pasi ekziston mundësia që të shpërndahen më kuptoni, kur ndahet një shtëpi dhe një mobilje qëndron këtu një letër shkon aty ekziston mundësia që edhe këto dokumente të shpërndahen. Ndaj përpara se të shpërndaheshin më pëlqeu që ti sillja bashkë ti vija në dispozicion të historianëve. Më pëlqeu edhe njëherë që me pasaportën të hyja këtu dhe të thosha kjo është shtëpia ime,” – u shpreh ai.

    Të mbuluara nga pluhuri i kohës, por kurrsesi të harruara, në arkivin e tij Nedim Vlora ka ruajtur thesare që dëshmojnë historinë e kombit tonë, të lidhur ngushtë me historinë e familjes së tij. Kjo histori e shkruar nga vetë ai, vjen tashmë edhe përmes një libri të botuar në kuadër të ekspozitës.

    “Unë i kam ruajtur këto dokumente me dekada. Ndaj kur dy historianë shqiptarë më vizituan në shtëpinë time mes dokumenteve vunë re një fotografi të vogël që në anën e pasme të saj kishte një shënim në gjuhën shqipe, një shënim që unë mesa duket nuk e kisha vënë re pasi ishte shkruar me dorë me një shkrim të keq. Kjo paska qenë fotografia e flamurit të parë, atij të vërtetit ishte brenda dy valixheve prej metali të mbushura me fotografi që natyrisht i kisha hapur dhe i kisha parë por nuk kisha pasur kohën për t’i studiuar një nga një. Natyrisht që historianët kanë bërë shënime në sende të ndryshme në kollare dhe sende të tjera për të bërë një lidhje mes tyre, por jo është punë e historianëve nuk është punë e imja unë nuk jam historian. Ndaj dhe libri nuk është një libër me karakter të mirëfilltë historik, por një libër me të dhënat e një familjeje, me gabimet e tij natyrisht,” – tregoi Nedim Vlora.

    Ekspozita që u çel këtë të enjte do të qëndrojë e hapur deri më datë 30 nëntor në hollin protokollar të kryeministrisë dhe mund të vizitohet nga kushdo që dëshiron të shohë nga afër këto copëza historie të dinastisë Vlora.

    Euronews.al

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Stërnipi i Ismail Bej Vlorës, Nedim Vlora: "Stërgjyshin tim e helmuan në Itali"

    Befason pasardhësi, Nedim Vlora: Ismail Qemali ishte mason!

    Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin "Good Morning Albanians" në Euronews Albania se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë.

    Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime

    “Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si problem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike. Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo. Por disa vëllezër masonë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismai Qemalit.

    Emri:  auto_Screenshot_231669633135.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  43.5 KB

    Emri:  auto_Screenshot_221669633135.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  26.5 KB

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2014, 07:24
  2. "Emigrantët" e Shqipërisë, të punësuar në fshatrat e Vlorës
    Nga Ujku'80 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 16:25
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2007, 14:37
  4. Thirrje nga Vlora: "Po na vrasin te gjitheve"
    Nga lis në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2003, 03:31
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •