Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Prishtinë: Dua Lipa hapi festivalin “Sunny Hill”

    Emri:  Capture-17.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  15.0 KB

    Të enjten në mbrëmje në Prishtinë u hap festivali i muzikës “Sunny Hill” që organizohet nga Fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

    Para fillimit të festivalit, këngëtarja Dua Lipa tha në një konferencë me gazetarë se ndjehet krenare që është kthyer në Kosovë.

    “Faleminderit për mbështetjen, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu që kam mundësi me e sjell performancën. Po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time edhe në vendin tim dhe të kem mundësi të bëj diçka të tillë”, tha këngëtarja Lipa e cila edhe hapi festivalin.

    Organizatorët thanë se pjesëmarrës në festival sivjet do të jenë mes tjerësh edhe artistë të njohur si J Balvin, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe interpretues shqiptarë.

    Organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa tha se “festivali “Sunny hill” është një nga organizimet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe definitivisht gëzon vëmendje pozitive ndaj Kosovës. Unë gjithmonë përpiqem që të promovojë të rinjtë tanë dhe mendoj se jemi me shumë fat që kemi talent të shumtë në Kosovë, talent të shumtë në industrinë e muzikës dhe në arte në përgjithësi dhe mendoj se të rinjtë e Kosovës meritojnë më shumë se sa mundësitë që i kanë”, tha ai.

    Zoti Lipa tha se në festival pritet që të ketë më shumë se 20 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

    Në qershor të këtij viti mbajtja e këtij festivali në Prishtinë u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një prone që i ishte ndarë Sunny Hill-it nga komuna e Prishtinës. Organizatorët thanë se do ta zhvendosin festivalin në Tiranë, meqë mosmarrëveshjet politike pamundësuan mbajtjen e tij në Prishtinë.

    Një marrëveshje ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinë mundësoi rikthimin e festivalit në Prishtinë, pas reagimeve të shumta që kishte nxitur vendimi për mos mbajtjen e tij në kryeqytet.

    Pas Prishtinës ku festivali mbahet nga sonte deri më 7 gusht, ai do të mbahet edhe në Tiranë nga 26 deri më 28 gusht.

    Festivali Sunny Hill filloi në vitin 2018 në Prishtinë dhe u mbajt sërish në vitin 2019. Ndërsa pandemia e COVID-19 pamundësoi mbajtjen e tij më 2020 dhe 2021.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Dua Lipa hapi festivalin “Sunny Hill”

    Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

    Emri:  auto_1659721952_2961788416042036743975093944920766495835833n1659722533.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  32.3 KB

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

    Lajmin e bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i ndau titullin -, përmes një postimi në Facebook ku bashkëngjiti disa foto nga momenti i rëndësishëm.

    Në postim, Osmani ka theksuar se ky titull po i jepet Duas, pasi ylli i muzikës pop po kontribuon që Kosova të njihet në mbarë botën.

    Dua Lipa mbërriti dje në Prishtinë, ku për formoi në edicionin e tretë të Festivalit ‘Sunny Hill’, të themeluar nga ajo dhe i ati, Gjina Lipa, festival i cili sjell shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, por edhe vendase.

    ‘Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë. Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

    Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!’, shkroi Osmani.

    Edicioni i këtij viti i festivalit ka ardhur me një thirrje ‘Setmefree’, drejtuar BE-së për të hapur vizat për Kosovën, veprim ky prej ‘ambasadoreje’ nga ana e Duas.

    Festivali Sunny Hill, që nisi të enjten, do të zgjasë deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë. Edicioni i parë i Festivalit Sunny Hill është mbajtur më 2018, ku edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

    Dua Lipa dhe një performancë të jashtëzakonshme në mbrëmjen hapëse të festivalit, ku performoi këngët më të njohura të saj.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Dua Lipa hapi festivalin “Sunny Hill”

    Albin Kurti pret Dua Lipën në zyrë: Sunny Hill u mbajt aty ku e ka vendin

    Emri:  kuri.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  36.7 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa. Kurti ka lavdëruar të dy për organizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe ka shtuar se ai festival është mbajtur “aty ku ka vendin”.

    Pas shumë polemikave për zhvendosjen e tij për shkak të mos dhënies së lejes për tokën nga ministria e Planifikimit Hapësinor, Kurti potencoi se Kosova sivjet po shënon njërin ndër vitet më të suksesshme në aspektin artistik.

    “U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkroi Kurti.

    Emri:  DuaLipaAlbinKurti.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  35.5 KB

    Në ditën e fundit të mbajtjes së këtij eventi, Kurti ka thënë se është koha për t’i thënë faleminderit Lipës dhe ekipit të saj për promovimin që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe çështjes së liberalizimit të vizave.

    “Festivali “Sunny Hill” i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës.”

    Emri:  AlbinKurtiDuaLipa2.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  40.0 KB

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prishtinë: Dua Lipa hapi festivalin “Sunny Hill”

    7000 pulla me imazhin e Dua Lipës, Posta e Kosovës nderon këngëtaren



    Pullat më të reja postare të Postës së Kosovës, me imazhin e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nga nesër do të udhëtojnë në të katër anët e botës. Atje ku këngëtarja jonë ka miliona e miliona adhurues.

    Fakete Kadiu, shefe ekzekutive e Postës së Kosovës tha për Euronews Albana se vendimi ishte një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj Dua Lipës si një nga shumë të rinjtë e suksesshëm që kanë kontribuar në lartësimin e Kosovës nëpër botë.

    “Kontributi i Dua Lipës e ka lartësuar Kosovën, kjo ishte një mirënjohje për atë që bën. Kudo ishte Dua, ishte edhe Kosova dhe ajo ka miliona adhurues”, tha Kadiu.

    Ajo tregoi se pulla postare me imazhin e Dua Lipës është e shtypur në 7 mijë kopje dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të saj.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Dua Lipa
    Nga sirena_adria në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 21:31
  2. Sunny Hill Festival
    Nga sirena_adria në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-06-2022, 10:22
  3. Charlie Chaplin apo Benny Hill?
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 15:37
  4. Si Ta Hap Silent Hill 4
    Nga toni-jasi në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 01:10
  5. Vajza e Kerrit në Prishtinë për Festivalin e Filmit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 10:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •