Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    EDI RAMA: SIGURIMI I SHTETIT, SHTETI DEMOKRATIK DHE SHTETASI ME INICIALET I.M

    Emri:  edi-3.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  26.9 KB

    Nga Edi Rama-
    SIGURIMI I SHTETIT, SHTETI DEMOKRATIK DHE SHTETASI ME INICIALET I.M
    A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?
    Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI.
    Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë:
    -“E njeh këtë Genta Sulën?”.
    -“Jo!”.
    -“Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”.
    -“Patjetër!”.
    Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve:
    -“Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”.
    “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”.-
    -“Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. –
    -“Dakord!”.-
    -“Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”.
    Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.
    Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve. E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.
    Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn. Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s’më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po ka kohë që s’më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja.
    Ky që thashë është thjesht fakt.
    Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt. Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën. Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë. (Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M).
    Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!
    Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë.
    Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.
    Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës historinë e një spiuni me inicialet I.M!
    Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!
    Ajo shprehja popullore, “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.
    Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat.
    Jo!
    Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90.
    Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).
    Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik.
    Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    “Shantazh politik për llogari të Edi Ramës”, kreu i PL, Ilir Meta: Më 1 shtator do kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve!

    Emri:  ilir-meta21.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  33.3 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

    “Në 1 shtator do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet në funksion të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”, shkruan Meta në Facebook.

    Vendimi i Metës vjen pas tensionit që lindi në skenën politike gjatë fundit të muajit korrik, lidhur me një e-mail anonim të dërguar në llogarinë e Autoritetit të Dosjeve, sa i përket një zyrtari të lartë me inicialet I.M. që ka shërbyer si agjent i ish-Sigurimit.

    Më pas, kërkesa e AD drejtuar Kuvendit për të kryer kërkime serioze lidhur me të dhënat e këtij e-maili ndezi debatin politik, dhe shtyu mazhorancën të paraqiste dy ndryshime në projektligjin për dosjet e sigurimit, që do të detyrojnë KQZ të privojë nga kandidimi për poste publike, persona me të shkuar të dyshimtë në dosjet e sigurimit të shtetit.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    Lubonja për Metën: Rama një herë e bëri aleat, tani spiun! PS është kthyer në bandë

    Hetimet nga SPAK-u për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë trazuar politikën në fund të gushtit. Analisti Fatos Lubonja, thotë se Rama njëherë e bëri aleat Metën, kurse tani e quan spiun. Për të PS-ja është kthyer në një bandë.

    ”Populli nuk është budalla. Kush është skandali më i madh? Ai i inceneratorëve apo ky që ka bërë Meta, nëse e ka bërë. Ajo e inceneratorëve është skandal.

    Këtu humbasin peshë argumenti, fjala dhe fiton gjithnjë më shumë forcë dhuna strukturore e një shteti të kapur, dhe se dilet nga ky shteti i kapur dhe a dilet dot me fjalë, ky është një problem. Ai Metën një herë e bëri aleat, President, tani e bën spiun e të korruptuar sa herë i duhet.

    Kujtoj që çështja e Tahirit nuk ishte qe e thjeshtë, kishin edhe një kryeministër që kishte dalë në konferencë për mbrojtje. Si mundet të tejkalosh këto ngjarje. Tani gjithnjë e më shumë fasadë po bie dhe po duket që pas saj është një bandë kriminale”.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, akuza për gjeneralitete të rreme | 5 zhvillimet



    Ilir Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve: Në shërbim të shantazhit politik

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.

    Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

    Meta hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.

    Meta: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se i ka kërkuar organeve të drejtësisë një hetim të plotë lidhur me agjentin sekret të publikuar nga Autoriteti i Dosjve I.M.

    “Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i pavarur dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat.

    Meta kallëzon Autoritetin e Dosjeve, Balla: Prokuroria të mos i bëhet strehë

    Sipas Taulant Ballës është qesharake sesi Ilir Meta kallëzon anëtarët e Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist.

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, i bëri thirrje prokurorisë “të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre”.

    Ai shprehu mbështetjen ndaj anëtarëve dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    DOKUMENTET/ Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit: Si u manipulua emri Ilir Murati me Ilir Metaj

    Emri:  murati-2.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  51.6 KB

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot pjesë nga njw dokument original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

    Në konferencën për mediat, ai nxorri një deklaratë me shkrim dore të Filip Talos, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin, që mbante datën 9 mars 1990 dhe që ishte konfirmuar si autentike nga Autoriteti i Dosjeve.

    Ndër të tjera në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”

    Emri:  murataj-1-600x193.png

Shikime: 25

Madhësia:  113.5 KB

    Në letrën e tij Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.

    Ndërkohë, Meta nxorri një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi ku nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj.

    “Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar.

    Emri:  dosja-ilir-murataj.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  52.5 KB

    Videon mund ta shikoni ketu.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-09-2022 më 16:55

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,413
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vetë e bëri president, vet e akuzon sot, Rama: Ilir Meta spiun i Sigurimit të Shtetit

    Ironia e ketyre meseleve qe Rama trillon me Ilir Meten eshte se jo me larg se 7-8 vjet me pare, kur e pyesnin Edi Ramen se cili eshte idhulli yt ne politiken shqiptare, pergjigjia e tij ishte: "Ilir Meta". Jo Fatos Nano, jo ndonje nga intelektualet e nderuar te socialisteve, jo Sali Berisha, por Ilir Meta.

    Tani Edi Rama do te mesoje se sa e forte eshte koka e skaparlliut.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-09-2022 më 00:24

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-11-2022, 06:47
  2. A duhet shkarkuar Ilir Meta, si President i Republikës?
    Nga Neteorm në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-05-2021, 09:37
  3. Ilir Meta president!
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2017, 19:26
  4. Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 13:50
  5. Qemal Sakajeva, ish-spiun i Sigurimit te Shtetit
    Nga qorri_30 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 07:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •