Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Emri:  296274684_5318597121560205_3155103869323414367_n.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  91.8 KB

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë.

    Një e mitur, vetëm 7 vjeç është goditur ndërsa lahej në det nga një mjet lundrues, gomone. Si pasojë e plagëve të marra 7 vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

    Burime zyrtare të policisë thanë se për rastin kanë ndaluar shtetasin me inicialet A.T, i cili duke drejtuar një mjet lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur fëmijën.

    Burime për Top Channel thanë se autori është një punonjës policie, i cili ndodhej në Himarë, jashtë shërbimi, në pushime me familjen.

    Himarë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2022 më 14:24

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhet dëshmia, çfarë tha komisari vrasës i Himarës: Gomonia mori gaz në mënyrë të menjëhersh

    Autori i krimit të rëndë në plazhin e Potamit, Arjan Tase është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

    Tase ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare.

    Në dëshminë e tij Tase ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

    Tase kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det me gomone./lajm.net

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Instancat e pushtetit lokal dhe atij qendror nuk funksionojnë as për të vendosur rregull dhe as për të zbatuar ligjin, por vetëm marrin para për të mbushur xhepat e tyre.

    Shteti është i dështuar për të krijuar një shtet ligjor, me rregull dhe rend publik.

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Horror!

    Zoti u kujdest per shpirtin e voglushes, e i dhant forc prindve!

    …….

    Ktu nuk esht çeshtje skafesh/gomonesh, se ka ne te gjitha plazhet e botes.
    Lexova qe e kishin cilesuar aksident, kulmi!
    Kjo esht vrasje!

    T’lutem o Zot jepu hakun!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Edhe ketu ne it vitin qe kaloi nje skaf qe bente xhiro vrau dy italiane qe ishin duke u lare ne liqen, drejtuesi i skafit ishte nje turist gjerman i cili drejtonte skafin ne gjendje te dehur , e gjeten ne gjermani dhe cuan ne gjykate ku edhe e denuan me burg per mos rrespektim te rregullave te drejtimit te mjeteve lunduese

    Edhe ne shqiperi keshtu duhet vepruar kush ben krim duhet te denohet perndryshe nuk krijohet nje klime e sigurte per turizmin ne bregdetin shqiptar , nuk mjafton fakti qe ai eshte shkarkuar nga detyra apo gjera te tjera te ngjashme

    Duhet te veproje ligji dhe kodi penal vetem keshtu behet shteti me ligje duke vendos drejtesi eshte minimumi qe duhet bere

    Ngushellime per familjaret dhe Zoti i lehtesofte dhimbjen familjes per kete tragjedi

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin

    Ketu nuk po flasim per turiste dhe ndodhi aksidenti, po kur vritesh nga nje punonjes policie qe edhe ai vet nuk e zbaton ligjin..

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,460
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Mundesia per kontroll ne det ka qene dhe eshte "0"zero". Kur hyn skafi te territorin e notimit, gjithcka mund te ndodhe, pale me deri ne breg. Mendimi im: Moratorium i plote i cdo lloj mjeti motorik argetues, deri sa te krijohet mundesia per kontrollin e plote te plazheve.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mundesia per kontroll ne det ka qene dhe eshte "0"zero". Kur hyn skafi te territorin e notimit, gjithcka mund te ndodhe, pale me deri ne breg. Mendimi im: Moratorium i plote i cdo lloj mjeti motorik argetues, deri sa te krijohet mundesia per kontrollin e plote te plazheve.
    Po pse edhe sa vjete i duhen ridhjerjes qe te vendosi kontrollin e plote te plazheve? Cfare kane bere gjithe keto vite apo jane mjaftuar me kontrollin e plantacioneve te kanabisit? Qesharak!

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,460
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Po pse edhe sa vjete i duhen ridhjerjes qe te vendosi kontrollin e plote te plazheve? Cfare kane bere gjithe keto vite apo jane mjaftuar me kontrollin e plantacioneve te kanabisit? Qesharak!
    shiko mire,se ne kohen e non-grates ka patur shume me teper viktima, dhe lexo mire se kam thene te zhduken motorret nga deti, nese nuk kontrollohen dot., ti mban qendrim pro non-grates, tek i cili rendojne 3700 viktima ne 97.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 04-08-2022 më 14:31
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    “Nuk e vrau varka, por shteti” protesta pas vrasjes së Jonada Avdiajt

    Emri:  eda641c2-71b2-48ae-adab-cf74158955c9-770x433-1.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  41.1 KB

    Qenë të shumtë qytetarët që dolën në rrugë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Jonada Avdiajt në Potam nga polici Arjan Tase që drejtonte një skaf fare pranë bregut.

    Protesta u mbështet edhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ndërsa rrjetet sociale prej ditësh u pushtuan nga reagimet e forta nga qytetarët.

    Emri:  9df18c0e-a0af-4f11-b58f-2ea0d8f91d0b.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  73.8 KB

    Në duar protestuesti mbain pankarta ku shkruhej “nuk shkojmë në det, sepse shteti të vret” apo moton e protestës “nuk e vrau varka, por shteti”.

    “Këta e kanë vrarë. Kërkojmë që atje ku ka shkuar Jonida të shkojnë dhe këta. Nuk kena shtet, kena pushtet, këtu vriten dhe priten njerëzit. Është kulmi me marrë një jetë një i droguar, ka qenë i droguar ai” u shpreh një protestuese.

    Një tjetër qytetare u shpreh: “Arsyeja është pasiguria që ne kemi dalë. Në çdo qytet që të shkosh ndihesh i pasigurt. I shpreh ngushëllimet familjes, jam nënë vetë dhe e ndiej akoma më shumë dhimbjen”

    Emri:  WhatsApp-Image-2022-08-04-at-7.41.18-PM.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  83.5 KB

    Protestuesit u afruan për në oborrin e pasëm të ministrisë dhe u ndaluan nga një kordon policie. Për pak minuta pati edhe përplasje mes tyre dhe uniformave blu.

    Pas thirrjeve për dorëheqje në Ministrinë e Brendshme, protestuesit u zhvendosën drejt kryeministrisë, ku një natë më parë u ndezën qirinj për vdekjen e vajzës 7-vjeçare.

    Protestës iu bashkuan edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    “Përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra, natyrisht, kjo duhet të ketë një kusht që ministri të ketë moral” tha Berisha.

    Por ndërsa afrohej pranë protestuesve, Berisha u ndesh me një qytetar që i kërkoi të largohej.

    “Janë ata që sa herë bien ngushtë kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit” u shpreh Berisha.

    Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestuesve bashkë me djalin e tij.

    “Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Klodian Rasha, se si mund të vritet një djalë 25-vjeçar se doli të blej cigare.

    Mjafton të shohim si u manipulua ngjarja nga shteti për të paraqitur djalin si vrasës. Duhet të bëhet një hetim i plotë për ngjarjen, për të kuptuar që nuk kemi të bëjmë me shtet por me një bandë kriminale” tha Meta.

    Opozita e ka nxitur protestën dhe iu është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministrave, por nuk ka marrë përsipër drejtimin e tubimit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ngushëlloi familjen Avdia sot për humbjen e vajzës së tyre Jonadës.

    Ndërkohë, prokuroria rëndoi akuzat për policin e arrestuar Arjan Tase. Fillimisht policia i dërgoi materialet për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Por prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjeçares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë “arrest me burg”.

    Lapsi.al

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Vrau 7-vjeçaren me skaf, Komisari i Policisë: Nëse do e rrotulloja në anën tjetër, do vrisja familjen time

    Emri:  auto_arjantasee-1024x5191659718874.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  17.6 KB

    Komisari i Policisë, Arjan Tase, që me manovrat e tij me skaf vrau vajzën 7-vjeçare Jonada Avdija, foli për herë të parë në gjykatë mbi ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, për të cilin akuzohet nga prokuroria për vrasje indirekte me dashje.

    Tase i ka kërkuar ndjesë familjes së të miturës për tragjedinë e shkaktuar. Ai nuk pretendoi asnjë rrethanë lehtësuese, duke mos bërë ankim ndaj masës së arrestit, por nënvizoi faktin që sipas tij mjeti lundrues i kishte dalë jashtë kontrollit.

    ‘Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël.

    Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time', ishte shpjegimi i tij i ngjarjes.

    Syri

  12. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Edhe ketu ne it vitin qe kaloi nje skaf qe bente xhiro vrau dy italiane qe ishin duke u lare ne liqen, drejtuesi i skafit ishte nje turist gjerman i cili drejtonte skafin ne gjendje te dehur , e gjeten ne gjermani dhe cuan ne gjykate ku edhe e denuan me burg per mos rrespektim te rregullave te drejtimit te mjeteve lunduese

    Edhe ne shqiperi keshtu duhet vepruar kush ben krim duhet te denohet perndryshe nuk krijohet nje klime e sigurte per turizmin ne bregdetin shqiptar , nuk mjafton fakti qe ai eshte shkarkuar nga detyra apo gjera te tjera te ngjashme

    Duhet te veproje ligji dhe kodi penal vetem keshtu behet shteti me ligje duke vendos drejtesi eshte minimumi qe duhet bere

    Ngushellime per familjaret dhe Zoti i lehtesofte dhimbjen familjes per kete tragjedi
    Aksidente ndodhin kudo ne bote, por ky nuk esht aksident, esht vrasje!

    Sepse:
    - Ta marrin ket monstren dhe ta nxjerrin para nje komisioni, ku te verifikohet nese esht i afte per drejtimin e mjetit lundrues.
    Me ate qe ndodhi ju garantoj qe ky monstra lejen per drejtimin e mjeteve lundruese e ka blere me leke.
    Per rrjedhoje, te arrestohen menjehere ato eksperte qe e kane leshuar kete leje qendrimi (jane bashkpuntor ne vrasje).

    Dhe si puna e kti monstres ke plot ne Shqipri, te gatshem” per te kry horrorin e rradhes.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Aksidente ndodhin kudo ne bote, por ky nuk esht aksident, esht vrasje!

    Sepse:
    - Ta marrin ket monstren dhe ta nxjerrin para nje komisioni, ku te verifikohet nese esht i afte per drejtimin e mjetit lundrues.
    Me ate qe ndodhi ju garantoj qe ky monstra lejen per drejtimin e mjeteve lundruese e ka blere me leke.
    Per rrjedhoje, te arrestohen menjehere ato eksperte qe e kane leshuar kete leje qendrimi (jane bashkpuntor ne vrasje).

    Dhe si puna e kti monstres ke plot ne Shqipri, te gatshem” per te kry horrorin e rradhes.

    Po ta kepesh problemin te zinxhiri i pergjegjesive atehere do arrish ne maje te piramides dmth te sulltan hajvani surrelit

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ketu nuk po flasim per turiste dhe ndodhi aksidenti, po kur vritesh nga nje punonjes policie qe edhe ai vet nuk e zbaton ligjin..

    Sido qe te jete puna turist plazhist apo polic ne krye te detyres ai qe beri vrasjen me dashje apo pa dashje e mori denimin me burg

    Nese nje rregull i tille ndiqet ligjerisht edhe me ata te cilet nuk kane zbatuar masat e sigurise ne plazhe atehere qetesia ne plazhe do kthehet por nuk e besoj nje gje te tille sepse i bie qe te shkosh te gazepi surrelit

    Problemi ne shqiperi eshte se nuk i fusin ne burg ata te cilet nuk bejne detyren per te cilen paguhen por thjesht i shkarkojne nga detyra dhe kjo eshte vrasja e vertete qe i behet viktimave ne te tilla raste sepse nese masat e sigurise do zbatoheshin ajo viktime nuk do ishte sot dhe vrasja nuk do ndodhte

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E rëndë në Himarë/ Gomonia godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

    “Drejtësi për Jonadën”/ Ultimatumi i shoqërisë civile për Kryeministrin ra në vesh të shurdhët, ja kur do zhvillohet protesta e radhës (FOTO)

    Emri:  97-1-675x450-1.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  39.0 KB

    Ndarja tragjike nga jeta e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, shtyu Shoqërinë Civile që të organizonte një protestë përpara Ministrisë së Brendshme, të enjten e 4 gushtit, për të kërkuar llogari për vrasjen nga gomonia që drejtohej nga një njeri që mban veshur uniformën e Policisë së Shtetit.

    Qytetarët e shumtë që u solidarizuan me dhimbjen e familjes Avdia kërkuan drejtësi nga autoritetet për vrasjen në plazhin e Potamit dhe bënë thirrje për shkarkimin e Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

    Protesta që zgjati për më shumë se 2 orë, tregoi tronditjen e opinionit publik nga kjo ngjarje, me turmën që u marshoi edhe para Kryeministrisë dhe Presidencës.

    Prindër me fëmijë dolën në shesh nën moton “nuk e vrau varka, por shteti”, dhe mbanin në duar lule e pankarta me mbishkrime rrëqethëse, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë ndezën qirinj për Jonadën 7-vjeçare.

    Emri:  69495dbe-b9af-4ce1-9b2f-0ef5a8375395-768x768.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  51.6 KB

    Në mbyllje të protestës qytetarët nga sheshi para Presidencës, qytetarët protestues lëshuan një ultimatum në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që deri të hënën të shkarkohen dy ministrat sipas tyre përgjegjës, ose në të kundërtën protestat nuk do ndaleshin.

    Dhe mungesa e një përgjigje nga ana e kreut të ekzekutivit, duket se do t’i nxjerrë sërish në shesh për Jonadën, në këtë fillim jave qytetarët.

    Shoqëria Civile ka publikuar sot posterin kryesor të tubimit të radhës, duke bërë thirrje për t’u grumbulluar para Ministrisë së Brendshme.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Dhunuan deri në vdekje 21-vjeçaren, i kishte refuzuar për seks
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-11-2019, 07:10
  2. Papërgjegjshmëri apo më tepër? Mungesa e Valentina Leskajt godet rëndë Kosovën!
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2016, 08:18
  3. Kryetari i Klinës godet rëndë me grushta (video)
    Nga Mexhi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-07-2015, 16:19
  4. Hashim Thaçi fle gjumë teksa flet Isa Mustafa
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-02-2015, 14:23
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2014, 09:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •