Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    'Rreziku Anglo- Amerikan' per... Berishen

    `Rreziku Anglo-Amerikan per`…. Berishėn
    Kanė kaluar shumė vite qė nga viti 1982 kur diktatori Enver Hoxha botoi librin me kujtime `Rreziku Anglo-Amerikan pėr Shqipėrinė`.
    Ēuditėrisht sot pas 40 vitesh pėrsėri ky `rrezik anglo-amerikan` ka kapur Berishėn, dhe nuk se ėshtė rastėsi. Gjithmonė ky rrezik qenka i pranishėm tek udhėheqėsit me natyrė diktatoriale tė cilėt nė njė farė mėnyre me politikat e tyre bien ndesh me politikėn gjeo-politike tė anglo-amerikanėve. Deri mė sot, tė gjithė diktatorėt dhe shtetet qė kanė kundėrshtuar gjeopolitikėn anglo-amerikanė, e kanė humbur betejėn.
    Cilėsimi `non gratta` i ish presidentit dhe ish kryeministrit Berisha edhe nga anglezėt pas `non-gratta` tė SHBA mbetet njė ogur i keq pėr tė ardhmen e politikanit mė tė pėrfolur shqiptar
    Po ato faktorė pėr tė cilat shkroi diktatori Enver Hoxha nė librin e tij tė kujtimeve me shtatė kapituj ku mbizotėrojnė akuzat kundėr anglo-amerikanėve dhe dėshtimet e tyre ndaj Shqipėrisė komuniste tė asaj kohe ku ` pasqyrohet dėshtimi i pėrpjekjeve tė imperialistėve anglezė pėr tė krijuar njė qeveri reaksionare nė mėrgim rreth Zogut, si dhe pėr tė shpėtuar nga demaskimi e shpartallimi reaksionin e brendshėm nė vend; premtimet e rreme pėr ndihma e armė, tė cilat kurrė nuk u plotėsuan; demaskimi i veprimtarisė sė tyre agjenturore, si dhe i veprimeve tė tjera armiqėsore kundėr popullit shqiptar dne Lėvizjes ANĒ`, - po kėto faktorė mbizotėrojnė nė apologjinė e Berishės me tė vetmin ndryshim se Berisha ka patur njė flirt shumė tė bukur me SHBA-nė e Rajersonit dhe kryeministrat anglezė tė kohės sė tij, por djallėzitė e fshehta gjatė flirtit tani po japin paasojat e tyre nė drejtim tė ish-komunistit tė vendosur tė asaj kohe dhe tė demokratit radikalist tė kohės sonė.
    Akuzat e anglo-amerikanėve ndaj Berishes janė ato pėr korrupsion ai vetė dhe familja e tij. Megjithė pėrpjekjet e Berishės pėr tu ēfajėsuar herė duke akuzuar Blinken me njė pretendim pėr ta hedhur nė gjyq nė Francė, e herė duke i dėrguar letėr sekretarit tė punėve tė brėndėshme tė Mbretėrisė sė Bashkuar pėr tė publikuar akuzat qė i kanė ngritur, nuk do tė pinė ujė.
    Sidoqoftė pėr kėtė problem mė kujtohet thėnia e njė plaku nga Vlora nė kohėn e Diktaturės, kur bisedonim pėr ngjarjet politike nė Shqipėri veēanėrisht pėr (vetė)vrasjen e Mehmet Shehut, plaku pas ēdo pyetje i pėrgjigjej me njė pyetje kuptimplotė:… `ē`thotė inglizi? Shikoni dhe veproni sipas pėrgjigjeve qė jep inglizi pėr ngjarjet. Mos dėgjoni tė tjerėt`…. Dhe mesa duket paska patur tė drejte. Fuqia Anglo amerikane nė ditėt e sotme Akoma ėshtė mė e forta dhe ajo drejton botėn.
    Anglo-amerikanėt kanė patur dhe kanė sistemin demokratik mė real dhe mė tė pėrshtatshėm nė kohėt kur jetojmė, dhe kjo tip demokracia u ėshtė servirur tė gjithė botės sė ditėve tė sotme me hir apo me pahir. Ėshtė e vėrtetė se sistemi kapitalist nuk ėshtė sistemi i pėrkryer, por nuk ka system tjetėr mė tė mirė. Sistemi komunist dėshtoi, dhe sistemi kinez i variantit tė komunizmit: `njė vėnd dy sisteme` qė ka patur sukses nė Kinė duhet parė nė periudhėn afat gjatė se sa do tė mbijetojė. Lenini u shpreh pėr sistemin komunist dhe atė kapitalist se.. `sistemi mė i mirė do tė jetė ai qė ka rentabilitetin mė tė mirė`.
    Kėto filosofi tė marksizėm leninizmit ka zbatuar dhe Berisha gjatė qėndrimit tė tij nė pushtet dhe pėr fat tė keq nuk u adaptua me kapitalizmin e vertetė dhe demokracinė e vertetė, por zbatoi metoda tė sistemit komunist nė sistemin e ri ku hyri Shqipėria. Kėto metoda tė vjetra i shkaktuan dėshtimin nė drejtimin e tij si udhėheqės i vėndit. Ai akoma edhe sot e kėsaj dite zbaton taktikat enveriste pėr tė sulmuar kundėrshtarin kur thotė se nuk ka opozitar por ka armik?! Dhe se ashtu siē insistonte diktatori Enver Hoxha kur spjegonte se.. `armikun duhet ta sulmosh nė ēdo drejtim dhe nė ēdo veprim tė tij edhe kur bėn mirė edhe kur bėn keq…`. Kėtė taktikė radikaliste ka ndjekur Berisha gjatė kėsaj kohe: o me mua o kundėr meje.
    Kjo ka shkaktuar konfliktet e mėdha nė Shqipėri pas viteve `90, ku Partitė kanė qėndruar nė llogore nė vėnd qė tė bashkėpunonin, dhe kanė hedhur e pritur akuza monstruoze kundėr njėra tjetrės.
    Kjo bėhej edhe pėr shkak qė tė mbulonin korrupsionin me tė cilin pasuroheshin nė fshehtėsi. Por kėto afera nėse nė Shqipėri nuk janė dėnuar deri tani, nuk u kanė shpėtuar anglo-amerikanėve kur bėhet fjalė kur kėto afera kanė penguar diplomacinė e tyre.
    Shpresojmė qė akuzat e anglo-amerikanėve tė jenė tė sakta, sepse sa pėr drejtėsinė shqiptare, pėrfshi dhe Vettingun, apo dhe prokurorėt e SPAK-ut, Shqipėria nuk mund tė dalė dot nga bataku i korrupsionit, mitmarrjes, rrushfetit, dhe i tangėrllėqeve fshatareske nė politikėn shqiptare.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: 'Rreziku Anglo- Amerikan' per... Berishen

    Ish-kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka deklaruar se autoritetet britanike kanė marrė vendimin pėr moslejimin e hyrjes sė tij nė Britaninė e Madhe, "pėr lidhje tė qarta me grupe tė krimit tė organizuar dhe kriminelė dhe pėr korrupsion", raporton Anadolu Agency (AA).

    Nė njė konferencė pėr mediat nga selia e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Berisha tha se si arsye i ėshtė komunikuar pėr "lidhje tė qarta me grupe tė krimit tė organizuar dhe kriminelė tė cilėt kanė paraqitur njė rrezik pėr sigurinė publike nė Shqipėri dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar, si dhe pėr korrupsion".

    Duke i mohor akuzat, Berisha ka shtuar se ndonėse ashtu si thotė ky vendim, ėshtė konfidencial dhe ndonėse pėrfaqėsuesit e Britanisė nė Tiranė kanė deklaruar se nuk do tė publikojnė emrat, ai ka marrė vendimin t’a bėjė publik pėr qytetarėt shqiptarė.

    "Ky vendim ėshtė nė vazhdėn e shpifjeve pėr interesa tė tė njėjtit grup, qė ka sponsorizuar edhe vendimin e sekretarit Blinken (Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken), tė bazuar nė shpifje dhe lobimin korruptiv tė Edi Ramės dhe multimiliardierit George Soros. Unė kam qenė nė dijeni tė pėrpjekjeve tė diplomatėve tė Departamentit tė Shtetit, qė partnerėt ndėrkombėtarė t’i bashkėngjiten vendimit tė tyre, absolutisht pa asnjė bazė, me qėllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit tė tyre bazuar nė shpifje", ka deklaruar Berisha.

    Berisha ka shtuar se fton autoritetet britanike tė dorėzojnė pranė organeve tė drejtėsisė tė vendit tė tyre, dhe pranė organeve tė drejtėsisė nė Shqipėri, "ēdo fakt, provė apo dokument qė disponojnė, ata ose kushdo tjetėr, pėr akuzat qė kanė ngritur kundėr meje".

    Ndėrkohė, nė njė njoftim nė rrjetet sociale, Ambasada e Britanisė nė Tiranė ka theksuar se kėtė javė Mbretėria e Bashkuar ndėrmori veprime frenuese ndaj disa individėve shqiptarė me lidhje tė publikuara gjerėsisht dhe tė dokumentuara me krimin dhe korrupsionin.

    Kujtojmė se mė 19 maj 2021 Ambasada e SHBA-sė nė Shqipėri njoftoi vendimin e sekretarit amerikan tė Shtetit, Antony Blinken, pėr shpalljen e ish-kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, si person i papėrshtatshėm pėr tė hyrė nė SHBA pėr "veprimet korruptive dhe minim tė demokracinė nė Shqipėri".

    Pas shpalljes sė Berishės "non grata" nga SHBA-ja, ish-kryetari i Partisė Demokratike (PD), Lulzim Basha, vendosi tė pėrjashtojė nga grupi parlamentar i kėsaj partie ish-kryeministrin Berisha, vendim qė shkaktoi pėrplasje brenda PD-sė, duke krijuar dy grupime brenda saj.

    burimi : aa.com.tr

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: 'Rreziku Anglo- Amerikan' per... Berishen

    Sali Berisha i ka dėrguar njė letėr ambasadorit Sir Alastair King-Smith, njė ditė pasi deklaroi se ėshtė shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.

    Letra e Sali Berishės dėrguar ambasadorit britanik nė Tiranė:

    Letėr e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith.

    Shkelqesia Juaj!

    Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vulgare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une akuzohem per korrupsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.

    E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.

    Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.

    Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?

    Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!

    Absurde, per te thene me te pakten!

    Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.

    E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.

    burimi : nacionale.com

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: 'Rreziku Anglo- Amerikan' per... Berishen

    Kucedra ka tre koke. Vetem dy koket e para i jane ckermitur Berishes: Washingtoni D.C dhe Londra. Presim ne ditet ne vazhdim qe Kucedra te nxjerri edhe koken e trete te saj, Vatikanin.

    I forte doli ky Berisha, per bese. Po cuditen gjithe komunistet e socialistet e Shqiperise. Ia ka friken edhe gjithe bota, e jo me Edi Rama. Kaq i pushtetshem eshte ky Berisha? Te tille pushtet nuk gezonte as kur ishte president e kryeminister, e jo me sot qe eshte pensionist.

    Kucedres ia prishen strofkullen ne Ukraine dhe do te ndertoje nje strofkull te re mes maleve te Shqiperise. Keto plane i prish politikani i vetem qe nuk e kane blere dot apo korruptuar, Sali Berisha. I vetmi qe denoncon krimet e pushtetareve dhe i gatshem te nxjerri te verteten ne shesh. Armiku me i madh ne kohen qe jetojme eshte e verteta.

    Miqte e Sorosit i ckermiten Berishes, kurse miqte e Trumpit zbarkojne ne Tirane per te bere gati fundin tragjik te Haxhi Qamilit te shekullit te XXI qe do te behet Kurban, sic ia vuri emrin edhe librit te tij. Nese nuk e dini, Haxhi Qamili ishte ysmeqari i Esat Pashe Toptanit. Bente ligjin ne Shqiperi kur Esati bridhte ne Evrope. Kur Esati u kthye ne Tirane, ne cifligun e tij, e thirri ysmeqarin e tij, e hipi mbi nje gomar, i vuri nje litar ne fyt te lidhur tek pema, dhe i ra me shkelm bythes se gomarit. Thone qe vendi se ku e vari eshte tek Ura e Lanes sot ne Tirane. Pyesni djalin e adoptuar te Toptaneve, Fejvziun per me shume.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-08-2022 mė 10:31

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta Anglo-Argjetinase
    Nga Irvi nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2010, 18:13
  2. Kosova dhe politika anglo-amerikane
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 05:01
  3. Si dėshtoi komploti anglo-amerikan kundėr Enverit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 06:59
  4. Kush u pasurua nga “Anglo-Adriatika”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 17:50
  5. Disa Poema Anglo-Amerikane
    Nga Antitrup nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •