Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.

    “Urime Maqedonisë së Veriut për votimin i cili tash shtron rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një rast historik dhe ju e shfrytëzuat atë. Një hap i madh drejt të ardhmes suaj, të ardhmes evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Ngjashëm ka reaguar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

    “E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se votimi i 16 korrikut ishte një hap i madh i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

    Pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkupit dhe po ashtu ka paralajmëruar se javën e ardhshme Shqipëria do të nisë negociatat e anëtarësimit.

    Më 16 korrik, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugën integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

    Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë./Rel

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Edhe turqia i ka hapur me kohe negociatat por eshte aty ne vend numero

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Hapat e ardhshëm për Shqipërinë, si bëhesh vend anëtar i Bashkimit Europian?!

    Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Maqedonisë së Veriut e bashkë me të, edhe Shqipërisë, iu hap drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që çojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    “Kjo ishte një lëvizje kyçe drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-s, ndërsa përgëzimet për të dy vendet vërshuan nga zyrtarë të lartë të bllokut.

    Por cilat janë hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë? Si bëhen anëtare vendet kandidate? Para fillimit të negociatave të anëtarësimit, vendi kandidat dhe Komisioni Evropian vendosin të ashtuquajturën “strategji e para-anëtarësimit”, e cila çon në hartimin e një kuadri negociues nga të dyja palët. Negociatat nuk mund të fillojnë punë derisa mandati të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të bllokut.

    Në këtë proces, Komisioni Europian duhet të jetë i kënaqur që vendi kandidat të plotësojë tre kushte, të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit. Për nisjen e bisedimeve, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, ndërsa të tjerat mund të përmbushen gjatë fazës së negociatave. Hapi i parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se në çfarë mase përputhet ai me ligjet e BE-së ose me acquis communautaire.

    Acquis është i ndarë në 35 kapituj negociues, të mbledhur në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat individualisht mund të mbyllen vetëm me bekimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht. Pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe vendi nënshkruan Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.

    Traktati duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili duhet ta miratojë tekstin me shumicë absolute. Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë. Komisioni Europian e përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe është parë një lloj progresi. Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

    Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve dhe Bullgaria i ka rezervuar vetes të drejtën për ta bërë këtë nëse protokolli dypalësh nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut. Më të shpejta për të negociuar pranimin ishin Austria, Finlanda dhe Suedia, në pak më pak se dy vjet, ndërsa Kroacisë iu deshën pak më pak se tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut.

    Top Channel

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Hapat e ardhshëm për Shqipërinë, si bëhesh vend anëtar i Bashkimit Europian?!

    Filluan negociatat, urime Shqiperia,perpara drejt Evropes dhe qyteterimit.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Hajde urime! Tani do hajme me luge floriri..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: BE: Javën e ardhshme hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Shqipet lugen gati e kan por i mungon vetem floriri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-12-2020, 01:58
  2. AAK: Çështje e kryer – qeveria Thaci rrëzohet javën e ardhshme?
    Nga Antiproanti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-02-2014, 14:47
  3. BE pranon kerkesen e Shqiperise, do te hapen negociatat per anetaresim
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 21-08-2010, 07:30
  4. Bakojanis, javen e ardhshme vjen ne nje vizite zyrtare ne Tirane
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 22:56
  5. Javën e ardhshme nis dialogu Prishtinë-Beograd
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 11:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •