Pėrse Shqiptari mbrojti Monumentin e Skėnderbeut nė Shkup?
Ngjarja e ndodhur tre ditė mė parė nė Shkup kur turmat e zemėruara maqedonase protestuan para parlamentit tė Maqedonisė sė Veriut pėr tė kundėrshtuar planin frances tė integrimit tė Maqedonisė sė Veriut pėr nė BE , plan i cili kishte pika qė qeveria maqedonase duhej tė pranonte propozimet bullgare nė mėnyrė qė tė hapej rruga pėr fillimin e bisedmive me BE pėr njė Marėveshje tė Associimit.
Kėto turma hodhėn gurė edhe mbi Monumentin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė Shkup i cili ėshtė nė krye tė Ēarshisė sė Madhe tė Shkupit bauar kryesisht nga shqiptarėt. Gurėt e hedhur sigurisht kishin kuptim simbolik meqėnėse Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ėshtė njė Hero Kombėtar i shqiptarėve, por politikanėt shqiptarė tė Maqedonisė dėshėrojnė qė paketa franceze e propozimeve tė pranohet nga Parlamenti maqedonas nė mėnyrė qė tė hiqet vetua e Bullgarisė e kėshtu Maqedonisė sė Veriut t`i hapet rruga pėr nė BE e pėr pasojė edhe Shqipėrisė. Kjo mesa duket ka hasur kundėrshtimin e protestuesve opozitarė maqedonas tė partisė VMRO-DPMNE, e cila pėrveē kėtij kundėrshtimi, kėrkon edhe kthimin e emrit tė mėparshėm- si Republika e Maqedonisė, dhe jo e Maqedonisė sė Veriut.
Ky ishte shkaku qė protestuesit opozitare maqedonas hidhnin gurė mbi Monumentin e Skėnderbeut nė Shkup pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre ndaj shqiptarėve qė pėrkrahin propozimin francez. interesante ėshtė se nė vėnd qė policia tė mbrojė monumentet historike arrestoi shqiptarin Isuf Koka qė mbrojti monumentin e Skėnderbeut nga shkatėrrimi, me pretekstin se ai nxorri revolen dhe qėlloi nė ajėr duke zmbrapsur turmėn e irrituar tė opozitarėve fanatikė maqedonas tė cilėt kishin rrethuar monumentin dhe dyqanet pėrreth. Ndėrkohė asnjė prej maqedonasve tė irrituar qė qėlluan me gurė nuk u arrestua?!
“LSDM-ja dhe koalicioni ku pėrfshihen partitė shqiptare qė drejtojnė Maqedoninė e Veriut nuk do tė lejojnė qė VMRO-DPMNE dhe Mickoski tė rrezikojnė Marrėveshjen e Prespės, tė na fusin nė grindje tė reja me Greqinė dhe fqinjėt e tjerė, tė na sjellin nė konflikt dhe urrejtje tė brendshme dhe kėshtu ta kthejnė vendin nė tė kaluarėn e errėt tė regjimit” thuhet nė njė komunikatė tė Koalicionit qeverisės dhe tė LSDM tė ditės sė enjte
Monumenti i Skėnderbut nė Shkup u vendos nė 28 nėntor 2006 dhe ėshtė realizuar nga Thoma Thomai dhe peshon 2.6 ton dhe i vendosur nė krye tė ēarshisė nė Shkup. Njė monument i mėparshėm e Skėnderbeut ėshtė shkatėrruar nga tėrmeti i vitit 1963 qė ra nė Shkup nga ku vdiqėn mbi 1.000 vetė nė atė kohė.
Ky incident i ndodhur para dy ditėsh, tregon edhe njėherė se shqiptarėt e Maqedonisė sė Veriut kėrkojnė hapjen e negociatave dhe nuk janė naacionalistė ekstremė si disa politikanė tė opozitės maqedonase tė cilėt nuk e kanė pėr gjė qė tė nxisin urrejtje dhe pėrplasje etnike.
Dihet se si ėshtė formuar Maqedonia si republikė e gjashtė e Jugosllavisė sė Titos e cila mbijetoi pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė nė saje tė insistimit tė SHBA. Marėveshja e Prespės me Greqinė pėr emrin i dha mundėsinė Maqedonisė pėr t`ju hapur dyert e BE, por vetoja Bullgare po e vonon kėtė hapje dyersh. Ėshtė nė dorėn e parlamentit tė sotėm maqedonas qė tė dalė mbi nacionalizmin ekstrem maqedonas dhe tė pranojė planin francez sepse ėshtė e ardhmja nė loė.
Sidoqoftė po tė shohim nacionalizmin maqedonas tė shprehur para dy ditėsh kundėr shqiptarėve duke goditur me gurė monumentin e Skėnderbeut nė ēarshinė e Shkupit, gjithmonė tė shkon nė mėndje se kush janė shkaqet se pėrse maqedonasit nuk duan tė quhen bullgarė dhe kanė frikė nga i ashtuquajturi `bullgarizim` i Maqedonisė.
Interesante ėshtė se ka dhe elementė qė historia e Ballkanit dhe sidomos midis fqinjėve shqiptarė e maqedonas nuk ėshtė treguar, ose ėshtė harruar, me qėllim nė vitet e mėvonshme pėr shkak tė frikės sė asgjėsimit tė popullit tė asaj kohen nga osmanėt, ose mė vonė, pėr shkak tė mbijetesės me kishėn sllave bullgare duke ruajtur pronat dhe fenė. Bullgarėt insistojnė se maqedonasit orthodoksė janė bullgarė , maqedonasit insistojnė se nuk janė bullgarė megjithsė flasin bullgarisht.
Dhe kanė tė drejtė sepse Maqedonasit orthodokse janė nė fakt arbėr &epirotė vendalinj. Ata nė kohėn e pushtimit osman nje pjese u larguan, nje pjese u vrane, nje pjese u islamizuan kurse nje pjese u afruan afer kishes bullgare per shkak se kishat kishin nje fare autonomie nga Sulltani sepse paguanin haraēin pėrkatės dhe lejonin trupat osmane sa herė qė kishin nevojė tė kalonin nė pronat e kishės. Kėtė e bėnė pėr tė mbijetuar nė atė kohė nėn Perandorinė Osmane.
Nė kėtė mėnyrė arbėrit&epirote orthodoksė u munduan tė ruanin pronat e tyre dhe fenė, por humbėn etninė. dhe me kalimin e brezave u quajten maqedonė sepse jetonin nė Maqedoni.. Edhe Gjergj Kastrioti nė letrėn ndaj princit tė Tarantos apo me tė deleguarin e Papės por edhe nga Marin Barleti, pranon se Gjergj Kastrioti -Skėnderbeu ishte epirot nga krahina e Maqedonisė. Kjo sepse me Maqedoni quheshin nė atė kohė trojet e Arberise dhe Epirit si Mati, Dibra, Pollogu (Emathia), e deri ne Epir Mollosi e Selanik.
Kjo ėshtė arėsyeja qė maqedonasit e sotėm nuk pranojnė se janė bullgarė, sepse janė arber tė sllavizuar qė i u afruan kishės bullgare pėr tė ruajtur fenė dhe pronat por humbėn gjuhėn amtare e pėr pasojė edhe etninė. Dhe kane tė drejtė: janė arber tė sllavizuar pėr shkak tė fesė, flasin bullgarisht (ose maqedonishte bullgare me shkronja cirilike bullgare) por nuk janė bullgarė megjithse flasin gjuhen bullgare.
Megjithatė historia mbetet histori, dhe ne duhet tė pranojmė realitetin. E rėndėsishme ėshtė se shqiptarėt e Maqedonisė ashtu si dhe shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės e tė Malit tė Zi, ashtu sikundėr edhe populli i Maqedonisė sė Veriut, kėrkojnė qė tė hapen negociatat sa mė parė pėr tu integruar nė tė ardhmen nė BE.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt