Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Emri:  d1.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  44.8 KB

    Nga VOA-

    Në Tiranë, mbështetësit e Partisë Demokratike nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, zhvilluan në mbrëmje një tubim proteste kundër asaj, që ata e quajnë, keq-qeverisje e kryeministrit Edi Rama, kundër korrupsionit, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

    Opozita e akuzoi qeverisjen socialiste, e cila gjendet në mandatin e tretë, për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masvie të korrupsionit. Janë një sërë denoncimesh nga opozita në SPAK të dyshuara për korrupsion me marrëveshjet koncesionare të nënshkruara nga qeveria.

    Ish-kryeministri Berisha u përqëndrua në fjalën e tij tek akuzat për korrupsion qeveritar, duke theksuar se orët e qeverisë Rama janë të numëruara.

    “Edi Rama! Ne të dy sot jemi armiq. Ti ke për ideal vetëm pushtetin, kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ne jemi armiq, sepse ti e do pushtetin për të pasuruar veten, kurse ne e duam lirinë për t’i bërë shqiptarët të lirë” – tha zoti Berisha.

    Ai tha se shpresonte që këtë javë të hapeshin negociatat e Shqipërisë me BE-në, sepse kështu do të dilnin në dritë më shumë korrupsion qeveritar. Opozitarët, theksoi ai, i thonë “Jo, Ballkanit të Hapur! Jo Ballkanit të Beogradit! Jo Ballkanit të Putinit”, por duan procesin e Berlinit, Ballkanin e Brukselit, dhe rrugën e drejt Europës.

    “Rama u shndërrua në tellall të Beogradit dhe fut sherre mes fqinjëve, rrethon Kosovën me tensione e konflikte dhe nuk mbron interesat shqiptare, por mbron të parat ka interesat e Beogradit” – tha zoti Berisha.

    Opozita shkon në këtë protestë e përçarë. Grupi i rithemelimit, me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, rimori kontrollin e Partisë Demokratike, pas një vendimi gjykate të shkallës së parë, i cili është ankimuar në Apel nga grupi tjetër i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

    Përplasjet mes grupimeve në radhët e Partisë Demokratike nisën sapo ish-kryeministri Berisha, dhe familja e tij, u shpallën non grata nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, për shkak të korrupsionit dhe cënimit të demokracisë.

    Përpjekjet për pajtim midis grupimeve kanë dështuar, ndërsa ende pritet vendimi i gjykatës së Apelit mbi autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike.

    Zeri i Amerikes
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Thirrja nga Berisha në protestë: BE-ja të mos na ndëshkojë prej Ramës

    Skedarët e Bashkëngjitur 178077

    Kryetari i PD-së Sali Berisha e mbylli protestën duke i bërë thirrje Bashkimit Europian nga Bulevardi i “Dëshmorëve të Kombit” që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të mos ndëshkojë vendin tonë prej Ramës. Kryedemokrati u betua me flamurin e kombit në dorë se votat e vjedhura nuk do ti njihen Ramës dhe se i garantoi shqiptarëve se motoja e PD-së do të jetë fjala e lirë.

    ”Këtë javë shpresojmë që BE-ja të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje të mos ndëshkojnë shqiptarët prej Ramës i cili nuk i do këto negociata. Të dashur qytetarë, politika e jashtme nuk është çështje e mitingjeve dhe e protestave. Populli do ti thotë jo Ballkanit të Hapur, do ti thotë po procesit të Berlinit e rrugës drejt Europës.

    Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen pse u mblodhëm në piskun e vapës së korrikut, e vërteta është se u mblodhëm këtu për tu çuar mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, ngrihuni e bashkohuni. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. E duam Shqipërinë të bukurën e dheut, si Shqipëria vend nuk ka”.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Berisha riktheu shpresën, qytetarët mesazhe të qarta, pamje me dron nga protesta që elektrizoi Tiranën

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ashtu siç kishte paralajmëruar më herët mblodhi qytetarët para kryeministrisë këtë të enjte për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës e cila po vjedh çdo ditë.

    Qytetarë erdhën nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm. Nuk munguan shqiptarët e Amerikës dhe Europës ndërsa shprehën mesazhe të qarta para godinës së qeverisë.

    Një mesazh mjaft goditës ishte ai i kryetarit të PD Sali Berisha, i cili i tha Ramës se e ka armik, pasi ky i fundit, po shpopullon vendin dhe po iu mbyll gojën njerëzve, ndërsa nga ana tjetër Berisha tha se do të luftojë për lirinë.

    Protesta ishte madhështore, qytetarët mbushën bulevardin, goditën qeverinë me mesazhe të qarta. Ata thanë se s’do të ndalen dhe qartazi Berisha ka rikthyer shpresën, këtë e tregoi pjesëmarrja masive. Më poshtë ndiqni pamjet nga protesta që elektrizoi Tiranën.



    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Mijëra qytetarë protestojnë në Bulevardin kryesor dhe para kryeministrisë

    Protesta e qytetarëve në Bulevardin kryesor të Tiranës ka filluar, ku podiumi është vendosur para kryeministrisë.

    Po flasin qytetarë nga shtresa të ndryshme të popullsisë. Më pas do të flasë kryetari i PD-së, Sali Berisha.

    Bulevardi kryesor është plot e përplot nga hotel Rogner deri te sheshi “Skënderbej”. Protesta është e madhe në pjesmarrje.

    Emri:  k1.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  54.7 KB

    Emri:  k2.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  76.1 KB

    Emri:  k3.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  77.0 KB

    Emri:  k6.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  77.7 KB

    Emri:  k7.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  70.9 KB

    Emri:  a1-1.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  44.3 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    FOTOLAJM/Pankartat pikante të qytetarëve në protestë: “Edi Rama me 2 qeveri, 1 në burg e 1 në Kryeministri”!

    Emri:  prot3.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  61.7 KB

    Qytetarët i janë bashkuar protestës para Kryeministrisë, ndërsa në duar mbajnë pankarta me parulla të ndryshme, që godasin kryeministrin Edi Raa dhe qeverinë e tij.

    Emri:  prot.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  41.8 KB

    Emri:  prot1.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  32.4 KB

    Emri:  prot2.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  32.9 KB

    Emri:  prot3.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  61.7 KB

    Emri:  prot4.jpg

Shikime: 69

Madhësia:  41.9 KB

    Emri:  prot5.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  40.4 KB

    Koha Jone

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (10-07-2022)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Reflekton Baton Haxhiu: Sali Berishës i jap dorën për këtë pjesëmarrje në protestë!

    Emri:  auto_Baton_Haxhiu1657223498.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  18.7 KB

    Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka ndryshuar qëndrim ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, pas protestës së sotme para Kryeministrisë.

    Ai është shprehur në 'Opinion' se i jep dorën Sali Berishës për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestë.

    Baton Haxhiu shtoi gjithashtu se është e vështirë të organizohen tubime të tilla, si ky i 7 korrikut kundër varfërisë, vjedhjes qeveritare dhe rritjes abuzive të çmimeve nga Edi Rama, por që Berisha ia doli.

    “Një fjalë e kam. Ia jap dorën. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time. Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, tha analisti.

    Syri.

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Berisha-Ramës: Ndërtove sarajet e Surrelit me 3 mijë € të deklaruara! Vjedhje 420 mln euro me inceneratorët

    Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga protesta para kryeministrisë se do të luftojnë deri në fund për fjalën e lirë. Kreu i selise blu akuzoi kryeministrin Edi Rama për vjedhje të shumëta duke përmendur inceneratorët dhe abuzimet me ndërtimin e rrugëve.

    Berisha tha se sarajet e Surrelit i ka përfituar duke vjedhur paratë e shqiptarëve ndërsa shtoi se së bashku me Agaçin, Veliajn, Ahmetajn e Kokën kanë përfituar miliona euro.

    "Nuk do doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë dhe vjedhës, mirëpo, më thuaj pak zotërote, çfarë të të them kur sarajet e surrelit, pallatin në pajë i ke ndërtuar kur kishe të deklaruara 4 mijë euro, nga të ranë ato para?

    Nga qielli? Njëherë para emigracioni, e njëherë the para nga familja, Edi Rama çdo qindarkë e tyre është hajni.

    Ndërtuesi i tyre para një muaji fitoi tenderin i vetëm në garë me 99.9 për qind të vlerës, 11 mln euro por këto zotërote janë vetëm kafetë, sepse ti me firmat e tua nuk i ke gjë 10-shet.

    Edi Rama me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 mln euro, me Agaçin e Ahmetajn, Veliajn e Kokën përvetësuat deri tani 120 mln euro.

    Këto ditë doli se nga 60 mln euro të dhëna për djegësin e Tiranës, s’është ndërtuar asgjë. Paratë janë fshehur në konto pensionistësh që nuk dinë asgjë se ekzistonin ato.

    Skandali i djegësave është më i madh, por po kaq të mëdha janë paratë e transferuara nga ndërtimi, të vjedhura nga ndërtimi i rrugëve.

    I thuaj shqiptarëve si ka mundësi, 7 km në autostradën Ibë-Farkë kanë kushtuar sa 10 km tuneli i Krrabës dhe 20 km autostradë Krrabë-Elbasan.

    30 mln euro kilometri, dyfish i kilometrit në tunel. Ku i çuat paratë? Si i vodhët ato? Janë të pafundme rastet.”-tha Berisha.

    Syri

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    ‘Jemi armiq’, Berisha i drejtohet Ramës nga protesta para Kryeministrisë



    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai dhe kryeministri Edi Rama janë armiq me njëri-tjetrin.

    Gjatë fjalës së tij në protestën para godinës së Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama e do pushetin për të varfëruar shqiptarët.

    Berisha theksoi ndryshe nga Rama, ai ka ideal lirinë për t’i kthyer dinjitietin qytetarëve.


    “Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? E rëndë, e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr sepse ti Edi Rama, ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin, kursë unë me këto burra e gra kemi ideal vetëm lirinë.

    Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti, pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët dhe për t’i kthyer dinjtitetin”, theksoi kryedemokrati.

    Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”. Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.

    Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

    Euronews

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Berisha: Ja pse e shpalla dje armik Ramën, ky do të ikë dhe do të ikë

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, sqaroi sot se përse e quajti Edi Ramën një armik gjatë mitingut madhështor.

    “Edi Rama po nuk iku, do e heqim.

    Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime.

    E para, për monizimin që vendos. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90, e kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të shqiptarëve, rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit.

    Pra, Edi Rama vendosi monizmin që e rrëzuam në vitet ’90. Po nëse ka fatkeqësi kombëtare për një vend është monizmi, qoftë ky i bazuar në drogë e krim si ky i sotmi. Dhe ky përbën një kazus të ri. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë me çdo çmim dhe sakrificë, shqiptarët do votojnë të lirë.

    Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, kurrë nuk i është prekur një votë e vetme. Në vitin 2011, çdo votë është numëruar publikisht.

    Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007-ën. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet.

    Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë,” tha Berisha.

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Nuk ka ndonje ndryshim nga mitingjet e bashes ne fillim
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Mua protesta me pelqeu, se pashe nje fryme qytetare qe proteston kunder qeverise e keqqeverisjes se vendit, kunder hajduteve te radhes, kunder varferise, kunder Edi Rames.
    Une pashe nje Berishe “flake kashte” qe nuk ndryshon, do vazhdoj te sillet si i forti i katundit, megjithse eshte i denuar te mos dale nga kufite e katundit nga Non Grata, pashe ish fuksionar partie e shteti te deshtuar e medioker qe ju jane mbaruar parate e vjedhura ketij populli e po thone “inshalla fitojme ndonje gje”. Pashe deputet qe ishin ne proteste per te ndjere e kuptuar se me ke do jene neser. Pashe nje popull te pakenaqur por nuk pashe shprese. Kjo qeveri e koroptuar do vazhdoje, kjo opozite e diskretituar do vazhdoje. Nuk e pashe shkendine qe do ndezi flaken e mellefit popullor!

  13. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Nje fjalor dhune i nongrates me armiq, mbathje nga syte kembet, thyerje bunkeresh, qe paralajmerojne nje vjeshte te turbullt politike, molotove, shkaterrime, etj.
    Brenda folese se tij eshte i sigurt, kete e mori.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tërmet politik 7 ballë në Tiranë: Dhjetra mijëra qytetarë i bashkohen protestës së opozitës

    Dr. Berisha duhet te ishte duke shiju pensionin, dhe te gzonte me niprit e mbesat.
    Per mendimin tim esht gabim qe iu rikthy politikes.


    ….

    Dikush/shumkush mendon se pjesmarrja e madhe ne ket protest ishte nje sukses.
    Por çfare suksesi o miqt e mi, kjo esht te vesh duart ne koke, si mund ti besosh te ardhmen nje brezi politikanesh qe jane te komsumuar, te kapur, dhe njekohsisht te paafte! (majtas-djathtas pa dallim)

    Nuk e di sesi, por duhet qe drejtimin/menaxhimin e vendit duhet ta marre brezi i ri.
    Ka plot vajza/djem te afte, duhet tu jepet mundsia te marrin ne dore fatin e tyre.
    Po te ishte per mua, nje nga kushtet per deputet duhet te jete mosha nga 18-35 vjeç.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Tema të Ngjashme

  1. Termet me fuqi 8.2 balle ne Meksike
    Nga Neteorm në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2017, 12:20
  2. Dhjetra shqiptarë muslimanë i bashkohen ISIS në luftën në Siri
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 29-01-2015, 10:24
  3. Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-11-2013, 00:22
  4. Marrëveshje për hipotekimin e dhjetra mijëra banesave në Tiranë
    Nga shigjeta në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2011, 02:14
  5. Tërmet 6.7 ballë në Pakistan, mbi 50.000 të vdekur
    Nga Alket123 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •