Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertėt shpjegojnė arsyet e zhvlerėsimit

Emri:  Euro-foto-ilustruese.jpg

Shikime: 127

Madhėsia:  50.0 KB

Monedha e pėrbashkėt europiane po barazohet nė tregun vendas me dollarin amerikan.

Javėt e fundit euro ėshtė dobėsuar ndjeshėm nė tregun vendas duke u shitur kėtė tė enjte me 118.25 lekė, niveli mė i ulėt historik qė prej emetimit tė saj nga Banka Qendrore Europiane.

Ekspertėt e ekonomisė thonė se shkaku kryesor i dobėsimit tė euros ka tė bėjė me rėnien e vlerės sė saj nė tregjet ndėrkombėtare. Ditėt e fundit nė disa raste, dollari amerikan ka kushtuar mė shtrenjtė se euro, ndėrsa sot 1 euro kushton 1.05 dollarė.


“Rezerva Federale Amerikane ka rritur normėn e interesit tė dollarit nė pėrgjigje tė situatės tė lartė inflacioniste dhe po ashtu edhe Banka Qendrore e Zvicrės. Kėto lėvizje kanė rritur vlerėn e monedhės vendase. Nga ana tjetėr, banka Qendrore Europiane edhe pse ka njoftuar qė do tė rritė interesin pėr euron nuk ka vepruar akoma dhe rritja nuk do tė jetė nė tė njėjtėn shkallė me FED dhe bankėn e Zvicrės, por me 0.25%”, thotė Artan Gjergji, ekspert ekonomie.

Njė tjetėr efekt qė ka mbiēmuar lekun ėshtė edhe sezoni turistik, ku sasi tė mėdha tė euros hyjnė nė vendin tonė ēka rrit kėrkesėn pėr monedhėn vendase dhe ul vlerėn e monedhės europiane.

“Ėshtė tashmė njė efekt sezonal qė ndihet gjithmonė nė kėtė periudhė pėr shkak tė flukseve tė larta qė vijnė gjatė periudhės turistike dhe kjo normalisht bazohet nė kėrkesėn dhe ofertėn e tregut. Ka mė shumė euro dhe vlera e saj bie”, shpjegon eksperti.

Lėvizja e fundit e Bankės sė Shqipėrisė pėr rritjen e normės bazė tė interesit pritet tė forcojė mė tej lekun.

Ekspertėt rekomandojnė qė nė periudha tė mėdha pasigurie siē ėshtė kriza aktuale tė mos pozicionohen nė blerje me monedha tė ndryshme nga ato qė marrin tė ardhurat, ndėrsa pėr investitorėt sugjerojnė diversifikimin nė valuta tė ndryshme.

“Nėse ke tė ardhurat nė lek nuk duhet tė merret kredi nė euro, apo tė bėhen blerje dhe planifikime nė monedha tė ndryshme. Ėshtė njė situatė e paqartė nė tregje, si me dollarin dhe me paundin dhe euron. Pėr bizneset do tė jetė mirė tė diversifikojnė portofolin e pagesave nė disa monedha qė tė mbrohen mė mirė”, thekson Gjergji.

Dorėheqja e Boris Johnson nga kryesimi i Partisė Konservatore nė Mbretėrinė e bashkuar rriti vlerėn e paundit nė 138.95 lekė, pas disa ditėve zhvlerėsimi.

Euronews.al