Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Korrupsion edhe me të vdekurit: 2 milion lekë një varr në Tiranë

    Emri:  -640-0-3c4aa15a4e5342b2e7c636ebee8ea80f.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  85.4 KB

    Njësia e krimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës ka kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.

    Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 9 masa arrestimi dhe mes të arrestuarve ka edhe punonjës të Bashkisë Tiranë.

    Kështu, në pranga ka rënë edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini lidhur me sigurimin e një vendi në varrezat e kësaj zone.

    Mësohet se drejtori i këtyre varrezave edhe në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 deri në 2 milionë lekë për një vend në varreza.

    Deri më tani janë ekzekutuar masa e arrestit për 10 persona ndërsa janë në kërkim edhe 2 të tjerë nga autoritetet.

    Të arrestuarit:

    Eljodor Ndini 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

    Xhemal Mena 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    Latif Shehu 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

    Gazment Daja 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

    Bujar Lica 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

    Alban Ajazi 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

    Endrin Milla 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

    Fatjon Gjonaj 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

    Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj 44 vjeçe dhe Juliaj Çuka 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

    Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.



    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Korrupsion edhe me të vdekurit: 2 milion lekë një varr në Tiranë

    Skandali i Tufinës/ Dalin përgjimet mes drejtorit e bashkëpunëtorëve: S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero

    Emri:  auto_62c85fdab81afmaxresdefault1657300539.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  39.3 KB

    Prokuroria ka siguruar përgjime nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

    Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.

    Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.

    Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ia premto kot”.

    Në mesazhe të tjera thotë "A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

    Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”.

    - Ku je me

    - Ke Zyrat

    - Ho me cer tha qorri

    - Thot shefi a na nimo me 700 €!

    - Ho me, Erdhi varrim

    - O jet, Ku do e fusim sot,

    - Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa

    - Po ska mo vene

    - Ka se kam un

    - Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim

    - Me thuj po jo Se jam me ledin ketu,

    - Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!

    - Hajde Ku je!

    - Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.

    Një provë tjetër është biseda me personin J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.

    Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.

    Po ashtu i thotë “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.

    Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.

    Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.

    Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele, një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.

    “Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.

    Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.

    Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o 500 mijë o u dh*e puna”

    Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.

    Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.

    Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.

    Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2, “Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.

    Eljodori i thotë “Zhani”.

    Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.

    Eljodor Ndini i thotë “E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr e stë kam dhën akoma lekët”.

    Mhilla i thotë “Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.

    Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, i ke thënë, mbarova i dhashë kafen, me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.

    Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Kendimi i Kur'anit edhe per te vdekurit (argumentet)
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 21-03-2022, 07:10
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-01-2022, 16:43
  3. “Biznes me vdekjen" - Miliona lekë për një varr dhe sekserët e morgut -
    Nga Akuamarini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2020, 08:09
  4. Berisha me 4 milion leke pasuri
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 09:23
  5. Nano fut ne xhep 71 milion leke
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 19:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •