Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    E trishtë! Ndahet nga jeta publicisti i njohur dhe drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj

    Emri:  kastriot-myftaraj.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  17.1 KB

    Publicisti i njohur, autori dhe drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj, është ndarë nga jeta mesditën e sotme.

    Policia njoftoi se dyshohet që Myftaraj në moshën 60 vjeç, të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen "Ali Demi"

    “Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen "Ali Demi", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”- njoftoi policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Kastriot Myftaraj, prej 28 shtatorit 2017 drejtonte emisionin "Ju flet Moska" në RTV Ora.

    Titulli, jo rrallë i keqkuptuar, ishte përzgjedhur për të shprehur qëllimin e emisionit. Govorit Moskva! (“Ju flet Moska”), fjala hapëse e Radio Moskës, u bë në shekullin XX simbol i propagandës së rreme, i gënjeshtrës politike.

    "Qëllimi i emisionit tim është pikërisht t’ u zbulojë gënjeshtrat me të cilat iu ushqen politika, media në shërbim të saj, si dhe gënjeshtrat e trashëguara historike" deklaronte Myftaraj.

    Emisioni trajtonte në mënyrë analitike një çështje të rëndësishme të ditës, ose jo të ditës, por të tillë që kishin interes publik dhe kombëtar gjithsesi.

    RTV Ora e Ora News i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e madhe. RTV Ora e Ora News humbi një publicist e gazetar të pavarur dhe bashkëpunëtor të mirë.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    PAMJET NGA VENDNGJARJA - I dha fund jetës duke u hedhur nga pallati/ Gazetari prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran

    Emri:  auto_New_Project_-_2022-07-07T141155.7141657196030.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  51.5 KB

    Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

    Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News.

    Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

    Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

    Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij, me të cilën jetonte.

    Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

    Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

    Mesohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t'i dhënë fund jetës.

    Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60-vjeçari.

    Së fundmi, shpjegojnë burimet, viktima ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-07-2022 më 08:37

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Kush ishte analisti dhe konspiracioni Kastriot Myftaraj. Nga fillimet në Gjykatën e Korçës te arrestimi për shkrimin kundër Vlahutin në Tiranë

    nalisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme kur është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ju banonte në Rrugën Ali Demi.

    Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në median shqiptare.

    Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, çka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.

    Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

    Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra.

    Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare. Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “Tv Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora News”, me emisionin e tij “Iu flet Moska”.

    Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.

    Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Emisioni i tij i fundit "Ju flet Moska" tek televizioni ORA NEWS:


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Ekskluzive/ “Kishte frike se mos e vrisnin”, Ndriçim Kulla rrëfen telefonatën me Kastriot Myftarajn dy orë para vetëvrasjes: M’u duk i qetë, do shkonte në Zvicër sepse….

    Emri:  myftaraj-kulla.jpg

Shikime: 64

Madhësia:  29.6 KB

    Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën Ali Demi.

    Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

    Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.

    Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?

    Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfarë do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë. I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para 2 ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë.

    Gjatë këtyre ditëve ka pasur njerëz që kanë dyshuar për ngjarjen. Siç kanë thënë edhe Kastriot Frashëri apo Alfred Cako, ai nuk mund të vriste veten…

    Nuk mund të futem në këtë diskutim. Çdo gjë mund të ndodhë. Edhe mund të mos përjashtohet. Ai ishte i diagnostikuar me kancer, jo në mënyrë shteruese. Po ta shohësh edhe nga qëndrimet e tij, ka qenë një gazetar kontravers, shumë i kulturuar, shumë i ditur. Nuk lexonte njeri më shumë se ai në këtë vend. Herë pas here shpërthente. Unë nuk isha dakord për shumë gjëra me të. Njerëz si ai kontraversë, ia kanë thënë shoqërisë problemet hapur.

    Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të vetëhidhej nga pallati. Çfarë bisede keni bërë, vutë re ndonjë shenjë?

    Ai konsultohej me mua. Iu thashë që kam probleme me tensionin dhe kujdesem shumë. Prandaj dhe ai më pyeste. Kastrioti ishte nipi i gruas së Arqile Botit. Doktor Boti më ka asistuar dhe më ka shpëtuar jetën. Kjo na ka lidhur me Kastriotin. Fillimisht kam hezituar të shoqërohesha me të. Ishte njeri kompleks, por shikoja gjëra që nuk i shihja te njerëzit e tjerë. Biseda dje u bë për arsye shëndetësore. Ai nuk rrinte shumë me mua, rrinte me njerëz të tjerë më shumë. Më dukej njeri shumë i fortë, luftëtar. Unë nuk e imagjoja dot që të vriste veten ai njeri. Ishte shumë hermetik në aspektin personal. Nuk mund të them se është vrarë, kjo kërkon një analizë teknike, psikologjike, sociologjike. Ai ishte në kërkim të ikjes jashtë, këtë e di mirë.

    Pse donte të kurohej jashtë?

    Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë vrarë, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    VIDEO/ “Hidhuni nga ballkoni po të doni, bëni çfarë të doni”! Pas deklaratës së Veliajt, Berisha ngre dyshime për vdekjen e Kastriot Myftarajt: U vra, apo vetëvra?!

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një deklaratë të papërshtatshme sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, teksa ka ironizuar vdekjen e gazetarit të njohur, Kastriot Myftaraj.

    Duke folur për gjobat, Veliaj është shprehur se “Ke gjetur bashkinë e gabuar, te kjo e gjobave, hidhu dhe nga ballkoni po të duash, siç po ndodhin këta, kjo gazetaria e lajmeve të rreme dhe shpifjeve, bëni çfarë të doni, hidhuni përpjetë”.



    Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili ngre dyshime për vdekjen e gazetarit Myftaraj, teksa shkruan, mes të tjerash, në një postim në “Facebook” se “Kastrioti u vra, apo u vetëvra”.

    Reagimi i plotë i Berishës:

    Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
    Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri.
    Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë. Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka patur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vertetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.
    Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj.

    Emri:  berisha-fb.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  95.5 KB

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    “E kishte paditur në gjyq Edi Rama”, Ylli Manjani rrëfen bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn: Më kërkoi ta përfaqësoja si avokat

    Emri:  myftaraj.jpg

Shikime: 49

Madhësia:  23.2 KB

    Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim të bërë në Facebook, ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj, para se të kyente vetëvrasje.

    Manjanji shkruan se Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama, dhe se pak kohë më parë i kishte shkruar në Whatsapp, ku i kishte kërkoi ta përfaqësonte si avokat.

    “Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur..”, shkruan ai.

    Postimi i plotë:

    Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama.
    Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri.
    Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur…

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    “Nëna më tha se priste të takonte dikë…”, rrëfimi i mikut të Kastriot Myftarajt: Nuk kishte as depresion as probleme ekonomike që të vriste veten


    Emri:  myftaraj.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  117.9 KB

    Një prej miqve të Kastriot Myftarajt, avokati Kastriot Frashëri shprehet se analisti nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten.

    Në një intervistë për Balkanweb, ai thotë se Myftaraj kishte siguruar shpenzimet financiare për t’u kuruar jashtë, teksa tregon edhe bisedën me nënën e analistit pak orë pas vetëhedhjes së tij nga pallati në rrugën Ali Demi.

    Çfarë dyshimesh keni për ngjarjen? Ju jeni shprehur dyshues sot për vetëvrasjen e Kastriot Myftarajt?

    Dy ditë para ngjarjes unë kam folur dhe më tha me siguri që e përballonte tarifën e spitaleve nga Turqia dhe Maqedonia. Tha edhe që kemi disa njerëz dashamirës që mund të na ndihmojnë. Nuk ishte ai që të binte në dëshpërim. Më e keqja është që nuk kishte një diagnozë. Ajo masa që kishin vërejtur mund të ishte edhe tiroidet. Pra nuk kishte arsye për të pasur depression.

    Çfarë keni vërejtur nga biseda e fundit me të?

    Asnjë shqetësim nuk ka pasur. Ma tha në mënyrë të qartë që nuk kishte probleme ekonomike apo gjë tjetër.

    Pse nuk donte të trajtohej në Shqipëri?

    Sa u ekzaminua për herë të parë, shkoi në spital, bëri rezonancë dhe ajo përcaktoi masën. Falë njohjeve që kemi i vumë mjekë në dispozicion dhe ata i rekomanduan të operohej menjëherë. Më pas tha që do bëjë ekzaminime të tjera. Kastrioti ishte njeri i fortë. Nuk kishte asnjë problem. As depresion asgjë tjetër. Gjendja depresive shoqërohet me dëshpërim, ai nuk kishte asgjë nga këto. Përkundrazi ai kishte mbështetje.

    Emri:  kastriot-frasheri.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  46.2 KB

    Keni biseduar me nënën e tij?

    Nënën e tij e kam gënjyer dje kur e kam takuar, ajo e ka marrë vesh shumë vonë që Kastrioti kishte vdekur. Ajo e mori vesh vetëm në 11 të darkës, pasi mbaroi ekspertiza mjekoligjore. Kastrioti ka qëndruar për rreth një javë në spitalin numër 5 ku është trajtuar dhe ne jemi takuar për drekë ditën e hënë.

    Kishte dyshime nëna e tij që ai të mos jetë vetëhedhur?

    Nëna ishte e cuditur, nuk e besonte. Më tha Kastrioti i kishte thënë që priste të takonte dikë.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Alfred Cako hedh dyshime për vdekjen e Myftarajt: Në mënyrë misterioze…Mendonte se bashkim i trojeve vjen nga zyrat e Moskës

    Emri:  Cako.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  36.1 KB

    Konspiracionisti Alfred Cako ka reaguar për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj. Çako dyshon se vdekja e tij mund të jetë në mënyrë misterioze.

    Në një postim në rrjetet sociale, Cako shkruan se me Myftarajn grindej shpesh, por të dy bashkoheshin tek pika për “Shqipërinë e madhe”, veç se Cako mendonte se kjo gjë do të vinte nga Iluminati, ndërsa Myftaraj besonte se këtë gjë do e realizonte Moska.

    “Paska vdekur miku im i kamotshëm Kastriot Myftaraj, ndoshta në mënyre misterioze por mbetet për t’u parë.
    Përkundër polemikave që kisha me të dhe grindjeve që kemi pasur kohëve të fundit, mund të them se jemi pajtuar në një pikë: Ajo tek Shqipëria e Madhe, vetëm se ai mendonte se ky bashkim i trojeve vjen nga zyrat e Moskës kurse unë mendoj akoma se ajo vjen nga zyrat e Illuminatit.

    Në fund fare ishte njeri i mirë dhe atdhetar i fortë i Shqipërisë. Ju lehtësoftë shpirti i tij me dritën e Perëndisë.
    Të gjithë do ti rikthehemi Absolutës dhe Hyjnores. Nëse jo sot, atëherë nesër po se po.
    Zoti e Bekoftë Popullin Shqiptar”, shkruan ai.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Miqtë hodhën dyshime për vetëvrasjen e Kastriot Myftarajt, eksperti i kriminalistikës: 21 pyetjet që hedhin dritë mbi ngjarjen

    Miqtë e gazetarit Kastriot Myftarajt kanë shprehur dyshime për vdekjen e tij duke mbajtur qëndrime të ndryshme për personalitetin dhe veprimet që mund apo mund të mos bënte.

    Nisur nga këto dyshime eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaron se për të zbardhur këtë ngjarje duhen përgjigjet e disa pyetjeve. Ai parashtron 21 pyetje, duke theksuar se zbardhja e ngjarjes varet pikërisht nga përgjigjet e tyre.

    Ndriçim Kulla, Kastriot Frashëri dhe Alfred Çako më herët shprehën dyshime për vdekjen e analistit, që u cilësua vetëvrasje nga policia.

    POSTIMI I PLOTË
    Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një përgjigje shkencore për atë që ndodhi me të ndjerin Myftaraj, më dërguan pamje filmike të pacensuruara nga vendngjarja dhe banesa e tij. Nuk u nguta të jap mendime apo opinione, pasi manualet kriminalistike që zbardhin të tilla ngjarje kërkojnë paraprakisht shumë veprime hetimore të kombinuara. Këto veprime futin në bashkëveprim një kryesisht dy disiplina që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, të cilat janë mjekësia ligjore dhe kriminalistika. Po ashtu në veprimet hetimore kryhen edhe eksperimente konkrete që janë shumë të rëndësishme për saktësimin e versionit të qëndrueshëm dhe elementëve të tjerë për një analizë shteruese. Krahas 6 pyetjeve të arta hetimore që zbatohen rëndom me strategji të mirëfillta operative, disa çështje që kërkojnë më shumë përqendrim veprimesh investigative janë edhe enigmat që ngrihen nga pyetjet si vijon:

    1. Kishte hyrja e pallatit apo ambiente përreth vëzhgim me kamera?
    2. Kishte lehtësi për hapjen e derës së banesës dhe ka dëmtime të bravës së saj?
    3. Ka gjurmë gishtash në derën e jashtme, orendi të brendshme dhe në vendin nga u hodh viktima, që nuk i përkasin familjarëve apo vizitorëve të zakonshëm?
    4. Ka dëmtime të jashtme të kufomës të palidhura me impaktin e përplasjes?
    5. Ka dëmtime të teshave të viktimës nga ndonjë përleshje e mundshme në banesë?
    6. Ka parregullsi dhe zhvendosje jo e zakonshme e orendive në banesë?
    7. Janë dëgjuar zhurma jo të zakonshme nga fqinjët?
    8. Janë gjetur terapi farmakologjike, veçanërisht psikotrope në banesë?
    9. Ka qenë i ndërgjegjshëm viktima në momentin e vdekjes?
    10. Ka qenë e aftë nëna e viktimës për të dëgjuar dhe parë në mënyrë të kthjellët për shkak të moshës?
    11. Cila ka qenë rutina e asaj dite e lëvizjes së viktimës dhe takimeve të tij?
    12. Cilat kanë qenë komunikimet dhe vendndodhjet e tij të asaj dite në bazë të qelizës telefonike?
    13. Cila ka qenë epikriza dhe vlerësimet psikologjike të viktimës për çështje shëndetësore që po trajtohej?
    14. Ka pasur mungesa në banesë të kompjuterit, laptopit apo materialeve të tjera të konstatuara pas ngjarjes?
    15. Ka pasur kërcënime të denoncuara, rrëfyera apo interceptuara të viktimës nga persona të tjerë?
    16. Ka qenë në mbikëqyrje viktima në lëvizjet e tij nga persona të tjerë ose nga institucione ligjzbatuese?
    17. Ka lënë viktima ndonjë shkrim apo mesazh lamtumire në banesë?
    18. Ka shprehur ndonjëherë viktima frikë për atentate të mundshme kundër tij apo rreziqe që mund t’i vinin nga personazhe konkret?
    20. Mund të realizohej vetëvrasja nga përmasat viktimës me hapësirën e banesës nga ku u hodh?
    21. Ka kontaminim të banesës nga persona që hynë menjëherë në banesë për të kontaktuar me nënën e viktimës dhe janë regjistruar gjurmët e tyre?

    Nëse autoritetet iu japin përgjigje të shpejtë pyetjeve të mësipërme, mendojmë se jemi në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje në mënyrë përfundimtare dhe shteruese.
    Prof Ass Dr Ervin Karamuço

    Balkanweb

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ndërron jetë publiçisti Kastriot Myftaraj në rrethana të dyshimta

    Pyetja e 22-të për ngjarjen e Kastriot Myftarajt

    Emri:  mehmet-elezi.png

Shikime: 42

Madhësia:  657.1 KB

    E mbylli jetën gjashtëdhjetë vjeç.

    Sa Xhemal Kashogi (Jamal Khashoggi), që e bënë pluhur në Stamboll, në konsullatën e vendit të vet. Të vendit ku një princ i zotëron të gjitha pushtetet.

    Nuk njiheshim. S’e kisha ndjekur në televizion. Herë pas here i kisha lexuar ndonjë shkrim rastësisht, kaq.

    Vetëvrasje?

    Ylli Manjani shkroi se Myftaraj paskesh qenë i paditur në gjyq nga Edi Rama. Dhe Kastrioti i vetmuar po kërkonte avokat. Një jurist të zotë, me e mbrojtë përballë kryeministrit. Përballë princit që i ka në dorë të gjitha pushtetet. Një jurist që të ketë edhe përmasat e intelektualit luftarak.

    Vetëvrasje?

    Dihet: i dole në rrugë Edi Ramës, qorrfermani ka dorë të rëndë. I çon gazetarët “për riedukim”. Për një llaf goje. Për një pyetje.

    Ata që e kanë lexuar, thonë se z. Myftaraj qe kontravers. Por nuk merrte porosi nga tepsia. Porositë i merrte nga mendja e vet. Nuk mbante kënd me hatër. Me hatër mbante lirinë e fjalës. Edhe kur kishte, edhe kur s’kishte të drejtë për çka thoshte.

    Vetëvrasja e tij të kujton rrëzimin e hoxhës nga minarja.

    Ra vetë, thanë. Iu morën mendtë.

    Përnjëmend ra vetë?

    Po, vetë. Unë i dhashë vetëm një shtyme të vogël.

    Një profesor i kriminalistikës shtroi në media njëzet e një pyetje për ngjarjen.

    Do të zbardhen përgjigjet?

    Zotit Myftaraj po i “merreshin mendtë” prej sëmundjes së rëndë.

    Mund të ketë shërbyer padia e kryeministrit të krejt pushteteve si ajo “e shtymja e vogël” për hoxhën?

    Kjo është pyetja e 22-të.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Kastriot Myftaraj Agjent i KGB
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 14-06-2011, 05:39
  2. Polemika Kastriot Myftaraj - Salajdin Salihu
    Nga laburist në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-08-2010, 18:44
  3. Një mësim teologjik për Kastriot Myftaraj
    Nga xnjeri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-06-2010, 03:47
  4. Kastriot MYFTARAJ per Dosjet..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 09:27
  5. Mbi Kastriot Myftarajn dhe debatin Myftaraj-Baleta, Ferraj.
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 19:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •