Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Luiza Gega fiton medaljen e artë në 3000 metra me pengesa në Lojrat Mesdhetare

    Luiza Gega, kampionia që valvit flamurin shqiptar si fituese e medaljes së artë

    Emri:  a-1536x864.jpg

Shikime: 109

Madhësia:  41.8 KB

    Shqipëria krenohet për shumë emra, të cilët kanë bërë emër në shtete të ndryshme. Flamuri shqiptar ngrihet për meritë të tyre. Disa nga këta emra që marrin medalje të arta, punojnë e jetojnë në Shqipëri.

    Por shumë syresh kanë ikur nga vendi dhe përsëri valvisin flamurin kombëtar shqiptar në çdo arenë apo podium.

    Atdheu është shpirti për ta, ndaj na nderojnë kur fitojnë. E që fitosh në gara ndërkombëtare duhet pasion, përkushtim, aftësi.

    Një prej këtyre emrave që na ndriti faqen si Shqipëri është edhe atletja Luiza Gega.

    Ajo mori dje medaljen e artë në garën 3 mijë metra me pengesa në Lojerat Mesdhetare 2022.

    Emri:  luiza.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  49.8 KB

    Urimet e drejtuesve kryesorë të shtetit dhe bashkisë së Tiranës:

    Ilir Meta:
    Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare.
    Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës!


    Edi Rama:
    Urime kampione për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”


    Erion Veliaj:
    “Medalje e Artë për Kampionen tonë absolute, Luiza Gega!
    Një arritje e jashtëzakonshmepër atleten, e cila vendosi edhe rekord të ri kombëtar nëLojërat Mesdhetare “Oran 2022” në garën e 3000 metra, e me pengesa.
    Krenar për ty!”

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Luiza Gega fiton medaljen e artë në 3000 metra me pengesa në Lojrat Mesdhetare

    Luiza Gega pas fitores në Algjeri do të garojë në kampionatin Botëror: Dua të arrij në finale!

    Kampionia e atletikës, Luiza Gega nderoi Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, duke fituar medalje ari me rekord kombëtar dhe mesdhetar në 3000 metra me pengesa.

    “Jam e lumtur pa dyshim për medaljen që mora, por mund të kisha bërë më mirë. Nuk arrita të koordinohesha me trajnerin gjatë kohës sepse nuk i dëgjoja udhëzimet e tij prej zhurmës”,-thotë ajo.

    Ndërsa më pas ajo theksoi se “Pas dy javësh do të garoj në kampionatin Botëror. Dua që të arrij në finale dhe të përmirësoj kohën time edhe këtej. Do të jetë e vështirë, sepse përveç dy kenianeve shumë të mira që garojnë për vendin e tyre, janë edhe dy keniane të tjera që do të garojnë me Kazakistanin. Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj maksimumin. Ndërkohë Europiani është pas një muaji e gjysmë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe jam besimplotë se edhe aty do të bëj mirë, por t’ia lëmë kohës’ shton vajza që mori medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.

    Koha Jone

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Luiza Gega fiton medaljen e artë në 3000 metra me pengesa në Lojrat Mesdhetare

    Nga Taulant Dedja

    LUIZA GEGA - FITORE HISTORIKE

    Luiza Gega, sot në Mynih të RFGJ ka fituar medaljen artë dhe është shpallur kampione e Europës në 3000 m me pengesa. Fitore historike për sportin shqiptar, me të cilën sigurisht të parët që do mburren janë qeveritarët e korruptuar. Merita gjithsesi është individuale. Bravo Luiza Gega! Ndërsa ne si popull jemi kampionë në pengesat e progresit që i vëmë vetes, duke mbajtur në qafë zgjedhën e qeveritarëve të korruptuar deri në fyt.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Atletja shqiptare nuk di të ndalet/ Luiza Gega shpallet Kampione e Europës në atletikë

    Luiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Mynih.

    Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

    Këtë gjë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh.

    Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova./top channel

Tema të Ngjashme

  1. Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-03-2022, 10:15
  2. Katar: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në xhudo
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2021, 22:41
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2018, 20:27
  4. Alvin Karaqi fiton medaljen e Artë në Portugali
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2017, 16:52
  5. Krimi ne Shqiperi fiton medaljen e Bronxit .
    Nga Tirana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 16:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •