Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Mundësit çeçenë garojnë nën flamurin shqiptar në lojërat mesdhetare në Algjeri

    Emri:  Capture-105.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  35.0 KB

    Zelimkhan Abakarov dhe Ilam Dudaev me origjinë nga Çeçenia, janë mundësit që i kanë dhuruar medaljet e para Shqipërisë. “Sigurisht jam shumë i kënaqur për fitoren e medaljes së artë për Shqipërinë, për veten time, janë emocione pozitive sepse bëhet fjalë gjithnjë për medalje të artë”, rrëfen Zelimkhan Abakarov.

    “Arrita të fitoj medalje bronzi, u ndesha në 2 kategori më të larta, jo në peshën time të zakonshme”, thotë Islam Dudaev. “Jam shumë krenar që të garoj për Shqipërisë dhe të përfaqësoj këtë vend në arenën ndërkombëtare”, thotë Zelimkhan. “Jemi krenarë që kemi shansin të garojmë për Shqipërinë, jemi krenarë që jemi pjesë e këtij vendi”, tregon Islam Dudaev.

    Këta do të jenë edhe sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024. “Sigurisht Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, kështu që synimi ynë është të kualifikohemi dhe të fitojmë medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024”, shprehet Zelimkhan Abakarov.

    TCH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mundësit çeçenë garojnë nën flamurin shqiptar në lojërat mesdhetare në Algjeri

    Rusi i kthyer në shqiptar, mposht serbin dhe shkon në finale të Botërorit


    Emri:  1663345243_WATERMARKREPORTtv.00355713.Still005.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  23.1 KB

    Mundësi rus i kthyer në shqiptar Zelimhkan Abakarov, shkon në finalen e Botërorit pasi mposhti në gjysmëfinale kundërshtarin serb, pikërisht në Beograd.

    ”Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në Beograd. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet duke mundur në gjysmëfinale kundështarin e tij serb Stevan Micic (medalist olimpik). Abakarov ka siguruar medaljen e argjendtë me këtë fitore tepër dominuese.

    Pas kësaj arritje tepër të madhe të shtunën në orën 18:00 ai lufton për titullin kambion botë përball amerikanit Thomas Gilman”,-njofton Federata Shqiptare e Mundjes.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Luiza Gega, medalje ari në Lojërat Mesdhetare në 3000m/p
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-03-2022, 10:15
  2. Te gjithe nje avatar, flamurin shqiptar !
    Nga Explorer në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 20:24
  3. Shikojeni pak flamurin shqiptar tek ajo nendetesja
    Nga Djal Dimali në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2011, 12:25
  4. Kauza Cecene:
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:12
  5. Skoci, në gjyq për flamurin shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 12:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •