Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Amnistia fiskale/ Si përfitojnë familjarët e politikanëve, drafti nuk parandalon legalizimin e parave nga ryshfeti

    Emri:  auto_rama-gjiknuri1656352660.jpg

Shikime: 188

Madhësia:  41.8 KB

    Amnistia fiskale e propozuar nga qeveria lejon që të deklarojnë pasurinë deri në 2 milion euro edhe familjarët e ngushtë të politikanëve, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë nëse nuk janë pjesë certifikatën familjare në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Vetë politikanët, kabineti qeveritar, funksionarë dhe ish funksionarë të lartë shtetërorë dhe familjet e tyre janë të përjashtuar nga amnistia, por me një akt formal cilido familjar i tyre përveç bashkëshortëve mund të ndahet nga certifikata familjare, dhe të bëhet përfitues i legalizimit të një pasurie në para cash ose prona deri në 2 milion euro.

    Taksimi duket mjaft i ulët po ta krahasosh me tatimin mbi të ardhurat, nis me 5% për shumat e parave cash që deklarohen deri në muajin e 4 të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe 10% për periudhën më pas, ndërkohë që qytetarët e aktualisht tatohen me 23% për të ardhurat mbi 15 mijë euro në vit. Për pasuritë e tjera, prona apo sende me vlerë taksimi është 7% për kapitalet që deklarohen deri në muajin e 4 të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe 10% për periudhën më pas.

    Amnistia do të zgjasë 9 muaj. Drafti qeverise nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit dhe korrupsionit, ndërkohe që ndalohet prokuroria dhe strukturat e tjera ligjzbatuese që të zhvillojnë hetime apo të marrin indicie për hetime të tjera penale. Veprat penale në fushën tatimore dhe doganore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

    Nga ana tjetër Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk janë zbuluar, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2022 më 10:49

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon aministi fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Xhepa: Në botë, amnistitë fiskale nuk i referohen parave të pista! Cënohet rëndë konkurrenca e ndershme



    I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka folur për draftin e amnistisë fiskale dhe pasoja që rrezikon të përballet ekonomia.

    Xhepa, ka theksuar se në vende e tjera, amnistitë fiskale nuk i referohen parave të pista, nga aktivitete kriminale apo të zeza, por bëhet fjalë për mundësinë që i jep një vend bizneseve apo individëve, që për shkak të nivelit të lartë të taksave në atë vend, kanë transferuar të ardhurat e tyre të ligjshme në një vend me taksa më të ulëta.

    Eksperti i ekonomisë i është kthyer edhe shqetësimit të Dhomës Amerikane, një fenomen i tillë cenon rëndë edhe parimin e konkurencës së ndershme. Kjo do të thotë që biznesmenët e ndershëm, ata që kanë respektuar detyrimet tatimore, vijojnë të kontribuojnë në ekonomi, ndërkohë që biznesmenë që kanë siguruar kapitale nga aktivitete informate, kanë kryer evazion fiskal dhe në këtë mënyrë ata mund të krijojnë avantazhe të pamerituara në raport me bizneset ekzistuese, të cilët janë të detyruar të ngrejnë financën nëpërmjet sistemit financiar me norma interesi që nuk janë shumë të ulëta.

    Xhepa: Në vendet e tjera, amnistitë fiskale nuk i referohen parave të pista, nga aktivitete kriminale apo të zeza. Kur bëhet fjala për amnisti, bëhet fjalë për mundësinë që i jep një vend bizneseve apo individëve, që për shkak të nivelit të lartë të taksave në atë vend, kanë transferuar të ardhurat e tyre të ligjshme në një vend me taksa më të ulëta në Luksnenbrug apo në vende të tjera dhe kur bëhet amnisti ideja është që këto miliona apo miliarda euro të fjala bie gjermane të cilat që qëndrojnë në bankat e Luksenburgut, atëherë shoqëria gjermane bën një skontim të një reduktim të barrës tatimore, në mënyrë që këto kapitale të atdhesohen përsëri në vendin e tyre.

    Ky është një proces mëse normal edhe si i tilllë do të ishte i mirëpritur. Por kur bëhet fjalë për botën e errët të krimit dhe jo më kotë sot lajmi ishte që Shqipëria ishte në vendin e 7 të kultivimit të kanabisit. Pra bëhet fjalë për kapitale që vijnë nga aktivitete kriminale. Për t’iu kthyer edhe shqetësimit të Dhomës Amerikane, një fenomen i tillë cenon rëndë edhe parimin e konkurencës së ndershme.

    Kjo do të thotë që biznesmenët e ndershëm, ata që kanë respektuar detyrimet tatimore, vijojnë të kontribuojnë në ekonomi, ndërkohë që biznesmenë që kanë siguruar kapitale nga aktivitete informate, kanë kryer evazion fiskal dhe në këtë mënyrë ata mund të krijojnë avantazhe të pamerituara në raport me bizneset ekzistuese, të cilët janë të detyruar të ngrejnë financën nëpërmjet sistemit financiar me norma interesi që nuk janë shumë të ulëta.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon aministi fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Projektligji për 'çunat e Londrës', Rama rikthen amnistinë pa kufizime dhe pa verifikime

    Emri:  auto_rama-gjiknuri1656352660.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  41.8 KB

    Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, “të certifikatës familjare”. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si “çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe”

    BIRN

    Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

    Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shtyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

    Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë “në përbërje të certifikates familjare,” gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë “në përbërje të çertifikatës”, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjerri, vjerra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

    Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

    Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

    Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

    “Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,” deklaruar, shkruhet në projektligj.

    Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

    Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

    Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

    “Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,” shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

    Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

    Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

    Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

    Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri “në thelb nuk ndryshon” nga ai i mëparshmi.

    Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

    Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burrokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si “çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre” dhe për të cilët “ka paragjykime”.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Drafti i amnistrisë fiskale pritet me ‘shqetësime serioze’ nga Komisioni Europian

    Komisioni Europian paralajmëron se drafti i qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale do të dobësojë kontrollin kundër pastrimit të parave si dhe përbën një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit.

    Komisioni Europian shpreh shqetësime serioze për draftin e prezantuar nga qeveria “Rama” për amnistinë fiskale dhe e konsideron atë një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë.

    Përmes një deklarate të shpërndarë të hënën nga delegacioni i BE-së në Tiranë, Komisioni Europian deklaroi se drafti dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave; çka shqetëson shtetet anëtare të Bashkimit Europian si dhe partnerët e tjerë.

    Përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë shprehur qëndrimin para zyrtarëve të qeverisë shqiptare gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

    “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore,” thuhet në njoftimin për shtyp.

    “Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin,” shtohet aty.

    Qeveria shqiptare publikoi para pak pak ditësh për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shtyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

    Projekti parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

    Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash

    Gjatë takimit të përbashkët BE-Shqipëri, që u bashkëdrejtuara nga Andreë Ëilliams, sekretar i Përhershëm i Nënkomitetit në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të KE dhe Vasilika Vjero, Zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë, u diskutuan dhe marrëdhëniet tregëtare të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat KE kërkon qartësi dhe të barazi në konkurim për kompanitë europiane.

    “Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit,” thekson njoftimi.

    BIRN

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon aministi fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Nis goditja për aministinë fiskale të Ramës, zyrtari amerikan: Shenjë turpi për vendin, Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave

    Emri:  jhkljhgfghjkl.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  39.3 KB

    Ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria për shkak se ekziston frika se përmes saj prite të legalizohen paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sinjali i parë ka ardhur sot nga drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, i cili është shprehur se fakti që Shqipëria mbetet ende në listën gri, është një njollë turpi për vendin tonë.

    “Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, deklaroi Rockwell.

    Ai përmendi edhe dosjen e zezë të inceneratorëve, e cila prej kohësh ka trazuar politikën shqiptare dhe konsiderohet si një prej aferave më të mëdha të të gjitha kohërave.

    “Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e incineratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar”, deklaroi zyrtari amerikan në Tiranë.

    Edi Rama duket i vendosur për bërjen e amnistisë fiskale, të cilën e solli edhe si një cështje të miratuar nga qytetarët gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, proces shumë i kontestuar dhe i dyshimtë për nga vërtetësia. Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i tij deri në fund. Vetë Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë për legalizim të parave të korrupsionit dhe krimit, por për pasuri të fituara nga puna të të zezë kryesisht e emigrantëve shqiptarë.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Pse amnistia ndihmon trafikantët

    Imagjinoni se keni fituar 2 milionë euro duke u marrë me trafik droge. Paratë i keni me thasë të fshehura në bodrum; janë që të gjitha kartëmonedha të prerjeve të vogla, 5, 10 apo 20 euro, të mbledhura ashtu siç janë paguar nga përdoruesit e drogës. Askush nuk ka çfarë t’ju bëjë për sa kohë paratë i keni në bodrum dhe ju zgjidhni të bëni një jetë modeste e të mos bini në sy si posedues i shumave të mëdha të parave. Problemi është se të pasurit e kaq shumë parave është si një lloj bombe që mund të shpërthejë. Bashkëpunëtorët e tu në krim mund ta dinë se ti ke para dhe për rrjedhojë, mund të bëhesh viktimë e një grabitjeje të dhunshme. Dhe problemi tjetër është se një person që ka 2 milionë euro, vështirë se do t’i bëjë ballë tundimit të blejë një makinë luksi, të banojë në një apartament apo vilë të këndshme, të bëjë pushime. Thorstein Veblen, një sociolog dhe ekonomist amerikan i fillimit të shekullit të kaluar, krijoi konceptin e konsumit dhe kënaqësisë për dukje, i cili thotë se dëshira për të paguar për mallra dhe shërbime më shtrenjtë nga sa është utiliteti i tyre është pikërisht arsyeja që e shtyn njeriun të punojë dhe të ndërmarrë rreziqe. Pra, nuk është e mundur që dikush të rrezikojë burgun për të fituar 2 milionë euro dhe pastaj të bëjë një jetë të qetë private pa demonstruar kurrë mendjemadhësinë që krijohet nga të pasurit e kaq shumë parave.

    Problemi është se në çastin që fillon të bësh jetë luksi, automatikisht të lind nevoja të kesh një alibi për burimin e parave që shpenzon. Nëse nuk ke alibi, ka gjasa që autoritetet ligjzbatuese mund të vijnë të të kapin, ose sepse janë duke bërë punën e vet ose, dhe kjo e dyta duket se ndodh më shpesh në Shqipëri, sepse autoritetet mund të jenë po aq kriminale sa edhe ti dhe po shohin paratë e tua si mundësi për t’u pasuruar edhe ata vetë.

    Të pastrosh 2 milionë euro nuk është aspak punë e lehtë dhe vetë procesi i pastrimit rrezikon të të ekspozojë, si përkundrejt grabitësve potencialë ashtu edhe përkundrejt agjencive ligjzbatuese. Shqipëria ka që prej vitesh një ligj të cilit i referohemi si “ligji antimafia”. Koncepti i këtij ligji është i thjeshtë dhe ai është marrë nga një ligj i ngjashëm në Itali. Nëse prokurorët shohin se një qytetar disponon një makinë me, fjala vjen, vlerë 100 mijë euro, atëherë kanë të drejtë që ta sekuestrojnë përkohësisht makinën dhe të pyesin poseduesin e saj për burimin e të ardhurave. Në rast se poseduesi demonstron se të ardhurat i ka nga burime të ligjshme, nga trashëgimia, dhurata apo fitimet e biznesit, sekuestroja hiqet. Në rast të kundërt, makina mund të konfiskohet dhe të vendoset nën pronësinë e shtetit, pavarësisht nëse poseduesi i saj është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale apo jo.

    Gjyqtarët dhe prokurorët që u përballën me procesin e vetingut e vuajtën në kurriz të vet vështirësinë që krijohet për të justifikuar shuma më të vogla se kaq. Që të blesh një shtëpi me vlerë 100 mijë euro nevojitet që të marrësh një kredi prej rreth 70 mijë eurosh dhe të kesh kursime me vlerë 30 mijë euro, shifra këto jo shumë të lehta për t’u mbuluar me të ardhurat nga paga apo edhe me të ardhurat nga biznesi. Por trafikantët e drogës nuk pritet të përballen me ndonjë proces aq të rreptë sa vetingu. Atyre nuk u nevojiten që të pastrojnë të gjitha paratë që kanë. Atyre u mjafton që të justifikojnë një pjesë të parave, sa për të pasur çfarë të deklarojnë në rast se kapen me automjete apo vila luksoze.

    Për këtë arsye, pastrimi i parave të pista nuk është aq i vështirë sa në rastin e zyrtarëve. Në fund të fundit, nëse imagjinojmë që një trafikant droge merret vetëm me trafik droge, besoj se e kemi gabim. Shumica e trafikantëve kanë gjithmonë një biznes të vogël mënjanë, biznes që i mundëson të deklarojnë taksa dhe të ardhura të ligjshme.

    Thelbi i pastrimit të parave është që poseduesi i tyre të deklarojë se ka një aktivitet ekonomik të ligjshëm, fjala vjen, një kafene, në të cilën realizon të ardhura të ligjshme, të ardhura për të cilat paguan detyrimet fiskale. Kjo e gjitha ka kosto. Nëse hap një kafene dhe deklaron se bën një xhiro prej, fjala vjen, 20 mijë eurosh në muaj në një kohë kur kafeneja bën realisht vetëm 3 mijë, atëherë për të 20 mijë eurot të duhet të kesh fatura blerjeje dhe fatura shitjeje, me gjasa me TVSh. Procesi i mbajtjes së një biznesi të tillë për hatër të pastrimit të parave mund të hajë një pjesë të majme prej 20 apo 30% të të gjitha parave që po legalizon. Pastrimi i parave është e kundërta e evazionit fiskal. Kur bën evazion, atëherë ke para të fituara me punë të ligjshme për të cilat nuk dëshiron të paguash taksa. Kur bën pastrim parash, ke para të fituara me punë të paligjshme, për të cilat u lutesh taksidarëve që të paguash taksat.

    Kjo është arsyeja se pse, për qëllim të pastrimit të parave, disa biznese, të cilat nuk i nënshtrohen Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të tilla si ndërtimi apo agjencitë e këmbimit valutor, janë më me leverdi për të pastruar para se sa ekonomia reale. Në këtë rast, pastrimi i parave mbart vetëm koston e menaxhimit të biznesit si dhe detyrimin për të paguar tatim fitimi në masën 15%.

    Por nëse jeni të mërzitur duke shpenzuar para për të mbajtur në këmbë lokale të pasuksesshme dhe dëshironi të mbaroni punë më shpejt, qeveria shqiptare pritet t’ju vijë në ndihmë me një propozim për amnisti fiskale dhe penale. Zyrtarisht qeveria ka në plan të legalizojë vetëm paratë e fituara përmes evazionit fiskal, mashtrimit fiskal apo kontrabandës doganore, por duket se nuk ka ndër mend të lodhet shumë për të dalluar nëse paratë e deklaruara janë me të vërtetë të fituara në këtë mënyrë apo janë fituar nga trafiku i drogës, nga trafiku i qenieve njerëzore apo nga aktivitete të tjera. Me pak fjalë, nëse keni 2 milionë euro dhe doni të legalizoni jetesën tuaj të luksit, mundet të deklaroni se keni fituar me evazion fiskal 200 mijë euro, t’i vendosni ato në bankë dhe me kaq, mund të krijoni profilin e zotërisë së kamur pa probleme me drejtësinë. Me këto 200 mijë të legalizuara mund të hyni në biznese që janë të përjashtuara nga TVSH-ja si ndërtimi apo shërbimet financiare dhe pas kësaj, asgjë nuk ju ndalon që të legalizoni gradualisht të gjitha paratë e tjera me një kosto minimale duke i deklaruar si fitime të ndershme të një biznesi të ndershëm. Kjo e gjitha është kortezi e qeverisë shqiptare, e cila kërkon për këto para 5 deri në 10%. Në fakt, oferta e qeverisë për të legalizuar paratë përmes blerjes së obligacioneve qeveritare është edhe një mundësi jo e vogël për të fituar para shtesë. Interesat e ofruara për obligacionet pesë apo dhjetë vjeçare aktualisht variojnë nga 4 në 6% në vit kështu që, duke paguar vetëm 5% taksë për paratë e legalizuara, keni mundësinë që të fitoni 4-6% në vit për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Nuk është aspak ofertë e keqe.

    Gjergj Erebara, BIRN

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Deputeti i PD ‘zbulon’ planin e Ramës: Si po tenton të ndalojë me ligj hetimin e Klodian Zotos për shpëtuar ministrat! Blerësi më i madh i faturave…

    Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama po tenton të shpëtojë nga hetimi Klodian Zoton dhe persona të tjerë të përfshirë në skema të mëdha korrupsioni përmes fatura fiktive, me ligjin e amnistisë fiskale.

    Kjo sipas tij, është një lëvizje e Ramës për të shpëtuar ministrat. Shehaj theksoi se kjo nuk ka për të ndodhur pasi PD nuk do të lejojë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve.

    “Kjo është një skemë e mirëfilltë evazioni e vënë në jetë nga vetë qeveria. Miliona i janë vjedhur qytetarëve. Pse lind nevoja për krijimin e qindra kompanive fiktive në ekonomi. Për t’i mundësuar Klodian Zotove të vidhnin miliona euro nga buxheti i qytetarëve. Si do të justifikoheshin këto para kur kompanitë nuk kanë asnjë punë? Shumë e thjeshtë! Me fatura fiktive. Faturat fiktive duhet që t’i mundësojnë klientëve të qeverisë që të paguajnë ryshfetin te qytetarët.

    Kjo është arsyeja pse përfituesit janë oligarkët. Skema e evazionit është zbuluar që në vitin 2018. U dënuan disa nga ata persona. Nuk e pa administrata tatimore që blerësi më i madh i faturave fiktive ishte Klodian Zoto? Pse nuk u bllokua Inceneratori kur u panë ato fatura? E mbani mend Edi Ramën që thoshte jam krenar për Inceneratorët? Ja pse kjo është krenaria. Tani jeni të ndërgjegjshëm që jeni brenda kësaj skeme.

    Keni kryer një krim të madh dhe tani tentoni të përdorni pushtetin. Edi Rama tenton të bëjë amnisti fiskale për të shpëtuar veten. Do të ndalojë me ligj për të hetuar Klodian Zoton për të shpëtuar ministrat. Kjo nuk ka për të ndodhur. Edhe nëse ju i blini ato pak vota për të amnistuar miqtë tuaj nuk kanë për të shpëtuar dot. Ne nuk mund të lejojmë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve”, tha ai.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    “BE-ja ka shqetësime serioze për projektin aktual të ligjit për amnisti fiskale”

    Emri:  Capture-45-1.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  25.6 KB

    Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian ripërsëriti sot se “BE-ja ka shqetësime serioze për projektin aktual të ligjit për amnisti fiskale” të propozuar nga qeveria. “Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, nënvizoi Delegacioni në një reagim për mediat, duke lënë të nënkuptohet qartë, se në formën që është, propozimi për ta është i papranueshëm.

    Ky qëndrim, në linjë me atë të shprehur dhe më parë, merr një peshë edhe më të rëndë nga fakti se erdhi pas takimit të sotëm mes ambasadorëve të vendeve anëtare ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe ai britanik, me përfaqësues të qeverisë dhe shumicës socialiste.

    Takimi, që dukej se synonte të davariste skepticizmin e fortë ndërkombëtar ndaj kësaj nisme, ishte thirrur me ftesë të kryeministrit Rama, i cili zgjodhi megjithatë të mos merrte pjesë, duke shkaktuar jo pak habi, mes të ftuarve të tij, për këtë mungesë.

    Për më tepër, një ditë më parë, zoti Rama, rikonfirmoi vendosmërinë e tij për ta çuar përpara këtë nismë ndërsa tha prerë se “amnistia fiskale do të bëhet” duke bërë të qartë gjithashtu se pavarësisht se ishte i gatshëm të dëgjonte vërejtjet e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në fund të ditës, ai llogaritë i kishte me shqiptarët. “Ne jemi këmbëngulës, po dhe të duruar që të pastrojmë të gjitha ato cepa nga çdo lloj pluhuri apo iluzioni optik se aty ka pluhur dhe pastaj secili do ketë bindjen e vetë, por një gjë dua ta përsëris: Unë këtu jam i zgjedhur nga shqiptarët, nuk përfaqësoj ndonjë shtet tjetër dhe as nuk jam këtu si shprehje e vullnetit të ndonjë populli tjetër, që të jemi shumë të qartë”.

    Shqipëria, është një vend kandidat për anëtar i BE-së, dhe në korrik të këtij viti mori dritën jeshile për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, një proces që ka për qëllim përafrimin e vendit me standartet europiane. I pyetur pikërisht për këtë marrëdhënie të re me BE-në, zoti Rama përsëriti sërish se “ne këtu jemi për të bërë detyrat karshi shqiptarëve”, por duke shtuar se do i bënte këto detyra “natyrisht, pa i shkelur asnjëherë normat dhe pa shkelur asnjëherë parimet dhe pa shpikur asnjëherë gjëra që nuk kanë lidhje me legjislacionin dhe nuk kanë lidhje me BE-në. Ne nuk duam të bëjmë diçka që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me normat, parimet, vlerat dhe konceptet e BE-së”.

    Për herë të parë, Bashkimi Evropian u shpreh publikisht lidhur me amnistinë në fund të qershorit, gjatë mbledhjes në Bruksel të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Ndërsa u shpreh që në atë kohë me të njëjtat terma për “shqetësime serioze”, deklarata e mbledhjes vinte në dukje se nisma “do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”.

    Por kryeministri Rama ka këmbëngulur, siç bëri dhe një ditë më parë, se “bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë dhe i ka shumë të qarta dhe kategoritë që nuk janë të pranuara që të përfshihen në amnisti”.

    Projektligji parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se sim und të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Një llogari fare e thjeshtë, dëshmon se që të arrihet një kuotë e tillë, në 30 vjet, do duhej një e ardhur mujore prej mesatarisht 5.500 euro, e cila e gjitha do të duhej të ishte kursyer.

    Pikëpyetje të forta janë ngritur dhe mbi aftësinë e institucioneve për të parandaluar që nga kjo nismë të mund të përfitojnë anëtarë të rrjeteve kriminale, pavarësisht kufizimeve të përcaktuara.

    Projekti ka hasur në kundërshtimin edhe të Fondit monetar ndërkombëtar, të Dhomës amerikane të Tregtisë, të ekspertëve të shumtë të ekonomisë, por dhe të përfaqësuesve të opozitës, pa votën e të cilëve projektligji nuk mund të kalojë.

    Edhe sot deputetja demokrate Jorida Tabaku, ndërsa theksonte se “amnistia nuk është një nismë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ju drejtua me një thirrje kolegëve të opozitës “që të jenë të qartë e të vendosur në aktet e tyre. Ka ardhur koha që të mos fshihen dhe të kundërshtojnë ligjin e amnistisë fiskale. Vota në favor të atij ligji është vota për Shqipërinë larg BE dhe për një vend edhe më të pandershëm ndaj shtresës së mesme”, shkroi zonja Tabaku në një postim në Facebook.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

    Emri:  amnistia-fiskale.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  24.0 KB

    Edhe FMN ka goditur sot amnistinë fiskale pas rrefuzimit që i kanë bërë asaj BE, ShBA, si dhe shtete të veçanta mes tyre Britania, Gjermania dhe Franca. Në vende në zhvillim si puna e Shqipërisë ka rezultuar se është e vështirë një nismë e tillë që favorizon patrimin e parave dhe terrorrizmin theksoi përfaqësuesja e Fondit, Yan Sun, e cila tha se idshte njohur me draftin që kur ai ishte hedhur në diskutim publik.

    Ndryshe nga këmbëngulja e kryeministrit për ti shkuar kësaj nisme deri në fund, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se amnistia fiskale është ende në diskutim dhe nuk ka një datë kur do të miratohet.

    “Amnistia fiskalë është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në pr/ buxhetin që sapo u miratua. Është në konsultim me partnerët tanë, me palët e interesit dhe nuk kemi një datë për miratimin këtij ligji. Ne po punojmë që paralelisht me këtë të hartojmë aktet nënligjore që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për procedurat e kërkuara”, u shpreh ministrja.

    Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës
    Por me tonë më të forta dhe me një këmbëngulje për të shkuar drejt një përplasje me ndërkombëtarët ishte deklarata e shefit të grupit parlamentar të PS i cili pretendon se ajo është një inisiativë e përkrahur prej Shqiptarëve. “Ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se 2/3 e qytetarëve në Shqipëri e mbështesin një nismë të tillë, e cila synon kalimin e Shqipërisë në një hap tjetër drejt formalizmit. Amnistia fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër të ndarjes nga tranzicioni i cili ka qenë bashkëshoqëruar në kohë të caktuara me informalitet. Dhe ajo që ne duam të bëjmë është pikërisht t’i japim mundësinë duke përjashtuar dhe kemi qenë shumë të qartë, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale, korruptive, dhe duke përjashtuar të gjithë personat e ekspozuar, qofshin politikisht apo të personave me lidhje familjare me persona me të shkuar kriminale” tha Taulant Balla.

    Por kur Edi Rama organizoi një tryezë konsultimi lidhur me këtë temë ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë e braktisën në mënyrë demostrative sallën.

    Në epiqendër të shqetësimeve ndërkombëtare, qëndron pastrimi i parave të pista. Komuniteti Europian i vetëdishëm që Shqipëria renditet në zonën gri për sa i përket luftës kundër parasë së pistët theksoi: “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave”, u tha në njoftimin për shtyp pas takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel. Edhe një diplomat i lartë francez tha për Lapsi.al në kushtet e anonimatit se “ne ja kemi bërë të qartë qeverisë Shqiptare se jemi kundër idesë së një amnistie fiskale për risqet që ajo ka për pastrimin e parave.

    Por deri më tani duket se Rama është në dilemë të cilën e shprehin më mirë se kushdo deklaratat me nuanca të ndryshme të Taulant Ballës dhe Ministres Ibrahimaj.

    Vetë Rama deklaratën e fundit e ka bërë në 29 shtator. Ndonëse qeveria nuk e ka parashikuar këtë nismë në buxhetin e ri ai nuk ka lënë të kuptohet as tërheqje as insistim. “ne nuk jemi tërhequr, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha moskuptimet, keqkuptimet apo edhe për të ekspozuar edhe mosdëshirën për të mos kuptuar”. tha ai para gazetarëve. Ndërsa kur u pyet për reagimet e ndërkombëtarëve ai se kurseu ironinë: “ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”.

    Lapsi

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    FMN: Shqipëria nuk plotëson kushtet për amnistinë fiskale

    Emri:  Capture-48.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  24.6 KB

    Nga “Zëri i Amerikës”-

    Në Shqipëri, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi sot se vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e aministisë fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas Fondit, amnistia favorizon shmangësit e mëdhenj të taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjetër, administrata tatimore vlerësohet të jetë ende e dobët, ndërsa vendi me mangësi strategjike sa i takon luftës kundër pastrimit të arave dhe financimit të terrorizmit.

    Ideja e qeverisë shqiptare për zbatimin e një aministie të gjerë fiskale nuk po gjen mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare me peshë. Pasi gati dy javë më parë, Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë ripërsëriti se kishte shqetësime serioze për projektin, duke lënë të nënkuptohet se në formën aktuale, propozimi është i papranueshëm për ta, sot Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte dhe më i qartë në kundërshtimin e kësaj nisme: “Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar, i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore”, shpjegoi shefja e misionit të FMN-së Yan Sun.

    Por ajo saktësoi se dhe një program deklarimi vullnetar do të kërkonte përmbushjen e disa kushteve. Së pari që të ketë “një administratë tatimore moderne, kompetente, të mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit” dhe së dyti “një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit, që është në gjendje të zbusë rreziqet e deklarimit vullnetar”.

    Ishte po shefja e misionit, zonja Sun e cila e bëri mëse të qartë se Shqipëria është larg së plotësuari këto parakushte, të cilat nuk përmbushen në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta. “Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi shefja e misionit të Fondit Monetar.

    Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk u shpreh rreth vlerësimeve të Fmn-së për amnistinë fiskale, në konferencën e përbashkët në përmbyllje të misionit. Ndërsa pas mbledhjes së qeverisë ajo deklaroi se po vijojnë konsultimet: “Ky është një prjektligj, ende në konsultim publik, me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, me të gjithë palët e interesit dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e tij. Ne po punojmë që paralelisht të hartojmë të gjithë aktet nënligjore, me qëllim që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati të gjithë infrastrukturën edhe për procedurat e kërkuara nga administrate shtetërore për zbatimin e tij”.

    Por pavarësisht këmbanave të alarmit për rreziqet që mbart amnistia, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përsëriti dhe sot, se nuk ka tërheqje nga ky projekt: “Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale”

    Mbetet e paqartë nga ku buron kjo vendosmëri e socialistëve, përsa kohë, projekti, duke parashikuar dhe imunitet ndaj ndjekjes penale, kërkon një shumicë të cilësuar votash për miratim në parlament.

    Aministia përfshin deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se si mund të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Pikëpyetje të forta janë ngritur dhe mbi aftësinë e institucioneve për të parandaluar që nga kjo nismë të mund të përfitojnë anëtarë të rrjeteve kriminale, pavarësisht kufizimeve të përcaktuara në projektligj.

    Nisma e qeverisë ka hasur dhe në kundërshtime të forta të Dhomës amerikane të Tregtisë, të shumë ekspertëve të fushës, si dhe nga përfaqësuesit e opozitës, vota e të cilëve është e domosdoshme për votimin në parlament.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. “Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, deklaroi shefja e misionit.

    Norma e rritjes prej 3.7 përqind është më e lartë se parashikimi i fundit i qeverisë shqiptare. Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se tremujori i tretë pritet të karakterizohet nga një rritje e fortë, ndërkohë që në tremujorin e fundit, rritja do të tkurret. “Pritjet për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara nga pasiguri më të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë për tremujorin e fundit për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhurave reale prej inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare”, tha ajo, duke njoftuar se ashtu si dhe FMN-ja dhe qeveria e ka rishikuar për lart parashikimin për vitin 2022, në 3.7 përqind nga 3.2 përqind.

    Për vitin 2023 Fondi Monetar, vlerësoi se pret që rritja ekonomike “të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”. Ndërsa ministrja Ibrahimaj tha se dhe qeveria ka rishikuar për poshtë prarashikimet e saj në 2.6 përqind nga 3.9 që ka qenë vlerësimi fillestar. Megjithatë ajo saktësoi se në varësi të zhvillimeve në mjedisin e jashtëm, kjo normë mund të bjerë dhe nën 2 përqind, por duke përjashtuar mundësinë e rënies në recesion.

    Pavarësisht paqartësive dhe pasigurive ekonomike globale për të ardhmen, Fondi Monetar nuk sugjeroi masa shtrënguese nga autoritetet, por kërkoi rritjen e të ardhurave “që janë ndër më të ulëtat në rajon si përqindje e PBB-së. Duke marrë parasysh gjasat për një inflacion të lartë në vitin 2023, grumbullimi i më shumë të ardhurave tatimore do të krijonte hapësirë për ndihmë të mëtejshme të shënjestruar e të përkohshme për shtresat në nevojë, pa rritur defiçitin buxhetor”.

    Investimet publike dhe PPP-të

    Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar “forcimi i efikasitetit dhe besueshmërisë së financave publike mbetet thelbësor për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe për zbutjen e kostove të rritura të huamarrjes”. Për këtë arsye misioni theksoi se “duhen reforma për të harmonizuar proceset e investimeve publike dhe Partneriteteve Publike Private (PPP), dhe integrimin e tyre të plotë në ciklin normal të buxhetit”, duke shtuar se “të gjitha projektet publike duhet t’i nënshtrohen kuadrit ligjor për investimet dhe prokurimin publik. Autoriteteve u kërkohet të publikojnë kontratat e prokurimit publik që lidhen me shpenzimet për pandeminë dhe rimëkëmbjen nga tërmeti, emrat e kompanive fituese dhe pronarët përfitues. Ne e ritheksojmë nevojën për minimizimin e përdorimit të akteve normative për të ndryshuar buxhetin”

    Sa i takon sektorit të energjisë FMN-ja vë në dukje se “luhatja në tregun global të energjisë nënvizon urgjencën e reformave vendimtare për ta sjellë sektorin e energjisë elektrike në qëndrueshmëri financiare dhe për të ulur rreziqet fiskale. Subvencionet me bazë të gjerë duhet të hiqen, sepse u sjellin përfitime në mënyrë të shpërpjestuar atyre që kanë më shumë mundësi dhe i pengojnë sinjalet e çmimeve. Përshtatja graduale e tarifave në nivele që mbulojnë koston është kritike dhe duhet shoqëruar me masa mbështetje për shtresat në nevojë. Është gjithashtu thelbësore që të rritet transparenca e sektorit të energjisë elektrike dhe e drejtimit të ndërmarrjeve shtetërore”.

    “Kujdes më ndërtimin dhe pronësinë e bankave”

    Fondi Monetar vlerësoi se “vigjilenca e shtuar është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar, ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen dhe konfigurimi financiar vazhdon të ndryshojë”. Misioni i FMN-së bëri thirrje “për monitorim nga afër dhe menaxhim të risqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj”.

    Sipas Fondit ka një mungesë të konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin dhe “bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”.

    Fondi kërkoi gjithashtu kujdes ndaj ndryshimit të pronësisë së bankave të nivelit të dytë që ka karakterizuar sektorin vitet e fundit, me largimin e institucioneve financiare të huaja, dhe futjen në lojë të sipërmarrësve vendas. “Prania e bankave me kapital të konsiderueshëm aksionar nga individët dhe grupet jofinanciare rrit riskun e mungesave në kapital, të transaksioneve ndërmjet palëve të lidhura dhe ekspozimeve të larta. Është kritike të garantohet që subjektet hyrëse në treg të kenë përvojë të lartë bankare dhe të përmbushin në mënyrë të vazhduar kriteret e përshtatshmërisë (përfshi aksionerët e mëdhenj dhe ata me aksione kontrolluese, pronarët përfitues dhe drejtuesit e lartë) që të operojnë në sistemin financiar shqiptar”, theksoi misioni i FMN-së duke kërkuar që “Banka e Shqipërisë të zbatojë një kuadër të përforcuar të licensimit dhe mbikqyrjes, dhe për autoritet që të zbatojnë rregullat përkatëse të konkurencës”.

    VOA
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    224

    Për: Qeveria e Qametit propozon amnisti fiskale për të pastruar paratë e krimit e korrupsionit

    Futja Kot. Nuk e kupton se je infletuar nga non gratta/ nuk e sheh se cpo ndodh ne bote per rritjen e cmimeve, energjine/

    Pse nxin vendin tend me keto budallalleqet qe shkruan? Kete do Berisha Meta dhe antishqiptaret: rremuje, kaos. Genje, genje se dicka do mbetet.
    Jeni komplet hipnotizuar nga e keqja. Nuk shihni asgje te mire per vendin tuaj. Turp.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 08:37
  2. Qeveria e Qametit: Rritet çmimi i byrekut me 25%, gjiros 19%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2022, 11:54
  3. Reforma fiskale, qeveria ul TVSH nga 20% ne 10%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-06-2008, 19:45
  4. Hetues anglezë për paratë e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 00:03
  5. Tirana pastron paratë e krimit para syve të BE
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 13:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •