Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Krimineli i penduar Nuredin Dumani rrëfen gjithë krimet e kryera dhe lidhjet me pushtetarët

    Aktiviteti kriminal i familjes Dumani/ Si kamufloheshin paratë e krimit me ‘bukë e qofte’ në plazh! Një jetë e mbushur me trafik femrash, vrasje e pengmarrje

    NIKOLETA KOVAÇI/ Me 10 maj të vitit 2011, Policia e Tiranës do të lakonte për herë të parë emrin e një grabitësi serial, të dhunshëm dhe të rrezikshëm.

    Emri:  Nuredin-Dumani-Henrik-Hoxhaj.png

Shikime: 435

Madhësia:  287.3 KB

    Në të zbardhur të kësaj dite, Policia e komisariatit të Kombinatit do të hynte në operacion pasi brenda 1 ore e gjysmë ishin grabitur me dhunë, armë e maska dy banesa. Intensifikimi i kërkimeve, dëshmitë e ‘viktimave’ të tyre çuan në një identifikim mjaft interesant: Flisnin gjuhë dibrane! Por, ndërkohë, Policia e Tiranës ngrihet në këmbë për të identifikuar dibranët grabitës me armë, Durrësi kërkon ndihmën e Tiranës; ishin grabitur në të zbardhur dy automjete.

    Asokohe, Policia kishte momente kur edhe e tregonte veten se mund t’ia dilte! Shpejt bien në gjurmët e tyre dhe sjellin në pranga një nga dy djem, vëllezër, nga Selishtë e Peshkopisë që jetonin të shpërndarë, një në Durrës, një në Kavajë, një nëpër banesa të ndryshme në Tiranë. U arrestua Nuredin Agim Dumani, 24 vjeç. Pas arrestimit, ai i tha Policisë se ishin fukarenj dhe se i kishte shtyrë fukarallëku të ndërmerrnin akte të tilla. Policia bëri me dije në një njoftim të gjatë, 11 vite më parë, që dy personat-vëllezër, njëri i arrestuar e tjetri në kërkim, ishin të një rrezikshmëri të lartë, ndaj u bë me dije se Nuredin dhe Fitim Dumani duhej të mbaheshin në burg pasi u ishin faktuar të paktën 4 akte të rënda kriminale.

    TË PATHËNAT E AKTIVITETIT TË DUMANËVE

    Po ndërkohë që Nuredin Dumani kryente katër grabitje për një natë mes Tiranës dhe Durrësit dhe hiqej si njeri që s’kishte bukë të hante bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, ishin kryer dy grabitje të tjera të bujshme; njëra në Elbasan dhe tjetra në Kavajë, diku brenda një harku kohor prej 4 muajsh. Policia me dashje apo nga mungesa e profesionalizmit nuk i dyshoi vëllezërit ‘pabuksa’ si të përfshirë në ato dy grabitje spektakolare, ku në Elbasan ishin rrëmbyer nën kërcënimin e armëve rreth 9 kilogramë florinj dhe në Kavajë ishte sulmuar dhe grabitur një kambist në dalje të Kavajës. E ndërkohë që Nuredini vihet në pranga, e Fitimi, vëllai më i vogël i Nuredinit, shpallet në kërkim, i ati i tyre kishte nisur aktivitetin si tregtar ambulant nëpër plazh, herë në Durrës e herë në Spille.

    Ky aktivitet u bë streha e parave të krimit të tre djemve, Dashnorit, Nuredinit dhe Fitimit, ndërsa të tre ndaloheshin dhe akuzoheshin për shfrytëzim prostitucioni brenda dhe jashtë vendi, trafik minash të telekomanduara, grabitje dhe vrasje. Por Agim Dumani mundi ta mbante larg profilin e vet nga ai i të bijve deri ditën që në Spille të Kavajës, në mesin e korrikut, tre djem e rrëmbejnë, e fusin në bagazhin e një automjeti dhe e dhunojnë barbarisht. Policia e Kavajës, e Tiranës, ajo e shtetit e të gjitha policitë e prokuroritë bashkë nuk e identifikojnë në asnjë moment pengun si të atin e djemve Dumani. Ata e lënë ngjarjen në një sherr birrash, ndërkohë tre pengmarrësit jo vetëm që nuk u larguan, por edhe nuk e mohuan ngjarjen për asnjë moment. Policia i liroi, por ata ia arritën të dilnin shumë shpejt nga qelitë.

    Agim Dumani vijoi të njëjtin aktivitet, madje duke u bërë edhe pjesë spotesh elektorale të liderëve të partive të vendit jo më larg se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Tashmë, prej muajsh, ai e ka braktisur aktivitetin, familjen dhe Shqipërinë. Ka ikur menjëherë sapo iu arrestua i biri, ndërkohë që menjëherë pas daljes së dëshmisë tronditëse të killerit Nuredin Dumani, Policia i prangosi edhe të vëllanë, Fitimin, i cili është në burg në vendin tonë, ndërkohë që vëllai tjetër, Dashnori, 37 veç, gjendet duke vuajtur dënim në Gjermani, vend në të cilin gjendet edhe i ati.

    DËSHMIA E KILLERIT TË PENDUAR

    Nuredin Dumani e nisi dëshminë tij rreth dy javë pasi ishte plagosur dhe prangosur. Pavarësisht që SPAK dhe institucionet e tjera të përfshirë në operacionin e madh të 19 majit, kanë nxjerrë vetëm episodet kriminale ku Nuredinit gjithnjë i bllokohet arma, ai ka rrëfyer gjithçka ka kryer për të paktën 14 vjet aktivitet kriminal, bashkë me vëllezërit, miqtë-armiq dhe vëllain e gishtit, Festim Qoli, një ndërtues dhe biznesmen mjaft i njohur në Durrës e më gjerë.

    Ai e nis rrëfimin me dy grabitje: “Grabitja e parë që kam bërë ka qenë te një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 ose fillimi i 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë”, ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani. Më pas dëshmon: “Grabitja e dytë ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës”. Te dyja këto grabitje ishin bërë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, para se sa ai të arrestohej si person me gjendje të mjerueshme ekonomike në Kombinat, më 10 maj 2011.

    POLICIA, 10 MAJ 2011

    “Ju informojmë se sot, më datë 10.05.2011, Specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, në policinë e Tiranës, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit, Nuredin Agim Dumani, vjeç 24, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat, Tiranë.

    Kapja dhe më arrestimi i këtij shtetasi u realizua mëngjesin e ditës së sotme, sepse është kapur në flagrancë nga Komisariatit i Policisë Nr.6 Tiranë, në afërsi të gomisteri “Xhabafti” e ndodhur në Kombinat. U prangos menjëherë, pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje të cilat janë realizuar nën kërcënimin e armës dhe me maska, përkatësisht në oraret 02:00 dhe 03:30 minuta, të natës 10 maj 2011, në Kombinat Tiranë.

    Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar se shtetasi Nuredin Agim Dumani, së bashku me vëllain e tij, shtetasin Fitim Agim Dumani, vjeç 23, i dënuar më parë për “Dezertim”, përveç vjedhjes me armë të dy banesave në Kombinat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në qytetin e Durrësit, të automjetit tip ‘Opel’ Kadet me targa Dr.0805 B, si dhe më pas kanë vjedhur edhe automjetin me targa Tr. 6406 N në pronësi të një shtetasi me banim në Tiranë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 mjetet me targë DR 0805 B dhe me targa TR 6406 N, një armë zjarri pistoletë e kalibrit 7.65 mm, e markës ‘Ekol Special 99’, me krehër me fishekë, një celular”

    VIJIMI I GRABITJEVE

    Por pavarësisht se Policia e arrestoi me bujë të madhe grabitësin e dhunshëm që arrinte të kryente 4 grabitje brenda një nate, ai në 2013 gjendet i lirë dhe madje në një prej grabitjeve më të bujshme të atij viti në Shijak. Nuredin Dumani tregon: “Informacionin na e dha Dorian Shkoza. Ishte një person që kishte një servis dhe jepte para me fajde!”. Policia nuk e zbardhi asnjëherë atë grabitje dhe asnjë prej tyre, ata kryenin grabitje parash dhe automjetesh për të siguruar mjetet për kryerjen e vrasjeve në Elbasan-Tiranë-Durrës.

    DURRËS, 18.01.2015

    Policia bën me dije se “U kapën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me celular të montuara, 1 ‘Fiat Punto’, 7 telefona celularë, mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave (nastro, tela elektrikë, kaçavida) etj. dhe u arrestuan 4 banorë të Durrësit; Febjus Dauti, 31 vjeç, lindur në Has; Dashnor Dumani, 30 vjeç lindur në Dibër; Asllan Plaku, 24 vjeç, dhe Bledar Plaku 31 vjeç. Sektori për trafiqet dhe narkotikët dhe njësia operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “twix” që zgjati dy muaj”. Edhe pse me mina të telekomanduara, Dashnori, djali i madh i familjes Dumani u la i lirë nga policia, ndërkohë që dy djemtë e familjes Plaku rezultojnë pjesë e skuadrës së vrasjes nën komandimin e kapove të krimit në vend.

    19 KORRIK 2017

    Një tregtar ambulant, i cili shiste bukë me qofte në plazhin e Spillesë në Kavajë, u mor peng për gati 2 orë dhe u dhunua nga tre të rinj. Policia bëri me dije vetëm emrat e personave, duke mos e identifikuar pengun si të atin e djemve Dumani, i cili iu tregonte tregtarëve shifrat marramendëse që fitonte me punën e tij përgjatë muajve të verës, ndërkohë që dy djem merreshin me vrasje, trafik femrash dhe grabitjesh, ndërsa më i madhi siguronte armatimin shkatërrues të minave me telekomandë. Policia tha asokohe: “3 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip ‘Rover’, pa targa, shtetasin Agim Dumani, 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht. Më pas e kanë mbajtur peng, jashtë vullnetit të tij në vende të ndryshme.

    Disa orë pas ngjarjes, oficerët e Hetimit të Krimit të Policisë së Kavajës arritën të arrestonin autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Zaimir Xhelezi, 31 vjeç, Bledar Çaça, 32 vjeç dhe Bedri Muça, 25 vjeç, banues në fshatra të ndryshme të Kavajës. Këta persona, njihen si problematikë dhe kanë qenë të skeduar edhe më parë nga organet e rendit. Nga ana tjetër, ata kishin njohje me tregtarin ambulant që morën peng, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Durrës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur për shkak se tregtari 54-vjeçar u ka kërkuar të rinjve që të largonin makinën, pasi e kishin parkuar para tezgës së tij dhe e pengonin në punë”.

    Paratë e prostitucionit, në llogaritë e miqve të Dumanëve Trafiku i femrave, Fitim Dumani shkoi në gjyq për 3 vajza

    Pesë ditë para se të merrej peng Agim Dumani, babai i djemve Dumani, Policia e Durrësit ndërhyn në port. Bllokon dy vajza adoleshente, të cilat po trafikoheshin. Dëshmia e tyre hedh dritë mbi një grup të frikshëm kriminal që shfrytëzonte femra në zonat e plazhit, një ndër ta ishte më i vogli i Dumanëve, Fitimi. Ata treguan se ishin nisur për Itali bashkë me të fejuarat e tyre, ndërkohë që dy vite më vonë në Gjykatë, një kushëri i afërt i Fitimit do të trondiste me dëshminë e tij:

    “Ai më thoshte se i kam të fejuara të dyja. Ndërkohë mua më erdhën para edhe nga vajza K., për të cilën Fitimi më thoshte se është gruaja e tretë e imja. Unë çuditesha se si rrinin tri femra me Fitimin, por nuk pyeta më gjatë. Paratë që më erdhën ia ktheva Fitimit!”.

    OPERACIONI, DURRËS, 14 KORRIK 2017

    “Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimi 2-mujor me metoda speciale ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Hats” (Kapelet e zeza), duke parandaluar trafikimin e dy vajzave të reja drejt shtetit italian.

    Të arrestuarit janë: • Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; • Reinaldo Greca 28 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”; • Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

    Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinje. Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në zonën e plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100-300 •.

    Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi i trafikimit të dy femrave drejt Italisë. Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për t’u larguar për në Itali, për të trafikuar dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe”.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Të pathëna nga dosja/ Si pinë gjak dhe u bënë vëllezër Nuredin Dumani me Festim Qolin pasi vranë me thikë Fatmira Dedën (VIDEO)

    Emri:  dumani-770x433-1.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  23.0 KB

    Nuredin Dumani tronditi botën shqiptare të krimit e më gjerë, teksa vendosi të bëhet i penduar i drejtësisë, duke zbërthyer e nxjerrë në dritë ngjarje tronditëse të kriminelëve, ku në shumë raste ishte edhe vetë i pranishëm.

    Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, flitet edhe për miqësinë e Nuredin Dumanit me Festim Qolin, ku thuhet se ata kanë pirë gjakun e njëri-tjetrin dhe janë bërë “vëllezër”, pasi kanë vrarë me thikë Fatmira Dedën.

    HISTORIA
    Nuredin Dumani u rrëfye. Njeriu deri dje më i shumëkërkuar në Shqipëri, tashmë ka folur. Dhe jo thjesht foli, por po trondit nga dita në ditë me dëshmitë e tij opinionin publik. E duket se po fut të dridhurat njerëzve të botës së krimit, për llogari të të cilëve veproi. Nga shtrati i Spitalit ku ndodhet që nga 29 marsi 2019, i plagosur pas pritës që iu bë në Elbasan, ai po zbërthen orë pas ore të gjitha krimet e tija të pazbardhura ku ka qenë pjesëmarrës si vrasës me pagesë, por edhe të atyre që deri ishin miqtë e tij. Por që sot janë armiqtë e tij më të përbetuar. I cilësuar tashmë si Tomazo Busheta shqiptar i krimit, Nuredin Dumani, duket se po çmonton me rrëfimet e tij të gjithë krimet e ndodhura në aksin Elbasan-Tiranë-Durrës, përgjatë 10 viteve të fundit. Rrëfim i cili ka çuar në pranga deri më tani falë operacionit të koduar ‘Plumbi i Artë’, 18 persona, midis tyre porositësh vrasjesh, killer me pagesë, por edhe avokatë dhe zyrtarë policie, të përfshirë në një rrjet të gjerë eliminimesh dhe dekonspirimesh.

    Por që duket se është fillimi i një rrëfimi, që pritet të çojë pas hekurave edhe shumë personazhe të tjerë të përfshirë në krime të përbindshme.Dumani është rrëfyer. E jo për një, por dhjetra vrasje, porosi të marra për të ekzekutuar bosë të krimit, atentate të dështuara si dhe grabitje me armë. Emisioni “Në Shënjestër” do të ndalet tek disa nga krimet më të rënda në listën e gjatë të ngjarjeve për të cilat Dumani u rrëfye. Operacioni ‘Plumbi i Artë’ që thuhet se ka marrë emrin e koduar nga plumbi në mushkëri që mban Nuredin Dumani.

    Plumbi, që duket se do të qëndrojë aty si një kujtim i tradhtisë së miqve që u kthyen në armiq. Të cilët thuhet se e nxorën në pritë dhe që Dumani tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë po u tregon vendin me rrëfimet e tij para prokurorëve të SPAK. Ku ajo që bie në sy në të gjitha rrëfimet e tij është brutaliteti me të cilën krimi ka vepruar në vitet duke mos kursyer as gratë. Siç ishte vrasja brutale e Fatmira Dedës, një 60 vjeçare me profesion infermiere, e cila u gjet e pajetë, me fyt të prerë më 14 Shtator 2013 në lagjen nr 3 në Durrës, në garazhin e pallatit ku banonte. Një ngjarje e cila mbeti për vite të tëra e pazbardhur, por që vetëm rrëfimi i Nuredin Dumanit, mundi të hedhë dritë se kush e kërkoi vrasjen e saj dhe pse porositësi ishte i interesuar të eleminonte, nënën e cila kërkonte vazhdimisht drejtësi për të birin e ekzekutuar në vitin 2012.

    Dhe që ishte kthyer në shqetësim për autorët. Porositësi i kësaj vrasje do të ishte sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli. Ortak në një pikë karburanti me Ervis Dedën, që pas vrasjes së tij, do të eliminonte edhe nënën e tij. “Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: ‘Po më ngushton nëna e Ervis Dedes, kjo pasi po interesohet vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo më akuzon direkt’. Festimi më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Pas diskutimit, Festim Qoli më tha do të të jap 40 mijë euro po ta vrasësh Fatmirën. I thashë do flas me disa persona.”, tha Dumani. Sipas rrëfimit të mëtejshëm të Nuredin Dumanit, personi që kontaktoi për të kryer vrasjen e Fatmira Dedës, ishte Talo Çela. Në atë kohë i panjohur për bëmat e tij, por që më vonë emri i tij do të lakohej në shumë prej krimeve të rënda të ndodhura në Shqipëri.

    “Nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës, të cilin e kam njohur po nga Talo në Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë. I thashë që janë shumë lekë. Me thënë të drejtën unë i thashë që janë 30 000 euro, pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thashë për momentin.”, pohoi ai. Por ajo që vjen më pas në rrëfimin e Nuredin Dumanit është edhe më e frikshme. Dhe tregon mizorinë që shoqëronte vrasës të tillë. Ku Talo Çela nuk e kishte problem të vriste, qoftë kjo edhe një grua, në varreza. Ku një ndër bashkëpunëtorët në këtë krim ishte edhe Dorian Shkoza. I cili shumë vite më pas, më 2 mars 2020, do të mbetej i vrarë nga Talo Çela, në lagjen Nr. 14 Nishtulla në Durrës, bashkë me Anxhelo Avdian.

    “Pas disa ditësh Talo erdhi dhe i tregova emrin, vendin dhe lëvizjet e Fatmira Dedes.Për ditë të tëra e ndoqëm Fatmirën bashkë me Talon. Ajo shkonte çdo mëngjes në varrezat e Durrësit. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë ‘Suzuki’ ose ‘Toyota’ me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova.”, theksoi i penduari i drejtësisë.

    Por kjo ide duket se nuk i pëlqeu Festim Qolit, porositësit të vrasjes. I cili donte që vrasja e Fatmira Dedës të dukej si një grabitje e pastër.
    Sepse në këtë mënyrë, ai mendonte se askush s’do të dyshonte tek ai… “Mbasi folëm me Festimin ai më tha që vrasja të bëhej tek garazhi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, kjo pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç.Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn dhe kur del Fatmira. Kështu që u vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por nga biseda me të mësova se kishte qenë në Greqi.Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar që para se të kryhej vrasja ai duhet të ishte jashtë shtetit. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Petriti, vëllai i Festimit na dha 2 telefona Nokia të vjetër. Një për mua, një për Agronin. Me qëllim që të vëzhgonim kur dilte dhe kur hynte Fatmira në pallat.”, tha Dumani.

    Nuredin Dumani rrefen më tej se e zuri gjaku kur pa dhunën brutale që Talo Çela ushtroi ndaj Fatmira Dedës. Së cilës i dha fund me një thikë në qafë. “Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dalë dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citroen C4 dhe ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi. Sapo e pashë u nisa menjëherë mbas saj me makinë tek garazhi. Hymë njëkohësisht në garazh.

    Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës.”, nënvizoi Dumani. Por edhe pse thotë se e zuri gjaku nga vrasja makabre që Talo Çela sipas tij i bëri Fatmira Dedës, Nuredin Dumani nuk e pati problem të pinte gjak me Festim Qolin, porositësin e vrasësit të saj dhe të bëheshin vëllezër përjetë.

    “Pasi vramë Fatmirën, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën, ndërsa nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Vrasja më rëndoi shumë. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Aty hodha dhe rrobat. Pas disa ditësh Petriti erdhi me një ML gri. Më tha dil tek nënkalimi i Shën Vlashit, aty bëmë një xhiro me ‘Benzin’ dhe më tha: ‘ja ku e ke pagesën’. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek ‘Pilafi’ në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30 000 mijë euro Talo Çelës dhe 10 000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku.”, tha ai.



    (BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Trondit Nuredin Dumani: 2 milionë euro për të hedhur në erë pallatin në Elbasan, do të vritej Erion Alibej

    Shifrat financiare të ofruara tek Nuredin Dumani nga grupet kriminale në Elbasan, raportohen mjaft të majme dhe tepër të çmendura, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm për terrenin Shqiptar.

    Për një vrasje paguhej nga 50 mijë euro, 100 mijë euro, duke u rritur në 300 mijë euro, e deri në 2 milion euro. Rritja e çmimit në këtë “biznes” ka ardhur si pasojë e mllefit dhe hasmërisë së madhe, të lindur mes kundërshtarëve kriminalë.

    Në dosjen hetimore, bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

    Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

    Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

    Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

    “…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…” – shprehet Dumani.

    Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.

    “…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” – deklaron Nuredin Dumani.

    Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

    I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

    “…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…” – thotë Dumani.

    Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vrasje.

    ORA TV

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, Nuredin Dumani kishte marrë porosi ta vriste. Fotoja e tij u gjet në…

    Një oficer është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar.

    Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.G., fotoja e të cilit u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit.

    Dumani, tashmë i pandehur i drejtësisë, kishte marre porosi ta vriste policin. Lala raporton se polici me inicialet K.G., ka qene me herët me detyrë oficer ne Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “U takuam në një shtëpi të rrethuar…”! Nuredin Dumani: Çapjat më bënë skemë duke dyshuar se i qëllova me antitank, pastaj më ofruan vrasjen e Sanxhaktarit

    I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për një takim që ka pasur me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan. Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.

    Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapjas në Elbasan, është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuarit Nuredin Dumani.

    Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri, flet për një ndërmjetësim që Eljo Bitri, ia ka realizuar me Çapjan.

    Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e Prillit 2020, kur ai po organizonte punët për të vrarë, Altin Ndocin.

    Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër, kishin kryer goditjen me antitank, ndaj Ardjan Çapjas.

    Dhe për të sqaruar të gjithë spekullimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qënë në burg.

    “… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambienteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marrë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qënë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekullim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani, raporton Ora News.

    Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

    “…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin.Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani.

    Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës.

    Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i gargantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

    Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej.

    Kapja e “Çapaçulit” dështoi vrasjen e Ndocit në të 3-at e zizë së vëllezërve Haxhiaj

    Ndërkohë paralelisht ndiqte dhe një plan tjetër, siç ishte ai i vrasjes së Altin Ndocit. Ky i fundit është planifikuar nga Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj.

    Vrasja e Altinit, do kryej në shenjë hakmarrjeje, pasi Altin Ndoci, i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit, duke i kanosur por pa realizuar qitje në drejtim të tyre.

    Për ekzekutimin e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin.

    Ndërsa gjatë thurjes së planit,Henrik Hoxhaj i ka propozuar Dumanit, që fillimisht të vrisnin njërin nga vëllezërit Haxhiaj dhe më pas në ditën e varrimit të tij ose tek të tretat e zizë, të vrisnin Altin Ndocin, kur ky i fundit të kthehej në shtëpinë e tij në Tiranë, në lagjen “Misto Mame”, raporton Ora News.

    Por pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, u kap Klevis Alla, të cilit Henrik Hoxhaj i thëriste me nofkën “Çapaçul”. Dhe pas Allës, u arrestua dhe Altin Ndoci, ç’ka solli dështimin e planit për këtë të fundit.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Plumbi i artë”, Apeli i Posaçëm lë në burg oficerin e policisë, miqtë dhe ‘ushtarët’ e Nuredin Dumanit

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për miqtë dhe “ushtarët” e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

    Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Apeli i Posaçëm ka lënë në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat.

    Gjithashtu, siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb” Apeli i Posaçëm ka lënë në burg edhe oficerin e policisë, Leonard Palushi, që u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

    KOMUNIKIM PËR MEDIAN

    Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
    1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
    2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
    3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

    KOMUNIKIM PËR MEDIAN


    Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 25, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personit nën hetim L.P., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
    1. Miratimin e vendimit nr. 51, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim L.P.
    2. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Grabitja me armë e një ‘Audi Q5’ zbuloi…”/ 90 mijë euro për “kokën” e Dumanit e të vëllait, si dështoi në 2020 plani për vrasjen e tyre (DETAJE)

    Emri:  dumani-1.jpg

Shikime: 339

Madhësia:  17.1 KB

    Grabitja me armë e një “Audi Q5” verën e 2020-tës pranë shkëmbit të Kavajës ka zbuluar porosinë për një vrasje të dyfishtë kundrejt pagesës prej 90 mijë.

    Personi që do të kryente ekzekutimin është Hamid Skuqi, i arrestuar për vjedhjen me dhunë të një mjeti në pronësi të një shtetasi kosovar, bashkë me një shokun e tij.

    Sipas dosjes hetimore që ABC e disponon, Skuqi pas arrestimit ka treguar se makinën e ka vjedhur me mikun e tij për të kryer vrasje, me porosi të një personi që quhej Gazi. Ky i fundit i ka kërkuar ekzekutimin e 2 vëllezërve, banesa e të cilëve gjendej në zonën e Shën Vlashit në rrugën e Nish Tullës.

    Ai ka mësuar saktësisht banesën e shënjestrave si dhe fotot e tyre, por nuk e dinte se për kë bëhej fjalë.

    Nisur nga të dhënat që Skuqi ka treguar për hetuesit, ka dyshime që objektiv ishin vëllezërit Dashamir e Nuredin Dumani.

    Hetimet për këta rast janë veçuar, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit që ka urdhëruar vrasjen. Nga deklarimet e Skuqit, bëhet me dije se, shkak ishte bërë një konflikt për trafikun e drogës në Holandë mes porositësit dhe 2 vëllezërve.

    Referuar dosjes hetimore, porositësi i kishte dhënë parapagesë 1 mijë euro Skuqit, si edhe një pistoletë tip Glock për të kryer vrasjen. Por atentati ka dështuar pasi mjetin që ata vodhën nën kërcënimin e armës, u fik pak kilometra pasi e rrëmbyen.

    ABC

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Në listën e zezë të killerit, ky është polici që iu gjet fotoja në telefonin e Nuredin Dumanit. Porositës i vrasjes ishte…

    Emri:  Dumani-Guce-1536x994.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  25.5 KB

    Zbulohet emri dhe fotoja e policit, fotoja e të cilit u gjet në telefonin e killerit me pagesë, Nuredin Dumani. Mësohet se është efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia. Ka qenë Nuredin Dumani, i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin.

    Mes tyre është gjetur edhe fotoja e efektivit të Policisë së Shtetit, i cili ishte listuar si një nga personat që duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujto që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk.

    Masakra me tre të vrarë solli një zinxhir vrasjesh, por edhe dëshmitarin e parë të drejtësisë për bëmat e Elbasanit, një djalë të ri, që kishte kryer një krim makabër ndaj një të njohurit të tij, duke e masakruar me thika, se i kishin premtuar para.

    Mesa duket, ka qenë dëshmia e këtij të riu, marrë nga oficeri Krenar Guçe, që ka bërë të mundur hedhjen dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe më pas masakrimit të Renis Runajt, vrasje këto të ndodhura në një hark të shkurtër kohor të gushtit të vitit 2020, pasi në fakt ishin kryer edhe 2 ngjarje të tjera, me katër të vrarë në Durrës dhe nga ku ishte përfituar edhe një tjetër dëshmitar me emrin Klevis Alla.

    E nëse djali nga Durrësi kishte dhënë emra dhe detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe të atentatit ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, kishte nxjerrë emrin e Altin Ndocit dhe lidhjet e tij me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, Euglen Halili nga Elbasani pranoi aktin e rëndë që kishte kryer dhe personat që i kishin thënë për ta kryer.

    Porositësi, sipas tij, kishte qenë Erion Alibej, ku falë kësaj dëshmie ai u vu në pranga nga Policia e Shtetit.

    Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ushtarin e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj.

    (BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Do u jap çunave 60 mijë euro”, Nuredin Dumani rrëfen bisedën me Erjon Alibej: Do ndërroj objektiv, nuk i bëj atentat Dine Çamit, por…

    Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit dhënë për prokurorët e SPAK në lidhje me një tjetër krim të kryer nga ai dhe banda e tij. Këtë herë bëhet fjalë për ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, armik i përbetuar i Dumanit, që “BalkanWeb” e risjell edhe njëherë.

    Bujar Çela u vra në 19 shtator të vitit 2020 rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e SPAK, ku jepet edhe dëshmia e plotë e Dumanit për këtë ngjarje kriminale.

    “Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do t’i bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.

    Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar.

    Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma, por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.”, është shprehur Dumani.

    Nga tërësia e hetimeve të kryera, dyshohet se vepra penale e vrasjes me paramenduar të kryer ndaj viktimës Bujar Çela është kryer në bashkëpunim nga të dyshuarit Nuredin Dumani, Besmir Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej dhe Arjan Spahiu (ky i fundit i vrarë në Belgjikë), të cilët dyshohen për veprat penale të “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “E goditi me levë në fytyrë”/ Si i fundosi dëshmia e Dumanit “bosët” e krimit, ngjarja ku implikohej Talo Çela e Gent Sharra

    Teksa policia dhe drejtësia vijojnë hetimet dhe aksionin për kapjen e “të fortëve”, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në vend, “BalkanWeb” risjell të tjera dëshmi të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili trazoi botën e krimin dhe më gjerë.

    RRËFIMI I DUMANIT

    “Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt Audit. Ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.

    Lidhur me faktin penal të vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012, në Kavajë.
    19.1 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 27.04.2022, procedimin penal nr. Regjistrimin e procedimit penal nr.89 datë 27.04.2022 në regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Posaçme (në bazë të akteve të procedimit nr. 44/2012 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, të rifilluar) që bën fjalë për vjedhjen me dhunë të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    19.2 Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 13.02.2012, ku rreth orës 12:30, në vendin e quajtur pallati 60 hyrjesh, në Lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, shtetasi Shyqyri Shala, kambist në Kavajë, kur ka shkuar për në shtëpinë e tij, në katin e tretë të këtij pallati, gjatë kohës që parkonte autoveturën, ka parë dy persona që kanë hyrë në pallatin e tij. Pa i dhënë rëndësi këtij fakti, ai është drejtuar për në banesë dhe kur ka arritur në katin e dytë të pallatit, njëri prej dy personave i ka drejtuar një pistoletë. Në këto rrethana Shyqyriu është kthyer dhe ka zbritur shkallët me qëllim largimin e tij, por është arritur në hyrjen e jashtme të pallatit nga të dy personat, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë. Shyqyri Shala është përleshur me këta dy persona, por ata i kanë marrë çantën me para, rreth 4, 500, 000 lekë, si dhe telefonin celular tip Nokia me nr. cel në të nr. 0682208544 dhe janë larguar me vrap. Autorët janë ndjekur prej të dëmtuarit deri në cepin e pallatit, por nuk ka mundur t’i kapë, pasi ata janë larguar.

    19.3 Lidhur me këtë çështje janë kryer veprimet hetimore nga prokuroria të cilat janë përshkruar hollësisht në kërkesë.

    19.4 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “…….Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. Ishte i moshës 60 vjeç, e njihte Ilir Feçe, ky na orientonte. Grabitjen e kam bërë unë me Talo Çelën. Ky person zbriste diku rreth orës 06:00 – 06:30, e kisha ruajtur së bashku me Ilirin. E kam ruajtur diku 2 ose 3 ditë bashkë me Ilirin. Diku afër në autostradë Ilir Feçe kishte shtëpinë përballë mobileri Simaku në krahun e Kavajës. Ishte baza ku ne takoheshim dhe linim makinat e tyre. Në këtë banesë linim dhe armët dhe makinat e vjedhura. Shtëpinë e kishte halla e Ilir Feçit e cila jetonte në Itali. Kemi dal atë ditë me audi 80 benzinë ngjyrë gri i vjedhur, këtë makinë e kishte vjedhur Talo Çela ai na e solli. Shofer ishte Ilir Feçi, në vend të parë ishte Talo Çela dhe mbrapa isha unë. Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt audit. Futemi tek një rrugë tek fshatrat e Kavajës që lidhen me Tiranën. E lamë audin para një shtëpie jashtë Kavaje dhe na priste BMË e Ilir Feçit që e drejtonte Gent Sharra i cili kishte shkuar më parë aty. Kështu ishte plani. Organizimi ka qenë gjithmonë 4 veta unë, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi. Kemi shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë, ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.

    19.5 Në kërkesën e paraqitur, prokuroria arsyeton se: Në analizë të dhënave të përftuara nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani rezulton se ato përputhen dhe vijnë në harmoni me të gjithë provat e tjera të çështjes. Fakti se ngjarja e ndodhur te hyrja e pallatit është kryer nga dy persona sipas hetimeve të kryera e nga ana tjetër shtetasi Nuredin Dumani deklaron se “…Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit)….”, fakti se i dëmtuari është goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas i është marrë çanta me para brenda, fakti se personat sipas dëshmisë së të dëmtuarit Shyqyri Shala ishin rreth moshës 18-24 vjeç, nga ana tjetër sipas dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, “kambistin e njihte Ilir Feçe….”, fakti se në vendngjarje është gjendur bishti i cigares SLIMS e cila nga akti ekspertimi ka rezultuar se “u përfitua një profil i plotë human i seksit mashkull dhe ka karakteristikat e përshkruara në akt (tab l)”, etj…

    19.6 Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin e arsyeshëm se të hetuarit Nuredin Dumani, Gentian Sharra, Ilir Feçi, Talo Çela, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    (BalkanWeb)

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    A është vrasja e Andi Zylyfit shkaku i hasmërisë mes dy vrasësve brutalë Talo Çela – Nuredin Dumani? Dëshmia mbi përplasjet e dhunshme me rivalin

    NIKOLETA KOVAÇI/ Andi Zylyfi është i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu.

    Emri:  atentat1.jpg

Shikime: 315

Madhësia:  43.1 KB

    Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit. Ky i fundit mësohet se ishte zemëruar me Talon se nuk e pagoi dhe se në atë kohë ishte keq për lekë, meqë sapo kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte mundur ende të bënte ndonjë punë, pra, ndonjë vrasje, pasi ajo quhej punë për të.

    Dëshmia e tij, lënë për prokurorët e dosjes që lidhet me momentin e zemërimit me Talo Çelën dhe deri në momentin e fundit që daton 29 marsin e këtij viti, dëshmon se hasmëria mes tyre shkoi në ekstrem, kur Dumani vendosi t’i vriste vëllanë për shkak se i ishte vrarë shoku i tij, Klevis Kapllani.

    Që në momentin e krisjes së miqësisë mes tyre, janë shënuar mbi 5 akte të rënda në Durrës dhe në Elbasan, që mbajnë shenjën e armiqësisë së tyre vetëm brenda vitit 2020.

    Megjithatë, në dëshminë e tij, Dumani ka treguar se në dy vrasjet e Durrësit, Talo Çela nuk ka qenë i përfshirë pasi kanë qenë punë që i kishte marrë përsipër vetë Dumani bashkë me grupin e tij për shkak se ishin ‘punët’ e tij, duke bërë të mundur kështu që emri i Çelës të mos jetë i përfshirë në dy ekzekutimet e dyfishta në shkurt dhe prill të 2020-s kur u vranë katër persona, mes tyre dy vëllezërit pukjanë, Besmir dhe Viktor Haxhia.

    Por ajo që bie në sy është fakti se për asnjë nga vrasjet e ndodhura në këtë vit, Dumani nuk ka treguar shkaqet e ngjarjeve, përveç arsyes se përse kishte vrarë vëllanë e Talos, Bujarin. Prokuroria ka vetëm një motiv për të gjitha ato ngjarje, që lidhet me vrasjen e një të pafajshmi siç ishte taksisti Bujar Çela.

    Në dosje gjendet edhe dëshmia që tregon se ku nisi krisja mes Talos dhe Nuredinit, ndërkohë që përgjatë gjithë këtyre viteve, Dumani ka rezultuar shumë aktiv në të gjitha ngjarjet që ia ka besuar SPAK-ut.

    DËSHMIA E NUREDIN DUMANIT PËR KRISJEN E MIQËSISË

    Nga ana e organit procedues në prani të mbrojtësit janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, i cili shpjegon se: Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën.

    Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se ‘Benz’i që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje, këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.

    Makina ishte ‘Mercedez Benz E’ ose ‘C Clas’, ngjyrë gri, të cilën e kam pasur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tri herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, te servisi i Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës.

    Unë vetë i kërkova Talos të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë, por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi.

    Disa ditë më vonë, 2 ose 3 ditë pas ngjarjes, po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ata kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh, po s’kishte lidhje.

    ROLI I TOS GOSËS

    Fajin Talo ia vinte Tos Gosës, sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor te të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku te 175cm.

    Këtë jua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos te Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar te Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë.

    Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë, por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ia ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit.

    Dine ka pasur lidhje familjare me Kelin, nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros. Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do t’ia japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar te pishat në Peqin, mesa mbaj mend ka pasur një makinë të vogël, por s’e mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një Golf 5, i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde.

    Pjesën tjetër ia kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur te rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një ‘C Class’ 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela).

    ANIMI I ALTIN NDOCIT NGA TALO

    Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon, edhe ballë përballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar, ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ ofenduar Altinin te lagjja.

    Dorjani nuk më la ta godisja. Unë isha me vëllain tim, Dashnorin. Pas 2 ose 3 ditësh, Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit, e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerrë pistoletën me mulli vëllait, siç duket ka shkrep armën, por nuk ka realizuar qitjen.

    Në atë moment, vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes sime. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thashë tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje.

    Talo më tha që nuk e kam bërë, s’kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar.

    Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls……”

    ANALIZA E SPAK

    Prokuroria lidhur me këtë ngjarje ka arsyetuar në kërkesë: Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Talo Çela, Altin Ndoci, Dine Cami dhe Tos Gosa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Nuk vras femër për 120 mijë euro”- Si i shpëtoi ekzekutimit Blerta Bengasi, Nuredin Dumani rrëfen çfarë tha avokati: I thyet vetëm turinjtë, eleminojeni komplet

    NIKOLETA KOVAÇI

    Nuredin Dumani duket se në të gjitha rastet e depozituara në SPAK është thuajse personi që merrte dhe delegonte porositë sipas pozicioneve që mbanin njerëzit që kishte rreth e rrotull vetes.



    Dy rastet që lidhen me viktimat gra tregojnë se si ai u gjend të dyja herët si pjesë pazari, që merr përsipër vetë të kryejë krimin, por që më pas e delegon.

    Në rastin konkret, për Fatmira Dedajn, ai i ka treguar prokurorisë së punën ia kishte dhënë ta kryente Talo Çela për 30 mijë euro, pasi Festim Qoli i kishte dhënë atij 40 mijë euro; 10 mijë euro i mbajta për vete – thotë – se isha pa para, ndërsa pjesën tjetër ia kishte çuar në Elbasan Talo Çelës t‘i ndante me bashkëpunëtorin tjetër.

    Në rrëfimin e tij, ai i ka thënë prokurorisë se ishte tronditur shumë kur kishte parë mënyrën se si e kishte vrarë Talo Çela gruan e moshuar, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, bërë publike me anë të vendimit të gjykatës, kishte refuzuar të vriste gruan e avokatit, Alban Bengasi, për shifrën e 120 mijë eurove: Është femër, nuk vras femër për kaq pak lekë – thotë që i ka thënë avokatit, pasi e ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, por jo sipas porosisë që kishte marrë Dumani nga burri i saj.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178440

    Si i shpëtoi ekzekutimit Blerta Bengasi, dëshmia tronditëse e Dumanit

    Në datën 30.01.2020, rreth orës 11:15, në rrugën “Mihal Grameno”, pa shkuar te shkolla 9- vjeçare, në momentin që shtetasja Blerta Ruçi është futur në makinën e saj, me targa “AA 282 DI”, është afruar një person dhe e ka qëlluar në pjesën e fytyrës.

    Kjo skenë ka zgjatur disa minuta dhe agresori është larguar nga ana e kundërt e shkollës “Mihal Grameno”. E dëmtuara ka lëvizur në drejtim të shkollës “Osman Myterizi” dhe ka njoftuar Policinë.

    Me rëndësi, thotë SPAK, për këtë çështje është deklarimi i Nuredin Dumanit dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, i cili sqaron se: “Në fund të vitit 2019, ose fillim të vitit 2020, me sa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli, por s’e mbaj mend me telefon ose me ndonjë person. Takimin e kemi bërë te shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar te shtëpia, më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet.

    Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444.

    …Këtë punë Festimi donte shumë që ta realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, iu prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do ta ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi.

    …Eljo, mbasi mbaroi punën, më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë… Shkova te Festimi, i kërkova lekët, por ai nuk ishte i kënaqur, sepse nuk kishim thyer as këmbë, as dorë, por vetëm turinjtë.

    Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur, sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij: ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ia dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet, pasi nuk donte që të ishte më gjallë.

    Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë. Vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati.

    Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu, pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.

    Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti, do t`i them Gjegj Cukalit…

    Panorama

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Të arrestuarit/ Xhixha paralajmëron se do bëhet i penduar: Do rrëfej lidhjet e grupeve kriminale me politikën, Dumani kishte prokurorë në SPAK që e mbështesnin

    31 vjeçari Besjan Xhixha bashkë me të arrestuarit e tjerë ka pasur reagim të fortë në sallën e Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur është përballur me Nuredin Dumanin.

    Emri:  spppp-500x333.jpg

Shikime: 306

Madhësia:  54.2 KB

    Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

    Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

    Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

    Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

    Panorama

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Prapaskenat e atentatit/ “Porosi nga Suel Çela për të ekzekutuar ‘Otin’!”- Dita e fundit e lirisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë: Më erdhi një SMS se ishte plagosur…


    Nga dëshmia e Nuredin Dumanit dalin na pah një mori, jo vetëm të dhënash për ngjarje mizore, por edhe detajesh që dëshmojnë se sa lehtë lëviznin dhe lëvizin vrasësit në vendin tonë. Gjithçka thuajse e bërë ditën, me një ushtri personash që silleshin poshtë e lart për të mos u pikasur, aq më pak ndaluar nga askush.

    Rrëfimet e dy vrasësve, të cilët çuan në operacionin e madh të dy ditëve më parë, dëshmojnë se Festim Qoli dhe Henrik Hoxha janë edhe epiqendra e përqindjes më të madhe të krimeve të zbardhura sipas SPAK nga dëshmitë e administruara. Ndërkohë që Festim Qoli duket që menaxhon gjithë aktivitetin në Durrës dhe zonat përreth, Elbasani duket më i ndarë në zona influence.

    Të gjithë bashkë, pra Durrësin dhe Elbasanin, i lidh Nuredin Dumani, pjesëmarrja e tij thuajse në të 23 ngjarjet për të cilat ka dëshmuar, tregojnë se sa aktiv ka qenë ky person, deri natën që u “tradhtua” dhe u lëshua në një pritë fatale në hyrje të Elbasanit. Dumani, bashkë me shokun e tij, Henrik Hoxha, mbërritën në Elbasan për të ekzekutuar një nga djemtë e njohur të atij qyteti, Elton Kilën.

    Prokuroria nuk e ka zbardhur ende se kush ka qenë i interesuar për ekzekutimin që mbeti në tentativë, pasi Nuredin Dumani ra nën një breshëri armësh dhe u plagos rëndë. Po ashtu, në vendimin e Gjykatës nuk gjendet asnjë rrethanë fakti në lidhje me dëshminë e Dumanit apo Hoxhës së përse duhej të vritej Kila.

    Po ashtu prokuroria, duke iu referuar dosjes që gjendet në vendimin e gjykatës, ka lënë pa sqaruar me dhjetëra fakte tronditëse që lidhen që në startin e nisjes së krimeve të dëshmuara nga Dumani dhe Hoxha; që nga porositësit e ekzekutimit, që mbeti në tentativë, i Filip Gjeloshit në Tiranë, që daton vitin 2011 e deri te shkaku se përse duhej eliminimi i biznesmenit Lulzim Masha?

    Çfarë lidhje kishte Suel Çela me një administrator shkolle? Po ashtu, Dumani ka treguar një episod mjaft të vlefshëm që lidhet me ekzekutimin e nënë e djalë në Durrës.

    Janë dy momente pikante që implikojnë strukturat e Policisë dhe të Prokurorisë dhe ende nuk dihet nga SPAK, të paktën nga dosja, nëse është bërë ndonjë hetim i veçantë për pretendimet e dëshmitarit Dumani mbi dhënien e 200 mijë eurove nga ana e Festim Qolit për “qentë e Durrësit” dhe dalja e informacionit nga Prokuroria se “Fatmira Dedaj po e bezdiste duke shkuar në prokurori për të zbardhur ngjarjen” – ngjarje që në fakt u mbyll, si vrasja e djalit, ashtu edhe e saja!

    VRASËS, TË VRARË, TË MBIJETUAR DHE VIKTIMA

    Referuar të dhënave të dosjes që gjendet në vendimin e gjykatës, vërehen që 32 personat e përfshirë në dosje kanë kryer gjithsej 23 akte të rënda kriminale, prej tyre 8 janë vrasje, 7 tentativa, 6 grabitje me dhunë dhe 2 shkatërrime pronash me eksploziv.

    Këto janë ngjarje që SPAK pretendon se i ka zbardhur dhe për të cilat ekzistojnë provat dhe faktet e mjaftueshme për t’i vënë në bankën e të akuzuarve.

    Por ajo që bie në sy në të gjithë këto ngjarje kriminale të sjella në dosjen e SPAK, është fakt që rrallë prokuroria ka mundur të hedhë dritë mbi shkaqet reale të vrasjeve apo tentativave. Në dosje flitet për dy porosi të dhëna nga Ervis Martinaj dhe Florenc Çapja, për të eliminuar Indrit Doklen dhe Sokol Sanxhaktarin.

    Nuk bëhet me dije nëse ka refuzuar dëshmitari të tregojë, apo prokuroria nuk e ka pyetur, por materiali hetimor nuk e sqaron këtë moment se përse Çapja e kërkoi “kokën” e Sanxhaktarit. Po ashtu, as përse i duhej Ervis Martinajt vrasja e Indrit Dokles, i cili ishte i gatshëm, sipas dëshmitarit, të paguante deri në 500 mijë euro për atë vrasje.

    Hetimet, sipas SPAK, janë në vijim dhe pritet që të hidhet dritë më gjerësisht në gjithë atë skemë të frikshme të krimeve që kishin realizuar 32 personat e kësaj dosjeje!

    DITA E FUNDIT E LIRË E NUREDIN DUMANIT

    Referuar të dhënave të dosjes, bëhet me dije se dy dëshmuesit e krimeve monstruoze të grupeve kriminale që funksiononin në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Elbasan, me 29 mars kanë mbërritur në Elbasan për të ekzekutuar Elton Kilën. Këtë ngjarje për SPAK e ka zbardhur Henrik Hoxhaj, i cili ka thënë se Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë, për të cilën e kishte porositur më parë.

    Më tej Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin, foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me SMS. Nuredini i kishte premtuar se do të paguhej 70 000 euro për atë punë.

    Pasi ka studiuar terrenin, e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë, ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen.

    Henriku nuk ka mundur t‘i thotë prokurorisë se në emër të kujt do të bëhej vrasja e atij personi, por Dumani mësohet t‘i ketë treguar se vrasjen e tij e kishte porositur Suel Çela.

    RRËFIMI I HENRIK HOXHAJT PËR 29 MARSIN

    “Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09:15, unë dhe Nuredini, ai me BMV X5 me targa AA… dhe unë me automjetin Benz me targa AA….

    Unë isha para BMV për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMV X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për t’i hedhur Benz-it tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se të shkosh te Jet Oil në Rrapëz.

    Kam hedhur 30 mijë lekë naftë, ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit, te një xhep rruge. Pasi hodha naftën, unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11:30 kam arritur në Elbasan.

    Unë vazhdoj për në qytet, duke marrë unazën dhe jam kthyer te karburant ‘Feleqi’, ndërsa Nuredini me BMV e tij ka qëndruar te vendi ku rrinte zakonisht, te kryqëzimi Cërrikut. Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin qe do të vrisnim.

    Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do të vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye, kam futur makinën time për ta larë te një lavazh që është përballë me servis ‘Kadiun’ dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birë.

    Kam qëndruar te lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë, duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim, me qëllim për të parë nëse personi ishte aty, por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka te lokali ‘Eurodriza’, te rotondo në hyrje të Elbasanit.

    Gjatë kësaj kohe, unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do të vrisnim, por kam fiksuar një Benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo Benz, por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin, por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin.

    Duke parë këtë gjë, mosgjetjen e personit që ne kërkonim, unë jam ulur për të ngrënë bukë tek ‘Eurodriza’, siç thashë, ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri te lavazhi te ‘Kadiu’.

    Qëndrova te lavazhi dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej, vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim te kryqëzimi i Cërrikut.

    Në një moment, Nuredini më pyeti me SMS duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi, unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin.

    Rrugës për aty më ka ndaluar Policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët, nga Nuredini më ka ardhur SMS, ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur…”

    23 aktet kriminale

    Vrasjet

    1-Elvis Deda – 6 qershor 2012

    2-Fatmira Deda – 14 shtator 2013

    3-Emiljano Ramazani – 20 korrik 2020

    4-Bujar Çela – 17 shtator 2020

    5-Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia – 2 mars 2020

    6-Besmir dhe Viktor Marku – 27 prill 2020

    7-Andi Zylyfi dhe plagosja e Ardit Uruçit – 2019

    8-Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay – 29 dhjetor 2018

    Tentativa vrasjesh

    1-Lulzim Masha

    2-Indrit Dokle

    3-Blerta Bengasi

    4-Sokol Sanxhaktari (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020)

    5-Elton Kila

    6-Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit)

    7-Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës)

    Grabitje me armë

    1-Hamdi Sharka

    2-Lirak Bajraktari

    3-Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012, në qytetin e Kavajës

    4-Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013, në qytetin e Durrësit

    5-Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit)

    6-Astrit Ademi, kryer në datën 17.06.2013, Maminas, Vorë

    Shkatërrim i pronës me eksploziv

    1-Banesa e Talo Çelës – 5 nëntor 2020

    2-Prona e Mustafa Subashi – 29 janar 2020

    Panorama

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Dëshmitë për vrasjet e bujshme/ Nuredin Dumani dhe “ushtari” i tij marrin statusin e të penduarit të drejtësisë! Merren në mbrojtje familjet e tyre

    Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, i konsideruar si “ushtari” i killerit të frikshëm kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK për vrasjet e bujshme ku ata janë përfshirë duke treguar bashkëpunëtorët dhe porositësit.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178442

    Sipas News 24, famiiljarët e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë marrë në mbrojtje nga autoritetet për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e kriminelëve që kanë rënë në grackën e hetimeve dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

    Pas dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, prokuroria e posaçme ka mundur të hedhë dritë mbi krime të ndryshme të kryer në 10 vitet e fundit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku janë përfshirë 8 grupe të ndryshme kriminale.

    Panorama

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    VIDEO/ Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit! Forcat RENEA mësyjnë në strofullat e krimit


    Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.



    Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit në bilancin e një jave duken punonjësit e policisë dhe forcat RENEA që kryejnë kontrolle në ambiente të ndryshme si dhe momenti i shoqërimit të një prej personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

    Policia thekson se operacioni është ende në vijim e sipër. “Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i policisë së shtetit

    Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin.

    Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 530 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.
    Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 39 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
    Janë zhvilluar 27 operacione policore, të koduara: “Black”, “Camouflage 6’’, ‘’Camouflage 7”, “Tëo”, “Extortion”, “Tracing”, “Sei”, “Tranzit 17”, “Gjurmimi”, “Piaza”, “Cloned key”, “Dealers 2”, “Livadhi”, “Bamatati”, “Butrinti”, “Radomira”, “ROAD GUARD 19”, “Samos”, “Servisi”, “Barrikada”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Ishulli”, “Bratosh”, “Luzi”, “Black Cargo”, të cilat kulmuan me operacionin policor “Golden bullet”.
    Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim.
    Në PKK Port Durrës është duke vijuar operacioni policor i koduar “Black Cargo”, për goditjen e trafikimit të drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë.
    Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar dhjetëra doza me kanabis, heroinë dhe kokainë, 190000 fara kanabisi, vaj kanabisi, qindra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, rreth 32000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, radio policie, 1 automjet i vjedhur dhe çelësa të klonuar që shërbenin për të vjedhur automjete.
    Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 18 raste dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 pistoletë sinjalizuese, 8 thika, doreza metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.
    Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
    Janë evidentuar dhe goditur 32 raste të krimeve mjedisore; 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
    Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.
    Policia Rrugore/Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamera dhe mjete të tjera të pauniformuara, monitorime intensive në akset e cilësuara me risk, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Gjatë kësaj jave janë pezulluar 656 leje drejtimi, nga të cilat: 496 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 111 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 49 për qarkullim në sens të kundërt.
    Janë arrestuar 69 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 46 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
    Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, njëri prej tyre për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike dhe njëri për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
    Janë vendosur 17553 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.
    Policia Kufitare/Kontrolle intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

    Gjatë kësaj jave janë kapur 12 shtetas në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
    Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
    Janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar dhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
    Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.
    Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

    Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

    Panorama

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Ekzekutimi i Dorjan Shkozës/ ‘Ushtari’ i Dumanit, Henrik Hoxhaj: E qëllova dy herë të tjera në kokë pasi më tha…

    Durrësi u trondit mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2020, ku dy persona u ekzekutuan me armë në lagjen nr.14. Viktima të atentatit ishin Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

    Të penduarit e drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë treguar në dëshmitë e tyre para hetuesve se si ka ndodhur dhe ky krim i rëndë.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178443

    Sipas Henrik Hoxhajt, për vrasjen e Dorjan Shkozës do paguheshin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë euro.

    Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë.

    Eljo ka qenë në drejtimin e makinës me të cilën u krye vrasja. Duke udhëtuar nëpër Nishtullë, ata kanë pikasur objektivi më të cilët janë shkëmbyer paralel.

    “Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.

    Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.

    Panorama

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Atentati i dështuar ndaj administratorit të shkollës private në Tiranë/ ‘Ushtari’ i penduar: Nuredin Dumani më tha që duhej vrarë djali i tij, por…

    I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, “ushtari” i Nuredin Dumanit, kanë pranuar të rrëfejnë krimet e tyre ndër vite pas arrestimit. Hoxhaj sipas rrëfimit para hetuesve të SPAK, rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në Tiranë.

    Para prokurorëve, Henrik Hoxhaj të jetë shprehur se në janar të vitit 2022, ka qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur ndaj Lulëzim Mashës, i cili udhëtonte me një makinë ML tek diga e Liqenit.

    Henrik Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë Lulzim Mashën. Ai kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxha, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij.

    “Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e Lulzim Mashës. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me Skerdi Tasin këtë vrasje.

    Pas rreth 8 muajsh në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen.

    Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira.

    E lash Skerdin tek diga e Liqenit që të priste Lulzim Mashën. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë pasi kishte qëlluar ndaj Lulzim Mashës.

    Ai më tha se i kishte qëlluar por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë.

    Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje Lulzim Masha dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritej djali i Lulzim Mashës.

    Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni.

    Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

    Panorama

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    “Për ‘Bubin’ s’flas, më ka thënë se të vras motrën”/ I riu i penduar për dy vrasjet e bujshme: Nuredin Dumani ka lidhje të forta në Policinë

    NIKOLETA KOVAÇI/ Vetëm 5 ditë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi vendin, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi dy vëllezër në Durrës, Policia sjell në pranga një djalë të ri. Ishte 2 maji i vitit 2020, ndërkohë që para asaj vrasjeje kishte ndodhur edhe një tjetër, po me dy viktima në të njëjtën zonë.

    Skedarët e Bashkëngjitur 178444

    Djali i arrestuar ishte “tradhtuar” nga një SMS që i kishte çuar Besmir Haxhisë përpara se sa ai bashkë me të vëllanë të binin në pritë. Arrestohet dhe kur Policia i vë para qelizat telefonike, ai dorëzohet, vendos të rrëfehet.

    Dëshmia e tij lënë në Prokurori bëri që në vëmendje të vinin sërish Nuredin Dumani dhe Talo Çela për të cilët i riu thoshte: Ata i vranë! Informacioni që la 22-vjeçari, Klevis Alla, aso kohe, në duart e drejtësisë, bëri që të kuptohej se rreth Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës funksiononte një ushtri, persona të ndryshëm, që nga Lezha e deri në Fier.

    Por, Policia dhe Prokuroria e morën me ngadalë, duke iu dhënë mundësi këtyre personash të riorganizoheshin në grupe të fuqishme e të dhunshme e të jepnin “punë” e të bënin pazare për koka të mëdha të krimit në vend! E jo vetëm të krimit.

    DËSHMIA E ALLËS PËR “BUBIN”

    22-vjeçari fillimisht i tha Policisë dhe Prokurorisë se në vrasjet e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdiajt dhe të dy vëllezërve Haxhia morën pjesë Talo Çela dhe Altin Ndoci. Në një dëshmi të mëvonshme tregoi se me ta ishte edhe dikush me emrin Ilir, por që e thërrisnin “Bubi”! Ai refuzoi të ia përmendte emrin derisa u ripyet prapë dhe iu tha autoriteteve:

    “Ai është Nuredin Dumani. Po unë kam frikë prej atij se më ka thënë të vras motrën. Ka shumë lidhje në Policinë e Durrësit”.

    Në fashikujt hetimorë që gjenden në dosjen paraprake të SPAK-ut bëhen me dije një pikë e rëndësishme e kësaj përballjeje ku Prokuroria e Posaçme veçon një pjesë nga rrëfimi i Allës, i cili tregon frikën që lidhej me emrin e Dumanit dhe nga i vinte kjo frikë.

    Nga dëshmia e të riut nga Durrësi konkretisht saktësohet:

    “Janë marrë deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Klevis Alla, i cili fillimisht implikonte veten me të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën ‘Bubi’. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën ‘Bubi’, ishte në fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm, të cilin ai e njihte shumë mirë, që kishte shumë njohje dhe lidhje në Policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën”.

    Dëshmia e Allës u dokumentua dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Policia kohë më vonë do të sillte në pranga edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Besjan Xhixhën nga Larushku i Niklës dhe Enver Divën nga Fushë-Mamurrasi.

    Ata u arrestuan dhe mbetën në qeli, deri sa dy ditë më parë, Gjykata dha një tjetër masë arresti për ta, si të përfshirë në një sërë ngjarjesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Panorama

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Aktiviteti kriminal i familjes Dumani

    Zbërthehet Nuredin Dumani, gazetarja zbulon detajet e ngjarjeve të pathëna: Po hetohen 3 prokurorë dhe 2 drejtues policie


    Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se Nuredin Dumani ka rrëfyer ngjarje të tjera kriminale të cilat nuk janë pjesë e dosjes së bërë publike në media.

    E ftuar në emisionin Opinion, Lala u shpreh se bazuar në deklarimet e fundit të “killerit” janë marrë nën hetim dy prokurorë dhe 2 drejtues policisë.

    Gazetarja shtoi se rrëfimit e Dumanit lidhen dhe me ngjarje kriminale të ndodhura në ngjarje të tjera të vendit.

    “Nuredin Dumani ka folur për ngjarje që nuk janë përfshirë në këtë dosje dhe që kanë të bëjnë me Shkodrën, kanë të bëjnë me Lezhën”, tha Lala.

    Panorama

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Davos: World Economic Forum shkëput gjithë lidhjet me Rusinë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2022, 10:07
  2. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në1967?
    Nga pirro10 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 12:25
  3. Përse nuk dënohën krimet e kryera ndaj Fesë në 1967?
    Nga pirro10 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2013, 07:11
  4. Ymer Ymeri rrëfen në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë
    Nga Vardari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 15:39
  5. Aida Dumani-Modelja dhe Aktorja
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 09:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •