Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Ja kush janë nëntë gjyqtarët që hoqën të drejtën e abortit në SHBA

    Emri:  auto_u1656183081.jpg

Shikime: 382

Madhësia:  29.8 KB

    Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore për abortin, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim 50-vjeçar që e legalizoi atë në mbarë vendin.

    Gjykata rrëzoi vendimin historik Roe kundër Wade, disa javë pasi një dokument i paprecedentë i zbuluar sugjeroi që ajo favorizonte një gjë të tillë.

    Vendimi do të transformojë të drejtat e abortit në Amerikë, me shtete individuale që tani mund ta ndalojnë procedurën. Gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja

    Trembëdhjetë shtete kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligje të nxitjes që automatikisht do ta nxjerrin jashtë ligjit abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

    Në total, qasja ndaj abortit pritet të ndërpritet për rreth 36 milionë gra të moshës riprodhuese, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte.

    Cilët janë nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA

    John Roberts, Presidenti i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_1-38-640x3911656183119.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  21.5 KB

    Ai lindi në Buffalo, Nju Jork, më 27 janar 1955. Është martuar me Jane Marie Sullivan në 1996 dhe kanë dy fëmijë. Ai u emërua nga republikani Xhorxh W. Bush në vitin 2005 dhe dje ra dakord të anulonte të drejtën e abortit, duke vendosur ndalimin e aborteve pas 15 javësh.

    Samuel Alito, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_2-30-640x4551656183170.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  16.5 KB

    Ai lindi në Trenton, Nju Xhersi, më 1 prill 1950. Është martuar me Martha-Ann Bomgarder në 1985 dhe ka dy fëmijë. Ai u emërua nga republikani George W. Bush në vitin 2006. “Aborti është një çështje thellësisht etike për të cilën amerikanët kanë pikëpamje të forta kontradiktore,” tha ai në një deklaratë hyrëse.

    Clarence Thomas, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_3-20-640x3321656183189.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  19.0 KB

    Ai lindi në komunitetin Pinpoint pranë Savannah, Georgia më 23 qershor 1948. Ëshrë martuar me Virginia Lump më 30 maj 1987 dhe ka një fëmijë, nga një martesë e mëparshme. Presidenti Bush e emëroi atë Zëvendës Kryetar të Gjykatës së Lartë. Ai votoi për të rrëzuar Roe v Wade. Ai konsiderohet nga disa si anëtari më konservator i gjykatës.

    Në artikullin e tij të veçantë, ai u bëri thirrje në mënyrë eksplicite kolegëve të tij që të vendosin çështjet e martesës së homoseksualëve dhe kontracepsionit në tryezë në Gjykatën e Lartë. “Në çështjet e ardhshme të privatësisë, ‘ne duhet gjithashtu të rishqyrtojmë të gjithë praktikën gjyqësore’,” shkroi Clarence Thomas në komentet e tij personale që shoqëronin vendimin.

    Brett Cavanaugh, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_4-19-640x3481656183212.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  16.1 KB

    Ai lindi në Uashington, DC, më 12 shkurt 1965. Është martuar me Ashley Estes në 2004 dhe ka dy vajza. Nga viti 2003 deri në vitin 2006, ai shërbeu si Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe Shef i Shtabit të Presidentit Bush. Ai u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Kolumbisë në vitin 2006. Presidenti Donald Trump e emëroi atë si Zëvendës Kryetar të Gjykatës së Lartë dhe mori detyrën më 6 tetor 2018.

    Ai votoi për të rrëzuar Roe vs Wade. Gjykatësi Cavanaugh, i cili po përballet me një hetim të FBI-së mbi akuzat për sulme seksuale, tha në vendim se Kushtetuta e SHBA “as nuk e ndalon abortin dhe as nuk e legalizon abortin”.

    Ai argumentoi se vendimi i gjykatës nuk i shpalli të jashtëligjshme abortet, dhe në vend të kësaj “e lë çështjen e abortit tek njerëzit dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur në procesin demokratik”.

    Neil Gorsac, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_5-11-640x3491656183227.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  19.1 KB

    Ai ka lindur në Denver, Kolorado, më 29 gusht 1967. Ai dhe gruaja e tij Louise kanë dy vajza. Presidenti Donald Trump e emëroi atë si Zëvendës Kryetar të Gjykatës së Lartë dhe zuri vendin e tij më 10 prill 2017.

    Amy Connie Barrett, anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_6-6-640x3631656183284.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  19.0 KB

    Ajo ka lindur në New Orleans, Luiziana më 28 janar 1972. Ajo u martua me Jesse Barrett në 1999 dhe ka shtatë fëmijë. Ajo u emërua gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Rrethin e Shtatë në 2017. Presidenti Donald Trump e emëroi atë si Zëvendës Kryetare të Gjykatës së Lartë.

    Steven Breguer, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_7-7-640x4061656183306.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  19.6 KB

    Ai lindi në San Francisko, Kaliforni, më 15 gusht 1938. Është martuar me Joanna Hare në vitin 1967 dhe ka tre fëmijë. Presidenti Clinton e emëroi atë Zëvendës Kryetar të Gjykatës së Lartë dhe mori detyrën më 3 gusht 1994.

    Sonia Sotomayor, Anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Emri:  auto_8-4-640x3671656183324.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  15.5 KB

    Ajo lindi në Bronx, Nju Jork, më 25 qershor 1954. Presidenti Barack Obama e emëroi atë si Zëvendës Kryetare të Gjykatës së Lartë më 26 maj 2009 dhe mori detyrën më 8 gusht 2009.

    Emri:  auto_9-2-640x3841656183350.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  18.5 KB

    Elena Kagan, Anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Ajo ka lindur në New York City, Nju Jork, më 28 prill 1960. Në vitin 2009, Presidenti Obama e emëroi atë si Prokurore të Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara. Një vit më vonë, Presidenti Demokratik e emëroi atë si Zëvendës Kryetare të Gjykatës së Lartë më 10 maj 2010. Ajo mori detyrën në 7 gusht 2010.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Ne aspektin ligjor ky eshte nje korrigjim qe vjen nje gjysem-shekulli me vonese. Gjykata Kushtetuese ne Amerike ne 1973 shpiku nje "te drejte ligjore kushtetuese per abortin" kur ne Kushtetuten e SHBA fjala abort nuk zihet fare ne goje. Dhe sipas nenit te 10 te Kushtetutes amerikane, te gjitha te drejtat e lirite per te cilat kushtetuta nuk i ze ne goje, jane pergjegjesi e 50 shteteve te Amerikes nepermjet ligjvenesve dhe procesit demokratik te votes, per qytetaret te vendosit. Aborti ben pjese ne kete kategori. Qe sot e tutje nuk do te kete me te drejte federale te ligjeruar per abortin. Dhe cdo shtet i Amerikes, nepermjet procesit demokratik e ligjvenes, do te zgjedhi se cfare do te beje me abortin. Pare nga aspekti demokratik, ky eshte nje akt qe duhet pershendetur, pasi jane qytetaret qe do te vendosin me voten e tyre se cfare ligje te nxjerrin mbi abortin. Nuk jane me 9 gjyqtare ne Gjykaten Kushtetuese te Amerikes, qe jae njerez te pavotuar por te emeruar per jete ne ate post, qe do te vendosin per abortin, sic bene ne 1973. Do te jene qytetaret e lire te Amerikes ne 50 shtete qe do te zgjedhin me voten e tyre.

    Pretendimi se aborti eshte nxjerre jashte ligjit ne Amerike eshte nje keqinterpretim i qellishem i mediave qe jane pro abortit te ligjeruar ne gjithe Ameriken. Vendimi vetem sa e kalon kete ceshtje ne duart e ligjberesve te 50 shteteve te Amerikes. Ashtu sic ka shtete konservatore qe do te nxjerrin abortin te jashteligjshem, ashtu ka edhe shtete te tjera qe e kane abortin te ligjeruar. Qytetaret amerikane kane te drejten te levizin mes ketyre shteteve per te bere zgjedhjet e tyre mbi abortin. Nuk do te kete me qindra miliona dollare ne fonde federale cdo vit te taksapaguesve amerikane qe shkojne per te financuar organizatat qe bejne aborte ne mbare Ameriken. Ligji nuk ve ne shenjester qytetaret qe zgjedhin te bejne aborte por organizatat dhe mjeket qe bejne keto aborte.

    Krimi me i madh dhe me i shemtuar ne historine e njerezimit deri me sot eshte aborti. Dhe eshte nje krim qe prek gjithe shoqerite, popujt e botes. Qindra miliona bebe nuk shohin driten e diellit dhe vriten ne barkun e nenes, me nje vdekje makabre. Te gjitha luftrat e botes ne keto 5000 vjet histori te njerezimit, nuk kane sjelle aq shume humbje jetesh sa ka sjelle aborti! Dhe ideja se "aborti eshte nje e drejte e njeriut" eshte crregullimi me i madh mendor qe ekziston mes njerezve. Aborti ka bere qe gjithe popujt e botes te plaken e te vdesin. Aborti ka krijuar edhe demin tjeter te madh, njerez qe jane marrosur e dashuruar me vetveten, nuk jane ne gjendje qe te japin dashuri por vetem te marrin dashuri. Nuk eshte vetem numeri i lindjeve qe ka rrene ne mbare boten por edhe numri i martesave. Dhe gjeja me e frikshme eshte kur shikon statistika qe edhe ciftet e martuara, zgjedhin te mos sjellin ne jete femije edhe pse nuk ka asgje qe nuk i pengon! Jetojne per te vdekur ne vetmi. Kultura e vdekjes, jo e jetes, ka mberthyer gjithe boten.

    Pare me syrin shpirteror, satanai dhe adhuruesit e tij mes njerezve gezuan per 50 vjet duke marre jeten e pire gjakun e qindra miliona jeteve te pafajshme. Zoti nuk i mbylli syte para ketij krimi monstruoz por i degjoi lutjet e njerezve me besim. Dhe Zoti eshte vene ne levizje. Ky vendim nuk ishte nje vendim i marre nga njerezit. Ky eshte nje vendim i marre nga Vete Zoti ne qiell. Ai i perdor njerezit per te arritur qellimin e vete dhe zgjedh gjithmone kohe e pershtatshme per te nderhyre, qe e di vetem Ai. Per 50 vjet, aborti ishte shtylla mbi te cilen satanistet u munduan jo vetem te sulmonin njerezit me besim, por te sulmonin edhe Shtepine e Zotit! Per 50 vjet jane munduar qe ta fshijne Zotin nga mendja, zemra e kujtesa e njerezve. Dhe per 50 vjet kujtuan se planet e tyre djallezore ishin te patjetersueshme. Sot njerezit e pushtuar nga kultura sataniste e vdekjes nepermjet abortit, e gjejne veten te tronditur ne palce. Nuk jane te tronditur e frikesuar ne palce thjeshte nga nje vendim gjykate. Jane te tronditur e frikesuar ne palce pasi Zoti jo vetem ekziston, por Ai po ben qe malet 50 vjecare te levizin nga vendi e sheshohen sikur te ishin kala rere. Dhe kjo levizje e pare e Zotit, do te pasohet me levizje te tjera, qe do te godasin adhuruesit e te keqes atje ku nuk u shkon mendja.

    Albo

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Eshte e lehte te japesh mend dhe te kritikosh, por a duhet te abortoje nje vajze qe eshte perdhunuar, ose qe ka ne miter nje femije down, ose nje femije te padeshiruar, e ngjizur ne mungese te nje dashurie qe lidh nje cift, apo kur nuk ka asnje mundesi ekonomike per te rritur femije, etj, etj,
    Jam kunder ketyre zhvillimeve ne USA, qe nuk pranohen nga shumica e amerikaneve dhe vete presidenti Biden. Per mendimin tim nuk duhet te kete asnje ligji pro apo kunder abortit.
    Duke qene parimisht kunder abortit, mbroj te drejten e cdo gruaje qe ta beje e lire zgjedhjen e saj.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Ekziston nje website qe te jep ne kohe reale numrin e aborteve te bera ne Amerike qe pret vitit 1973. Hidhi nje sy numrit ketu: https://abortionclock.com/ Jane mbi 64M aborte femijesh. Jane 64M vrasje jetesh ne barkun e nenes. Femije qe nuk e pane driten e diellit dhe nuk e jetuan jeten e tyre. Beji nje pyetje te thjeshte vetes qe te shkundesh pak nga cmersi qe te ka zene truri:

    - Mos valle ka patur 64 milion raste perdhunimesh vajzash te reja ne Amerike ne keto 50 vjetet e fundit? Apo mos kane qene te gjithe keta femije me probleme?

    Sigurisht qe pergjigjia eshte jo. 64 milion bebe eshte e barabarte me 20% te gjithe popullsise se Amerikes sot. Pra ne keto 50 vjet, kemi vrare nje nder 5 amerikane qe jetojne sot. Krahasoje kete me shifrat e viktimave e luftrave boterore dhe do te kuptosh qe kemi te bejme me nje kasapane te paprecedent ne historine e njerezimit. Dhe keto shifra jane vetem shifrat e nje populli ne mes 200 popujve te botes.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe aborti eshte kthyer ne mode, ne stil te jetuari. Dhe aborti sjell shthyrrjen e shfrenuar morale qe te gjithe e shikojme, si tek femrat e edhe tek meshkujt. Le te ndalemi edhe pak tek genjeshtra tjeter e madhe qe aborti eshte problem vetem per femrat. Vendimi per te sjelle nje femije ne jete nuk eshte nje vendim qe femra e merr vetem, eshte edhe nje mashkull ne mes. Te thuash qe aborti eshte nje problem vetem i grave, eshte budallallek i madh. Grate rrisin femijen ne barkun e tyre, por jane burrat ata qe e lene ate femer shtatzane. Dhe aborti nuk duhet pare vetem si nje problem i grave por edhe i burrave, edhe i gjithe shoqerise. Dhe fajtore per abortin nuk duhet te mbahen vetem femrat por edhe burrat, pasi ne shumicen e rasteve, presioni per abort vjen nga partneri mashkull, jo nga vete femra.

    Problemi tjeter i madh i abortit eshte kultura e vdekjes qe e ndjek nga pas. Miliona gjysher e gjyshe ne Amerike, qe i kane femijet e tyre te martuar, jane familje pa femije. Ti do te dalesh e thuash se eshte e drejta e tyre per te mos sjelle femije ne jete, dhe ke te drejte. Por nuk ke te drejte te mbrosh keta familjare kur perdorin abortin si mjet per te vrare femijet ne barkun e nenes. Dhe arsyet perse e bejne kete jane te shumta, por ajo qe mbizoteron eshte ideja se "femijet jane bezdi". Femijet kerkojne vemendje, femijet kerkojne kohe, femijet kerkojne dashuri, femijet kerkojne perkujdesje te perhershme, e shume nga keto cifte zgjedhin abortin si zgjidhjen e problemit per te mos prishur rehatine e jetes se tyre. Per ta mbase eshte nje zgjedhje personale. Por per shoqerine kjo nuk eshte nje zgjidhje, pasi ai popull e ajo shoqeri eshte duke vdekur, ashtu sic ato ciftet pa femije jetojne per te vdekur. Nje jete e zbrazet nga gezimi e dashuria qe femijet u japin ne vitet e flokeve te bardha.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte se pavaresish zgjedhjeve qe ne bejme si njerez ne lirine tone individuale, shoqeria ne te cilen ne jetojme, si e tere ka nevoje per nje kontrate ligjore. Kete kontrate ligjore per shoqerine e ofron Kushtetuta e asaj shoqerie. Dhe Kushtetuta eshte ligji themeltar i asaj shoqeri qe reflekton vlerat dhe virtytet e atij populli. Ato vlera dhe virtyte mbrohen me ligj ne Kushtetute jo vetem nga njerezit e tjere por edhe nga vete shteti. Dhe Amerika nuk eshte si gjithe vendet e tjera te botes. Sovrani ne Amerike eshte qytetari i lire, jo shteti, jo monarket, jo tiranet, jo diktatoret. Kushtetuta nuk eshte nje leter higjenike qe ndryshon forme e ngjyre sa here ndryshon gustoja e njerezve me kohen, por eshte nje dokument qe vetem mund ti shtosh nene por jo ti ndryshosh lirite e te drejtat qe mbron. Nese kjo do te ndodhte, populli amerikan dhe eksperimenti i tyre 250 vjecar ne krijimin e nje republike ku sovrani eshte qytetari i lire do te merrte fund. Arsyeja perse aborti nuk eshte ne Kushtetute eshte pasi 250 vjet me pare, baballaret e ketij populli, as qe e mendonin se aborti do te kthehej ne nje "problem politik". Aborti ishte dicka e rralle dhe e papranueshme nga shoqeria qe kish nje tradite te ngritur mbi moralin e krishtere. Aborti u be "problem politik" vetem kur i ligu iu futi ne mendje njerezve idene se Zoti nuk ekziston dhe vendin e Zotit mund ta zere shteti dhe pushtetaret qe duan te behen zoter ne pushtet. Pse ti them keto? Qe te kuptosh se sa poshte ka rene morali dhe botekuptimi i jetes se njeriut modern!

    Nese ti apo kushdo je pro abortit dhe pro te drejtes se femrave per te bere abort, ti nuk je i krishtere! Mund ta quash veten tende te krishtere, ne mendjen tende mund te kujtosh se je duke bere gjene e duhur, por ne syte e Perendise nuk je i krishtere. Jo vetem nuk je i krishtere, por ti nuk je as njeri me besim. Te gjitha fete e medha te botes nuk e pranojne abortin, jo vetem Krishterimi. Dhe nje nga gjerat me skandaloze qe shikon sot eshte te shikosh te krishtere qe dalin e justifikojne abortin dhe dalin ne mbrojtje te abortit. Tregon se sa thelle ka depertuar e keqja ne mendjet e zemrat e njerezve. Jo vetem te njerezve pa besim, por edhe ne mendjet e zemrat e atyre qe pretendojne se kane besim. Zoti na ka mesuar qe "Kush me do, i mban urdherimet e mia!" Dhe urdherimet e Zotit jane vetem 10. Nje prej tyre eshte mos vrit e merr jeten e njerezve. Aborti eshte vrasje me paramendim. Dhe eshte vrasje me e keqe e mundshme pasi nuk je duke vrare nje njeri tjeter, je duke vrare mishin e mishit tend, gjakun e gjakut tend. Dhe kjo ideja se jeta e nenes apo babait eshte me e rendesishme se jeta e femijes ne barkun e nenes, eshte skandaloze. Cfare kujtoni se jeni duke deshmuar me kete gje? Qe e doni veten tuaj me shume se femijen tuaj?! Zoti ju ndjefte dhe thirrni mendjes e pendohuni per keto mendime qe i ligu iu ka futur ne koke, para se te jete teper vone, para se t'iu vije ora e vdekjes. Askush nuk e di se kur do te vije ora e vdekjes. Por te gjithe ata njerez qe kane bere abort femije, ose i kane shtyre femrat qe te bejne nje abort, dhe shkojne drejt vdekjes se papenduar per ate qe kane bere, dhe pa kerkuar faljen e meshiren e Zotit, mjere shpirti i tyre cfare i pret pas vdekjes!

    Ashtu si njerezit kane ligjet e tyre, edhe Zoti ka ligjet e veta. Dallimi mes te dyjave eshte se ligjit te Zotit askush nuk i shpeton dot!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2022 më 12:29

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ekziston nje website qe te jep ne kohe reale numrin e aborteve te bera ne Amerike qe nga vitit 1973. Hidhi nje sy numrit ketu: https://abortionclock.com/ Jane mbi 64M aborte femijesh. Jane 64M vrasje jetesh ne barkun e nenes. Femije qe nuk e pane driten e diellit dhe nuk e jetuan jeten e tyre. Beji nje pyetje te thjeshte vetes qe te shkundesh pak nga cmersi qe te ka zene truri:

    - Mos valle ka patur 64 milion raste perdhunimesh vajzash te reja ne Amerike ne keto 50 vjetet e fundit? Apo mos kane qene te gjithe keta femije me probleme?

    Sigurisht qe pergjigjia eshte jo. 64 milion bebe eshte e barabarte me 20% te gjithe popullsise se Amerikes sot. Pra ne keto 50 vjet, kemi vrare nje nder 5 amerikane qe jetojne sot. Krahasoje kete me shifrat e viktimave e luftrave boterore dhe do te kuptosh qe kemi te bejme me nje kasapane te paprecedent ne historine e njerezimit. Dhe keto shifra jane vetem shifrat e nje populli ne 200 popujve te botes.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe aborti eshte kthyer ne mode, ne stil te jetuari. Dhe aborti sjell shthyrrjen e shfrenuar morale qe te gjithe e shikojme, si tek femrat e edhe tek meshkujt. Le te ndalemi edhe pak tek genjeshtra tjeter e madhe qe aborti eshte problem vetem per femrat. Vendimi per te sjelle nje femije ne jete nuk eshte nje vendim qe femra e merr vetem, eshte edhe nje mashkull ne mes. Te thuash qe aborti eshte nje problem vetem i grave, eshte budallallek i madh. Grate rrisin femijen ne barkun e tyre, por jane burrat ata qe e lene ate femer shtatzane. Dhe aborti nuk duhet pare vetem si nje problem i grave por edhe i burrave, edhe i gjithe shoqerise. Dhe fajtore per abortin nuk duhet te mbahen vetem femrat por edhe burrat, pasi ne shumicen e rasteve, presioni per abort vjen nga partneri mashkull, jo nga vete femra.

    Problemi tjeter i madh i abortit eshte kultura e vdekjes qe e ndjek nga pas. Miliona gjysher e gjyshe ne Amerike, qe i kane femijet e tyre te martuar, jane familje pa femije. Ti do te dalesh e thuash se eshte e drejta e tyre per te mos sjelle femije ne jete, dhe ke te drejte. Por nuk ke te drejte te mbrosh keta familjare kur perdorin abortin si mjet per te vrare femijet ne barkun e nenes. Dhe arsyet perse e bejne kete jane te shumta, por ajo qe mbizoteron eshte ideja se "femijet jane bezdi". Femijet kerkojne vemendje, femijet kerkojne kohe, femijet kerkojne dashuri, femijet kerkojne perkujdesje te perhershme, e shume nga keto cifte zgjedhin abortin si zgjidhjen e problemit per te mos prishur rehatine e jetes se tyre. Per ta mbase eshte nje zgjedhje personale. Por per shoqerine kjo nuk eshte nje zgjidhje, pasi ai popull e ajo shoqeri eshte duke vdekur, ashtu sic ato ciftet pa femije jetojne per te vdekur. Nje jete e zbrazet nga gezimi e dashuria qe femijet u japin ne vitet e flokeve te bardha.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte se pavaresish zgjedhjeve qe ne bejme si njerez ne lirine tone individuale, shoqeria ne te cilen ne jetojme, si e tere ka nevoje per nje kontrate ligjore. Kete kontrate ligjore per shoqerine e ofron Kushtetuta e asaj shoqerie. Dhe Kushtetuta eshte ligji themeltar i asaj shoqeri qe reflekton vlerat dhe virtytet e atij populli. Ato vlera dhe virtyte mbrohen me ligj ne Kushtetute jo vetem nga njerezit e tjere por edhe nga vete shteti. Dhe Amerika nuk eshte si gjithe vendet e tjera te botes. Sovrani ne Amerike eshte qytetari i lire, jo shteti, jo monarket, jo tiranet, jo diktatoret. Kushtetuta nuk eshte nje leter higjenike qe ndryshon forme e ngjyre sa here ndryshon gustoja e njerezve me kohen, por eshte nje dokument qe vetem mund ti shtosh nene por jo ti ndryshosh lirite e te drejtat qe mbron. Nese kjo do te ndodhte, populli amerikan dhe eksperimenti i tyre 250 vjecar ne krijimin e nje republike ku sovrani eshte qytetari i lire do te merrte fund. Arsyeja perse aborti nuk eshte ne Kushtetute eshte pasi 250 vjet me pare, baballaret e ketij populli, as qe e mendonin se aborti do te kthehej ne nje "problem politik". Aborti ishte dicka e rralle dhe e papranueshme nga shoqeria qe kish nje tradite te ngritur mbi moralin e krishtere. Aborti u be "problem politik" vetem kur i ligu iu futi ne mendje njerezve idene se Zoti nuk ekziston dhe vendin e Zotit mund ta zere shteti dhe pushtetaret qe duan te behen zoter ne pushtet. Pse ti them keto? Qe te kuptosh se sa poshte ka rene morali dhe botekuptimi i jetes se njeriut modern!

    Nese ti apo kushdo je pro abortit dhe pro te drejtes se femrave per te bere abort, ti nuk je i krishtere! Mund ta quash veten tende te krishtere, ne mendjen tende mund te kujtosh se je duke bere gjene e duhur, por ne syte e Perendise nuk je i krishtere. Jo vetem nuk je i krishtere, por ti nuk je as njeri me besim. Te gjitha fete e medha te botes nuk e pranojne abortin, jo vetem Krishterimi. Dhe nje nga gjerat me skandaloze qe shikon sot eshte te shikosh te krishtere qe dalin e justifikojne abortin dhe dalin ne mbrojtje te abortit. Tregon se sa thelle ka depertuar e keqja ne mendjet e zemrat e njerezve. Jo vetem te njerezve pa besim, por edhe ne mendjet e zemrat e atyre qe pretendojne se kane besim. Zoti na ka mesuar qe "Kush me do, i mban urdherimet e mia!" Dhe urdherimet e Zotit jane vetem 10. Nje prej tyre eshte mos vrit e merr jeten e njerezve. Aborti eshte vrasje me paramendim. Dhe eshte vrasje me e keqe e mundshme pasi nuk je duke vrare nje njeri tjeter, je duke vrare mishin e mishit tend, gjakun e gjakut tend. Dhe kjo ideja se jeta e nenes apo babait eshte me e rendesishme se jeta e femijes ne barkun e nenes, eshte skandaloze. Cfare kujtoni se jeni duke deshmuar me kete gje? Qe e doni veten tuaj me shume se femijen tuaj?! Zoti ju ndjefte dhe thirrni mendjes e pendohuni per keto mendime qe i ligu iu ka futur ne koke, para se te jete teper vone, para se t'iu vije ora e vdekjes. Askush nuk e di se kur do te vije ora e vdekjes. Por te gjithe ata njerez qe kane bere abort femije, ose i kane shtyre femrat qe te bejne nje abort, dhe shkojne drejt vdekjes se papenduar per ate qe kane bere, dhe pa kerkuar faljen e meshiren e Zotit, mjere shpirti i tyre cfare i pret pas vdekjes!

    Ashtu si njerezit kane ligjet e tyre, edhe Zoti ka ligjet e veta. Dallimi mes te dyjave eshte se ligjit te Zotit askush nuk i shpeton dot!

    Albo
    Te falenderoj Albo qe me ke kushtuar kaq shume kohe, megjithese nje reagim e prisja. Une thashe qe ne fillim se parimisht jam kunder abortit, por rastet duhen marre individualisht. Ata 65 milion amerikane te abortuar nuk jane nje ushtri e komanduar, por seicili ka jeten e vet dhe prindin e vet qe e ka abortuar. Une jam per format e planifikimit familjar, ku tradicionali eshte kondomi,pra mjeti per te mos shkuar ne nje shtatezani te padeshiruar. Aborti eshte nje perjashtim, i cili vjen sepse njerezit edhe ne Amerike, pale tek ne, nuk jane mjaftueshmerisht te edukuar e te kujdesshem per te ndjekur keto rregulla shume te thjeshta. Ka dhe menyra te tjera per ata qe s`duan femije, ku me i lehti eshte sterilizimi i meshkujve, me nje operim te theshte nja gjysem ore. Une ngul kembe per edukimin, dhe jo per keto vendime drastike per lenie te femrave ne meshire te fatit. Dhe e di c`do ndodhe ne amerike, femrat do shkojne te abortojne ne shtetet ku lejohet aborti, e cfare u arrit, asgje.
    E di se c`ka ndodhur ne Shqiperi kur nuk lejohej aborti, femrat provokonin dhe pastaj shkonin, ku shume humbisnin jeten. Te siguroj se ne mungese te ketyre nderhyrjeve do shtoheshin viktimat midis femrave dhe abortet nuk do uleshin aspak.
    Ne gjithe shtjellimin tend dhe jo vetem tendin, por edhe disa predikuesve te tjere, ajo qe s`mr pelqen eshte te folurit ne pergjithesi duke permendur gjykimin e Perendise.
    Po, a ka ndonje prej tyre, qofte edhe ti vete, qe te thellohesh pak e te kuptosh arsyet e aborteve????
    Po te kthehemi ne Shqiperi se Ameriken e njeh ti. A e di ti se pervec atyre rasteve te tmerrshme qe te permenda, ka familje qe nuk nxjerrin dot diten me ushqim, e ku ti gjejne mundesite ata te rritin femije te shendetshem e normale, por me shume do shtohen rradhet e vjedhesve, krimineleve, prostitutave.
    Dhe ti qe quhesh "i krishtere", por jo vetem ti ne fakt, as qe merrni mundimin te trajtoni qofte edhe nje shkak apo arsye qe i con njerezit drejt abortit, pasi te siguroj se asnje nuk e ben abortin per qejf. Une nuk shprehem keshtu se dua te justifikoj dhe as kundershtoj ato qe ke thene, por nje gjuhe e tille e drunjte, as qe ia vlen te merrni mundimin ta flisni sepse nuk ju degjon njeri.
    Njerezit s`kane nevoje vetem per fjale, por t`u qash hallin, gje qe ju nuk e beni (nuk e kam fjalen vetem per ty).
    I krishtere orthodhoks eshte ai qe ka dashuri per tjetrin dhe jo ta kercenoje vazhdimisht me friken e ferrit. Kjo nuk eshte orthodhoksi. Orthodhoksia eshte dashuri.
    Duke ju kthyer shtetit, jam kunder cdo llok ligji qe ndalon ose lejon abortet, jam per edukimin e cifteve, vajzave e djemve, persa thashe me siper, qe shoh si te vetmen rruge per te eliminuar shtatezanite e padeshiruara, ku edhe trajtimi yt eshte me vlere per kete parandalim.
    Kjo eshte nje teme qe mund te vazhdoje sa te duash, permbledhtazi trajtova pak gjera, por mendoj se qendrimi i orthodhokseve ne kete moment eshte vendimtar, ku duhet te prevaloje meshira dhe dashuria, permbi gjykimin dhe ndeshkimin.
    Sepse sic ti e di shume mire: Perendia eshte dashuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-06-2022 më 13:01
    Duaje te afermin tend si veten

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    Neteorm (28-06-2022)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    I krishtere orthodhoks eshte ai qe ka dashuri per tjetrin dhe jo ta kercenoje vazhdimisht me friken e ferrit.
    Miku i mire qe te do te miren, ta thote te verteten ne sy, edhe pse ajo do te lendoje ty per momentin. Ai miku sa per sy e faqe, nuk ta thote te verteten ne sy, por te tall e ofendon pas kraheve te tua. Keshtu edhe e verteta e abortit. Une nuk i shkruajta ato me lart, qe une i besoj si te verteta universale, per te kercenuar njeri apo per te frikesuar njeri. Njeriu qe nuk e njeh friken e Perendise nuk frikesohet nga asgje, as nga fakti se vdekja e ndjek nga pas. Nuk ka se si te frikesohet nga fjalet e mia apo te kujtdo.

    Problemi yt dhe i shume te krishtereve si ty eshte se ju kujtoni se parajsa dhe ferri jane lojra fjalesh, jane koncepte abstrakte, perralla per femije. Parajsa eshte Mbreteria e Qiellit dhe eshte nje realitet i prekshem. Ferri gjithashtu nuk eshte nje "gogol" qe nuk ekziston por nje realitet i prekshem. Njerezit e denje qe te jetojne ne prani te Perendise pas vdekjes shkojne ne parajse. Njerezit jo te denje qe te jetojne ne prani te Perendise shkojne ne ferr pas vdekjes. Ka plot te krishtere sot nuk e besojne kete realitet te prekshem pas vdekjes por besojne se "te gjithe do te shpetojne". Nje tjeter kurth prej 666 kurtheve te te keqes per mendjen e njeriut.

    Detyren per te mbrojtur keto te verteta universale, Zoti ia ka caktuar Kishes se Tij dhe sherbetoreve te thirrur per te sherbyer ne ate Kishe. Eshte detyra e tyre te ngrejne zerin e te deshmojne keto te verteta universale per te gjithe njerezit e popujt e botes. Nuk eshte detyra e besimtareve te thjeshte. Fakti qe kemi ardhur deri ketu, 65 milion viktima te abortit vetem ne Amerike, eshte nje aktakuze per klerin e Kishes se Krishtit se nuk e kane bere punen e caktuar nga Zoti sic duhet. Shume prej tyre kane zgjedhur te heshtin apo te behen pre e shantazheve dhe presioneve te pushtetareve ne vendet ne te cilat jetojne. Dhe ligji qe Zoti ndjek per te gjykuar sherbetoret e vete ne krye te Kishes, eshte shume me i rrepte se ligji qe ndjek per te gjykuar ne besimtaret e thjeshte. Nje gabim i im rendon vetem mbi shpirtin tim. Nje gabim i nje peshkopi apo prifti, rendon mbi miliona, mijera e qindra shpirtra besimtaresh.

    Zoti eshte dashuri. Dhe ne qender te asaj dashurie eshte sakrifica. Nuk ka dashuri pa sakrifice, mesim qe Zoti na e mesoi duke gozhduar ne drurin e Kryqit Djalin e Tij te Vetemlindur per shpetimin tone. A po bejne sakrifice ato gra ata prinder qe zgjedhin abortin si zgjidhje te problemit te tyre?! Leksion qe na e japin edhe brezat e baballareve e gjysherve tane ne Shqiperi. 1 shekull me pare shqiptaret nuk kishin as liri e ishin populli me i varfer ne gjithe kontinentin evropian. Por kjo nuk i pengoi gjysherit tane qe te sillnin plot femije ne jete. Nuk e benin se u duheshin krahe pune, e benin pasi ne botekuptimin e tyre mbi jeten, botekuptim te ngritur mbi traditat e tyre te trasheguara breznore fetare, jeta nuk ka kuptim pa femije. Gezimi me i madh ne jete eshte femija. Pasuria me e madhe ne kete jete eshte femija. Dhe ky eshte tjetersimi i madh shpirteror e mendor qe ka ndodhur ne 100 vitet e fundit. Femijet sot shihen si barre, si bezdi. Dhe kjo nxjerr ne pah problemin me te madh te kohes: njerezit jane te dashuruar me veteveten! Kjo nuk eshte dashuri, ky eshte nje veteiluzion qe i ligu u ushqen ketij brezi sikur te ishte karamele dashurie.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2022 më 13:54

  8. #7

    Fshataret dikur i shihnin si krahe pune prandaj nuk ndaleshin se beri femije. E,Hoxha e nxiste shtimin e popullsise per me shume ushtare ne front per te mbrojtur socializmin. edhe Hitleri ishte per shtimin e popullsise dhe denonte abortin, sepse i duheshin ushtare per te vrare. Une c`kisha per te thene ta thashe. I njoh shume mire ato qe the per ferrin dhe parajsen, dhe u ktheva pastaj ne boten tokesore me hallet e saj. Si te doni vazhdoni te flisni ne kete menyre, nderkohe qe njerezit kane njemije halle e sua qan njeri, e ti na kujton si shtoheshin gjysherit tane, ne nje bote rurale dhe pagane. Une sqarova ato qe dija, e shoh qe deshiron te vazhdosh ne rrugen tende, ne kete rast me kujton shprehjen lapidar: beni si them une mos beni si bej une.
    Kjo qe the ti me kujton nje rast cift romesh, qe kishin shume femije, nje dite njeri nga femijet ra ne kanal, e jema shkoi ta nxirrte, ndersa "i jati" i tha, lere atje se sot naten nisim tjeter.
    E di ti se 80 % e femrave ne shqiperi rrihen, bile edhe vriten, kush e ka ngritur kete ceshtje ndonjehere, ti jo te pakten
    I nderuar, ka qe duan femije, ka qe nuk duan femije, une nuk gjykoj asnjeren pale, une mbroj te drejten e njerezve sidomos femrave qe te kene te drejte te bejne perzgjedhjen,pasi dhuarata me e madhe qe na ka dhene Zoti eshte liria. Prandaj jam kunder ketij vendimi te gjykates federale dhe kunder cdo lloj "ligji" qe merr guximin te futet ne brendesi te trupit te njeriut i cili eshte personal. Vetem diktaturat e bejne kete.
    Ti thjeshte po ben nje propagande te rendomte, pak a shume kjo behej ne komunizem, por te fola si orthodhoks.
    Kjo ceshtje eshte delikate dhe mund te futesha ne hollesira, por ti kete qellim nuk e ke. Sa the ti i njoh shume mire se i degjojme vazhdimisht, qellimi im ishte sa te thashe
    Meqe tema nuk ishte fetare si konkluzion te them se jam per metodat e planifikimit familjar qe eliminojne nevojen per abort 100%.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-06-2022 më 14:51
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Për: SHBA: Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimin se aborti është një e drejtë ligjore federale

    Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.”

    Nënë Tereza e Kalkutes

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2022, 12:10
  2. Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon marrëveshjen me Serbinë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2015, 21:30
  3. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS për ndarjen e mandateve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 01:09
  4. Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimin e kombësisë
    Nga baaroar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 10:43
  5. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •