Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 79
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Ja dhe ajo qe une quajta "kthjellim i Nanos" me lart. Te njejten dite qe qeveria Nano rimiraton mareveshjen Nano-Powell, te njejten dite Nano u ben thirrje te tijeve qe te japin me shume rezultate ne luften kunder krimit te organizuar. Bile Nano dje "uronte" edhe Berishen per anetaresimin si vezhgues ne nje grupim politik te se djathtes europiane.

    Nano: “Forconi luftėn ndaj trafiqeve”

    TIRANĖ-Kryeministri Fatos Nano i kėrkon drejtuesve kryesorė tė institucioneve nė forcimin e luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar, duke kėrkuar arrestimin e grupeve kriminale. Kryeministri Fatos Nano mbrėmė zhvilloi njė takim me drejtuesit e institucioneve tė angazhuar drejtpėrdrejt nė luftėn kundėr krimit dhe trafiqeve, nė kuadėr tė Memorandumit tė Bashkėpunimit tė firmosur mes Kryeministrit dhe drejtuesve tė tyre. Nė kėtė takim merrnin pjesė ministri i Rendit Publik, Luan Rama, prokurori i pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, drejtori i SHISH-it, Kujtim Hysenaj, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė, Bajram Ibraj dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Pėllumb Qazimi. Nė kėtė takim kryeministri Nano pas shkėmbimit tė informacionit me autoritetet e institucioneve kryesore tė pėrfshirė nė aksionin e gjėrė tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė tė gjitha llojeve u shpreh pėr intensifikim tė bashkėpunimit dhe tė bashkėveprimit midis kėtyre institucioneve nė pėrmbushjen e detyrimeve pėr luftė pa kompromis kundėr krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale. Kryeministri nė veēanti vuri theksin nė hartimin e njė planveprimi tė azhornuar dhe tė detajuar brenda javės sė ardhshme, i cili do tė pėrfshijė, jo vetėm tė drejtat dhe detyrat e kėtyre institucioneve, por edhe nevojat financiare tė tyre nė plotėsimin e detyrave tė ngarkuara, qė nga marrja e informacionit deri te goditja e elementėve dhe grupeve tė pėrfshira nė kėto trafiqe ilegale. Njė vėmendje tė veēantė, kryeministri i ka kushtuar pėrpjekjeve tė kėtyre institucioneve pėr tė dokumentuar dhe plotėsuar kėrkesat ligjore nė marrjen dhe fiksimin e provave tė nevojshme pėr dėnimin e merituar dhe ligjor nga drejtesia, tė kėtyre elementėve dhe grupeve kriminale. Nė kėtė takim u vendos krijimi i njė grupi tė pėrbashkėt koordinimi pranė Ministrisė sė Rendit, i cili do tė pėrbėhet nga specialistė dhe ekspertė tė fushes nga institucionet e sipėrpėrmendura. Ky grup koordinimi do tė bėjė tė mundur pėrpunimin me shpejtėsi tė informacioneve dhe pėrcaktimin e strategjisė dhe veprimeve operacionale pėr goditjen nė kohė tė krimit dhe trafiqeve.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #52
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nano pikerisht me kete marrveshje forcoi pozitat e shqiperise per te pretenduar te drejtat came.

    Qeverite apo individet jane patriote jo vetem kur kakarisin bukur ne emer te kombit por mbi te gjitha kur jane te vlere per te, dhe kur i sherbejne interesit kombetar. Kjo marrveshje i sherbeu ketij interesi ne menyren me absolute. Ne fund te fundit kjo marrveshje i sherben marrdhenieve te mira me nje komb qe ne na ka shpetuar lekuren disa here, dhe qe disa here e ne menyre te drejtperdrejte ka ndihmuar bile ka luftuar pa kushte ne anen e interesit tone kombetar.

    Ja pse cdo pretendim qe kjo marrveshje eshte anti-kombetare buron nga cmira dhe ndjenja prej inferiore prej skllavi qe kerkon ta identifikoje shqiptarin me shtresat apo klasat me injorante, te paemancipuara, mesjetare e mundesisht sa me arabo-aziatike qe te jete e mundur.

    Keshtu pra popullsia cam nuk ka per te gjetur kurre nje drejtesi me te larte dhe me ne interes te tyre se ajo amerikane.

    Themi se kemi bere mjaft deri me tani per te mbeshtetur ameriken!! Besoj se te mbeshtesesh ameriken nuk eshte kurre e tepert. Qofte edhe per ideal ta mbeshtesim ate ne rregullojme shume here me shume veten. Shqiptaret kane gjithcka te mesojne dhe perfitojne prej amerikes, rregullit dhe mentalitetit social te saj, normave te drejtesise dhe ekuilibret e brendshme.

    Cilen nga keto mesojme ne nga Europa??

  3. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Maringlen, sa jame dakort me ty ne shkrimet e meparshme, aq nuk jam me shkrimin e mesiperm. Gjithe jeten tone ja kemi fut atyre qe na kane dhene doren, e fillum me ruset,u moreme kredite pasaj i tham jeni revizionist, byu, te njejeten gje me kinezet.
    Ka ardhur koha qe tani te paktene, per here te pare ne historine tone tu jemi mirenjohes bamiresave tane.
    Mos te ishte amerika sdo kishte shqiperi demokratike, po keshtu sdo kishte kosove te pavarur.

    Gjithashtu, aryet qe tha ai i leshti me siper qendrojne plotesisht poti shofeshj holle holle.

    Mos harro se kur sala donte ta bente shqiperine log te burrave ishte amerika qe tundi kemben dhe i tha me dhune nuk do qendrosh ne pushtet dhe bum ra sala. Tishte per francen, tani sala do kishte mare pjese ne ate samitin e Shirakut me Mugaben ku do jepte leksion se demokracia eshte e mire.

    Per me teper, pavaresisht se EU po del si force e madhe, nuk krahasohet me ameriken, dhe po ta shofesh me kujdes, si gjermania, rusia ashtu dhe franca po mundohen me e lepi ate qe peshtyn se dun me dale nga cengeli dhe me sa kame informacion une , deri tani turku, rusi dhe gjermani ja kan hudh, po jo francezi.

    SO, per arsyet e mesiperme dhe per cfare aspirojme ne si komb, dmth demokraci me ligjin, lufta ndaj korrupsionit, basshkimi me kosoven nenje shtet dhe prosperiteti joine si komb jane me te realizueshme duke pasur aleat ameriken dhe jo francen me gjermanine, dhe mos harro, franca me gjermanine sjane e gjithe eu.
    Ok
    Me respekt
    sn0mi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sn0m : 09-05-2003 mė 14:44

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja se qfar shkruan nji gazet serbe nese ka diq te vertet ketu!



    ************************************************** **



    SHBA-tė i zhvendosin ushtarėt nga Gjermania nė Ballkan, Poloni e Bullgari
    Amerika i stacionon 50 mijė
    ushtarė nė Serbi?

    Prishtinė, 25 prill (ER) - Pasoja e parė e kundėrshtimit tė Francės dhe Gjermanisė ndaj sulmit nė Irak ka qenė ndryshimi i shpejtė i strategjisė amerikane pėr Ballkanin. Sipas tė pėrjavshmes beogradase
    "Nedeljni Telegraf" (NT), nė rrethanat e reja, tė krijuara pas luftės nė Irak, NATO-ja nuk ėshtė mė njė mbėshtetės i besueshėm.Se pse Colin Powell vizitoi Ballkanin nė vlugun e luftės nė Irak, mund tė vėrtetohet nga informacionet ekskluzive qė NT pohon t'i ketė siguruar nga burime ushtarake tė Serbisė dhe Malit tė Zi (SMZ).

    Sipas burimeve tė NT-sė, strategėt amerikanė po iu kthehen"demokracive tė reja", pėr tė cilat mendojnė se do tė jenė aleatė tė besueshėm. Sipas kėtyre burimeve ushtarake, SHBA-tė, nė kuadėr tė strategjisė sė re evropiane do tė zhvendosin rreth 70 mijė trupa nga Gjermania dhe do t'i vendosin nė Serbi, Hungari e Poloni. Kjo do tė ishte pikėmbėshtetje pėr pėrparim tė mėtutjeshėm nė Linde (Siri, Iran, Kore tė Veriut…), po edhe njė lloj muri nė mes tė "aleancės" franko-gjermane dhe Rusisė.Sipas burimeve, rreth 50 mijė ushtarė amerikanė, sipas planeve fillestare, do tė vendosen nė territorin e Serbisė. Amerikanėt planifikojnė ndėrtimin ebazave tė veta nė Serbi. Sipas burimeve ushtarake tė SMZ-sė, baza kyēe do tė ndėrtohet nė Nish. Pėr fillim do tė shfrytėzohet aeroporti i Nishit, por planifikohet ndėrtimi i njė baze dhe njė aeroporti nė Merosinė, jo larg Nishit. Sipas burimeve tė NT-sė, ėshtė paraparė qė forcat ushtarake tė SMZ-sė tė tėrhiqen nga Beogradi, Nishi dhe Novi-Sadi dhe tė vendosennėpėr qendrat e trajnimit.
    Kėto do tė duhej tė ishin forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė, qė do tė pėrdoreshin nga SHBA-tė nė rast nevoje.Njė informatė e tillė, pėr pėrdorimin e kėtyre forcave, iu ėshtė dėrguarnga burimet amerikane edhe komandave dhe njėsive tė KFOR-it, pas vizitės sė Powellit nė Beograd. Me realizimin e kėtij plani, sipas ekspertėve ushtarakė, SHBA-tė do t'i merrnin pikat kyēe nė Ballkan dhe me "kontrollimin" e Polonisė dhe Hungarisė, definitivisht do ta ndanin Evropėn. Zyrtarė amerikanė nė rajon ende nuk i kanė komentuar kėto pohime.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    snOm!

    Mendoj se nuk me ke kuptuar drejte.
    Une nuk jam shprehur asnjehere kunder marrdhenieve tona me ameriken, perkundrazi i kam pare me optimizem.
    Tek nje shkrim para une sugjeroj vetem qe parlamenti shqiptar te mos nxitohet. Kemi kohe per te vendosur. Tashme amerika e ka marre viston e kryeministrit kryetarit te partise me te madhe shqiptare.
    Perse mos te presim njehere se cdo na ofroje evropa?
    Nqs EU na ofron dicka qe mund te na ndihmoje shume atehere une vura ne dukje dy ide te cilat mendoj se mund te jene shume pozitive per kete rast.

    Tashme min i jashtem Meta eshte per nje vizite ne bruksel. Le te shohim se cdo na sjelle ai nga kryeqyteti i evropes.

    Me respekt,
    Geni
    PAUCA SED MATURA

  6. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Leshator
    [B]Sigurisht qe ishte vizita e vetme ne shtepine e bardhe, por ashtu sic ishte e vetme ashtu ishte edhe shterpe.

    Se pari nuk ka qene vizita e vetme. Berisha ishte i vetmi lider i Ballkanit me dy vizita ne Shtepine e Bradhe dhe i vetmi shqiptar me vizite zyrtare atje.

    Viza e kuqe ne Kosove eshte dicka shterpe per ty ???

    Po ndihma rreth 100 mil dollare e akorduar per ushtrine shqiptare vazhdon te te duket shterpesi ???


    Bashkepunim real ka pasur shume me perpara qe atehere kur kryetari i sotem i parlamentit ishte kunder venies ne dispozicion te bazave shqiptare per ushtrine amerikane.

    Komandot shqiptare perpara Afganistanit apo Irakut jane stervitur ne Amerike ose kane shkuar ne Bosnje... prandaj mos e shpalos kaq vendosmerisht injorancen.

    Nga te gjithe drejtuesit e shtetit shqiptar Nano eshte i vetmi qe ka 13 vjet ne politike dhe nuk e ka pare kurre deren e departamentit te shtetit dhe aq me pak ate te Shtepise se Bardhe.


    Fatos Nano eshte partizan i tezes ballkani i ballkanasve, qe ne vetevete kerkonte minimizimin e prezences se huaj ne Ballkan.. ai ishte njeriu qe deklaronte se Kosoven nuk do ta clironin rambot amerikane... apo qe konsideronte Beogradin si kryeqytet te Kosoves. Keto se bashku me biografine e tij politike dhe financiare jane disa nga aresyet e injorimit te tij nga SHBA.

    Vizita e Powell ishte nje shenje falenderimi per shtetin brenda te cilit eshte edhe Nano por sigurisht jovetem per te.. dhe kjo u pa ne perjashtimin qe iu be atij gjate ceremonise se dekorimit.

    PD mori gjate kohes qe ishte ne pushtet me shume ndihma nga BE se asnje vend tjeter Europian dhe nga SHBA nje total prej 300 milione dollaresh.... keshtu ,perpara se te flasesh per lesh ben mire te na sjellesh shifrat e ndihmave qe ka marre shoku fatos.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Majko nė SHBA takohet me Ramsfeld

    TIRANE- Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ėshtė takuar dje me sekretarin amerikan tė Shtetit, Donald Ramsfeld, nė kuadėr tė njė vizite disaditore qė ai po bėn nė SHBA. Takimi sipas zyrės sė shtypit tė Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė mbajtur nė mbrėmje dhe hollėsi rreth tij do tė bėhen tė ditura mė vonė. Ndėrsa dje Majko ka mbajtur njė fjalė nė qendrėn studimore “Uillson”.

    SHQIPĖRI: Majko nė SHBA takohet me Ramsfeld

    TIRANE- Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ėshtė takuar dje me sekretarin amerikan tė Shtetit, Donald Ramsfeld, nė kuadėr tė njė vizite disaditore qė ai po bėn nė SHBA. Takimi sipas zyrės sė shtypit tė Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė mbajtur nė mbrėmje dhe hollėsi rreth tij do tė bėhen tė ditura mė vonė. Ndėrsa dje Majko ka mbajtur njė fjalė nė qendrėn studimore “Uillson”.

    Nė takimin me gazetarėt dhe ekspertė tė Ballkanit nė qendrėn ndėrkombėtare “Uillson”, Majko foli pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr t’u integruar nė strukturat euroatlantike. “Arsyeja ime e ardhjes kėtu ėshtė nė konteksin e marrėdhėnieve bilaterale midis Shqipėrisė dhe SHBA-ve nė momentin shumė tė frytshėm dhe nga mė pozitivėt nė historinė e marrėdhėnieve tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė dhe SHBA-ve. Unė jam shumė optimist pėr kontaktet qė do tė kem dhe pėr konkluzionet gjatė kėsaj vizite”, -tha Majko nė njė intervistė pėr VOA.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Orku se pari mqs ky leshi im po te ngacmon vertet si shume, dhe te kthen ne firaun, te keshilloj te marresh nje sapun e nje brisk dhe pse jo te vish e te ma rruash.

    Mua me vjen mire qe Berisha ishte i vetmi individ nga ballkani qe qenkerka i pari per kete apo i pari per ate, por ne mos gaboj edhe muhaxhadinet e Afganistanit ishin antare nderi ne shtepine e bardhe ne kohen e "dashurise" e bile moren edhe miliona dollare. E keqja eshte se mentaliteti dhe sjellja e tyre mesjetare i ktheu ata ne armik per vdekje te amerikes me ne krye Bin Laden. Ne kete aspekt por disi me nota me te zbutura Berisha u soll njesoj. Besimin dhe mbeshtetjen e amerikes ai e abuzoi dhe aplikoi nje politike kunder parimeve dhe pelqesave te amerikes. Ne fund PD e Sala ngelen totalisht pa mbeshtetjen amerikane dhe ate nderkombetare aq sa ata filluan te akuzojne ambasadoret amerikane (qe cdo dite vizitonin zyren e Nanos) dhe shume europiano-perendimore si komuniste. Do fakte?

    Antaresimi i shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike ne 1993, 90% te te cilave jane ne vendet e para ne listat e terrorit te shtetit amerikan. Venia ne krye te SHIK te nje muhaxhadini qe ishte dhe kryetari i shoqates se intelektualeve myslimane te shqiperise, e qe sot strehohet ne SIRI e qe gjate kohes se se cilit shqiperia u be streha me sigurte ne ballkan e terroristeve myslimane. Kontrabanda prej 300 milionesh dollare qe shteti i PD lejoi dhe morri pjese me Serbine nderkohe qe gjithe ajo nafte lubrifikonte makinen vrasese serbe qe vetem pas pak vitesh do vriste shqiptare. Spastrimi i kundershtareve te brendshem ne PD qe disa here u kritikua drejtperdrejt nga amerika, nderkohe qe ajo te gjithe kundershtaret e Sales i jepte strehim politik. Injorimi qe PD i beri FMN me specialiste kryesore amerikane kur keta i kerkuan PD mbylljen e piramidave.

    Vjedhja e votave ne 1996, departamenti amerikan i shtetit priti 3 muaj reagimin e qeverise shqiptare per te marre masa ndaj shkeljeve, Bush e Powel erdhi vete ne Vlore ku i kerkon Saliut riperseritjen e zgjedhjeve ne 97 zona, Sala e injoroi dhe raporti amerikan per zgjedhjet ishte sketere, asnje telegram urimi nuk mori PD per ato zgjedhje. 1997, SHIK-u shqiptar dhe PD akuzojne ameriken per nxitjen dhe keqesimin e situates ne shqiperi. Personalisht Blerim Cela ne mes te parlamentit shqiptar deklaron se "Te gjithe e dime se kete corbe e beri AMERIKA".
    Ambasadorja amerikane Lino ne shqiperi se bashku me shume diplomate te tjere te huaj disa here ne RD eshte akuzuar si komuniste.
    Sigurisht qe Nano kishte vizionin ballkani ballkanasve. Kjo ishte pikepamje dikur kur ai mendonte se interesat e shqiperise plotesoheshin me mire keshtu. Por ja pse Nano eshte diplomat e politikan dhe jo XHAHIL e bajraktar. Se Nano e dredh si ta doje e mira.

    VIZA E KUQE???? Kete vet e thua vet e kupton, keshtu qe une nuk po komentoj.

    Eshte me te vertete e leshte dhe naive kur e vlereson nje politikan nga fjalet dhe jo nga veprat. Nanos dhe cdo politikan i lejohet ta dredhe e te thote cdo gje qe pranohet diplomatikisht, bile edhe te nderroje mendim dhe opinion, pasi kjo ne fund te fundit eshte politika. Nano ishte shtylla kurrizore e UCK dhe mbeshtetesi zyrtar i saj. Nga ana tjeter Nano ishte shume here me pak i demshem per Kosoven kur kerkonte qe Prishtina ti drejtohet Beogradit per marrveshje sesa kur shteti i PD lejoi 300 milione dollare karburante te kalonin ne serbi, dhe kur Saliu e PD rrefuzuan planin e bashkimit kombetar qe akademiket Kosovare me ne krye Qosjen i ofruan disa here. Nano ishte shume here me pak i demshem per interesin kombetar kur hidhte tezen Ballkani i Ballkanasve te cilen ai shume shpejt e la mbas dore,se sa kur ne antaresohemi ne arabi, se sa kur ne degjenerojme ne lufte civile, se sa kur ne nuk kemi shtet e komb dhe kur katandisemi si fiset e angoles sic ndodhi ne 97 ne fund te pushtetit te PD. Serbi, Greku e te gjithe armiqte e shqiperise ishin shume here me fitimitare ndaj nesh pa Nanon.

    Nano nuk ka se si te marre te njeten sasi ndihmash nga Amerika pasi amerika nuk eshte pergjegjese per te furnizuar shqiperine me para cdo vit edhe kur ne i abuzojme dhe i keqshperdorojme ato sic beri shteti i Sales. Por Nano mori ndihmen me te pelqyer nga amerika, ndihmen e merituar. Motoja e shtetit amerikan eshte "Te ndihmojme te tjeret qe ata te ndihmojne veten" dhe Nano eshte partneri ideal i amerikes per kete. Aleanca e Nanos me ameriken nuk simbolizohet nga vizita gjysemoreshe ne shtepine bardhe apo nga stilolapsa qe ty te duken si viza te kuqe, por nga vlera dhe ndihma reale qe ne kemi reciprokisht me ameriken. Amerika u hapi deren mjaft firmave shqiptare per te investuar ne Irak dhe shqiperia eshte nje nga vendet e para ne paketene ndihmave qe amerika do ti akordoje se shpejti aleateve te saj. Vetem disa dite me pare Bush eksklusivisht kerkoi antaresimin sa me te shpejte te Shqiperise ne NATO.

    Nano pra nuk eshte nje aleat i papergjegjshem per ameriken, qe sot e perqafon neser e urren apo e akuzon per falimentimet e veta. Nano deri me sot e ka dredhur vetem ne interes te mardhenieve me ameriken.

  9. #59
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shoku Lesh, eshte e veshtire te heqesh leshin prej teje sepse ai ka rrenje te thella dhe per me teper eshte i vetmi justifikim injorancen tende.

    Krahasimin qe ben mes Berishes dhe ish-miqve te SHBA calon ne dy aspekte qe mendja jote e leshezuar nuk arrin dot ti kuptoje.

    Se pari Berisha eshte nje lider i zgjedhur ne demokraci, pra eshte produkt i vullnetit te lire dhe jo i armes apo luftes. Se dyti Powell nuk besoj qe organizon takime qofshin edhe kortezie me ata qe figurojne ne listat e <> ..... megjithate ne fantazite e tua ndodh gjithcka.

    Se cfare zyrash vizitojne ambasadoret amerikane kete nuk e di por di te sigurte qe Nano eshte i vetmi drejtues shteti i ketyre viteve qe nuk ka pare kurre vizite ne Departamentin e Shtetit apo Shtepine e Bardhe dhe nuk besoj qe te jete duke vuajtur pasojat e te tjereve sepse si Meta ashtu dhe Majko kane qene atje disa here ....... pra duket qarte qe diskriminimi ka emer te pervecem.

    Ti thua se 90% e vendeve ne Konferencen Islamike jane ne listat e para te terrorit ..... qe te mos themi se pellet si gomar.... je i lutur te sjellesh listen e vendeve te klasifikuara si te tilla nga SHBA dhe listen e vendeve pjesmarrese ne KI .... keshtu mund te shohim sa e vertete eshte por une di te te them me siguri te plote se vendet me te fuqishme te asaj organizate jane aleate te SHBA si psh Turqia, Egjipti, Jordania, Arabia Saudite,Indonezia, Pakistani, Malajzia, tashme edhe Afganistani me Irakun. Po pres te sjellesh listat.

    A ke ndonje fakt ti qe Gazidede eshte terrorist apo fondamentalist apo pse ka qene kryetar i shoqates se myslimaneve dhe sot strehohet ne Siri duhet ta marrim si te mireqene kete fakt ...... fakte shoku lesh fakte dhe jo lesh .

    Sa per strehe te terrorizmit ai ka pasur fole shume here me te sigurta dhe te medha ne Gjermani, France, Angli dhe Amerike ... te gjithe atentatoret e 11 shtatorit vinin prej ketyre vendeve.... me siguri qe sherbimet sekrete te tyre punojne per Al Qaed - en.
    I vetmi <> i cili eshte strehuar ne Shqiperi ka qene dikush qe kishte organizuar nje atentat ndaj nje shtetari egjiptian dhe per te cilin mandati i arrestit erdhi jo me shpejt se 98. Ti po pate emra te tjere silli shoku lesh.


    Nese votat u vodhen ne maj shoku lesh si ka mundesi qe rezultati i tetorit te po atij viti qe i njejte me ate te majit ?????

    Nga e nxore kete xhevahirin qe Bush dhe Powell erdhen ne Vlore me jaht privat per ti kerkuar Berishes perseritjen e zgjedhjeve tre muaj pasi kishin mbaruar ??????

    Nga ana e tyre nuk u deklarua asgje e tille.
    Nga ana e Berishes jo se jo

    Atehere une po te kerkoj qe ti te na japesh burimin e xhevahirit tend ....... qe nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrim i rendomte per nje mendje leshko.

    Blerim Cela eshte nje figure e PD qe ka mendimin e tij por ne asnje deklarate zyrtare te PD apo te Shiku-t nuk akuzohet SHBA per ate qe ndodhi ne 97.

    Ambasadorja Lino ishte njeriu qe e sulmoi me teper se askush Fatosin qe ia mbathi si me i pari i frikacakeve ne 98.

    Viza e kuqe nese nuk e kupton se cfare eshte ose nese e ngaterron me ndonje term qe vjen nga bota e stimulanteve, ishte premtimi qe ish presidenti Bush i beri Berishes per nderhyrje ushtarake amerikane ne rast se ushtria jugosllave sulmonte Kosoven .... koncept ky qe iu konfirmua Berishes ne viziten e tij te dyte ne Shtepine e Bardhe nga Klintoni dhe qe u zbatua prej tij ne kohen e luftes.

    I lejohet te deklaroje se Kosoven nuk do ta clirojne rambot amerikane atehere kur te gjithe prisnim dhe shpresonim dicka te tille ??? I lejohet te takonte Milloshevicin dhe ti deklaronte se Kosova ishte pune e brendshme e tij ne nje kohe kur te gjithe kerkonim nderhurje nderkombetare ??

    Nano ka qene i pari qe ka sulmuar UCK si organizate kriminale dhe ne kohen e luftes Nano ka qene nje HIC ... nuk ishte kryetar partie, nuk ishte kryetar qeverie dhe nuk mbulonte asnje funksion per te qene shtylle kurrizore e partise se vet dhe aq me pak e UCK ..... keto jane serish alucinacionet qe te krijon leshi.

    Nano sa kohe ka qene ne qeveri as nuk ka kerkuar nderhyrje ushtarake nderkombetare ne Kosove, as nuk ka kerkuar prezence amerikane ne ballkan, perkundrazi ne te gjitha takimet nderkombetare ka kerkuar qe kryeqyteti i Kosoves te jete Beogradi duke i dhene keshtu goditjen me te ulet dhe te pabese politike sakrificave te Kosoves per shkeputje nga nje sistem qe ushtronte genocid mbi ta.

    Se pari nafta qe hynte nga Shqiperia per ne Mal te zi ka qene nje pikatore ne krahasim me trenat dhe anijet qe kalonin nga Rumania, Bullgaria apo Hungaria....... se dyti behet fjale per 95 pak kohe para se te nenshkruhej marreveshja e Dejtonit..... nderkohe qe lufta ne Kosove filloi ne 99 ...... sipas teje kontrabandistet e Malesise se Madhe e paskan furnizuar Serbine me nafte qe i ka mjaftuar per 4 vjet ........ hahahahaha

    E kupton vete sa kuptim ka pyetja kush e demtoi me shume ceshtjen e Kosoves.... Berisha qe arriti te siguronte vendosjen e vijes se kuqe ne Kosove, qe deklaronte se ne rast lufte Shqiperia nuk do te rrrije neutrale dhe qe kerkonte nderhyrjen e trupave amerikane ne Kosove apo Nano qe takonte milloshevicin, kerkonte kryeqytet beogradin dhe thoshte se kosoven nuk do ta clironin rambot amerikane........ nuk kam nder mend ta komentoj me gjate sepse perfundimi flet vete se kush kishte te drejte.

    Ne fakt po vete flet edhe reputacionin i shokut nano ne Kosove.

    97 shenoi nje perplasje mes shtetit nga njera ane dhe krimit me prapavije te paster politike nga ana tjeter. Perfundimi qe i qarte kriminelet veshen pushtet politik dhe sonsorizuesit e tyre shtrine tentakulat drejt ekonomise shqiptare.... duke e kthyer Shqiperine ne oaz te krimit te organizuar, korrupsionit droges dhe prostitucionit, duke e lene ate me prapa se Maqedonia e sapodale nga lufta. Varferia eshte kthyer ne skamje qe con njerezit drejt vetevrasjes ndersa papunesia po arrin 60% .


    Ti me pyet kur ka qene Shqiperi me e dobet me Berishen apo me Nanon..... dhe une po te pergjigjem shiko treguesit ekonomike dhe politike te 95-96 me ato qe jane ne 98-2003 dhe do ta kuptosh qe kjo eshte pyetje retorike..... pa qene nevoja te kthehemi ne ditet kur nano u zhduk se bashku me shokun e tij nehat.

    Ideja se Berisha paska abuzuar dhe keqperdorur ndihmat dhe kjo eshte aresye e shterpesise socialiste eshte nje genjeshter e trashe qe hidhet poshte shume kollaj. PD-se kurre nuk i jane refuzuar ndihmat per shkak te keqperdorimit te tyre .... ato nuk i jane dhene bllok por pjese pjese ne ne hark kohor 4 vjecar dhe Shqiperia ne drejtimin e PD rezulton si vendi me me shume ndihma ne raport me popullsine ne Europen Lindore..... ndersa ne 99 nje nder aresyet perse Shqiperise i refuzoheshin ndihmat ishte fakti qe nuk kishte aftesi absorbuese si dhe korrupsioni se bashku me mungesen e projekteve dhe aftesise menaxhuese.

    Sidoqfte rezulatet flasin vete.... ne ndihmat e fundit nga pakti i stabilitetit, Shqiperia mori 0 dollare .

    Per ta mbyllur dua te te kujtoj se Nano eshte kryeministri Shqiptar me i izoluar si ne Europe ashtu dhe ne Amerike. Me perjashtim te Romes dhe Athines ai nuk ka asnje vizite tjeter zyrtare ne ndonje kryeqyetet te BE gjate gjthe karrieres se tij politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 13-05-2003 mė 15:38

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Mos dilni nga tema e diskutimit si Orku dhe Leshatori. Nese nuk keni gje per te thene mbi temen, ndalini komentet me njeri-tjetrin per probleme qe nuk kane lidhje me temen.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •