Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 79
  1. #31
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    Keto dite po ashtu edhe kryetari i partis demokratike te Kosoves Z. Hashim Thaqi shkoi ne vizit ne Shqiperi. Vizita mendohet qe ka lidhje me ardhjen e sekretarit te shtetit amerikan Powell, ky takim nuk eshte bere i ditur nga zedhenesit e tyre por edhe nuk eshte mohuar...

    Arjeta!!
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha takohet me Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell

    Kryetari i PD-sė z.Berisha takohet me Sekretarin e Shtetit amerikan z.Kolin Pauell

    Kryetari i Partisė Demokratike ėshtė takuar dje me Sekretarin e Shtetit tė SHBA-ve z.Kolin Pauell, i cili ka zhvilluar njė vizite katėroreshe ne Shqipėri. Mesohet se takimi ėshtė zhvilluar me kėrkese te Sekretarit tė Shtetit amerikan z.Pauell, i cili ia kishte kėrkuar kėtė takim ambasadorit tė SHBA-ve nė Shqipėri, z.Xhejms Xhefri. Gjatė kėtij takimi konfidencial tė mbajtur gjithashtu nėn masa tė rrepta sigurie, behet e ditur se z.Pauell i ka shprehur z.Berisha falenderimet pėr mbeshtetjen e vazhdueshme qė po jep klasa e djathte politike ne luften kunder terrorizmit dhe krimit tė organizuar. Gjithashtu, burime nga ky takim konfirmojne se kryetari i opozitės Berisha ėshtė pėrgezuar edhe pėr mbėshtetjen e dergimit tė njė trupe ushtarake shqiptare ne Irak. Z.Pauell nuk ka lėnė pa kujtuar edhe takimin privat qė ka pasur me z.Berisha nė bregdetin e Vlorės nė veren e vitit 1996, kur ai shoqėronte babain e presidentit aktual Xhorxh Ė. Bush. Zyrtari i lartė amerikan gjithashtu, i ka premtuar z.Berisha, se shteti i tij ėshtė duke ndjekur me vemendjet ngjarjet politike ne Shqipėri dhe do t'i gjendet pranė pėr njė integrim sa mė tė shpejte vendit tonė, nė strukturat euroatlantike dhe NATO.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ornament,

    kemi shume pune per te bere, pune qe nuk e kemi bere ne kohen e duhur, dhe kur t“i kryejme ato ndershmerisht, atehere mund te presim duartrokitje. Ai mysafir duartrokitet kudo ne bote. Ne nuk mund te behemi si ata...

    Alternativ miqesia amerikane nuk ka. Miqesia me amerikanet dallohet nga miqesia me ruset dhe kinezet. Ruset dhe kinezet kane qene mik te qeverise komuniste, amerikanet jane miq te popullit...Nga amerikanet mund te kemi dobi, nga ruset dhe kinezet kishte fitim diktatura...

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Pauell nė ambasadėn e SHBA takon Hashim Thacin e PDK



    Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ėshtė takuar pėr 15 minuta kokė mė kokė me Hashim Thacin. Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės ndodhej dje nė Tiranė. Nė minutat e fundit tė vizitės sė tij nė Shqipėri Pauell ėshtė zhvendosur nė ambijentet e brendėshme tė ambasadės amerikane nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe ai ka diskutuar pėr 15 minuta me Hashim Thacin, njoftojnė burimet e Gazetės Shqiptare. Detajet e kėsaj bisede qė nuk ėshtė bėrė publike, nuk janė zbardhur. Takimi me liderin kosovar nuk ėshtė njohtuar as nė axhendėn zyrtare tė takimeve tė kryediplomatit amerikan nė Tiranė. Vizita e tij 4 orshe nė Shqipėri ka pėrfshirė kontakte edhe me liderė tė forcave politike kosovare, sic ėshtė Hashim Thaci, kryetar i PDK. Ende nuk ėshtė mėsuar se cilat kanė qenė temat e diskutimit mes Pauell e Thacit. ( Gazeta Shqiptare)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 04-05-2003 mė 06:16

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    A nuk do ishte mire se sic u takua thaci me powellin te takohej dhe rugova, po profesorit te titos i ka mare koka dhe shalli ere dhe i duket se bota rrotullohet rreth flamurit te ekipit te futbollit te dardanise qe e mban me aq perzemersi ne tavoline. Edhe nje gje, na vjen cik era kto pritjet me duartrokitje qe i bejme udheheqesve sypatrembur boteror, megjithate,ne historine tone moderne i kemi pas duartrokit vec majmunave nga lindja si rus, ashtu dhe kinez dhe une besoj qe kjo frike dhe paralelizem qe mund te beht ne menyre te natyrshme nuk eshte me rendesi te madhe. So jame plotesisht dakort me parafolesin. OK
    me respekt
    sn0mi

  6. #36
    Rugova eshte Presidenti i Kosoves ndersa Thaci kryetar i nje Partie Politike. Ka ndryshime ne kete rast pasi nje takim i Powell me Rugoven ne Tirane do te kishte tjeter dimension.

    Dhe kur permend Rugoven nuk e kam parasysh faktin qe eshte i LDK-se dhe kundershtar politik i Thacit, por pikerisht ate qe permenda me siper. Pra qe eshte President dhe gjerat jane me zyrtare ne kete rast.

    I njejti arsyetim vlen dhe per Rexhepin qe eshte kryeminister i Kosoves. Pra gjerat jane me serioze dhe publike ne rast se kemi te bejme me kryetare insitucionesh shteterore.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    I nderuar zoti administrator:

    Po jetojme momente shume te turbullta dhe vendimtare persa i perket politikes boterore dhe konjukturave te reja qe po ndertohen ne boten e pas luftes se ftohet dhe sidomos ate pas Irak oK. Ika ikur koha tashme fjaleve me doreza dhe po vine momente me decisive, ku dhe do te dali ne pah se cfare te ardhme do kete kombi shqiptar. Ne njeren ane kemi Francen, Gjermaninedhe Rusine qe duan te krijojne nje pol te ri per te rivalizuar USA si udheheqse boterore, dhe ne anen tjeter eshte poli american i USA, Anglise dhe ne te tjereve qe i shkojme nga mbrapa si manare dhe qe s’peshojme kushedi se cfare, sic i rren menja dhe profesorit me shall. Te pelqen apo jo ty, bota po ndahet ne dy kampe dhe mgjithese me vjen keq ta them, kurbanet e kesaj carje te re do jene NATO dhe EU. Kete e tha dhe Toni Blari para ca kohesh, dhe kur ai thote o burra te shmangim luften e re te ftohte, kjo do te thote qe orteku ka filluar te rrokulliset dhe kushedi ku do e mbaje frymen.

    Edhe krijimi I forces evropiane te pavarur nga NATO dhe vetem 30 km nga hedquarteri i NATO ne Bruksel jane hapat konkret te kete drejtim.
    Tani ne aleancat e reja qe po krijohen Shqiperia eshte ne anen e kampit USA-UK dhe me te drejte.

    Pse, Maskarejte qe kemi fqinje, Serbia me Greqine jane aleate te Frances, dhe si rrjedhim do jene favoritet e boshtit France-Rusi- +_ Gjermani, dhe kane qene gjithmone. Prandaj nje aleance e jona me Evropen e bashkuar, alias franca me germany do na kishte cuar ne ish kampin e traktatit te Varshaves, ku stalini itha titos aroma se paskeni gllaberuar shqiperine.

    Anyway, USA I intereson dhe I ka interesuar gjithmone nje Shqiperi e forte, ultraamerikane, qe hyn si pyke mes serbise dhe greqise, dhe ruan influencat perendimore amerikane dhe te ‘evropes se re sic tha Rumsveld’ ne ballkan. Kjo eshte dhe arsyeja pse nderhyri Amerika ne Kosove shume shpejt, jo si ne Bosnje ku I la te vriteshin 1 milion a sa, dhe pasaj tha ok, poe ndalojme masakrat. Ok.

    Kjo eshte dhe arsyeja pse perfundimisht kosova e mori pavaresine e saj dhe ne 5-10 vjet do integrohet bashke me Shqiperine ne nje sistem, te pakten confederativ. Kjo eshte dhe arsyeja pse Powell zgjodhi Tiranen per te nenshkruar marreveshjen dhe jo Kroacine apo Maqedonine qe jane ku e ku me para se Shqiperia persa I perket shtetit ligjor. Kjo eshte dhe arsyeja pse ajo u nenshkrua ne te njejeten kohe kur ministrat e jashtem europian po benin qef ne nje jaht ne jug te Greqise, per ti thene piss off, kjo eshte zona ime. Cool, ket dum dhe ne, te bashkohemi si komb dhe te zhvillohemi se greku me serbin na kane hyre shume ne hak, sidomos keto kohet e demokracise, tranzicion a quaji cfare te duash.ok

    Ktu kuptohet dhe takimi me Thacin, nuk ishte rastesi apo si padashje se Thachin e kishte ftuar Nano pasi kane pas bere bisnes bashke dhe jane Marksistat e Kosoves, sic vdes njeri ketu ne forum me u shpreh.

    Jo, jo thachi eshte perfaqesuesi I UCK, dhe dihet se cfare eshte UCK dhe cfare misioni ka ajo ne kosove.

    Tani do thuash ti c’hyn ketu presidenti me shall, komandanti suprem I LDK, I zgjedhuri udheheqes me votat demokratike te Kosoves ne kete ekuacion. Rugova, nuk po e quaj per arsye te errta po po them thjesht per koketrashesi ballkanike, e ka injoruar Shqiperine dhe klasen politike shqiptare pasi nuk e ka ndihmuar ta edhe LDK qe udheheq, ka shmangur pjesmarrjen ne festat tradicinale shqipetare duke krijuar nje precedent te rrezikshem, dmth se s’kemi pune me Shqiperine pasi ata jane rrace tjeter, dhe kulmi I ktyre muhabeteve, na merr flamurin e ekipit te futbollit te dardanise dhe ne nje nate pa hene na del dhe na e shpall flamur te Kosoves, na shpik dhe nje himn pale, duke e rekapituluar perfundimisht misionin e tij donkishotest per te tjetersuar racen kosovare si jo shume e lidhur me racen shqiptare te truallit meme. Dmth, ky njeri ne me te miren e muahabetit ka luftuar me mullijte e eres, ne me te keqen ka bere punen e serbit per ti paraqitur kosovaret jo si shqiptare, ok.

    Prandaj I dashur administrator, lerini politikat e dites dhe mbani qendrim te drejte se ashtu te pakten do ndiheni atdhetare dhe do beni detyren tuaj ne kete forum.

    Me respekt

    Sn0mi

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Besoj se kjo vizite ishte fruti i kulmimit te marrdhenieve me te mira qe Shqiperia ka pasur realisht me SHBA.

    Keto mardhenie tashme nuk jane ne emer te idealeve apo parimeve ideologjike qe te dy kombet deshirojne ti bashkojne me njeri tjetrin, por mbi te gjitha kjo miqesi eshte fryt i vlerave reale qe te dy kombet i kane vene ne dispozicion reciprok ne interes te tyre, nga i cili te dy perfitojne.

    Vizita e Powell nuk kishte aspak ngjyra formale sa per te lare gojen ne emer te miqesise se mire, as ishte ajo hipokrite ne natyre, por ishte nje shpalosje respekti pikerisht per ate c'ka shteti shqiptar ka qene i vlere dhe i afte te kontribuoje ne interesin reciprok te te dyja vendeve.

    Ishte kjo vizite pra totalisht ndryshe ne natyre nga ato vizita "kukull" nga te cilat kombi krenohej me gjeste simbolike si stilolapsa te falur ne shenje miqesie. Sic e dime frytet e bashkpunimit shqiptaro-amerikan kete here ishin shume me efektive dhe vleresimi amerikan per miqesine me shtetin shqiptar eshte teper i konsiderueshem. Eshte vleresim i bazuar mbi respekt qe buron nga vlerat dhe jo thjesht dashuri formale.

    Keto marrdhenie te mira me ameriken jane ndoshta nga arritjet me domethenese ne fushen e politikes se jashtme te shqiperise, dhe jane jo te vogla kur kujton se shqiperia vetem 10 vjet me pare e pa veten krah per krah me kombet muhaxhadine e injorante te arabise emrat e te cileve jane ne vendet e pare te listave te terrorizmit ne amerike, kur vetem 7 vjet me pare amerika u akuzua si shkaktare e tragjedise shqiptare (Blerim Cela e deklaroi kete publikisht ne parlament) dhe kur per 5 vjet ne shqiperi sherbimi sekret shqiptar u drejtua nga kryetari i shoqates se "intelektualeve" myslimane, Bashkim Gazidede qe sot strehoet ne SIRI.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    1. Powell e zhvendosi takimin nga Zagrebi ne Tirane, dhe kjo nxjerr flet ne vetvete se SHBA tek Shqiperia shikon nje partneritet te mundshem teper te ngushte ne rajonin e Europes Juglindore.

    2. Koha shume e shkurter e vizites ne Tirane, do te thote qe Sekretari kish nje mesazh teper te shkurter per te percjelle dhe reflekton edhe rolin modest qe Shqiperia luan ne koalicionin e luftes ne Irak.

    3. Fakti qe sekretari viziten e pare e beri tek presidenti i vendit Mojsiu, do te thote qe SHBA tek figura e presidentit shohin garantin e vetem te reformave demokratike ne vend dhe ruajtjes se stabilitetit politik ne vend. Presidenti Mojsiu shpenzoi 1 ore kohe me sekretarin, me shume se cdo takim tjeter i sekretarit me burrat e tjere te shtetit shqiptar.

    4. Mosprania e Nanos ne dekorimin e sekretarit nuk eshte bere me deshiren e Moisiut (qe i duhet te duroje palacolleqet e Nanos ne shtyp ku ky i fundit na del e na meson gjeneralin president se cilin urdher ti japi Pauell), por eshte bere nga ambasadori amerikan ne Tirane. Ky ambasador planifikon axhenden e bisedimeve ne menyre te tille qe te reflektoje qendrimin amerikan karshi krereve te administrates shteterore.

    5. Pas takimit me sekretarin, Nano doli perpara kamerave per tu betuar shqiptareve dhe sekretarit se kane nje detyrim madhor ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionin ne vend, si parakusht i ndihmes amerikane. Takimi dhe qendrimi i sekretarit, e ka "kthjelluar" Nanon dhe kete ai do ta manifestoje menjehere ne qendrimet karshi opozites ne ditet qe do te vine.

    6. Bllofi me i madh i vizites se Powell, ishin mediat shqiptare qe duke qene shume prane njerezve ne pushtet u munduan ta pasqyronin takimin sikur "Powell vjen te takoje Nanon ne Tirane", mirepo sic rrodhen ngjarjet, takimi i Powell me Nanon kishte nje prioritet me te ulet se ai me presidentin e vendit. 1 jave para ardhjes se Powell shtypi prane kryeministrit do te mbushte faqe me propagande mbi ardhjen e sekretarit, Nano do ti jepte urdher presidentit qe ti jepte sekretarit urdhrin Gjergj Kastrioti, duke u munduar per tia shtuar puplat Nanos.

    7. Pyetja qe i lodh tani "pollitikanet" shqiptare eshte se mire qe e pritem ne Powell, por kush nga ne do ta kete nderin te vizitoje Washingtonin? Brenda muajit besoj se do te mesoni se kush do te udhetoje drejt Washingtonit nga SHBA, dhe kjo vizite do te hapi nje kapitull te ri ne maredheniet midis dy vendeve qe do te percjellin nje termet politik ne Tirane.

    8. Dhe se fundi, arsyeja perse sekretari Powell kembenguli qe te eci me kembe nga presidenca ne kryeministri, kishte te bente me faktin se ai do te shikonte me syte e tij mbeshtetjen dhe ndjenjat e miqesise qe populli shqiptar rezervon per ate amerikan. Kjo ecje me kembe ishte edhe misioni i vertete i Powell ne Tirane, qe krahas nenshkrimeve te mareveshjeve, te shikonte me syte e tij e te bindej se shqiptaret, ndryshe nga greket, turqit dhe serbet, e mbeshtesin popullin amerikan ne menyre te pakushtezuar.

    Keto jane bazat e nje partneriteti jetegjate me interes dypalesh si per SHBA-ne edhe per Shqiperine.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #40
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shoku Lesh

    Ai stilolapsi hoqi vizen e kuqe ne Kosove....dhe eshte e vetmja vizite zyrtare e realizuar nga nje kryetar shteti shqiptar ne shtepine e bardhe.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •