I NXORA ME ERĖ T’QEBAPAVE!

Jakup Thaēi nga Mirashi shpėrngulet nė Ferizaj. Tuboi ca para dhe e nisi po e nderton njė shtėpi. Njė ditė mjeshtrit i thanė:
-Jakup, nesėr kismet po ia qesim mertektė shpies,ku janė qeremidet?
-Ju kryene punen e juve. Nesėr i kini qeremidet n’oborr.
- I ke pague,a?
-Nesėr shkojė,i paguej dhe jav bi.
- Vallai t’paska metė shpija pa mlue nja dy-tre mujė. U duftė m’i pague ma heret e me pritė tekteri t’vjen reni.
-Per mue nuk ka renė. Unė ja baj qaren,veq punoni ju!
Tė nesėrmen, me autobusin e parė ēohet e shkon ne Prishtinė.Pa u vonuar hyn nė njė ēebaptore.
-Djalosh, m’i ban gati dhetė pitalka me ka dhetė qebapa e kani spec!
Qebapxhiu ia bani gati pitalkat dhe ia shtini nė ēantė. I pagou pitalkat, mori ēanten dhe drejtė nė zyren e drejtorit tė fabrikės sė qeremideve.
-He shoq, fol!,-p'i thotė drejtori
-Kam ardhė m’i marrė 1400 copa qeremide pėr ni ship.
-Po, dil anenaj te arkatari,paguej qeremidet e kur te vjen reni,t’i bijna te shpija n'Ferizaj.
-Ani veq pak. P'i la qeto sene qitu ne tavolin.
Dhe, pa marrė leje e hap ēanten, nxjori pitalkat nja ka nja dhe i len mbi tavolinė.Era e shishme ēebapėve perhapet nė terė zyren. Drejtorit idolen jargėt dhe pyeti:
-Pse kėto sene?!
-Drejtor, i pruna qetu e ju dini kujna me ia dhanė. Unė e kam ba men me jav dhanė puntorėve qi i ngarkojnė qeremidet.
Drejtori menjėherė e thėrret arkatarin:
-Kryeja punen kti dostit dhe menjėhere me ia ngarkue qeremidet e me ja ēue nė Ferizaj se i kish metė shpija pa mlojė e ishte tuj nejte me qira.Gjynah asht mos me ia krye punen.Merre qeket pitalkė e mos e vono njerin!
Arkatari pa u vonuar ia mori paratė,shkoi te puntorėt i urdhėroi t’i ngarkojnė qeremidet ne kamion.Dhe, aty kah dreka e futi kamionin me qeremide nė oborr. Mjeshtrit u befasuen dhe e pyetėn :
-Allahile,qyshė i nxore qerqmidet kaq shpejtė ?!
-I nxora me erė t’ qebapave!!!