Report TV -SPECIALE/ Gjuetarë, bujq dhe peshkatarë, jeta e shqiptarëve 100.000 vjet më parë!
Jun 9, 2022

këdo vizitor vendas apo të huaj që kërkon të zbulojë një pjesë të pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë së veçantë të identitetit etno-kulturor shqiptar, në Muzeu Arkeologjik në kryeqytet ia ofron këtë mundësi. Për t’u njohur më shumë me kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e objekteve që datojnë nga epoka e gurit, antikitetit të vonë për të ardhur deri në Mesjetë, sot në Muzeun Arkitekturor Arkeologjik ndodhen të ekspozuara mbi 2100 objekte, artefakte, arkitekturore ku dëshmohet e gjallë kultura arkeologjike e periudhave të ndryshme prehistorike.