Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anėtarėsuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet nė Bllog
    2

    Mesele shqiptare

    SHKRUNAJ PROGRAMIN PĖR FUSHATĖ
    Sot, Dullė Kashkalla m’a cingrrati telefonin.
    -Po Dullė, fol!
    -Bac, allahile a munesh me ardhė teri nė “Orchide” apo po vij unė te shpija se e kam ni muhabet me ty.
    -Jo Dullo, as nuk po vij e as mos m ‘hajde se m’a ēajtėt kryet per ni kokerr,-i thash.
    -E, Vallahi pritėm se erdha,- ma ktheu.
    -O Dullo, unė s’jam nė shpi o burrė, jam diku larg,-ia dhash shpatit, pėr tė mos them se e rrejta.
    -Mos kofsh ti nė shpi, shpija asht aty. Ajo nuk munet me shku kėrkun. Te dera kam me t ‘pritė tekteri t’ vishė
    E diktova se p’e din qi jam nė shpi dhe se ka me m’a zanė derėn e ka me m’qitė telashe. Thash vetmeveti ”ma mirė po shkoj unė, se sa me m‘ardhė ai e m‘banė kahre”.
    -Mirė o Dullė, pritėm se po vijė.
    E, menihere u nisa drejtė e nė “ Orchide ”. Dulla ish kanė t’u m’pritė te dera. E pashė se ju marue qefi qi shkova. M’a shtini krahin ner krah temin dhe m’ ēoi nė katin e tretė. Gjetėm ni tavolinė larg miletit.
    -Fol, shka po donė me pi e me hangėr!,- m’tha
    -Hajt, s’po t’ pėrzihna,-ja ktheva, ama, tash me hini vervelja, ku do t’i del tymi kti muhabeti.
    Si e bani porosinė, m’u drejtu :
    -Bac, nuk t’ kam thirrė pa kanė nė siklet, jo.
    -Hajrli koftė!-thash.
    -Hajr paē!
    -Qyrum drejtė e n’sy, mos kqyr anej kah parku i shehrit! T’kam kallxue pėr atė nipin tem, Diturimin. Ai po ka qef m’u ba kryetar,…
    -E kam ditė se pėr kokėrr m’ ke thirrė.
    -Jo jo, ma shumė, ma shumė.
    -Qyshė “ma shumė”? Unė ni kokėrr e kam.
    -Nuk asht puna te kokrra, jo. Ti duhesh me e ba ni punė tjetėr.
    -Hajdeee?!
    -Nipi jem ka me dalė nė fushatė me ata tjerėt nė televizor. Ka me folė, ama nuk po din se shka me folė, shka me thanė, qyshė me e kthy miletin pi veti. Ai nuk ka program..
    -Ani, shka po lypė tash ti pi meje?!-i bėrtita, bash kur erdh ai djali me sahanat me mish.
    -Ti, nipit tem, Diturimit, duhet me ja shkrue bitevi programin pėr fushatė qyshė asht ma se miri, a more vesh?! -mė tha dhe vazhdoi.- E kemi ba men se fill ti munesh m’i dalė nė skej ksaj pune.
    -Qyshė?! Unė me ja shkrue programin?! Me rrejtė unė, apo?- i fola.
    - Po ore, po!. Me rrejtė edhe shumė bile!. Pse, ata tjertė po menon qi nuk rrejnė, a? Nipi munet edhe vet me shkru po, asht shumė i zantė me punė, tuj nga natė pėr natė nėpėr oda nė tubime me miletin. Edhe dishka du me t' thane: n’koftė se naj kryen qetket punė, beli me beli e ki ni bakshish t’madh pi anės tonė.
    E, si ma permeni bakshishin, menova qi po m‘del ni copė hej si e madhe, meniher e nrrova menen, pe dini edhe ju, u pajtova me ia shkrue programin.
    -Hajt Dullo, mos t’a nien hiq. Kam pas nie pi pleqve qi fill breshkės nuk pi dalke leshi kurrė, a, tetana senet tjera kanė derė. Pra, po du me t’thanė, programin kam me shkrue e me kajtė me lotė.
    Dullės i keshi buza. E hangrėm mishin, pimė edhe ka ni kafe, dolėm nga kafeja, u pėrshėndetėm dhe u nisėm secili ne punėn e vet, Dulla pale se ku, kurse unė, p'e dini, po shkoj pi shpije e po ja nisi me ia shkrue programin e fushatės nipit tė Dullės,Durimit qyshė asht ma se miri .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 13-06-2022 mė 11:18

Tema tė Ngjashme

  1. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2022, 12:06
  2. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2022, 18:21
  3. mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2022, 18:13
  4. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2022, 16:20
  5. Mesele shqiptare
    Nga Hajrush nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2022, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •