HALLALL I KOFTĖ!
Bacin Tafė a kam jaran te moēem.Edhe gjatė karantinės mė vizitonte. Por, e ka ni behane tepėr tė madhae e nuk po muj me ia hjekė. Meret shumė me politikė. Shka asht edhe ma keq, i nrron shpesh, kcen pi ni partie nė tjeten. Asht i teptist ne lajme. Tė gjithė ditarėt e televizioneve i percjell. Shka asht hala edhe ma zi, asnja nuk i merr vesh drejtė.
Dje, pa e pritė erdhi. Hala pa u rahatue mirė, ja krisi politikės.
-A e pave Sholcin shka i tha Albinit?
-Jo valla,nuk p'i kqyri lajmet. Mu kan ba tullusum,-i thash, dhe vazhdova: Shka paska thanė Sholci?
- Av,av, av! T'ia dha Albit ding-e dinge, ding!!!
-Ma bre!
-Po valla.
-Po Kurti, shka i tha?- e pveta.
-Kurti, t'ia ktheu: Bum-e, bume, bumė-bumė!!!
-Hajdeee!
-Po bilahi! Hallall i koftė! Qeshtu duhet me folė e jo me ba mik-mik- mik!