"NUK ASHT ASHTU,UNĖ JU KALLXOJ!"
Ishim tė ftuar nė njė dasmė.Aty ishte edhe profesori im Muhamet Maloku bashk me tė jatin e tij, Mulla Ademin,hoxhe i njohur nga Jezerci. Njė numėr i madh burrash qė ishin tė disponuar pėr muhabet, ishim tė ndarė veqas.Kėngetarėt e valltarėt nuk na pengonin fare. Meqė ishin babė e birė intelektualė tė njohur,natyrisht se ishin nė ballė tė muhabetit. Nga se ishin tė tillė, tė pranishmit u shtronin pyetje tė ndryshme si fetare ashtu edhe shkencore. Mvarėsisht nga pyetjet,pergjigjeshin herė profa e herė hoxha.
Dikur si vonė,nje i moshuar i pyeti:
-Profesor, a munesh me na kallxue,pse dimnit asht ftoft?
Profės iu duk pyetje pa lidhje, po pėr hirė te etikės,iu pėrgjigj fare thjesht.
-Po axhok,po tė kallxoj. Dimnit, pjesa e tokės ku jemi ne, largohet kogja larg prej diellit. Dita asht shumė e shkurtėr,rrezet e diellit biejnė pjertas nė tokė, per qata ftofet toka, bahet "mraz",ngrihen senet. Kjo asht-,iu prergjigj profesori.
-Ti hoxhė,qysh po thue pėr kėte mesele?
-Paj, e ngove Muhamitin. Qashtu, qysh tha asht,-ia ktheu hoxha.
-Jo vallahi,nuk asht ashtu. Sen s'po dishi. Unė ju kallxoj pse bahet dimnit ftoft-u tha plaku.
Tė gjithė na plasi gazi. Qeshi edhe hoxha me te birin profesor i gjeografie.
-Mirė pra, kallxona ti, pse po u bajka dimnit ftoft.
- Ngoni mirė! Dimnit, shtatėdhet' e dy mijė melaqe, me terplota i qesin dillit borė. Ai (Dielli) ftofet shumė,kėshti qi ftofet edhe toka-bahet mraz.
-Sa mirė! Edhe qetahen e mėsuem prej teje!!! Bafsh hajr mixhok!,- i tha profi.
Tė gjithė qeshėm gjatė,gjatė.