NA KEMI M’U BA SHTET I AMERIKES
Na ra tari tė shkojmė tre shokė ne njė ziafet familjar. Na pritėn me shume respekt.Muhabeti kish qenė aktual por me kundershtime te ashpra,po dihet,armiqesi partiake. Shoku ynė ishte njė autodidakt,shumė llafator e tė cilit i besonin shumė mė shumė se sa neve profesorėve.
-Ku e patet muhabetin, folni!,- u tha miku yne pa shkollė.
-Paj kem tuj folė pėr qeto partitė,-foli njani. Bash kryetart e partive jan hajna, udbashė, dilinxhi, rakixhi,drogaxhi,kumarexhi, punojne me shkije,pe shesin Kosovėn copapa, e neve naj q*ven nanen.
-Aiha, ju kokni tuj folė pėr fshisa. Mos hupni kohe me ato sene. Kjo pune asht e kryeme. E dini, Amerika, qi i thojne SHBA,i ka dikun 60-70 shtete,i kini pa ata yllat ne flamurin e tyne. Ni ylli ka me kanė i joni. Kosova shume shpejt ka m'u ba shtet i Amerikes. Nė Kosove kanė me kanė fill dy parti, si ne Amerikė,Partia Rapublikane dhe Partia Demokratike. Na kemi me kane popull amerikan, kemi me shkue atje pa viza,me punu pak e me fitue shume. Shumė shpejtė Kosova ka me ja kapercye Amerikes. Pra,a guxon najkush me prekė Amerikėn?
- Jo valla, kurrė.
-E, as neve sot e nimi vjetė nuk guxon askush me kthye kryet kah na.
-Eu hajr bafsh bre burrės, se na knaqe-,i thanė tė pranishmit.
Nejse, erdhi silla e majme. Hangrėm qyshė ma mirė dhe u ēuem duke ju kėrkuar falje qė nuk po kemi kohė per ta vazhduar muhabetin.
Si u ndamė prej tyre,na plasi gazi te treve, e une ia prita menjėherė:
-Valla hjeshėm i ke rrejt,bre-bre! Tė lumtė!
-O hajvan,- ma priti, qashtu ishin,qashtu duhet me jav marue qefin. Pse, a me ta me ba llaf, a?!!!
Krijoni Kontakt