QYSHĖ I SHPĖTOI XHAHU LUFTĖS?
Bali Xhah,qat natė qi kish pas hi dhanėrr,ja kish pas majt nuses ni ders te fortė.
-Nuse, dije pi ksaj nate,kurrė nuk du me m'u perzie ne punet e mija.Pra maje men, hiq kurrė nuk te ngoj u ba shka u ba. Mos'em thuej nuk e kam ditė.
-Ani burrė,qysh tė thuesh, nuk ta prishi.
Nejse kaluen bashk nja pesė vjet,nime kurrnihere nuk e ngojti gruen. Grues i vinte tepėr inati. Bile, kanihere kur Bali gabojke,gruja i thojke, "ma, se ashtu s'ban". Bali i grahke me tvetėn edhe pse i dilte dallash.
Nė senen 1943,bali kish hypė nė divanhane e i kish kacavjerrė kamtė kah oborri. Grueja e pa dhe vetmeveti po thotė. " tash e zuna ngusht,s'ka qare pa me ngue". I afrohet ngat dhe i thotė:
-O njeri, shka i ki kacavjerrė kamtė pi oborrit,hin mrena se po rrėxohesh e p'e then naj krah a naj kamė e bahesh sakat !
Balit ju ngushtue hesapi. Me hi mrena,p'i bjen se p'e ngon gruen, me ra p'i s'nalti,nime bahet sakat! Menoi mirė e mirė,s'mujti me ngue gruen. Fėėsht rrėshiti pi divanhanes, po dihet, katit tė dytė ra ne do gurė,u qallamish krejtė,e theu kamėn ne dy vena e theu edhe krahun e djathtė. Ngajten rob e kojshi, me lese, diqysh e shtinen mrena. Nime u ba sakat. Mas disa ditėve ja nisi me hecė, ama me paterica.
Bash n'qato ditė ishte lufta. Shumicen e mashkujve i mobilizuen dhe i quen nėluftė. Balin kur e panė me paterica, nuk e moren.Shoktė e tij shkuen e do-do kurrė nuk u kthyen. Bali pėshtoi pa ni therrė n'kamė, u shnosh si a ma mirė. Nejti te shpija bashkė me gruen e thmitė. Shpesh i thojke grues,"me t'pas ngue ty, sot pale se ku isha,me siguri m' kish mlue bari.
Krijoni Kontakt